Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli11 pyetje

Lista verifikimi - Operator turistik (pjesa 3)

Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Pyetje të përgjithshme

1. Operatori turistik është i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit?

2. Operatori turistik a e ka raportuar elektronikisht regjistrin me të dhënat e turistëve, destinacionet e vizituara dhe ditët e qëndrimit, një herë në muaj, sipas formularit të miratuar nga ministri përgjegjës për turizmin dhe a i ka ruajtur këto raportime, të specifikuara, për tre vjet, nga data e kthimit nga udhëtimi përkatës?

3. Të dhënat bazë të kontratës së operatorit turistik me udhëtarin a i përmban të gjitha si më poshtë? a) licencën e “Operatorit turistik”; b) emrin, adresën dhe të dhëna të tjera kontakti të agjencisë së udhëtimit, operatorit turistik dhe të siguruesit; c) destinacionin e udhëtimit dhe datat e nisjes e të kthimit; ç) mjetin e transportit të përdorur; d) itinerarin e udhëtimit; dh) tipin e strukturës së akomodimit, vendndodhjen, klasifikimin dhe karakteristikat kryesore të saj; e) vaktet e ushqimit, të përfshira në çmimin e paguar; ë) listën e shërbimeve të tjera që ofrohen për klientët brenda çmimit të paguar; f) listën e shërbimeve që nuk përfshihen në çmimin e paguar; g) listën e shërbimeve shtesë, që mund të blihen veçmas; gj) numrin minimal të personave të domosdoshëm për realizimin e paketës së udhëtimit; h) afatin për njoftimin e klientit, në rastin e anulimit nga ana e operatorit tu...

9. A është përmbushur detyrimi sipas të cilit nëse subjekti ofron shërbime në mënyrë të drejtpërdrejtë te klientët fundorë, duhet që: a) në një vend të dukshëm, në pjesën e jashtme të mjedisit të punë, ku ushtron veprimtarinë, të vendosë një tabelë me emrin e subjektit dhe adresën e tij; b) në hyrje të mjedisit të punës, ku ushtron veprimtarinë, të vendosë një tabelë me orarin e punës; c) në një vend të dukshëm në brendësi të mjedisit të punës, ku ushtron veprimtarinë, të vendosë licencën e miratuar nga struktura përgjegjëse; ç) në një vend të dukshëm të afishojë dhe të informojë klientin në lidhje me kushtet, përmbajtjen dhe çmimin për çdo shërbim individual; d) të sigurojë një mënyrë të përshtatshme për depozitimin e ankesave nga klientët, duke përfshirë, por pa u kufizuar, një libër ankesash në mjedisin e punës, adresë elektronike për pritjen e ankesave etj. Dhe, brenda 3 ditëve nga data...

10. Për shërbimin që ndërmjetëson, operatori turistik a siguron nënshkrimin e një kontrate midis klientit, ofruesit të shërbimit që ushtron aktivitetin sipas legjislacionit në fuqi dhe/ose operatorit turistik, kontratë e cila ruhet nga palët nënshkruese dhe duhet të dokumentojë organizimin e shërbimit?

11. A është përmbushur detyrimi nga subjekti, sipas të cilit çdo paketë udhëtimi, e përgatitur nga operatori turistik, kur shitet te klienti fundor nga operatori turistik, në mënyrë të drejtpërdrejtë në mjedisin e punës ose nëpërmjet komunikimit elektronik, shoqërohet me kontratën e lidhur mes klientit dhe operatorit turistik, sipas legjislacionit në fuqi, e nënshkruar nga palët në formën e printuar ose sipas parashikimeve të ligjit nr. 9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”?

12. A është përmbushur detyrimi nga subjekti, sipas të cilit çdo paketë udhëtimi, e përgatitur nga operatori turistik, kur shitet te klienti fundor nga operatori turistik, në mënyrë të drejtpërdrejtë në mjedisin e punës ose nëpërmjet komunikimit elektronik, shoqërohet me kontratën e lidhur mes klientit dhe operatorit turistik, sipas legjislacionit në fuqi, e nënshkruar nga palët në formën e printuar ose sipas parashikimeve të ligjit nr. 9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik” ?

13. A është përmbushur detyrimi nga subjekti, sipas të cilit kontrata e paketës së udhëtimit shoqërohet gjithmonë me kontratën e sigurimit që mbulon përgjegjësinë e operatorit turistik ndaj palëve të treta për dëmet e shkaktuara si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë rastet e paaftësisë paguese dhe falimentimit?

14. A është përmbushur detyrimi nga subjekti operatori turistik detyrohet të garantojë klientin se, në rast falimentimi, pas lidhjes së kontratës, do të rimbursojë plotësisht vlerën e paguar nga ana e klientit?

15. A është përmbushur detyrimi nga subjekti, sipas të cilit operatori turistik është i detyruar që, përgjatë organizimit të një pakete udhëtimi dhe ekskursioni, për më shumë se 10 persona, duhet të angazhojë gjatë tij të paktën një shoqërues udhëtimi dhe përgjatë vizitave në vende të vizitueshme, një udhërrëfyes turistik të certifikuar sipas legjislacionit në fuqi?

16. A është përmbushur detyrimi nga operatori turistik, për mbrojtjen e të dhënat personale të administruara prej tij në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, përfshirë identitetin, adresën, vendin, kohën e udhëtimit, qëndrimin dhe çmimin dhe nuk i përhap të dhënat te palë të treta, pa pëlqimin paraprak të shprehur të klientit, me përjashtim të rasteve kur detyrohet nga ligji ta japë këtë informacion tek organet përkatëse shtetërore?

0 / 11 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen