Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli10 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR FURRAT SHTËPIAKE

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut

Pyetje të përgjithshme

1. A është vendosur markimi CE i konformitetit në çdo produkt dhe në atë mënyrë që të jetë i dukshëm, lehtësisht i lexueshëm dhe i paheqshëm?

2. A shfaqen, në produkt, etiketa, marka, simbole apo shkrime që shkaktojnë konfuzion ose çorientojnë përdoruesin e fundit lidhur me konsumin e energjisë?

3. A është produkti i shoqëruar nga udhëzimet për përdorim/mirëmbajtje si dhe nga informacioni për sigurinë në gjuhën shqipe?

4. A disponon Deklaratë Konformiteti për produktet me të gjithë elementët?

5. A është çdo furrë shtëpiake e pajisur me etiketë të printuar që përmban për çdo vend gatimi të furrës informacionin si jepet në formatin e pikës 8.1 të VKM 191?

6. A janë furrat shtëpiake të vendosura në treg të shoqëruara nga skeda informativ si jepet në pjesën A të pikës 9 të VKM nr.191 datë 04.04.2018?

7. A disponon subjekti dokumentacionin Teknik për produktin sipas pikave të përcaktuar në pjesën A të pikës 10 të VKM nr.191 datë 04.04.2018?

8. A ka siguruar furnizuesi, shitësi me pakicë që çdo publicitet për një model të veçantë të furrës shtëpiake përmban klasat e eficencës së energjisë nëse publiciteti përmban informacion të lidhur me energjinë ose çmimin?

9. A ka siguruar furnizuesi, shitësi me pakicë që çdo publicitet për një model të veçantë të një furre elektrike përmban klasën e eficencës së atij modeli kur përshkruan parametrat teknikë të veçantë të tij ?

10. Informacioni kur përdoruesi i fundit nuk parashikohet të shikojë produktin a është sipas renditjes të përcaktuar në pikën 11.A të VKM nr191?

0 / 10 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen