Listë vetë-kontrolli87 pyetje
Lista verifikimi - pjesa 2
Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 87 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A është pajisur subjekti me çertifikatë kategorizimi për ushtrimin e aktivitetit si strukturë akomoduese në kategorinë apartament?
2. A janë deklaruar pranë Ministrisë Përgjegjëse për Turizmin, të dhënat statistikore nga struktura akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën?
3. A është zbatuar detyrimi për të raportuar të dhënat statistikore të vërteta dhe të sakta sipas parimeve të statistikave zyrtare?
4. A është i ekspozuar në vend të dukshëm për publikun emri i biznesit, proçedura e ankimit dhe listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofrohet të paktën në gjuhën shqipe dhe angleze?
5. A janë të mirëmbajtura dhe të ndriçuara hyrja dhe mjediset e përbashkëta të ndërtesës? (dyshemetë, muret, tavanet, të lyera, pa njolla dhe shenja të tjera)
6. A është funksional ashensori i ndërtesës? (nëse ka)
7. A realizohet parakushti themelor, mbi pastërtinë dhe higjienën, në të gjitha mjediset e brendshme dhe të jashtme? (dyshemetë, muret, tavanet, mobiljet, dyert, dritaret dhe çdo pajisje tjeter pa dëmtime, njolla dhe shenja të tjera)
8. A ofrohet shërbimi i internetit?
9. A janë funksionale dhe në gjendje pune të gjithë mekanizmat dhe pajisjet?
10. A është i aksesueshëm shërbimi i pritjes gjatë regjistrimit dhe largimit të klientëve?
11. A ofrohet informacion mbi apartamentin, të paktën për orarin e regjistrimit, check-out dhe shërbimet?
12. A ka person të aksesueshëm gjatë 24 orëve?
13. A ofrohen shërbimet nga një person i identifikueshëm?
14. A kryhet regjistrimi i klientëve në një regjistër të veçantë, për identitetin, nr. e pasaportës/id, nr. e netëqëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën?
15. A bëhet pastrimi i apartamentit sipas kërkesës?
16. A ndërrohen peshqirët sipas kërkesës?
17. A ndërrohen çarçafët minimalisht një herë në javë dhe për çdo klient të ri?
18. A është sipërfaqja e apartamentit 1-2 persona: 23 m²? 3 persona: 29 m²? 4 persona: 35 m²? 3 m² për çdo person shtesë?
19. A është numri i shtretërve dhe ndërresave i barabartë me numrin e personave që do të akomodohen?
20. A janë shtretërit me dyshek me teknologji bashkëkohore dhe të mirëmbajtur, me lartësi prej të paktën 13 cm?
21. A janë shtretërit tek me përmasa minimale 0.80 m x 1.90 m dhe shtretërit dopio me përmasa minimale 1.60 m x 1.90 m?
22. A është seti i çarçafëve 100% pambuk ose i një cilësi më të lartë, me ngjyrë të bardhë?
23. A ka mbulesë/jorgan me vatinë ose pupla?
24. A ka jastëk të modelit bashkëkohor dhe të mirëmbajtur?
25. A ka mundësi për të errësuar dhomën? (p.sh. perde, grila)
26. A ka dollap të përshtatshëm ose zgjidhje alternative për varjen e rrobave dhe ndarje për rrobat e palosura?
27. A ka numër të përshtatshëm për varëse rrobash?
28. A ka dritë leximi individuale?
29. A ka komodinë anës krevatit?
30. A janë prizat elektrike të aksesueshme në apartament?
31. A ka ndriçim të përshtatshëm në dhomë me çelës kryesor në hyrje të dhomës?
32. A ka kosh për mbeturinat?
33. A është efektiv sistemi i ngrohjes?
34. A është efektiv sistemi i ftohjes?
35. A ka të paktën një tualet në apartament?
36. A janë të gjitha tualetet të pajisur me wc, dhe të paktën njëri prej tyre me dush ose vaskë?
37. A është dushi me perde, kabinë plastike ose xham të temperuar për mosdepërtimin e ujit?
38. A janë të veshur me material izolues të papërshkueshëm nga uji, faqet anësore dhe dyshemeja e dushit ose vaskës?
39. A ka sistem ventilimi natyral ose mekanik?
40. A ndodhet në tualet një kosh për mbeturinat?
41. A ka 1 peshqir të vogël për person?
42. A ka 1 peshqir të madh për person?
43. A ka gotë për furçat e dhëmbëve?
44. A ka mbajtëse letre higjienike dhe letër higjienike rezervë?
45. A ka lavaman me ujë të rrjedhshëm, të ngrohtë dhe të ftohtë?
46. A ka pasqyrë në tualet?
47. A ka ndriçues pranë pasqyrës?
48. A ka prizë elektrike pranë pasqyrës?
49. A disponon aksesorë për mbajtjen e sendeve të tualetit?
50. A ka mbajtëse peshqiri?
51. A ka sapun të paketuar ose sapun të lëngshëm në kontenitorë?
52. A ka shampo dhe balsam për larjen e flokëve dhe shampo për larjen e trupit?
53. A ka një divan ose kolltuk për të pushuar në dhomën e ndenjes?
54. A ka pasqyrë vertikale në dhomën e ndenjes?
55. A disponon një tavolinë për konsumimin e ushqimit?
56. A ka karrige, numri i të cilave është i barabartë me numrin e personave që do të akomodohen?
57. A ka ambient gatimi/kabinet kuzhine?
58. A ka frigorifer?
59. A ka lavapjatë?
60. A ka një furrë dhe sobë me dy plitka?
61. A ka aspirator për largimin e erërave dhe avujve të gatimit?
62. 1. A ka servis gatimi të paktën sipas listës më poshtë?
Shënim: Nën-items të listuar në të njëjtën tabël.
62. 1.1. 2 tenxhere, 1 e madhe dhe 1 e vogël
62. 1.2. 2 thika kuzhine
62. 1.3. 1 mbajtëse sheqeri
62. 1.4. Pajisje për përgatitjen e kafes (ose moka)
62. 1.5. Kulluese
62. 1.6. Garuzhde
62. 1.7. Tas për sallatë
62. 1.8. Rende
62. 1.9. Shtrydhëse agrumesh
62. 1.1 0. Hapëse për shishet e verës/birrës
62. 1.1 1. Xhezve
62. 1.1 2. Pjata shërbimi
62. 1.1 3. Servis Sallate
62. 1.1 4. Tavë
62. 1.1 5. Kosh për mbeturinat me qese plastike
62. 2.1. 2 thika
62. 2.2. 2 pirunj
62. 2.3. 2 lugë
62. 2.4. 2 pjata të cekëta
62. 2.5. 1 pjatë e thellë
62. 2.6. 2 gota
62. 2.7. 1 filxhan çaji
62. 2.8. 1 filxhan kafeje
63. A ka mjete pastrimi për të siguruar higjienën?
62 Servis shërbimi për çdo të ftuar
62. 2. A ka servis shërbimi për çdo të ftuar?
Shënim: Nën-items të listuar në të njëjtën tabël.
0 / 87 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
