Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli83 pyetje

LISTË VERIFIKIMI STRUKTURË AKOMODUESE FJETINË HOSTEL

Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Pyetje të përgjithshme

1. A është pajisur subjekti me çertifikatë kategorizimi për ushtrimin e aktivitetit si strukturë akomoduese në kategorinë fjetinë?

2. A janë deklaruar pranë Ministrisë Përgjegjëse për Turizmin, të dhënat statistikore nga struktura akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë rezidencën, gjininë dhe moshën?

3. A është zbatuar detyrimi për të raportuar të dhënat statistikore të vërteta dhe të sakta sipas parimeve të statistikave zyrtare?

4. A është i ekspozuar në vend të dukshëm për publikun emri i biznesit, procedura e ankimit dhe listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofrohet të paktën në gjuhën shqipe dhe angleze?

5. A ka një kontratë të vlefshme sigurimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë aftësinë paguese dhe falimentin?

6. A është struktura akomoduese një godinë e veçuar, me një konstruksion të qëndrueshëm, të sigurt dhe të mirëmbajtur tërësisht?

7. Ndërtesa a është e përshtatshme për aktivitetin që zhvillohet dhe e pajisur për qëllime të ofrimit të shërbimeve të fjetinës?

8. Struktura akomoduese a përdoret për akomodim të klientëve që paraqiten me ose pa rezervim duke i siguruar atyre shërbim në orare të arsyeshme?

9. A ka ndriçim të mjaftueshëm jashtë dhe brenda godinës, për të siguruar një funksionim normal të aktiviteteve, si psh. lexim, ngrënie, etj?

10. A ka sistem ngrohje/ftohje që siguron një temperaturë të rehatshme në të gjithë ambientet e brendshme, si dhe ventilim natyral ose mekanik?

11. A pastrohen dhe kontrollohen të gjitha ambientet 3 herë në javë, për të siguruar një standard të lartë pastërtie?

12. Shërbimi i mirëmbajtjes a ofrohet 8 orë në ditë?

13. A është e kontrolluar hyrja në portën kryesore për të mundësuar sigurinë e klientëve dhe të sendeve të tyre?

14. A ka ambjent për magazinimin e materialeve dhe pajisjeve për përdorim të brendshëm si p.sh. materiale pastrimi, çarçafë dhe jorganë shtesë, etj?

15. Zona e pritjes a është e pajisur me tryezë ose banak për tu shërbyer klienteve?

16. A është bërë regjistrimi i klientëve të fjetinës në një regjistër të veçantë, përfshirë identitetin e tij, nr. e pasaportës/kartës së identitetit, nr. e netqëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën?

17. A ka një kënd për paraqitjen e materialeve informative të përditësuara, si dhe oferta për aktivitete të ndryshme të organizuara?

18. A ka në dispozicion një person përgjegjës të aftë të komunikojë anglisht dhe të asistojë nevojat e klientëve?

19. A ka një person përgjegjës për të shërbyer të paktën 12 orë në ditë?

20. A janë të qarta dhe të lehta proçedurat e mënyrës së pagesës si dhe a sigurohen forma të ndryshme për rezervimet (telefon, e-mail, prenotim direkt, online etj)?

21. A është bërë afishimi i informacionit për rregullat, oraret dhe shërbimet e funskionimit të fjetinës?

22. A ka një sistem të sigurt për depozitat e sendeve personale?

23. A ka një shërbim për mbajtjen/ruajtjen e bagazheve?

24. Recepsioni a është i pajisur me kuti të ndihmës së shpejtë?

25. A ka një telefon publik në zonën e pritjes, afishim të numrave të emergjencës si dhe udhëzime të shkruara se si të kontaktohet personeli në raste emergjence gjatë 24 orëve?

26. A është bërë afishimi i çmimit dhe çdo shërbim që përfshihet, si dhe taksat apo detyrime të tjera, politikat e rezervimit, ndryshimit dhe anullimit dhe çdo informacion shtesë që kërkon klienti para kryerjes së rezervimit?

27. Zona e pritjes a është ndarë nga zona e kuzhinës/ngrënies?

28. Struktura a ka të paktën një dhomë të përbashkët?

29. Dhoma e përbashkët a përmban mobilje dhe pajisje funksionale?

30. A është mumri maksimal i personave në dhomat e gjumit 12?

31. Të gjitha dhomat a kanë hyrje të veçantë dhe të pavarur?

32. Dhomat a kanë numër ose emër, të vendosur në mënyrë të qartë?

33. A është bërë ndarja sipas gjinive e fjetoreve dhe nëse jo a janë informuar klientët në kohën e rezervimit?

34. A është bërë afishimi në mënyrë të qartë i shënimit se nuk lejohet akomodimi i të miturve të pashoqëruar në fjetoret me gjini të përziera?

35. A ka hapësirë të mjaftueshme në dhomë për të lëvizur lirisht si dhe dhoma a është në madhësinë e duhur dhe e mobiluar për të siguruar nivele normale përdorimi?

36. Nëse shtretërit përbëhen vetëm nga një njësi (tek), hapësira a organizohet duke ruajtur raportin 50% sipërfaqe e lirë?

37. Nëse shtretërit përbëhen vetëm nga dy njësi (marinar), ose përzierje e të dy llojeve, hapësira a organizohet duke ruajtur raportin 60% sipërfaqe e lirë?

38. Sipërfaqja minimale e dhomës për një person, duke përjashtuar banjon (nëse kjo e fundit ofrohet), a është 5 m2?

39. Sipërfaqja minimale e dhomës për dy persona, duke përjashtuar banjon (nëse kjo e fundit ofrohet), a është 7 m2?

40. Sipërfaqja e dhomës shtesë e nevojitur për çdo person tjetër të shtuar me shtrat tek/marinar a është 3 m2/2 m2?

41. Përmasa minimale e shtratit tek a është 80cm x 190cm?

42. Përmasa minimale e shtratit dopio a është 140 cm x 190 cm?

43. A janë shtrojet e shtretërve: 2 çarçafë pambuku të pastër njëngjyrësh, mbulesë/ jorgan, këllëf jastëku?

44. A ka një jastëk për person?

45. A ka jastëk/batanije shtesë për çdo person sipas kërkesës?

46. Të gjitha shtrojet a janë të pastra dhe në sasi të mjaftueshme, në bazë të sezonit dhe nevojave të klientit?

47. A ndërrohen shtrojet për çdo klientë të ri dhe të paktën njëherë në javë ose sipas kërkesës së klientit (me ose pa pagesë)?

48. Dritarja/ballkoni a është me ndriçim natyral si dhe ventilim natyral ose mekanik?

49. A ka perde të errët (ose të ngjashme) që bllokon dritën natyrale/dritat e jashtme?

50. A ka në dispozicion prizë elektrike për përdorim të sigurt të të gjitha pajisjeve elektrike individuale?

51. A ka kosh mbeturinash në dhomë?

52. A ka mundësi për akses individual në dhomë (çelës, kartë, etj.)?

53. A ka një banjo në kat dhe së paku një për çdo 6 persona?

54. Në rastet kur dushi dhe wc janë në ambiente të ndara, a ka një wc dhe dush për çdo 8 persona ose nga një në çdo kat?

55. Në rastet kur dushi dhe wc janë në ambiente të ndara, a ka lavaman në secilën prej tyre?

56. A sigurohet privatësia mes gjinive në dushe dhe tualete?

57. Ambientet e dusheve dhe të dhomave të zhveshjes a kanë ndarëse ose dritare opake për të siguruar privatësi?

58. Të gjitha pajisjet sanitare janë a funksionale dhe të mirëmbajtura?

59. A ka ujë të rrjedhshëm të ftohtë dhe të ngrohtë në tualet?

60. Tualeti dhe dushet a kanë dysheme me material kundër rrëshqitjes dhe muret me material izolues, që pastrohet dhe mirëmbahet lehtë?

61. Ambientet sanitare a janë të pajisura si më poshtë: pasqyrë, varëse peshqiri dhe rrobash, kapak wc-je, mbajtëse sapuni dhe sapun të paketuar ose të lëngshëm, letër higjenike në mbajtësen përkatëse, kosh për mbetjet higjienike?

62. Dera e tualetit a është me mbyllje nga brenda?

63. Faqet anësore dhe dyshemeja e dushit a janë të veshura me material izolues (të papërshkueshëm nga uji)?

64. Përmasat e zonës së ngrënies (nëse ofrohet) si dhe serviset e ngrënies (pjata, gota, lugë, pirunë, etj.) a janë në proporcion me kapacitetin e fjetinës?

65. Tryezat dhe karriget (nëse ofrohet shërbimi ) a janë në numër të mjaftueshëm dhe të vendosura në mënyrë të përshtatshme për të mundësuar kalim pa pengesa të stafit?

66. Serviset e ngrënies (nëse ofrohet shërbimi ), (pjatat, gotat, mbulesat, etj) a janë në gjendje të mirë?

67. A zbatohet rregulli që shërbimi i ushqimit (nëse ofrohet) nuk kalon përmes zonave të përbashkëta që përdoren si zonë pritjeje ose korridore kryesore?

68. Ushqimi (nëse ofrohet shërbimi) a është i një cilësie të mirë, që i përmbahet standardeve të përcaktuara nga legjislacioni?

69. A ka personel të mjaftueshëm në dispozicion për të shërbyer (nëse ofrohet shërbimi i ushqimit)?

70. A ka të paktën një opsion për ofrimin e një ushqimi vegjetarian (nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim)?

71. A ka mjedis përgatitje dhe gatimi për klientët, për të mbajtur, ruajtur, përgatitur dhe konsumuar ushqime të ngrohta dhe të ftohta, i cili përmbush kriteret e higjienës (nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim)?

72. Kuzhina a ka përmasa të përshtatshme në proporcion me kapacitetin e fjetinës dhe pajisjet e saj janë në gjendje funksionale (nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim)?

73. A ka frigorifer ose njësi ftohëse (nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim)?

74. A ka tavolinë ose njësi për përgatitjen e ushqimit me sipërfaqe të padëmtuar dhe që pastrohet lehtësisht (nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim)?

75. A ka pajisje gatimi (nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim)?

76. A ka lavaman me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë (nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim)?

77. A ka një kosh plehrash me kapak në vendndodhje të përshtatshme jo në ambjentin e gatimit (nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim)?

78. A ka pjata, gota, pirunë, lugë, thika në sasi të mjaftueshme që të mbulojë nevojat e klientëve që akomodohen? (nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim)

79. Kuzhina a është e vendosur pranë ose lehtësisht e aksesueshme nga zona e ngrënies?

80. A ka ambient të përshtatshëm për larjen dhe tharjen e rrobave si dhe mjaftueshëm makina larëse për të mbuluar nevojat e klientëve?

81. A ka veprimtari argëtuese (tavolina bilardoje, makinë lojrash, akses në internet, pingpong, bibliotekë, dhomë lojrash, internet kafe, etj)?

82. Fjetina a është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të një personi, të aftë për ta drejtuar atë sipas standardeve të vendosura në këtë rregullore?

83. Stafi a është i veshur në mënyrën e duhur, pastër dhe kujdesshëm në çdo kohë?

0 / 83 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen