Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli106 pyetje

LISTË VERIFIKIMI STRUKTURË AKOMODUESE RESORT

Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Pyetje të përgjithshme

1. A është pajisur subjekti me çertifikatë kategorizimi për ushtrimin e aktivitetit si strukturë akomoduese në kategorinë resort?

2. A janë deklaruar pranë Ministrisë përgjegjëse për turizmin, të dhënat statistikore nga struktura akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësi-në rezidencën, gjininë dhe moshën ?

3. A është zbatuar detyrimi për të raportuar të dhënat statistikore të vërteta dhe të sakta sipas parimeve të statistikave zyrtare ?

4. A është i ekspozuar në vend të dukshëm për publikun emri i biznesit, procedura e ankimit dhe listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofrohet të paktën në gjuhën shqipe dhe angleze?

5. A ka një kontratë të vlefshme sigurimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë aftësinë paguese dhe falimentin ?

6. A janë ndërtesat të shkëputura nga njëra tjetra?

7. A është vendndodhja e resortit në një mjedis të qetë, të shkëputur nga qyteti?

8. A ka hartë orientuese të resortit në hyrje të tij?

9. A është sinjalistika orientuese e detajuar dhe e mirëmbajtur për secilën nga godinat e resortit të pajisura me emër ose numër të veçantë?

10. A ka hapësira të mëdha të hapura me gjelbërim?

11. A ofrohen jo më pak se dy vakte në ambientet e restorantit?

12. A ka kënd informacioni për veprimtaritë argëtuese të organizuara nga resorti (p.sh. eskursione etj)?

13. A është lehtësisht e përshkueshme dhe në gjendje të mirë infrastruktura e lëvizjes (rrugët/rrugicat) në resort?

14. A është e qëndrueshme, e sigurtë dhe e mirëmbajtur gjendja e ndërtesave? (të gjitha mekanizmat dhe pajisjet që ofrohen janë funksionale dhe të padëmtuara)

15. A është në gjendje pune dhe në kushte të mira ndriçimi i ambientit të jashtëm?

16. A kryhet pastrim i rregullt dhe mjedisi a është i mirëmbajtur: pa mbeturina, gjethe, etj?

17. A sigurohet shërbimi i mbikqyrjes së vazhdueshme të resortit turistik në tërësi?

18. A disponon facilitete të ndihmës së parë? (i nevojshëm stafi i trajnuar)

19. A ka pishinë te hapur, pishinë për fëmijë?

20. A ka shezlone në zonën e pishinës?

21. A ka tualet dhe dush në zonën e pishinës?

22. A ofrohet shërbim i barit në zonën e pishinës?

23. A ofrohen 4 programe të ndryshme argëtimi/animacion/sportive/mjedisore? (aktivitete tenisi, basketbolli, volejbolli, ping-pongu, ski, kanoe, barbeque, koncerte, karaoke, diskotekë, bibliotekë, kënd lojrash për fëmijë, lojra për familjen dhe fëmijët, si puzzle, tavëll, domino, etj, aktivitete në pishinë, ofrim i pajisjeve sportive si biçikletë etj)

24. A përfshijnë ambientet e hotelit një ose më shumë ndërtesa që ndodhen në të njëjtin shesh/vend (i cili përmban edhe ndërtesën kryesore të hotelit) dhe që janë fizikisht të lidhura me shtigje të ndriçuara dhe ndajnë hyrje dhe dalje të përbashkët?

25. Në rastin e hotelit të përbërë nga disa ndërtesa, këto ndërtesa a janë lehtësisht të aksesueshme dhe fizikisht të lidhura me ndërtesën kryesore me shtigje të ndriçuara mirë?

26. Hoteli i përbërë nga disa ndërtesa a operon nën mbikëqyrjen e rregullt dhe mirëmbajtjen e menaxhimit dhe stafit të ndërtesës kryesore të hotelit?

27. A mbahet pastёrtia dhe higjiena nё tё gjitha mjediset e brendshme dhe të jashtme tё strukturës akomoduese?

28. A janë funksionale dhe në gjendje pune të gjithë mekanizmat dhe pajisjet?

29. Përshtypja e përgjithshme a është e mjaftueshme për kërkesa të thjeshta, veçanërisht mobilimi dhe pajisje a janë të përshtatshme dhe të mirëmbajtura ?

30. A është i implementuar dhe funksional sistemi për mbrojtjen nga zjarri, si dhe afishimi në korridore i planit të evakuimit dhe udhëzimeve në rast zjarri?

31. A ka rregullore të brendshme për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi?

32. A disponohen dokumente të përditësuara të lëshuara nga autoritetet përgjegjëse, që konfirmojnë përmbushjen e të gjitha kushteve dhe rregullave për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi për strukturat akomoduese??

33. A ka hapësirë vizualisht të ndarë/tavolinë të dedikuar për shërbimet e recepsionit?

34. A ka shërbimi pritjeje (të recepsionit) dhe person në dispozicion për check-in sipas një marrëveshjeje?

35. A ka protokoll të brendshëm të hotelit lidhur me detyrat e stafit sipas profileve të tyre?

36. A është bërë regjistrimi i klientëve të hotelit në një regjistër të veçantë me të dhënat identitetin, nr. e pasaportës/kartës së identitetit, numrin e netqëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën?

37. A janë vendosur numrat e shërbimeve mjekësore dhe urgjencës në recepsion?

38. A ka kuti të ndihmës së shpejtë në recepsion?

39. A janë publikuar/afishuar lista e çmimeve tavan të dhomave në gjuhën shqipe dhe të paktën në gjuhën angleze, çmimet dhe çdo shërbim që përfshihet, si dhe taksat apo detyrime të tjera, politikat e rezervimit, ndryshimit dhe anulimit?

40. A ka kasafortë qendrore në recepsion/facilitete të ruajtjes së sendeve me vlerë?

41. A ka shërbim të ruajtjes së bagazheve në recepsion?

42. A ka tualete të përbashkëta në recepsion?

43. A ka materiale informues për rajonin, të vendosura në ambientet e përbashkëta?

44. A është sipёrfaqja e dhomave dopio (duke pёrfshirё tualetin, pa përfshirë ballkonin/tarracën) ≥ 14 m²?

45. A ka shtrat me dyshek me teknologji bashkëkohore dhe të mirëmbajtur, me lartësi prej të paktën 13 cm?

46. Shtretërit a janë sipas standardit: a) Shtretër tek me përmasa minimale 0.80m x 1.90m b) shtretër dopio me përmasa minimale 1.60m x 1.90 m c) shtretërit jo te mbivendosur?

47. Setet e çarçafëve a janё 100% pambuk ose tё një cilësie më të lartë?

48. A ka mbulesë/jorgan me vatinë ose pupla?

49. A ka jastëk të modelit bashkëkohor dhe tё mirëmbajtur?

50. A ka mundësi për të errësuar dhomën (p.sh. perde)?

51. A ka dollap të përshtatshëm ose zgjidhje alternative për varjen rrobave dhe ndarje për rrobat e palosura?

52. A ka një numër të përshtatshëm varëse rrobash?

53. A ka varëse rrobash/portmanto jashtë dollapit?

54. A ka një karrige në dhomë?

55. A ka tavolinë në dhomë?

56. A ka prizë elektrike të aksesueshme në dhomë?

57. A ka ndriçim të përshtatshëm në dhomë me çelës kryesor në hyrje të dhomës?

58. A është vendosur plani i evakuimit prapa derës së çdo dhome?

59. A ka në dhomë alarm zjarri/detektor tymi ose pajisje tjetër e ngjashme?

60. A është vendosur në dhomë kosh për mbeturinat?

61. A ka sistem ngrohjeje dhe ftohjeje efektiv në dhomë?

62. A ka pajisje TV në sallën e recepsionit, për hotelet, të cilat nuk kanë TV në çdo dhomë?

63. A ka telefon publik të disponueshëm për klientët?

64. A ka në dhomë në mënyrë të afishuar informacion për hotelin i cili përfshin të paktën orarin e mëngjesit, check out, dhe orarin e hapjes së shërbimeve të hotelit?

65. A janë të gjitha dhomat të pajisura me dush dhe wc ose vaskë dhe wc?

66. Muri i tualetit a ёshtё me material të papërshkueshëm nga uji që pastrohet lehtë (pllaka qeramike, rezinë etj.) jo më pak se lartësia 1,20 m?

67. Dyshemeja a ёshtё me material kundër rrëshqitjes dhe të padepërtueshëm nga uji, pllaka qeramike, rezinë e të ngjashme?

68. A ka ajrim natyral ose mekanik (aspirim-ventilim) të tualetit?

69. A ka kosh për mbeturinat në tualet?

70. A ka në tualet mbajtëse letre higjienike dhe letër higjienike rezervë?

71. A ka mbulesë higjienike për ulësen e wc?

72. Faqet anësore dhe dyshemeja e vaskës dhe dushit a janë të veshura me materiale izoluese të papërshkueshme nga uji?

73. A ka dush me perde/kabine?

74. A ka lavaman me ujë të rrjedhshëm, të ngrohtë dhe të ftohtë?

75. A ka pasqyrë ne tualet?

76. A ka në tualet mbajtëse peshqiri horizontale ose në formë grepi?

77. A ka aksesorë për mbajtjen e sendeve të tualetit?

78. A ka sapun të paketuar ose sapun të lëngshëm në kontenitorë?

79. A ka xhel për larjen e trupit në dush në shishe të vogla ose në kontenitorë të fiksuar?

80. A ka shampo/ ose xhel për dush të përshtatshëm edhe si shampo të shënuar mbi etiketën e shishes?

81. A ka 1 peshqir të vogël për person?

82. A ka 1 peshqir të madh për person?

83. A bëhet pastrimi i përditshëm i dhomës dhe tualeteve në dhomë?

84. A bëhet ndërrim i përditshëm i peshqirëve me kërkesë?

85. A bëhet ndërrim i çarçafëve minimalisht një herë në javë dhe për çdo klient të ri?

86. A ka dhomë ngrënie për shërbimin e mëngjesit?

87. A ofrohet mëngjes bufe ose menu për mëngjesin?

88. A ofrohet ushqimi në hotel?

89. Ushqimi që shërbehet në hotel a përpunohet, përgatitet dhe trajtohet sipas rregullave për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatoreve nga sëmundjet/dëmtimet si pasojë e konsumimit të produkteve ushqimore me origjinë bimore ose shtazore dhe sipas sistemit HACCP (vërtetuar nga dokumentet e lëshuara nga autoritetet përgjegjëse)?

90. A ofrohen pijet në hotel?

91. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka frigorifer?

92. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka lavapjatё?

93. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka një furrë dhe sobë me dy plitka?

94. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka nje aspirator?

95. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka servis gatimi dhe ngrënie për të paktën 6 persona?

96. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka mjete pastrimi për të siguruar higjienën?

97. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka të paktën dy peshqirë kuzhine?

98. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka një mbulesë tavoline dhe të paktën 6 peceta?

99. A ofrohen të gjitha shërbimet nga personel i kualifikuar dhe i identifikueshëm, për strukturat akomoduese të cilat kanë më shumë se 25 dhoma, personeli a është i veshur me uniformë?

10 0. A ka hoteli të punësuar një personel të mjaftueshëm në numër dhe të trajnuar për të mbajtur standardet e shërbimit të parashikuara në këto kritere?

10 1. A është trajnuar i gjithë stafi me fillimin e punësimit dhe në vazhdim sipas pozicionit?

10 2. A është sipas etikës së punës paraqitja, qëndrimi dhe pastërtia e personelit?

10 3. A ka dushe, tualete dhe lavamanë për personelin?

10 4. A ka dhomë çlodhje dhe dhomë ngrënie per personelin?

10 5. A ka dhomë fjetje për personelin?

10 6. A ka dhomë ndërrimi për personelin?

0 / 106 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen