Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli105 pyetje

Detaje strukture akomoduese (vijim)

Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Pyetje të përgjithshme

1. A është pajisur subjekti me çertifikatë kategorizimi për ushtrimin e aktivitetit si strukturë akomoduese në kategorinë bujtinë?

2. A janë deklaruar pranë Ministrisë përgjegjëse për turizmin, të dhënat statistikore nga struktura akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësi-në rezidencën, gjininë dhe moshën?

3. A është zbatuar detyrimi për të raportuar të dhënat statistikore të vërteta dhe të sakta sipas parimeve të statistikave zyrtare?

4. A është i ekspozuar në vend të dukshëm për publikun emri i biznesit, procedura e ankimit dhe listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofrohet të paktën në gjuhën shqipe dhe angleze?

5. A ka një kontratë të vlefshme sigurimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë aftësinë paguese dhe falimentin?

6. Bujtina a është një godinë që ka kryesisht stil tradicional rajonal, të integruara në mjedisin rrethues dhe përputhen me traditën dhe arkitekturën lokale të vendit?

7. Dekori a është sipas stilit lokal dhe kur dekorimet janë funksionale, a janë ato të sigurta e që nuk paraqesin rrezik për shëndetin dhe sigurinë?

8. Sendet personale të pronarëve të shtëpisë pritëse a janë në ambiente që nuk shfrytëzohen nga klientët?

9. Gjendja e ndërtesës a është e qëndrueshme, e sigurt dhe e mirëmbajtur dhe të gjitha mekanizmat dhe pajisjet që ofrohen a janë funksionale dhe të padëmtuara?

10. Dhomat, ambientet e përbashkëta, korridoret dhe vendet ku kalohet, a mbahen pastër në çdo kohë?

11. Të gjithë tualetet dhe dhomat e dusheve a pastrohen çdo ditë dhe a kontrollohen për të siguruar standardet e përshtatshme të pastërtisë?

12. A ka ndriçim të përshtatshëm dhe në gjendje të mirë të fasadave dhe ambienteve të mbikqyrura prej bujtinës?

13. A ofrohet shërbimi i mirëmbajtjes jo më pak se 12 orë në ditë?

14. A mirëmbahen të gjitha pajisjet elektrike ose të gazit dhe a janë në vend të sigurt dhe në gjendje të mirë pune?

15. A disponon bujtina një zonë mirëseardhjeje?

16. Pritësi në zonën e mirëseardhjes a është i aftë për të komunikuar në anglisht?

17. A ofron bujtina shërbim check-in nga ora 07.00-19.00?

18. A ka bujtina person përgjegjës të arritshëm në telefon në intervalin kohor 19.00-07.00, në rastet kur pronari nuk jeton në të njëjtën bujtinë?

19. A është bërë afishim i çmimit dhe çdo shërbim që përfshihet, si dhe taksat apo detyrime të tjera, politikat e rezervimit, ndryshimit dhe anullimit dhe çdo informacion shtesë që kërkon klienti?

20. A është afishuar në bujtinë informacion për zonën, aktivitetet që kryhen, kulturën, traditat, ose atraksione të tjera objekte për të vizituar?

21. Klientët a informohen saktë në formë elektronike ose me materiale të printuara për shërbimet që ofrohen?

22. A është bërë regjistrimi i klientëve të bujtinës në një regjistër të veçantë, përfshirë identitetin e tij, nr. e pasaportës/kartës së identitetit, nr. e netqëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën?

23. Pronari ose personeli a janë në krye të detyrës gjatë mbërritjes dhe nisjes së klientëve si dhe gjatë kohës së vaktit?

24. A njoftohet klienti në kohë për çdo situatë që mund të ndikojë negativisht në qëndrimin e tij në bujtinë?

25. A sigurohet aksesi në dhomë gjatë gjithë qëndrimit të klientit në bujtinë?

26. A ka bujtina shërbim për mbajtjen/ruajtjen e bagazheve?

27. A ka një tharëse flokësh në dispozicion të klientëve?

28. A ka kuti të ndihmës së shpejtë të pajisur siç duhet?

29. A ka sistem për thirrjen e urgjencës mjekësore?

30. Shenjat treguese a janë të vendosura qartë për daljet e emergjencës, dhomat, ashensorët (nëse ka), recepsionin dhe ambiente të tjera ?

31. A ka sistem efektiv të ventilimit natyral ose mekanik?

32. A ka një dhomë ndenjeje dhe zonë ngrënieje?

33. Në rastin kur në dhomat e gjumit nuk ka televizorë, a ka një të tillë në një dhomë/sallë ndenjeje që ka mobilje të rehatshme?

34. Korridoret dhe shkallët a janë të lira nga çdo pengesë?

35. Niveli i ndriçimit në të gjitha hapësirat publike a është i përshtatshëm për siguri dhe rehati?

36. Secila dhomë a ka hyrje të veçantë dhe të pavarur dhe a tregohet me numra ose shenja të tjera?

37. Shtretërit a janë jo të mbivendosur (tip marinari) dhe jo portativë?

38. A respektohet numri maksimal i shtretërve shtesë jo më shumë se 2 dhe mumri maksimal personave në dhomë jo më shumë se 4?

39. A respektohet kriteri për sipërfaqen minimale të dhomës akomoduese për një person, duke përjashtuar banjon (nëse kjo e fundit ofrohet në dhomë) prej 9 m2 dhe a ka hapësirë për të siguruar lëvizjen e lehtë nëpër dhomë?

40. Në rastet e akomodimit me vetshërbim a zbatohet kriteri për sipërfaqen minimale prej 8 m2 të zonës së kuzhinës për dhomat për një person, duke përjashtuar banjon nëse kjo e fundit ofrohet në dhomë?

41. A zbatohet kriteri për sipërfaqen minimale prej 13 m2 të dhomës akomoduese për dy persona, duke përjashtuar banjon nëse kjo efundit ofrohet në dhomë?

42. Në rastet e akomodimit me vetshërbim a zbatohet kriteri për sipërfaqen minimale prej 12 m2 të zonës së kuzhinës për dhomat për dy persona, duke përjashtuar banjon nëse kjo e fundit ofrohet në dhomë?

43. A ka sipërfaqe dhome shtesë prej 3 m2 për çdo person tjetër të shtuar?

44. A zbatohet kriteri për përmasat e shtretërve? a-Përmasa minimale e shtratit tek është 80 cm x 190 cm; b-Përmasa minimale e shtratit dopio është 140 cm x 190 cm.

45. Shtrojet a përmbajnë 2 çarçafë, këllëf jastëku, batanije dhe mbulesë ?

46. A ka jastëk shtesë për çdo person sipas kërkesës?

47. A ka batanije shtesë për çdo person sipas kërkesës?

48. Shtrojet a ndërrohen të paktën njëherë në javë ose sipas kërkesës së klientit dhe për çdo klient të ri?

49. Të gjithë dyshekët a janë të rehatshëm, të pastër, pa njolla apo erë, në gjendje të mirë?

50. A rregullohen çdo ditë të gjithë shtretërit?

51. A ka dritare/ballkon që lejon hyrjen e dritës natyrale dhe ajrosjen në dhomë?

52. A ka perde të errët (ose e ngjashme) që bllokon dritën natyrale/dritat e jashtme?

53. A ka në dhomë një karrige ose kolltuk?

54. A ka në dhomë së paku një komodinë për çdo 2 persona ose dy komodina për çdo 3 persona?

55. A ka një kosh mbeturinash në dhomë?

56. A ka në dhomë një pasqyrë vertikale për veshje?

57. A ka në dhomë dollap rrobash me 5 varëse rrobash për person?

58. A ka sistem ngrohjeje dhe ftohjeje efektiv?

59. A ka në dhomë dritë leximi individuale?

60. A ka në dhomë të paktën një dritë të kontrolluar që nga nga dera?

61. Priza elektrike a është në dispozicion për përdorim të sigurt të të gjitha pajisjeve elektrike individuale dhe atyre që ofrohen nga bujtina?

62. A sigurohen minimalisht thirrjet telefonike brenda vendit?

63. A sigurohen shërbimet e mirëmbajtjes?

64. A disponohet një udhëzues për ndihmën në raste të emergjencës?

65. Plani i evakuimit a është i vendosur prapa derës së çdo dhome?

66. A ka në dhomë një gotë uji për çdo person?

67. A ka në dhomë udhëzime të shkruara se si të kontaktohet pronari/personeli në rast emergjence gjatë 24-orëve?

68. A ka bujtina një tualet në kat dhe së paku një për çdo 6 persona?

69. A ka në tualet ujë të rrjedhshëm të ngrohtë dhe të ftohtë?

70. A ka në tualet letër higjenike?

71. A ka në tualet lavaman?

72. A ka në tualet sapun të paketuar ose sapun të lëngshëm?

73. A ka në tualet kosh për mbetjet higjenike?

74. Dera e tualetit a është me mbyllje nga brenda?

75. Të gjithë tualetet a janë të ndriçuara mirë dhe temperatura e ambientit është e përshtatshme?

76. Faqet anësore dhe dyshemeja e dushit/vaskës a janë të veshura me material izolues të papërshkueshëm nga uji?

77. Muri i tualetit a është me material të papërshkueshëm nga uji që pastrohet lehtë (pllaka qeramike etj.) deri në lartësinë 1,20 m?

78. A ka në tualet dy peshqirë për person (fytyre dhe trupi) dhe varëset përkatëse?

79. A janë marrë masa kundër rrëshqitjes në ambientet sanitare?

80. A ka aksesorë për mbajtjen e sendeve të tualetit me pasqyrë?

81. Çdo zonë sanitare a ka një sistem të efektshëm të ventilimit natyral ose mekanik?

82. A ka në tualet një varëse rrobash për dushet e përbashkëta?

83. A ka në tualet priza elektrike për përdorim të sigurt të të gjitha pajisjeve elektrike?

84. Në rastet kur një lavaman është i vendosur në dhomën e gjumit a ka aksesorë për mbajtjen e sendeve të tualetit me pasqyrë?

85. Në rastet kur një lavaman është i vendosur në dhomën e gjumit, a ka një mbajtëse peshqiri?

86. Në rastet kur një lavaman është i vendosur në dhomën e gjumit, a ka një peshqir duarsh ose pajisje për tharjen e duarve?

87. Në rastet kur një lavaman është i vendosur në dhomën e gjumit, a ka sapun të paketuar ose sapun të lëngshëm?

88. A ka bujtina dhomë/mjedis për ngrënien e mëngjesit me kushte të përshtatshme për akomodimin e një kapaciteti maksimal klientësh?

89. A ofron bujtina mëngjes të mjaftueshëm dhe që shërbehet sipas standardeve?

90. Aksesorët për ngrënie a janë të përshtatshëm dhe të mjaftueshëm për t’i shërbyer një kapaciteti maksimal klientësh, të ulur në dhomën/mjedisin e ngrënies së mëngjesit?

91. Aksesorët për ngrënie a janë të padëmtuar dhe i përmbahen kushteve optimale higjienike?

92. A ka një kuzhinë ose ambient, për përgatitjen e ushqimit të mëngjesit?

93. Hapësira/mjedisi në zonën e ngrënies a është i pastër, i rregullt dhe i përshtatshëm për magazinim?

94. Ushqimi që shërbehet a përpunohet, përgatitet dhe trajtohet sipas rregullave për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve nga sëmundjet/ dëmtimet si pasojë e konsumimit të produkteve ushqimore me origjinë bimore e shtazore?

95. A ofrohet ushqim vegjetarian sipas kërkesës?

96. Në rastet e akomodimit me vetëshërbim, kuzhina a është e pajsur me frigorifer?

97. Në rastet e akomodimit me vetëshërbim, kuzhina a është e pajsur me lavapjatё me ujë të rrjedhshëm të ngrohtë dhe të ftohtë?

98. Në rastet e akomodimit me vetëshërbim, kuzhina a është e pajsur me njё furrё dhe sobё me tё paktёn 2 plitka?

99. Në rastet e akomodimit me vetëshërbim, kuzhina a është e pajsur me një aspirator?

10 0. Në rastet e akomodimit me vetëshërbim, kuzhina a është e pajsur me servis gatimi dhe ngrënie për të paktën 6 persona?

10 1. Në rastet e akomodimit me vetëshërbim, kuzhina a është e pajsur me mjete për të siguruar higjienën?

10 2. Në rastet e akomodimit me vetëshërbim, kuzhina a është e pajsur me të paktën 2 peshqira kuzhine?

10 3. Në rastet e akomodimit me vetëshërbim, kuzhina a është e pajsur me një mbulesë tavoline dhe të paktën 6 peceta?

10 4. A është bujtina nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të një personi, të aftë për ta drejtuar atë, sipas standardeve të vendosura në këtë rregullore?

10 5. Stafi i bujtinës a ëshë i veshur në mënyrën e duhur, pastër dhe i kujdesshëm në çdo kohë?

0 / 105 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen