Listë vetë-kontrolli17 pyetje
LISTË VERIFIKIMI E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË E LODRAVE
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 17 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A e kanë lodrat markimin CE i cili mund të jetë i vendosur në lodër në një etikete të fiksuar në të ose në paketimin e saj në mënyrë të dukshme, të lexueshme dhe te paheqshme?
2. A e disponon prodhuesi/personi i autorizuar/importuesi dokumentacionin teknik dhe deklaratën EC të konformitetit për lodrat?
3. A jepen në paralajmërimet e përgjithshme kufizimet në" përdorim te referuara ne piken 3.2 (a) ku përfshihen" se paku mosha minimale dhe maksimale e përdoruesit , ku kërkohet, aftësia e përdoruesit, pesha maksimale ose minimale e përdoruesit dhe kërkesa për te siguruar se lodra përdoret vetëm nën mbikëqyrjen e një te rrituri?
4. A jepen paralajmërimet sipas rasteve të përmendura në pikën 3.2 (a) dhe a janë shënuar në një mënyrë qartësisht të dukshme, lehtësisht të lexueshme, të kuptueshme dhe të saktë në lodër, në një etiketë të fiksuar mbi të, ose mbi paketim dhe, nëse kërkohet, në instruksionet e përdorimit te cilat shoqërojnë lodrën?
5. A shoqërohet produkti nga instruksionet e përdorimit mbi rreziqet dhe risqet e mundshme te dëmtimit që përfshihen gjate përdorimit të lodrave si dhe mënyrat mbi shmangiet e tyre?
6. A jepen ne gjuhën shqipe paralajmërimet dhe instruksionet e sigurisë ?
KËRKESAT E VEÇANTA PËR SIGURINË
7. A a është produkti i sigurtë në lidhje me karakteristikat fizike dhe mekanike sipas pikën 8.1 të VKM 262?
8. A a është produkti i sigurtë në lidhje me ndezshmërinë sipas pikën 8.2 të VKM 262?
9. A a është produkti i sigurtë në lidhje me vetitë kimike sipas pikën 8.3 të VKM 262?
10. A a është produkti i sigurtë në lidhje me vetitë elektrike sipas pikën 8.4 të VKM 262?
11. A a është produkti i sigurtë në lidhje me higjenën sipas pikës 8.5 të VKM 262?
12. A a është produkti i sigurtë në lidhje me radioaktivitetin sipas pikën 8.6 të VKM 262?
13. A është produkti i sigurtë në lidhje me substancat e përcaktuara në pikën 8.7 të VKM 262 ?
IDENTIFIKIMI I PRODUKTIT
14. A përmban produkti një numër tipi, grupi apo serie ose elemente të tjera që lejojnë identifikimin e tij ose, kur madhësia apo natyra e produktit nuk e lejojnë diçka të tillë, informacioni i kërkuar a jepet në paketimin ose në dokumentet shoqëruese të produktit?
15. A është vendosur nga prodhuesi në produkt emri i tij, emri tregtar ose marka tregtare e regjistruar dhe adresa ku mund të kontaktohet, dhe kur këto elemente nuk mund të vendosen në produkt, a i ka vendosur prodhuesi ato në paketimin ose në dokumentin shoqërues të produktit?
16. A është vendosur nga importuesi në produkt emri i tij, emri tregtar ose marka tregtare e regjistruar dhe adresa ku mund të kontaktohet, dhe kur këto elemente nuk mund të vendosen në produkt, a i ka vendosur prodhuesi ato në paketimin ose në dokumentin shoqërues të produktit?
MOSTËRMARRJA
17. Mostra të marra për kontroll fizik tregues/me vlerë orientuese? (Në rast marrje mostre për kontroll fizik, Identifiko mostrat e marra ( Numri i mostrave)
0 / 17 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
