Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli10 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR MAKINAT LARËSE PËR PËRDORIM SHTËPIAK

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut

Pyetje të përgjithshme

1. A është vendosur markimi CE i konformitetit në çdo produkt në atë mënyrë që të jetë i dukshëm, lehtësisht i lexueshëm dhe i paheqshëm ?

2. A disponon Deklaratën e Konformitetit për produktet me të gjithë elementët e përcaktuar në këtë pikë?

3. A është produkti i shoqëruar nga udhëzimet për përdorim/mirëmbajtje si dhe informacioni për sigurinë në gjuhën shqipe?

4. A është produkti i shoqëruar nga etiketa në atë mënyrë që ajo të jetë qartësisht e dukshme në pjesën e përparme ose në pjesën më të sipërmë të pajisjes?

5. A përfshihet në etiketën e makinave larëse informacioni që jepet në këtë pikën 3.1/a të VKM nr.928?

6. A është etiketa në formatin e dhënë në pikën 3.2 të VKM nr.928?

7. A është përfshirë informacioni i dhënë në skedën informative të makinës larëse në broshurën e produktit ose në çdo dokumentacion tjetër që shoqëron produktin sipas renditjes të përcaktuar në pikën 4.1 të VKM 928?

8. A disponon Dokumentacion Teknik me pikat e specifikuar në këtë pikë të VKM nr.928?

9. Informacioni kur përdoruesi i fundit nuk parashikohet të shikojë produktin a është sipas renditjes të përcaktuar në pikën 6.1 të VKM nr.928 ?

10. Çdo publicitet apo material promovues teknik që i përket një modeli specifik të makinës larëse dhe që përshkruan parametrat specifik teknik të saj a e përfshin klasën e efiçencës së energjisë së këtij modeli?

0 / 10 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen