Listë vetë-kontrolli8 pyetje
Lista verifikimi - Agjenci udhëtimi (vijim)
Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 8 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. Agjencia e udhëtimit, është e pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit ?
2. Agjencia e udhëtimit a e ka raportuar elektronikisht regjistrin me të dhënat e turistëve, destinacionet e vizituara dhe ditët e qëndrimit, një herë në muaj, sipas formularit të miratuar nga ministri përgjegjës për turizmin dhe a i ka ruajtur këto raportime, të specifikuara, për tre vjet, nga data e kthimit nga udhëtimi përkatës?
3. Të dhënat bazë të kontratës së agjencisë së udhëtimit me udhëtarin a i përmban të gjitha si më poshtë ? a) licencën e “Operatorit turistik” b) emrin, adresën dhe të dhëna të tjera kontakti të agjencisë së udhëtimit, operatorit turistik dhe të siguruesit; c) destinacionin e udhëtimit dhe datat e nisjes e të kthimit; ç) mjetin e transportit të përdorur; d) itinerarin e udhëtimit; dh) tipin e strukturës së akomodimit, vendndodhjen, klasifikimin dhe karakteristikat kryesore të saj; e) vaktet e ushqimit, të përfshira në çmimin e paguar; ë) listën e shërbimeve të tjera që ofrohen për klientët brenda çmimit të paguar; f) listën e shërbimeve që nuk përfshihen në çmimin e paguar; g) listën e shërbimeve shtesë, që mund të blihen veçmas; gj) numrin minimal të personave të domosdoshëm për realizimin e paketës së udhëtimit; h) afatin për njoftimin e klientit, në rastin e anulimit nga ana e operatorit...
13. A është bërë afishimi në një vend të dukshëm dhe informimi i klientit, në lidhje me kushtet, përmbajtjen dhe çmimin për çdo shërbim individual?
14. Për shërbimin që ndërmjetëson, a ka siguruar agjencia e udhëtimit nënshkrimin e një kontrate midis klientit, ofruesit të shërbimit që ushtron aktivitetin sipas legjislacionit në fuqi dhe/ose agjencisë së udhëtimit, kontratë e cila ruhet nga palët nënshkruese dhe duhet të dokumentojë organizimin e shërbimit?
15. A është përmbushur detyrimi nga subjekti, sipas të cilit çdo paketë udhëtimi, e përgatitur nga operatori turistik, kur shitet te klienti fundor nëpërmjet agjencisë së udhëtimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë në mjedisin e punës ose nëpërmjet komunikimit elektronik, shoqërohet me kontratën e lidhur mes klientit, operatorit turistik dhe/ose agjencisë së udhëtimit sipas legjislacionit në fuqi, e nënshkruar nga palët në formën e printuar ose sipas parashikimeve të ligjit nr. 9880, datë 25.2.2008, ”Për nënshkrimin elektronik”?
16. A është përmbushur detyrimi nga subjekti për mbrojtjen e të dhënat personale të administruara prej saj në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, përfshirë identitetin, adresën, vendin, kohën e udhëtimit, qëndrimin dhe çmimin dhe nuk i përhap të dhënat te palë të treta, pa pëlqimin paraprak të shprehur të klientit, me përjashtim të rasteve kur detyrohet nga ligji ta japë këtë informacion tek organet përkatëse shtetërore?
17. A ka siguruar agjencia e udhëtimit një mënyrë të përshtatshme për depozitimin e ankesave nga klientët, përfshirë, por pa u kufizuar, një libër ankesash në mjedisin e punës, adresë elektronike për pritjen e ankesave etj. dhe, brenda 3 (tri) ditësh nga data e depozitimit të ankesës, të japë një përgjigje me shkrim?
0 / 8 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
