Listë vetë-kontrolli75 pyetje
Checklist - Kushte dhe pajisje strukture akomoduese
Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 75 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A është pajisur subjekti me çertifikatë kategorizimi për ushtrimin e aktivitetit si strukturë akomoduese në kategorinë Fjetje dhe Mëngjes (B&B)?
2. A janë deklaruar pranë Ministrisë Përgjegjëse për Turizmin, të dhënat statistikore nga struktura akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë rezidencën, gjininë dhe moshën?
3. A është zbatuar detyrimi për të raportuar të dhënat statistikore të vërteta dhe të sakta sipas parimeve të statistikave zyrtare?
4. A është i ekspozuar në vend të dukshëm për publikun emri i biznesit, procedura e ankimit dhe listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofrohet, të paktën në gjuhën shqipe dhe angleze?
5. A ka një kontratë të vlefshme sigurimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë aftësinë paguese dhe falimentin?
6. A mbahet pastёrtia dhe higjiena nё tё gjitha mjediset e brendshme dhe të jashtme të strukturës akomoduese?
7. A janë funksionale dhe në gjëndje pune të gjithë mekanizmat dhe pajisjet?
8. Përshtypja e përgjithshme a është e mjaftueshme për kërkesa mesatare ?
9. A ka sistem sigurie në hyrje të strukturës akomoduese p.sh. kamera?
10. A është i implementuar dhe funksional sistemi për mbrojtjen nga zjarri, si dhe afishimi në korridore i planit të evakuimit dhe udhëzimeve në rast zjarri?
11. A ka rregullore të brendshme për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi?
12. A disponohen dokumente të përditësuara të lëshuara nga autoritetet përgjegjëse, që konfirmojnë përmbushjen e të gjitha kushteve dhe rregullave për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi për strukturat akomoduese?
13. A ka shërbimi pritjeje (të recepsionit) dhe person në dispozicion për check-in sipas një marrëveshjeje?
14. A janë publikuar/afishuar lista e çmimeve tavan të dhomave në gjuhën shqipe dhe të paktën në gjuhën angleze, çmimet dhe çdo shërbim që përfshihet, si dhe taksat apo detyrime të tjera, politikat e rezervimit, ndryshimit dhe anulimit?
15. A është bërë regjistrimi i klientëve të hotelit në një regjistër të veçantë me të dhënat identitetin, nr. e pasaportës/kartës së identitetit, numrin e netqëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën?
16. A ka kuti të ndihmës së shpejtë në recepsion?
17. A janë afishuar numrat e emergjencës në recepsion?
18. A ka shenja dalluese në tualetet e ambienteve të përbashkëta për femra/ meshkuj?
19. Dyshemeja a është me material kundër rrëshqitjes dhe të padepërtueshëm nga uji, pllaka qeramike, rezinë e të ngjashme ?
20. Muri i tualetit a eshte me material të papërshkueshëm nga uji që pastrohet lehtë (pllaka qeramike, rezinë etj.) jo më pak se lartësia 1,20 m ?
21. A ka ajrim natyral ose mekanik (aspirim-ventilim) të tualetit?
22. A ka ndriçim të përshtatshëm në tualetet në ambjentet e përbashkëta?
23. A ka lavaman me ujë të rrjedhshëm, të ngrohtë dhe të ftohtë në tualetet në ambjentet e përbashkëta?
24. A ka sapun të paketuar ose sapun të lëngshëm në kontenitorë të fiksuar?
25. A ka letra tharëse me mbajtëse ose pajisje për tharjen e duarve?
26. A ka pasqyrë në tualetet në ambjentet e përbashkëta?
27. A ka mekanizëm për mbylljen e derës në tualetet në ambjentet e përbashkëta?
28. A ka kosh për mbeturinat në tualetet në ambjentet e përbashkëta?
29. A ka letër higjienike dhe mbajtëse letre në tualetet në ambjentet e përbashkëta?
30. A ka mbulesë higjenike për ulësen e wc në tualetet në ambjentet e përbashkëta?
31. A bëhet pastrimi i përditshëm i dhomës?
32. A bëhet ndërrim i çarçafëve minimalisht një herë në javë dhe për çdo klient të ri?
33. A bëhet ndërrim i përditshëm i peshqirëve sipas kërkesës?
34. A identifikohet secila dhomë me numra ose me shenja të tjera?
35. A është sipёrfaqja e dhomave, duke pёrfshirё tualetin, pa përfshirë ballkonin/tarracën ≥12,5 m2?
36. A ka dhoma dyshek me teknologji bashkëkohore, i mirёmbajtur, me lartësi prej tё paktёn 13 cm?
37. A ka dhoma shtretёr tek me pёrmasa minimale 0.80m x 1.90 dhe shtretёr dopio me pёrmasa minimale 1.60m x 1.90 m?
38. A ka dhoma shtretёr tek me pёrmasa minimale 0.80m x 1.90 dhe shtretёr dopio me pёrmasa minimale 1.40m x 1.90 m?
39. Seti i çarçafёve a është 100% pambuk, nё ngjyrё tё bardhё ?
40. Mbulesa/jorgani a është me vatinë ose pupla ?
41. A ka jastëk të modelit bashkëkohor dhe i mirëmbajtur?
42. A ka mundёsi pёr tё errёsuar dhomёn (p.sh. perde) ?
43. A ka dollap të përshtatshëm ose zgjidhje alternative për varjen rrobave?
44. A ka tё paktёn 5 varёse rrobash për person të të njëjtit material dhe model?
45. A ka karrige në dhomën e gjumit?
46. A ka tavolinё në dhomën e gjumit?
47. A ka prizë elektrike të aksesueshme në dhomë?
48. A ka çelës kryesor për ndriçimin në hyrje të dhomës?
49. A ka kosh për mbeturinat në dhomën e gjumit?
50. A është vendosur plani i evakuimit prapa derës së çdo dhome?
51. A ka në dhomë alarm zjarri/detektor tymi ose pajisje tjetër e ngjashme?
52. A ka telefon publik të disponueshëm për klientët?
53. A ka në dhomë në mënyrë të afishuar informacion për hotelin i cili përfshin të paktën orarin e mëngjesit, check out, dhe orarin e hapjes së shërbimeve në dy gjuhë?
54. A ka material informues për rajonin, të vendosura në ambientet e përbashkëta?
55. Dhomat a janë me dush/vaskë dhe wc private ose të përbashkët?
56. A përmbushen të njëjtat kushte si për tualetet e përbashkëta, përveç letrave tharëse me mbajtëse ose pajisjes për tharjen e duarve?
57. Faqet anësore dhe dyshemeja e vaskës dhe dushit a janë të veshura me materiale izoluese të papërshkueshme nga uji?
58. Dushi a është me perde/ kabinë ?
59. A ka peshqir për këmbët në tualet?
60. A ka në tualet prizë korenti të aksesueshme pranë pasqyrës?
61. A ka mbajtëse peshqiri horizontale ose në formë grepi?
62. A ka aksesorë për mbajtjen e sendeve të tualetit?
63. A ka sapun të paketuar ose sapun të lëngshëm në kontenitorë të fiksuar?
64. A ka xhel për larjen e trupit në dush në shishe tё vogla ose në kontenitorë të fiksuar?
65. A ka shampo për flokë në shishe tё vogla ose në kontenitorë të fiksuar?
66. A ka në tualet 2 peshqirë për person (1 fytyre, 1 trupi)?
67. Në kuzhinë a ka dritare qё mund tё hapen ose hapësira pёr ventilimin me rrjeta kundёr insekteve?
68. Dyshemeja e kuzhinës a është me material kundёr rrёshqitjes dhe tё papёrshkueshёm nga uji?
69. Muret e kuzhinёs a janë tё veshura deri nё lartesinё 2.00m me material qё pastrohet dhe mirёmbahet lehtёsisht, i papёrshkueshёm nga uji (pllaka qeramike, ose tё ngjashme)?
70. Sipёrfaqja e punës për parapërgatitjen e ushqimeve, raftet dhe kabinetet, a janë prej materiali qё nuk ndryshket (inoks) dhe jo prej druri?
71. A ka kosh pёr mbeturinat pranё çdo sipёrfaqe pune me qese higjienike?
72. A ka dhomё ngrёnie për shërbimin e mëngjesit?
73. Mёngjesi a shёrbehet pёr tё paktёn 2 orё?
74. A ka sistem të menaxhimit të ankesave, një format i plotësimit të ankesës, vlerësimi dhe përgjigja?
75. A ofrohen të gjitha shërbimet nga personel i kualifikuar dhe i identifikueshëm?
0 / 75 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
