Listë vetë-kontrolli13 pyetje
Pjesa 2
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 13 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A përgjigjet Shitësi për mospërputhjet që vërehen brenda afatit kohor të dy vjetëve nga çasti i dorëzimit të mallit?
2. Çdo mospërputhje e dukshme, që konstatohet brenda një periudhe kohore prej gjashtë muajsh, që nga data e dorëzimit të mallit, derisa të mos provohet ndryshe, a është prezumuar se ka ekzistuar që në kohën e dorëzimit? (me përjashtim të rasteve kur ky prezumim është i papajtueshëm me natyrën e mallit ose me natyrën e mospërputhjes)
3. A pranon ankesat shitësi për mallrat në çdo vend ku ushtron ose paraqet veprimtarinë? (me përjashtim të rastit kur është autorizuar një person tjetër për riparimet)
4. A vendos shitësi për pranimin e ankesës menjëherë ose brenda 3 ditëve pune?
5. A respektohet në rastin e mungesës së përputhjes, e drejta e konsumatorit të rizotërojë mallin e sjellë në përputhje, pa pagesë, nëpërmjet riparimit apo zëvendësimit, të ketë një ulje të përpjesshme të çmimit, ose të mund të anulojë kontratën?
6. A kryhet çdo riparim apo zëvendësim brenda një periudhe të arsyeshme, të rënë dakord ndërmjet palëve, pa shqetësime të rëndësishme për konsumatorin dhe jo më shumë se 30 ditë kalendarike?
7. A zgjatet automatikisht periudha e garancisë pas riparimit të mallit për të mbuluar shfaqjen e së njëjtës mospërputhje? A respektohet e drejta e konsumatorit të kërkojë zëvendësimin e mallit në vend të riparimit të përsëritur?
8. A i shtohet afatit të garancisë koha e qëndrimit të mallit gjatë ankesës dhe riparimit?
9. A e privon konsumatorin nga të drejtat deklarata e garancisë kontraktuale, që sanksionohen në nenet 29, 30 dhe 31 të këtij ligjit?
10. A respekton tregtari detyrimin të plotësojë deklaratën e garancisë dhe t’ia dorëzojë atë konsumatorit?
11. A i jepet Deklarata e garancisë konsumatorit në gjuhën shqipe dhe, a është e shkruar në një gjuhë të qartë e të kuptueshme dhe që përmban të dhënat e nevojshme, si emërtimin e mallit ose të shërbimit, emrin dhe adresën e garantuesit, afatin dhe zonën e veprimit të garancisë “?
12. A sigurojnë prodhuesit dhe shitësit pjesë këmbimi të nevojshme për mirëmbajtjen dhe riparimin e mallrave brenda periudhës së garancisë, qoftë kjo garanci sipas dispozitave ligjore apo atyre kontraktuale?
13. A respekton tregtari detyrimin të japë, në mënyrë të qartë, të vërtetë dhe jo të mangët, të gjithë informacionin e kërkuar nga organet zbatuese dhe struktura përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëve, sipas dispozitave te këtij ligji?
0 / 13 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
