Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli79 pyetje

LISTË VERIFIKIMI KRITERET MINIMALE FJETIN

Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Pyetje të përgjithshme

1. Pajisja me certifikatë kategorizimi.

2. Struktura akomoduese është një godinë e veçuar. Godina është një konstruksion i qëndrueshëm,i sigurt dhe i mirëmbajtur tërësisht.

3. Ndërtesa është e përshtatshme për aktivitetin që zhvillohet dhe e pajisur për qëllime të ofrimit të shërbimeve të fjetinës.

4. Struktura akomoduese përdoret për akomodim të klientëve që paraqiten me ose pa rezervim duke i siguruar atyre shërbim në orare të arsyeshme.

5. Ndriçim është i mjaftueshëm jashtë dhe brenda godinës, për të siguruar një funksionim normal të aktiviteteve, si psh. lexim, ngrënie, etj.

6. Sistem ngrohje/ftohje që siguron një temperaturë të rehatshme në të gjithë ambientet e brendshme, si dhe ventilim natyral ose mekanik.

7. Të gjitha ambientet pastrohen dhe kontrollohen 3 herë në javë, për të siguruar një standard të lartë pastërtie.

8. Shërbimi i mirëmbajtjes ofrohet 8 orë në ditë.

9. Hyrja është e kontrolluar në portën kryesore për të mundësuar sigurinë e klientëve dhe të sendeve të tyre.

10. Ambient për magazinimin e materialeve dhe pajisjeve për përdorim të brendshëm si p.sh. materiale pastrimi, çarçafë dhe jorganë shtesë, etj.

11. Zona e pritjes është e pajisur me tryezë ose banak për tu shërbyer klienteve.

12. Regjistrimi i klientëve të fjetinës në një regjistër të veçantë, përfshirë identitetin e tij, nr. e pasaportës/kartës së identitetit, nr. e netqëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën.

13. Kënd për paraqitjen e materialeve informative të përditësuara, si dhe oferta për aktivitete të ndryshme të organizuara

14. Person përgjegjës i aftë të komunikojë anglisht dhe të asistojë nevojat e klientëve.

15. Person përgjegjës për të shërbyer të paktën 12 orë në ditë.

16. Procedura të qarta dhe lehta të mënyrës së pagesës. Rezervimet janë në dispozicion përmes formave të ndryshme (telefon, e-mail, prenotim direkt, online etj).

17. Afishim i informacionit për rregullat, oraret dhe shërbimet e funskionimit të fjetinës.

18. Ka sistem të sigurt për depozitat e sendeve personale.

19. Ka shërbim për mbajtjen/ruajtjen e bagazheve.

20. Kutia e ndihmës së shpejtë është në recepsion.

21. Ka telefon publik në zonën e pritjes dhe afishim i numrave të emergjencës. Udhëzime të shkruara se si të kontaktohet personeli në raste emergjence gjatë 24 orëve.

22. Afishim i çmimit dhe çdo shërbim që përfshihet, si dhe taksat apo detyrime të tjera, politikat e rezervimit, ndryshimit dhe anullimit dhe çdo informacion shtesë që kërkon klienti para kryerjes së rezervimit.

23. Zona e pritjes është ndarë nga zona e kuzhinës/ngrënies.

24. Struktura ka të paktën një dhomë të përbashkët.

25. Dhoma e përbashkët përmban mobilje dhe pajisje funksionale.

26. Numri maksimal i personave në dhomat e gjumit është 12

27. Të gjitha dhomat kanë hyrje të veçantë dhe të pavarur. (1)Dhomat që kanë komunikim me njëra-tjetrën do quhen si një.

28. Dhomat kanë numër ose emër, të vendosur në mënyrë të qartë.

29. Fjetoret ndahen sipas gjinive. Nëse nuk është e mundur, klientët informohen në kohën e rezervimit.

30. Nuk lejohet akomodimi i të miturve të pashoqëruar në fjetoret me gjini të përziera. Në fjetore afishohet qartë ky shënim.

31. Hapësirë e mjaftueshme në dhomë për të lëvizur lirisht. Dhoma është në madhësinë e duhur dhe e mobiluar për të siguruar nivele normale përdorimi.

32. Nëse shtretërit përbëhen vetëm nga një njësi (tek), hapësira organizohet duke ruajtur raportin 50% sipërfaqe e lirë.

33. Nëse shtretërit përbëhen vetëm nga dy njësi (marinar), ose përzierje e të dy llojeve, hapësira organizohet duke ruajtur raportin 60% sipërfaqe e lirë.

34. Sipërfaqja minimale e dhomës për një person, duke përjashtuar banjon (nëse kjo e fundit ofrohet) është 5 m2.

35. Sipërfaqja minimale e dhomës për dy persona, duke përjashtuar banjon (nëse kjo e fundit ofrohet) është 7 m2.

36. Sipërfaqj e dhomës shtesë e nevojitur për çdo person tjetër të shtuar me shtrat tek/marinar është 3 m2 / 2 m2.

37. Përmasa minimale e shtratit tek është 80cm x 190cm.

38. Përmasa minimale e shtratit dopio është 140 cm x 190 cm.

39. Shtrojet: 2 çarçafë pambuku të pastër njëngjyrësh, mbulesë/ jorgan, këllëf jastëku.

40. Një jastëk për person.

41. Jastëk/batanije shtesë për çdo person si pas kërkesës.

42. Të gjitha shtrojet janë të pastra dhe në sasi të mjaftueshme, në bazë të sezonit dhe nevojave të klientit.

43. Shtrojet ndërrohen për çdo klientë të ri dhe të paktën njëherë në javë ose sipas kërkesës së klientit (me ose pa pagesë).

44. Dritarja/ballkoni është me ndriçim natyral si dhe ventilim natyral ose mekanik.

45. Perde e errët (ose e ngjashme) që bllokon dritën natyrale/dritat e jashtme.

46. Priza elektrike është në dispozicion për përdorim të sigurt të të gjitha pajisjeve elektrike individuale.

47. Kosh mbeturinash në dhomë.

48. Mundësi për akses individual në dhomë (çelës, kartë, etj.).

49. Një banjo në kat dhe së paku një për çdo 6 persona.

50. Në rastet kur dushi dhe WC janë në ambiente të ndara, ka një WC dhe dush për çdo 8 persona ose nga një në çdo kat.

51. Në rastet kur dushi dhe WC janë në ambiente të ndara, ka lavaman në secilën prej tyre.

52. Ka privatësi mes gjinive në dushe dhe tualete.

53. Ambientet e dusheve dhe të dhomave të zhveshjes kanë ndarëse ose dritare opake për të siguruar privatësi.

54. Të gjitha pajisjet sanitare janë funksionale dhe të mirëmbajtura.

55. Ujë i rrjedhshëm i ftohtë dhe i ngrohtë në tualet.

56. Tualeti dhe dushet kanë dysheme me material kundër rrëshqitjes dhe muret me material izolues, që pastrohet dhe mirëmbahet lehtë.

57. Ambientet sanitare janë të pajisura si më poshtë: pasqyrë, varëse peshqiri dhe rrobash, kapak WC-je, mbajtëse sapuni dhe sapun të paketuar ose të lëngshëm, letër higjenike në mbajtësen përkatëse, kosh për mbetjet higjienike.

58. Dera e tualetit është me mbyllje nga brenda.

59. Faqet anësore dhe dyshemeja e dushit janë të veshura me material izolues (të papërshkueshëm nga uji).

60. Përmasat e zonës së ngrënies (nëse ofrohet) si dhe serviset e ngrënies (pjata, gota, lugë, pirunë, etj.) janë në proporcion me kapacitetin e fjetinës.

61. Tryezat dhe karriget (nëse ofrohet shërbimi ):janë në numër të mjaftueshëm dhe të vendosura në mënyrë të përshtatshme për të mundësuar kalim pa pengesa të stafit.

62. Serviset e ngrënies (nëse ofrohet shërbimi ), (pjatat, gotat, mbulesat, etj) janë në gjendje të mirë.

63. Shërbimi (nëse ofrohet) nuk kalon përmes zonave të përbashkëta që përdoren si zonë pritjeje ose korridore kryesore.

64. Ushqimi (nëse ofrohet shërbimi) është i një cilësie të mirë, që i përmbahet standardeve të përcaktuara nga legjislacioni.

65. Personeli është mjaftueshëm në dispozicion për të shërbyer (nëse ofrohet shërbimi ).

66. Ka të paktën një opsion për ofrimin e një ushqimi vegjetarian (nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim).

67. Mjedis përgatitje dhe gatimi për klientët, për të mbajtur, ruajtur, përgatitur dhe konsumuar ushqime të ngrohta dhe të ftohta, i cili përmbush kriteret e higjienës(nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim).

68. Kuzhina ka përmasa të përshtatshme në proporcion me kapacitetin e fjetinës dhe pajisjet e saj janë në gjendje funksionale (nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim).

69. Frigorifer ose njësi ftohëse (nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim).

70. Tavolinë ose njësi për përgatitjen e ushqimit me sipërfaqe të padëmtuar dhe që pastrohet lehtësisht(nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim).

71. Pajisje gatimi (nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim).

72. Lavaman me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë(nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim).

73. Kosh plehrash me kapak në vendndodhje të përshtatshme. Plehrat nuk janë në kuzhinë dhe hiqen rregullisht. (nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim).

74. Pjata, gota, pirunë, lugë, thika janë në sasi të mjaftueshme që të mbulojë nevojat e klientëve që akomodohen. (nëse ofrohet shërbimi kuzhina me vetëshërbim).

75. Kuzhina është e vendosur pranë ose lehtësisht e aksesueshme nga zona e ngrënies.

76. Ka ambient të përshtatshëm për larjen dhe tharjen e rrobave si dhe mjaftueshëm makina larëse për të mbuluar nevojat e klientëve.

77. Veprimtari argëtuese (tavolina bilardoje,makinë lojrash,akses në internet,pingpong,bibliotekë,dhomë lojrash,internet kafe etj.)

78. Fjetina është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të një personi, të aftë për ta drejtuar atë sipas standardeve të vendosura në këtë rregullore.

79. Stafi është i veshur në mënyrën e duhur, pastër dhe kujdesshëm në çdo kohë.

0 / 79 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen