Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli70 pyetje

Kriteret minimale për B&B (vija kryesore)

Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Pyetje të përgjithshme

1. Pajisja me certifikatë kategorizimi.

2. Pastёrtia dhe higjiena janё parakushte themelore- kushte nё tё gjitha mjediset e brendshme dhe të jashtme të strukturës akomoduese.

3. Tё gjithё mekanizmat dhe pajisjet janё funksionale dhe nё gjendje pune.

4. Përshtypja e përgjithshme është e mjaftueshme për kërkesa mesatare.

5. Sistem sigurie në hyrje të strukturës akomoduese (p.sh. kamera).

6. Sistem për mbrojtjen nga zjarri dhe afishim në korridore i planit të evakuimit dhe udhëzimeve në rast zjarri.

7. Rregullore e brendshme për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi.

8. Dokumente të përditësuara të lëshuara nga autoritetet përgjegjëse, që konfirmojnë përmbushjen e të gjitha kushteve dhe rregullave për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi për strukturat akomoduese (VKM nr. 699, datë 22.10.2004, "Per miratimin e rregullave teknike per mbrojtjen nga zjarri dhe per shpetimin ne konstruksionet dhe ndertimet, qe sherbejne per veprimtari akomoduese turistike")

9. Shërbimi i pritjes (recepsionit) dhe person në dispozicion për check-in sipas një marrëveshjeje.

10. Publikimi i listës së çmimeve tavan tё dhomave ёshtё nё gjuhёn shqipe dhe tё paktёn nё gjuhën angleze. Afishimi i çmimit dhe çdo shërbim që përfshihet, si dhe taksat apo detyrime të tjera, politikat e rezervimit, ndryshimit dhe anullimit dhe çdo informacion shtesë që kërkon klienti.

11. Regjistrimi i klientëve në një regjistër të veçantë, përfshirë identitetin e tij, nr. e pasaportës/kartës së identitetit, nr. e netqëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën.

12. Kutia e ndihmës së shpejtë ne zonen e pritjes.

13. Afishimi i numrave tё emergjencës në zonën e pritjes.

14. Shenja dalluese në tualete për femra dhe për meshkuj [në tualetet në ambjentet e përbashkëta].

15. Dyshemeja është me material kundër rrëshqitjes dhe të padepërtueshëm nga uji [pllaka qeramike, rezinë e të ngjashme].

16. Muri është me material të papërshkueshëm nga uji që pastrohet lehtë (pllaka qeramike, rezinë etj.) jo më pak se lartësia 1.20 m.

17. Ajrimi është natyral ose mekanik [aspirim-ventilim].

18. Ndriçimi është i përshtatshëm [në tualetet në ambjentet e përbashkëta].

19. Lavamani është me ujë të rrjedhshëm të ngrohtë dhe të ftohtë [në tualetet në ambjentet e përbashkëta].

20. Sapun i paketuar ose sapun i lëngshëm në kontenitorë të fiksuar.

21. Letra tharëse me mbajtëse ose pajisje për tharjen e duarve.

22. Pasqyrë në tualetet në ambjentet e përbashkëta.

23. Mekanizëm për mbylljen e derës.

24. Kosh për mbeturinat në tualetet në ambjentet e përbashkëta.

25. Letër higjienike dhe mbajtëse letre në tualetet në ambjentet e përbashkëta.

26. Mbulesë higjenike për ulësen e WC [në tualetet në ambjentet e përbashkëta].

27. Pastrimi i dhomёs është i pёrditshёm.

28. Ndёrrimi i çarçafёve bëhet njё herё nё javё dhe pёr çdo klient tё ri.

29. Ndёrrimi i peshqirave është i pёrditshёm sipas kёrkesёs.

30. Secila dhomë tregohet me numra ose me shenja të tjera.

31. Sipёrfaqja e dhomave (duke pёrfshirё tualetin, pa përfshirë ballkonin/tarracën) ≥12,5 m2.

32. Dyshek me teknologji bashkëkohore, i mirёmbajtur, me lartësi prej tё paktёn 13 cm.

33. Shtretёr tek me pёrmasa minimale 0.80m x 1.90 dhe shtretёr dopio me pёrmasa minimale 1.40m x 1.90 m.

34. Seti i çarçafёve është 100% pambuk, nё ngjyrё tё bardhё.

35. Mbulesa/jorgani është me vatinë ose pupla.

36. Jastёku është i modelit bashkëkohor dhe i mirёmbajtur.

37. Mundёsi pёr tё errёsuar dhomёn (p.sh. perde).

38. Dollap i pёrshtatshёm ose zgjidhje alternative pёr varjen e rrobave.

39. Ka tё paktёn 5 varёse rrobash për person të të njëjtit material dhe model.

40. Karrige në dhomën e gjumit.

41. Tavolinё në dhomën e gjumit.

42. Prizë elektrike e aksesueshme në dhomë.

43. Çelës kryesor për ndriçimin në hyrje të dhomës.

44. Kosh për mbeturinat në dhomën e gjumit.

45. Plani i evakuimit është i vendosur mbrapa derës së çdo dhome.

46. Alarm zjarri (detektor tymi, ose pajisje tjetër e ngjashme).

47. Telefon publik i disponueshëm për klientët.

48. Informacion i printuar në dhomë, që përfshin të paktën orarin e mëngjesit, check out dhe orarin e hapjes së shërbimeve të hotelit në dy gjuhë.

49. Material informues për rajonin, të vendosura në ambientet e përbashkëta.

50. Dhomat janë me dush/vaskë dhe WC private ose të përbashkët.

51. Përmbushen të njëjtat kushte si për tualetet e përbashkëta, përveç letrave tharëse me mbajtëse ose pajisjes për tharjen e duarve.

52. Faqet anësore dhe dyshemeja e vaskës dhe dushit janë të veshura me materiale izoluese të papërshkueshme nga uji.

53. Dushi është me perde/ kabinë.

54. Peshqir për këmbët në tualet.

55. Prizë korenti e aksesueshme pranë pasqyrës.

56. Mbajtëse peshqiri horizontale ose në formë grepi.

57. Aksesorë për mbajtjen e sendeve të tualetit.

58. Sapun i paketuar ose sapun i lëngshëm në kontenitorë të fiksuar.

59. Xhel për larjen e trupit në dush në shishe tё vogla ose në kontenitorë të fiksuar.

60. Shampo për flokë në shishe tё vogla ose në kontenitorë të fiksuar. Shampoja është me etiketë [e identifikueshme].

61. 2 peshqirë për person [1 fytyre, 1 trupi].

62. Në kuzhinë ka dritare qё mund tё hapen ose hapësira pёr ventilimin me rrjeta kundёr insekteve.

63. Dyshemeja e kuzhinës është me material kundёr rrёshqitjes dhe tё papёrshkueshёm nga uji.

64. Muret e kuzhinёs janë tё veshura deri nё lartesinё 2.00m me material qё pastrohet dhe mirёmbahet lehtёsisht, i papёrshkueshёm nga uji (pllaka qeramike, ose tё ngjashme).

65. Sipёrfaqja e punës për parapërgatitjen e ushqimeve, raftet dhe kabinetet, janë prej materiali qё nuk ndryshket (inoks) dhe jo prej druri.

66. Kosh pёr mbeturinat pranё çdo sipёrfaqe pune me qese higjienike.

67. Dhomё ngrёnie për shërbimin e mëngjesit.

68. Mёngjesi shёrbehet pёr tё paktёn 2 orё.

69. Sistem i menaxhimit të ankesave [një format i plotësimit të ankesës, vlerësimi dhe përgjigja].

70. Të gjitha shërbimet ofrohen nga personel i kualifikuar dhe i identifikueshëm.

0 / 70 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen