Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli84 pyetje

LISTË VERIFIKIMI STRUKTURË AKOMODUESE MOTEL

Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Pyetje të përgjithshme

1. A është pajisur subjekti me çertifikatë kategorizimi për ushtrimin e aktivitetit si strukturë akomoduese në kategorinë motel?

2. A janë deklaruar pranë Ministrisë përgjegjëse për turizmin, të dhënat statistikore nga struktura akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësi-në rezidencën, gjininë dhe moshën?

3. A është zbatuar detyrimi për të raportuar të dhënat statistikore të vërteta dhe të sakta sipas parimeve të statistikave zyrtare?

4. A është i ekspozuar në vend të dukshëm për publikun emri i biznesit, procedura e ankimit dhe listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofrohet të paktën në gjuhën shqipe dhe angleze?

5. A ka një kontratë të vlefshme sigurimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë aftësinë paguese dhe falimentin?

6. A ka të paktën 6 njësi akomoduese në motel?

7. A është ndriçimi i përshtatshëm në të gjitha ambientet?

8. A mbahet një regjistër me të dhënat për secilin nga klientët që akomodon? (është e shënuar data dhe ora e mbërritjes dhe largimit nga moteli)

9. A ofrohet akomodim vetëm personave mbi 18 vjeç (përveç rasteve kur personat nën 18 vjec janë të shoqëruar nga prindërit apo kujdestarët e tyre)?

10. A ka garazh individual ose parkim të përbashkët për çdo dhomë? (vende parkimi 100% sa nr. i dhomave plus stafin)

11. A është parkimi pa pagesë?

12. A ka ndriçim në të gjithë sipërfaqen dhe survejim me kamera 24/7?

13. A është e rrethuar zona e parkimit?

14. A është zona e parkimit e shtruar me asfalt dhe e pajisur me sinjalistikën përkatëse?

15. A ka në zonat e parkimit kanale për kullimin e ujit?

16. A zbatohen parakushtet themelore- pastёrtia dhe higjena nё tё gjitha mjediset e brendshme dhe të jashtme të strukturës akomoduese?

17. A janё funksionale dhe tё padëmtuara tё gjithё mekanizmat dhe pajisjet në të gjithë ambientet e motelit?

18. A ofrohen tё gjitha shёrbimet nga personel i kualifikuar dhe i identifikueshёm?

19. A ka sistem për mbrojtjen nga zjarri dhe afishim në korridore i planit të evakuimit dhe udhëzimeve në rast zjarri?

20. A disponon rregullore të brendshme për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi?

21. A disponon dokumente të përditësuara të lëshuara nga autoritetet përgjegjëse, që konfirmojnë përmbushjen e të gjitha kushteve dhe rregullave për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi?

22. A ka shërbim pritje (recepsion)?

23. A është në hyrje njoftimi i dukshëm mbi kohën e punës?

24. A ka manual të brendshëm të proçedurave dhe të stafit të hotelit në gjuhën shqipe?

25. A është publikuar listëa e çmimeve tavan tё dhomave, në gjuhёn shqipe dhe tё paktёn nё gjuhën angleze?

26. A kryhet regjistrimi i klientëve në një regjistër të veçantë? (përfshirë identitetin e tij, nr. e pasaportës/ kartës së identitetit, nr. e netqëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën)

27. A ndodhet nё recepsion kutia e ndihmёs sё shpejtё?

28. A janё vendosur numrat e shёrbimeve mjekёsore dhe urgjencёs?

29. A ndodhet nё recepsion kasafortë qëndrore /facilitete tё ruajtjes sё sendeve me vlerё, ose njё kasafortё nё dhomё?

30. A ka shkallë kryesore për vizitorët, të cilat lidhin të gjithë katet?

31. A janё njësitë akomoduese të treguara me numra ose me shenja të tjera?

32. A kryhet pastrimi i pёrditshёm i dhomёs?

33. A ndёrrohen çarçafёt tё paktёn dy herё nё javё dhe pёr çdo klient tё ri?

34. A ndёrrohen peshqirat cdo ditë sipas kёrkesёs?

35. A ёshtё sipёrfaqja e dhomave (duke pёrfshirё tualetin, pa përfshirë ballkonin/tarracën) ≥ 12,5 m²?

36. A ёshtё sipёrfaqja e dhomave (duke pёrfshirё tualetin, pa përfshirë ballkonin/tarracën) ≥13,5 m²?

37. A ёshtё dysheku me teknologji bashkëkohore, i mirёmbajtur, me lartësi prej tё paktёn 13 cm?

38. A janё shtretёrit tek me pёrmasa minimale 0.80m x 1.90 dhe shtretёrit dopio me pёrmasa minimale 1.60m x 1.90 m?

39. A ёshtё seti i çarçafёve 100% pambuk, ose i njё cilёsi mё tё lartё?

40. A ёshtё mbulesa/jorgani me vatinë ose pupla?

41. A është jastёku bashkëkohor, i mirёmbajtur?

42. A ka mundёsi pёr tё errёsuar dhomёn? (p.sh. perde).

43. A ka rrugicë anës krevatit?

44. A ka dollap të pёrshtatshёm ose zgjidhje alternative pёr varjen e rrobave?

45. A janë tё paktёn 3 varëse rrobash për person dhe të të njëjtit material dhe model?

46. A ndodhet njё karrige në dhomë?

47. A ka tavolinё në dhomë?

48. A ka prizë elektrike tё aksesueshme në dhomë?

49. A ka çelës kryesor për ndriçimin në hyrje të dhomës?

50. A ndodhet në dhomë një kosh për mbeturinat?

51. A ka listё me çmimet e shёrbimeve tё motelit, minibarit (nëse ka)?

52. A ka televizor në dhomë?

53. A ka një listё me çmimet e kanaleve me pagesё (nëse ka)?

54. A është vendosur plani i evakuimit mbrapa derës së dhomës?

55. A është i disponueshëm për klientët telefoni publik?

56. A është i aksesueshëm interneti në ambientet e përbashkëta (me fishe, wifi), ose në dhomë?

57. A është ≥ 5m² banjo / pajisjet sanitare?

58. A kanë 100% e dhomave dush dhe wc ose vaskë dhe wc me mbajtёse sigurie?

59. A janё të veshura me materiale izoluese tё papёrshkueshme nga uji, faqet anësore dhe dyshemeja e vaskës dhe dushit?

60. A është dushi me perde/ kabinë? (kabina nuk ka përmasa më të vogla se 80x80cm?

61. A ka lavaman në tualet?

62. A ka peshqir për këmbët në tualet?

63. A ka ndriçim të përshtatshëm në lavaman?

64. A ka pasqyrë në tualet?

65. A është e aksesueshme priza e korentit pranë pasqyrës?

66. A ka mbajtëse peshqiri horizontale ose në formë grepi?

67. A disponon raft tualeti?

68. A ka gotë për furçën e dhëmbëve?

69. A ka sapun njëpërdorimësh ose sapun të lëngshëm në kontenitorë të fiksuar?

70. A ka xhel për larjen e trupit me shishe tё vogla ose në kontenitorë të fiksuar?

71. A ka shampo për flokë në shishe tё vogla ose në kontenitorë të fiksuar? (Shampoja ka etiketё, e dentifikueshme)

72. A ka letër higjenike rezervë?

73. A ka 1 peshqir duarsh për person?

74. A ka 1 peshqir të madh për person?

75. A ofrohen pantofla një përdorimëshe sipas kërkesës? (pantoflat plastike nuk janë të lejueshme)

76. A ndodhet njё prizё elektrike pёr makinёn e rrojes?

77. A ka nё tualet kosh për mbeturinat?

78. A është ajrimi natyral ose mekanik? (aspirim-ventilim).

79. A është dyshemeja me material kundёr rrёshqitjes dhe e papёrshkueshme nga uji?

80. A është i veshur muri nё njё lartёsi deri nё 1,2 m me material tё papёrshkueshёm nga uji?

81. A ka dushe, tualete dhe lavamanë për personelin?

82. A ka dhomë çlodhje dhe dhomë ngrënie për personelin?

83. A ka dhomë fjetje për personelin?

84. A ka dhomë ndërrimi për personelin?

0 / 84 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen