Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli24 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR VESHJET E FËMIJËVE

Kërkesat e EN 14682 : 2014 Ligj Nr.10480/2011 "Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore", Neni 4, pika 2,3 Vlerësimi (PO/JO) Komente

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut

A 3.2. Kreu, qafa, dhe pjesa e sipërme e gjoksit (mosha < 7 vjeç )

1. 3.2.1 - A janë rrobat e dedikuara për fëmijët e vegjël të projektuara, prodhuara apo furnizuara pa shirita ose kordona funksionale në kokë, qafë ose në zonën e sipërm të gjoksit?

2. 3.2.2 - A shmanget prezenca e kordonave dekorative kudo në kapuç ose në pjesën e prapme të qafës?

3.2.3 - A respektohet kriteri si vijon: Në pjesët e tjera të qafës dhe zonave të sipërme të gjoksit, kordonat dekorative duhet të kenë skaj të lirë jo më shumë se 7,5 cm, nuk duhet të kenë nyje, kunja ose zbukurime tre dimensionale dhe nuk duhet të vendosen në mënyrë që të mund të lidhen në fyt. Litarët dekorativë nuk duhet të bëhen nga kordone elastike? A është përbërja e litarëve dekorative jo elastike ?

4. 3.2.4 - A respektohet kriteri si vijon: Kufijtë e rregullimit janë të lejueshme me kusht që gjatësia të jetë jo më shumë se 7,5 cm dhe nuk duhet të ketë kopsa, tokëza, shtrënguese me fund të lirë të cilat mund të paraqesin një rrezik mbytje?

5. 3.2.6 –A respektohet kriteri si vijon: Veshja me lak i stilit-qafë duhet të ndërtohet pa fund të lirshëm në qafë dhe në fyt (p.sh shih F.7). Përdorimi i një kapseje ose i fiksimi i dy litarëve është i pranueshëm, me kusht që këto të mos rezultojnë me skaje te lira te litarëve kur veshja të vishet.

B 3.3 - Koka, qafa dhe pjesa e sipërme e gjoksit të veshjeve për fëmijët e rritur dhe më të vegjël

6. 3.3.1 A respektohet kriteri si vijon: Litarët tërheqës pa skaje të lira, nuk duhet të formojne lak kur veshja është e hapur në pjesën më të madhe të saj dhe më të relaksuar. Perimetri maksimal i lakut të formuar duhet të jetë 15 cm (p.sh shih F.8).

7. 3.3.2 - A respektohet kriteri si vijon: Kordonët funksional nuk duhet të jenë më shumë se 7,5 cm në gjatësi. Kordonët funksional nuk duhet të bëhen nga kordonë elastike.

8. 3.3.3 - A respektohet kriteri si vijon: Litarët dekorativë nuk duhet të jenë më shumë se 7,5 cm në gjatësi duke përfshirë çdo shtojcë ose zbukurim tre dimensional. Litarët dekorativë nuk duhet të bëhen nga kordonë elastike.

9. 3.3.5 - A respektohet kriteri si vijon: Shiritat e shpatullave janë të lejueshme me kusht që çdo skaj i lirë të mos jetë më i gjatë se 14 cm nga pika në të cilën duhet të lidhen dhe nyjet (laqet)e fiksuara nuk janë më shumë se 7,5 cm në perimetër (p.sh shih F.6).

10. 3.3.6 - A respektohet kriteri si vijon: Laqet te stilit-qafë të veshjes duhet të jenë të ndërtuara pa fund të lirë në qafë dhe në fyt (p.sh shih F.7). Përdorimi i një kapseje ose fiksimi i dy litarëve është i pranueshëm, me kusht që këto të mos rezultojnë me skaje të lira të litarëve kur rroba vishet.

C 3.4 -Gjoksi dhe zona e belit

11. 3.4.1- A respektohet kriteri si vijon: Rrobat e veshura nga beli e poshtë pa shiritat e shpatullave, pa shiritat e sipërme, mbajtëseve mbërthyese ose mëngët, si pantallona, pantallona të shkurtra, funde, funde bikini, nuk kanë: a) skajet e lira të kordave tërheqëse më të gjata se 20 cm në secilën fund kur veshja është në gjendje të lire (p.sh shih F.9) c) litarët funksionalë më të gjatë se 20 cm; d) litarët dekorativë më të gjatë se 14 cm përfshirë çdo zbukurim.

12. 3.4.2 A respektohet kriteri si vijon: Rrobat për fëmijë si këmisha, pallto, veshjet dhe kominoshet nuk duhet të kenë: a) skajet e lira të litarëve tërheqës më të gjata se 14 cm secila në çdo fund kur veshja është e hapur ne gjeresine e saj më të madhe dhe të vendosur në një rrafsh të sheshtë? c) litarë funksionalë më të gjatë se 14 cm;d) litarët dekorativë më të gjatë se 14 cm përfshirë çdo zbukurim.

13. 3.4.3- A respektohet kriteri si vijon: Për të gjitha veshjet, rregullimi i lidheseve në zonën e belit duhet të jetë maksimumi 14 cm.

14. 3.4.4 A respektohet kriteri si vijon: Për fëmijët e vegjël, rripat e lidhur ose brezat e vendosur për t'u lidhur në pjesën e pasme të veshjes janë të lejueshme me kusht që, kur jane të palidhur dhe të matur nga pika ku ato duhet të lidhen, ato nuk duhet të jenë më shumë se 36 cm në gjatësi. Kur ata janë të lirshëm, ata nuk duhet të varen nën buzën e veshjes (për shembull, shih Figura F.10 dhe F.11).

15. 3.4.5 - A respektohet kriteri si vijon: Për fëmijët më të rritur dhe të rinjtë, rripa të lidhur ose brezat e vendosur për t'u lidhur në pjesën e pasme të veshjes janë të lejueshme me kusht që, kur jane të palidhur dhe të matur nga pika ku ato duhet të lidhen, ato nuk duhet të jenë më shumë se 36 cm në gjatësi (për shembull, shih figurat F.10 dhe F.11).

16. 3.4.6 - A respektohet kriteri si vijon: Për të dy grupmoshat rripa të lidhur ose brezat që do të lidhen në pjesën e përparme ose anësore të veshjes do të jetë e pranueshme me kusht që kur jane të palidhur ato nuk duhet të jenë më shumë se 36 cm në gjatësi të matura nga pika ku ato duhet të lidhen (për shembull, shih F.12).

D 3.5- Skaji i poshëm e rrobave që varen poshtë bigezimit

17. 3.5.1–A respektohet kriteri si vijon: Lidheset tërheqëse, kordonët funksionalë ose kordonët dekorativë, duke përfshirë kunjat, nuk duhet të ulen më poshtë se skajet e veshjes (p.sh shih F.13).

18. 3.5.3- Në rrobat që janë projektuar për të përfunduar në kyçin e këmbës, si pantallonat, fundet dhe veshjet, lidhëset tërheqese, kordonët funksionalë dhe kordonët dekorativë në skajin më të ulët nuk duhet të jenë jashtë veshjes.

19. 3.5.4 - Lidhëset rregulluese nuk duhet të jenë më të gjata se 14 cm, nuk duhet të zgjaten nën skajet e poshtme të veshjes dhe nuk duhet të ketë asnjë kopse, kunj, shtrëngim në fund të lirë i cili mund të paraqesë një rrezik për mbytje. (p.sh shih F.14).

E 3.7- Mëngë

20. 3.7.1 -Veshjet, kordonat funksionale dhe kordonat dekorative në skajin e poshtëm të mëngëve të gjata nuk duhet të jenë jashtë veshjes, kur veshja është e lidhur (p.sh shih F.15).

21. 3.7.2 -A respektohet kriteri si vijon për :Vargjet, kordonët funksionalë dhe litarët dekorativë të vendosur poshtë bërrylit në mëngë të gjata, nuk duhet të dalin nën buzën e poshtme dhe skajet e lira nuk duhet të jenë më të gjata se 7,5 cm.

22. 3.7.3 -A respektohet kriteri si vijon: Për fëmijët e vegjël, lidhëset tërheqëse, kordat funksionale dhe kordonët dekorativë janë të lejueshme në mëngë të shkurtra, me kusht që mënga të mbarojë mbi bërryl dhe gjatësia maksimale e zgjatur është 7,5 cm e matur kur mënga është e hapur në pjesën e saj më të madhe dhe të shtrirë (p.sh shih F.16).

23. 3.7.4 -A respektohet kriteri si vijon :Për fëmijët më të mëdhenj dhe të rinjtë janë të lejuara lidhjet, kordonat funksionale dhe litarët dekorativë në mëngë të shkurtra me kusht që mënga të mbarojë mbi bërryl dhe gjatësia maksimale e spikatur (e daljes,) është 14 cm e matur kur mënga është e e shtrire në një rrafsh horizontal (p.sh shih F.16).

24. 3.7.5 -A respektohet kriteri si vijon: Për të dyja grupet e moshave, lidhëset rregulluese janë të lejueshme në mëngë me kusht që ato të mos jenë më të gjata se 10 cm në gjatësi dhe kur ato të hapen nuk duhet të dalin nën buzën e mëngës (p.sh shih F.17).

0 / 24 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen