Listë vetë-kontrolli84 pyetje
Kriteret minimale për hotele (përmbledhje pyetjesh)
Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 84 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. Pajisja me certifikatë kategorizimi
2. Ambientet përfshijnë një ose më shumë ndërtesa që ndodhen në të njëjtin shesh/ vend (i cilipërmban edhe ndërtesën kryesore të hotelit) dhe që janë fizikisht të lidhura me shtigje të ndriçuara dhe ndajnë hyrje dhe dalje të përbashkët.
3. Në rastin e hotelit të përbërë nga disa ndërtesa, këto ndërtesa janë lehtësisht të aksesueshme dhe fizikisht të lidhura me ndërtesën kryesore me shtigje të ndriçuara mirë.
4. Hoteli i përbërë nga disa ndërtesa operon nën mbikëqyrjen e rregullt dhe mirëmbajtjen e menaxhimit dhe stafit të ndërtesës kryesore të hotelit.
5. Pastёrtia dhe higjiena nё tё gjitha mjediset e brendshme dhe të jashtme te strukturës akomoduese (dyshemetë, muret, tavanet, mobiljet, dyert, dritaret dhe çdo pajisje tjeter jane pa dëmtime, njolla dhe shenja të tjera).
6. Të gjithë mekanizmat dhe pajisjet janë funksionale dhe në gjendje pune.
7. Përshtypja e përgjithshme është e mjaftueshme për kërkesa të thjeshta. [Veçanërisht mobilimi dhe pajisjet janë të përshtatshme dhe të mirëmbajtura.]
8. Sistem për mbrojtjen nga zjarri dhe afishim në korridore i planit të evakuimit dhe udhëzimeve në rast zjarri.
9. Rregullore e brendshme për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi
10. Disponohen dokumente të përditësuara të lëshuara nga autoritetet përgjegjëse, që konfirmojnë përmbushjen e të gjitha kushteve dhe rregullave për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi për strukturat akomoduese.
11. Hapësirë vizualisht e ndarë/ tavolinë e dedikuar për shërbimet e recepsionit.
12. Shërbimi i pritjes (recepsionit) dhe person në dispozicion për check-in sipas një marrëveshjeje.
13. Protokoll i brendshëm i hotelit lidhur me detyrat e stafit sipas profileve të tyre.
14. Regjistrim i klientëve të hotelit [Strukturat akomoduese regjistrojnë në një regjistër të veçantë për çdo klient identitetin e tij, nr. e pasaportës/kartës së identitetit, numrin e netqëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën]
15. Vendosja e numrave të shërbimeve mjekësore dhe urgjencës
16. Kutia e ndihmës së shpejtë në recepsion.
17. Publikimi i listës së çmimeve tavan të dhomave është në gjuhën shqipe dhe të paktën në gjuhën angleze. Afishim i çmimit dhe çdo shërbim që përfshihet, si dhe taksat apo detyrime të tjera, politikat e rezervimit, ndryshimit dhe anulimit.
18. Kasafortë qendrore në recepsion/Facilitete të ruajtjes së sendeve me vlerë.
19. Shërbim i ruajtjes së bagazheve.
20. Tualete të përbashkëta në recepsion.
21. Material informues për rajonin, të vendosura në ambientet e përbashkëta.
22. Sipёrfaqja e dhomave dopio (duke pёrfshirё tualetin, pa përfshirë ballkonin/tarracën)≥ 14 m². [Siperfaqja minimale e dhomave teke eshte 12 m².]
23. Shtrat me dyshek me teknologji bashkëkohore dhe të mirëmbajtur, me lartësi prej të paktën 13 cm.
24. Shtretër tek me përmasa minimale 0.80m x 1.90m dhe shtretër dopio me përmasa minimale 1.60m x 1.90 m [shtretërit nuk jane te mbivendosur].
25. Seti i çarçafëve jane 100% pambuk ose një cilësi më të lartë.
26. Mbulesë/jorgan me vatinë ose pupla
27. Jastëk i modelit bashkëkohor dhe i mirëmbajtur.
28. Mundësi për të errësuar dhomën. (p.sh. perde).
29. Dollap i përshtatshëm ose zgjidhje alternative për varjen rrobave dhe ndarje për rrobat e palosura.
30. Një numër i përshtatshëm varësesh rrobash.
31. Varëse rrobash/portmanto jashtë dollapit.
32. Një karrike.
33. Tavolinë
34. Prizë elektrike e aksesueshme në dhomë.
35. Ndriçim i përshtatshëm në dhomë me çelës kryesor në hyrje të dhomës.
36. Plani i evakuimit i vendosur prapa derës së çdo dhome.
37. Alarm zjarri (detektor tymi ose pajisje tjetër e ngjashme).
38. Kosh për mbeturinat ne dhome.
39. Sistem ngrohjeje dhe ftohjeje efektiv.
40. Pajisje TV në sallën e recepsionit, për hotelet, të cilat nuk kanë TV në çdo dhomë.
41. Telefon publik të disponueshëm për klientët.
42. Informacion i hotelit [përfshin të paktën informacion për orarin e mëngjesit, check out, dhe orarin e hapjes së shërbimeve të hotelit.]
43. 100% e dhomave jane me dush dhe WC ose vaskë dhe WC.
44. Muri i tualetit eshte me material të papërshkueshëm nga uji që pastrohet lehtë (pllaka qeramike, rezinë etj.) jo më pak se lartësia 1,20 m.
45. Dysheme eshte me material kundër rrëshqitjes dhe të padepërtueshëm nga uji (pllaka qeramike, rezinë e të ngjashme).
46. Ajrim natyral ose mekanik (aspirim-ventilim) i tualetit.
47. Kosh për mbeturinat ne tualet.
48. Mbajtëse letre higjienike dhe letër higjienike rezervë
49. Mbulesë higjienike për ulësen e WC.
50. Faqet anësore dhe dyshemeja e vaskës dhe dushit janë të veshura me materiale izoluese të papërshkueshme nga uji.
51. Dush me perde/kabine
52. Lavaman me ujë të rrjedhshëm, të ngrohtë dhe të ftohtë.
53. Pasqyrë ne tualet.
54. Mbajtëse peshqiri horizontale ose në formë grepi.
55. Aksesorë për mbajtjen e sendeve të tualetit.
56. Sapun i paketuar ose sapun i lëngshëm në kontenitorë.
57. Xhel për larjen e trupit në dush në shishe të vogla ose në kontenitorë të fiksuar.
58. Shampo/ ose xhel për dush i përshtatshëm edhe si shampo [shënohet mbi etiketën e shishes].
59. 1 peshqir të vogël për person.
60. 1 peshqir të madh për person
61. Pastrimi i përditshëm i dhomës dhe tualeteve në dhomë.
62. Ndërrim i përditshëm i peshqirëve me kërkesë.
63. Ndërrim i çarçafëve minimalisht një herë në javë dhe për çdo klient të ri.
64. Dhomë ngrënie për shërbimin e mëngjesit.
65. Mëngjes bufe ose menu për mëngjesin.
66. Ofrimi i ushqimit në hotel.
67. Ushqimi që shërbehet në hotel, përpunohet, përgatitet dhe trajtohet sipas rregullave për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatoreve nga sëmundjet/dëmtimet si pasojë e konsumimit të produkteve ushqimore me origjinë bimore ose shtazore dhe sipas sistemit HACCP (vërtetuar nga dokumentet e lëshuara nga autoritetet përgjegjëse).
68. Ofrimi pijeve në hotel.
69. Frigorifer – Hotel Apart [në rastet kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi].
70. Lavapjatë – Hotel Apart [në rastet kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi].
71. Një furrë dhe sobë me dy plitka – Hotel Apart [në rastet kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi].
72. Një aspirator – Hotel Apart [në rastet kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi].
73. Servis gatimi dhe ngrënie për të paktën 6 persona – Hotel Apart [në rastet kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi].
74. Mjete pastrimi për të siguruar higjienën – Hotel Apart [në rastet kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi].
75. Të paktën dy peshqirë kuzhine – Hotel Apart [në rastet kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi].
76. Një mbulesë tavoline dhe të paktën 6 peceta – Hotel Apart [në rastet kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi].
77. Të gjitha shërbimet ofrohen nga personel i kualifikuar dhe i identifikueshëm [për strukturat akomoduese me 4 dhe 5 yje, si dhe për strukturat me 2 dhe 3 yje, të cilat kanë më shumë se 25 dhoma, personeli është i veshur me uniformë].
78. Hoteli ka të punësuar një personel të mjaftueshëm në numër dhe të trajnuar për të mbajtur standardet e shërbimit të parashikuara në këto kritere.
79. I gjithë stafi trajnohet me fillimin e punësimit dhe në vazhdim sipas pozicionit.
80. Paraqitja, qëndrimi dhe pastërtia e personelit.
81. Dushe, tualete dhe lavamanë – per personelin.
82. Dhomë çlodhje dhe dhomë ngrënie per personelin.
83. Dhomë fjetje për personelin.
84. Dhomë ndërrimi për personelin.
0 / 84 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
