Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli8 pyetje

Të drejtat e pronësisë industriale - pjesë 2

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut

Pyetje të përgjithshme

1. A ka Operatori ekonomik dokument që provon dhënien e pëlqimit nga mbajtësit të patentës të prodhojë, të ofrojë për shitje, të shesë ose të përdorë, të importojë ose të magazinojë për qëllime të tilla produktin, procesin, produktin e përfituar nga procesi, objekt i patentës?

2. A ka Operatori ekonomik dokumentacionin që vërteton që mallrat (produkti/procesi, produkti i përfituar nga procesi, objekt i patentës) janë origjinale; fatura, deklarata, kontratave të furnizimit apo porosisë, çdo dokument tjetër mbështetës?

3. A ka Operatori ekonomik autorizim nga pronari i disenjos industriale të regjistruar të prodhojë, të ofrojë, të importojë, të eksportojë, të hedhë në treg, të furnizojë, të shpërndajë, të përdorë ose të mbajë në ruajtje apo zotërim, për këto qëllime, çdo produkt, në të cilin është përfshirë disenjoja ose mbi të cilin është aplikuar?

4. A ka Operatori ekonomik dokumentacionin që vërteton që mallrat (produkti në të cilin është përfshirë disenjoja industriale e regjistruar ose mbi të cilin është aplikuar) janë origjinale; fatura, deklarata, kontrata të furnizimit apo porosisë, çdo dokument tjetër mbështetës?

4. A ka Operatori ekonomik autorizim nga pronari i markës tregtare të regjistruar për përdorimin, gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare të markës?

4. A ka Operatori ekonomik ka dokumentacionin që vërteton që mallrat që mbajnë markën tregtare të regjistruar janë origjinale; fatura, deklarata, kontrata të furnizimit apo porosisë, çdo dokument tjetër mbështetës?

4. A është operatori ekonomik pronar i treguesit gjeografik ose emërtimit të origjinës të regjistruar?

INSPEKTORËT

4. A ka Operatori ekonomik dokumentacionin që vërteton që mallrat të cilat mbajnë treguesin gjeografik ose emërtimin e origjinës të regjistruar janë origjinale; fatura, deklarata, kontrata të furnizimit apo porosisë, çdo dokument tjetër mbështetës?

0 / 8 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen