Listë vetë-kontrolli38 pyetje
LISTË VERIFIKIMI - STACION PLAZHI TIP A
Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 38 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
1. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME TË SUBJEKTIT
1. A ushtrohet veprimtaria e stacionit të plazhit bazuar në një kontratë përdorimi për hapësirën e plazhit, të lidhur midis subjektit dhe autoritetit publik kompetent?
2. A organizohet hapësira e plazhit e vënë në dispozicion në përputhje me hartën e përgjithshme për plazhet e lejuara dhe planvendosjet përkatëse, të miratuara nga organet përgjegjëse?
3. A janë afishuar kriteret dhe kushtet e sigurisë së shëndetit dhe jetës për aspektet teknike të veprimtarisë së stacionit të plazhit?
4. A janë marrë masat nga subjekti për mirëmbajtjen dhe parandalimin e ndotjes së hapësirës së plazhit që ka në përdorim sipas kontratës së lidhur?
5. A është i ekspozuar në vend të dukshëm për publikun emri i biznesit, proçedura e ankimit dhe listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofrohet të paktën në gjuhën shqipe dhe angleze?
6. A ka një kontratë të vlefshme sigurimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë aftësinë paguese dhe falimentin?
7. A respektohet për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve distanca prej të paktën 10 (dhjetë) m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit?
8. A është e lirë hapësira prej 2.5 (dy pikë pesë) m përpara brezit të parë të çadrave për t’u shfrytëzuar nga publiku?
9. A respektohen distancat midis çadrave (nga çadra në çadër) të paktën 3 (tre) m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe të paktën 2.5 (dy pikë pesë) m në linjë vertikale me vijën e ujit?
10. A ka në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël?
11. A është i pajisur me sistemin higjenik përkatës? Të paktën 1 (një) tualet për femra dhe 1 (një) për meshkuj, si dhe 1 (një) për personat me aftësi të kufizuar (e ndarë dhe kjo 1 për femra e 1 për meshkuj)
12. A ka në dispozicion të pushuesve kabina zhveshjeje, me sipërfaqe jo më të vogël se 1 % e sipërfaqes së stacionit të plazhit në përdorim?
13. A është i pajisur me zonën e ndihmës së shpejtë në shërbim të pushuesve, si dhe me pajisjet përkatëse për dhënien e ndihmës së shpejtë për pushuesit? (ky ambient është lehtësisht i aksesueshëm)
14. A janë të vendosura në vende të dukshme tabelat informuese me numrat e telefonit te Ambulancës, Policisë, Zjarrfikëses, Kapitanerisë së Portit, QNOD-së ?
15. A është i pajisur me kontenjerë dhe kosha me kapak për hedhjen e mbeturinave?
16. A është çdo çadër plazhi e pajisur me 2 krevate plazhi?
17. A ka uniformë dalluese stafi që shërben pranë stacioneve të plazhit?
18. A respektohet kodi i etikës globale në fushën e turizmit në stacionin e plazhit?
19. A ndalohet në të gjithë territorin e plazhit vendosja e elementeve ndarëse, gardhe apo të tjera të ngjashme me to?
20. A respektohet pa asnjë ndalim dhe kufizim dhe në asnjë kohë kalimi i publikut, si dhe sigurimi i kushteve të kalimit lirisht të personave me aftësi të kufizuar në rrugët që lidhin rrugën publike me plazhin publik?
21. Në rastin e bllokimit të rrugëve ekzistuese nga subjektet ushtruese të veprimtarisë së stacionit të plazhit, a janë marrë masa nga njësia e vetëqeverisjes vendore me të cilën është lidhur kontrata, për lirimin e këtyre rrugëve vullnetarisht nga këto subjekte ose të ndërtimit të rrugëve të reja, me parametrat e duhur për të mundësuar aksesin e publikut në plazh?
22. A respektohet moslejimi i shitësave ambulantë në stacionet e plazhit, në hapsirën midis bregut dhe zonës së cadrave?
23. A garantohet shërbimi me vrojtues plazhi dhe me pika vrojtimi, përgjatë gjithë kohës që subjekti ushtron aktivitetin e tij, për çdo 80 (tetëdhjetë) m vijë lineare bregdetare? (edhe subjektet nën 80 m vijë lineare kanë detyrimin për të pasur vrojtues plazhi)
24. A është bërë në stacionin e plazhit sinjalizimi dhe kufizimi me bova, 200 m nga bregu i detit?
25. A është bërë në stacionin e plazhit sinjalizimi i zonave të përdorimit të mjeteve lundruese për argëtim? (Shënim: zonat për përdorimin dhe ankorimin e mjeteve lundruese me ose pa motor, jashtë zonave të përcaktuara për not sipas shkronjës “a” më sipër, duhet të jenë të kufizuara, duke ofruar vende për ankorim (kalata), vendparkim në tokë dhe bova për përcaktimin e korridoreve për afrimin dhe parkimin në tokë të mjeteve ujore me ose pa motor. Në zonat e përdorimit dhe ankorimit të mjeteve lundruese për argëtim, aktivitetet e notimit janë të ndaluara. Sigurohet sinjalizimi me tabela informuese në shqip dhe në anglisht, në vend të dukshëm pranë bregut të detit “Zonë e ndaluar për notim” dhe “No swimming area”)
26. A zbatohet sinjalizimi me flamur, i shoqëruar ky me tabela në shqip dhe anglisht për sinjalistikën, çdo ditë gjatë sezonit të verës, në përputhje me kushtet e motit dhe të detit?
27. Stacioni i plazhit a është i pajisur me pikë vrojtimi sipas parametrave të përcaktuar në rregulloren e plazhit, dhe pajisjet sipas shtojcës 2? Pika e vrojtimit: i) është e vendosur në pozicion qëndror referuar strukturës së stacionit të plazhit ose vijës bregdetare në përdorim; ii) është e avancuar në krahasim me vijën e parë të cadrave; iii) ka një fushë pamjeje dhe veprimi të lirë; iv) mbulesa e çadrës ose tendës së pikës së vrojtimit është me pëlhurë të kuqe, lehtësisht e identifikueshme, ku shkruhet qartë “vrojtues plazhi”/ “lifeguard”
28. A garantohet shërbimi me vrojtues plazhi i cili punësohet nga subjekti që ka në përdorim/administrim hapësirën e plazhit dhe garantohet përgjatë gjithë periudhës së ushtrimit të veprimtarisë së plazhit?
29. A janë afishuar në stacionin e plazhit dhe pikën e vrojtimit kanalet për komunikim emergjence, si: a)shërbimi i urgjencës mjekësore; b)Policia e Shtetit dhe Policia Kufitare; c)zjarrfikëset; ç) Kapitaneria Detare; dh) Qëndra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) ?
30. A janë afishuar në çdo stacion plazhi dhe kullë vrojtimi në mënyrë të dukshme, këshillat drejtuar pushuesve, në gjuhën shqipe dhe angleze?
31. A bëhet lëvizja e mjeteve lundruese, për pedalonet dhe mjetet e tjera ujore jomotorike, për argëtim jashtë zonës së notimit?
32. A bëhet lëvizja e motorëve të ujit apo varkave motorike, nga vendqendrimet dhe korridoret hyrese/dalëse, të mirartuara nga NJVV-ja përkatëse?
33. A ka vrojtuesi i plazhit njohuri për kuadrin ligjor të funksionimit të stacionit të plazhit, teknikat e shpëtimit dhe dyluftimit në ujë, dhënien e ndihmës së parë mjekësore, për hidrometereologjinë, karakteristikat e brigjeve shqiptare dhe rrymat ujore në to, si dhe për sigurinë e mjedisit ujor?
34. Vrojtuesi i plazhit a është i angazhuar ekskluzivisht në shërbim të vrojtim-shpëtimit dhe a është i pranishëm përgjatë gjithë kohës pranë pikës së vrojtimit ( përjashtuar rastet emergjente)?
35. Vrojtuesi i plazhit a e ka të veshur gjatë shërbimit uniformën e vrojtuesit me ngjyrë të kuqe dhe të dhënat përkatëse?
36. A e kryen vrojtuesi i plazhit, sinjalizimin pranë organeve kompetente, në rastet kur verifikohen kundërvajtje në territorin e stacionit të plazhit dhe hapësirën ujore përballë tij?
37. Vrojtuesi i plazhit a kujdeset periodikisht për sinjalistikën ujore dhe territoriale të stacionit të plazhit, zëvendësimin e materialeve të konsumuara në kutinë e ndihmës së shpejtë mjekësore, si dhe mbajtjen në efiçencë të mjeteve të shpëtimit ?
38. Vrojtuesi i plazhit a e ka çertifikatën dhe kartën ekuivalente brenda afatit të vlefshmërisë, lëshuar nga qëndra e formimit profesional përkatës?
0 / 38 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
