Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli76 pyetje

LISTË VERIFIKIMI STRUKTURË AKOMODUESE KAMPING

Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Pyetje të përgjithshme

1. A është pajisur subjekti me çertifikatë kategorizimi për ushtrimin e aktivitetin si strukturë akomoduese në kategorinë kamping?

2. A janë deklaruar pranë Ministrisë Përgjegjëse për Turizmin, të dhënat statistikore nga struktura akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë rezidencën, gjininë dhe moshën?

3. A është zbatuar detyrimi për të raportuar të dhënat statistikore të vërteta dhe të sakta sipas parimeve të statistikave zyrtare ?

4. A është i ekspozuar në vend të dukshëm për publikun emri i biznesit, proçedura e ankimit dhe listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofrohet të paktën në gjuhën shqipe dhe angleze ?

5. A ka një kontratë të vlefshme sigurimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë aftësinë paguese dhe falimentin ?

6. A ka të paktën 10 parcela, ku “parcela” nënkupton vendqëndrim të përkohshëm të karavanave/ tendave? (tenda, vend për kamperin)

7. A është të paktën 70% e hapësirës dedikuar për parkimin e përkohshëm të camper/ caravan, shtëpive të lëvizshme, tendave të marra me qera nga klientët?

8. A është 30% e hapesirës njësi e ndërtuar ose me pajisje të palëvizshme kampingu për shërbirnet e tjera ndaj klientit? (recepsioni/ ambientet sanitare/ restorant etj)

9. A ka rrethim natyror ose artificial të vendosur rreth kampit?

10. A është Hyrje-Dalja e përshtatshme dhe e ndryshuar për automjetet në kamping?

11. A është e pajisur hyrja kryesore dhe i gjithë kampingu me sinjalistikë rrugore për kufizim shpejtësie të lëvizjes së automjeteve në brendësi të kampingut, (përfshire policë të shtrirë) dhe me sinjalistikë për godinat e shërbimeve të ofruara?

12. A ka ndalim qarkullimi me automjete në brendësi të kampingut në orët e natës?

13. A ka lidhje me rrugët publike?

14. A është rruga kryesore e brendshme me material të fortë? (beton, pllaka guri, asfalt, zhavorr etj).

15. A kanë shtigjet komunikuese gjerësi të mjaftueshme (jo më pak se 1 m) dhe a janë lehtësisht të përshkueshme?

16. A janë të gjitha rrugët dhe shtigjet të ndriçuara dhe të mirëmbajtura?

17. A kryhet mbajtja e mbeturinave në kontenitorë të mbyllur lart, dhe largimi i mbeturinave rregullisht?

18. A është e pajisur me kosha plehrash e gjithë hapësira e kampingut?

19. A kryhet mirëmbajtja e rregullt e pajisjeve, mobiljeve dhe objekteve që ofrohen nga kampingu, dhe a janë në gjëndje funksionale pune?

20. A kryhet dezinfektimi i kampingut të paktën një herë në vit?

21. A përmban kampingu një ambjent për pritjen (recepsion), përcjelljen e klienteve dhe kontrollin e personave që vizitojnë kampingun? (ndodhet pranë hyrjes, i dallueshëm për klientet, i pajisur me një banak / një tavolinë dhe karrige)

22. A bëhet regjistrirni i klientëve të kampingut në regjistër të veçantë, përfshirë identitetin e tij, nr. e pasaportës /kartes së identitetit, nr. e netqëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën?

23. A mbahet recepsioni pastër në çdo kohë?

24. A është i pajisur recepsioni me ngrohje, përveç kampeve që operojnë në verë?

25. A është i hapur recepsioni të paktën 8 orë, me orar të afishuar në ambientet e recepsionit?

26. A ka shërbim sigurie përgjatë natës?

27. A është i afishuar numri i telefonit për personin përgjegjës, i cili është i arritshëm në telefon 24 orë për pushuesit e kampingut?

28. A ka recepsionisti njohuri bazë të paktën në një gjuhë të huaj?

29. A ka sistem të sigurt për materialet me vlerë ne zonën e pritjes?

30. A është kutia e ndihmës së shpejtë e pajisur siç duhet?

31. A ka shërbim telefoni publik në ambientin e pritjes dhe afishim të numrave të emergjencës?

32. A ka shërbim interneti (Wi-Fi)?

33. A ka informacione dhe fletë palosje për zonën?

34. A janë të afishuara rregullat e njësisë, të shtypura në gjuhën shqipe dhe angleze? (për një akses të drejtpërdrejtë, në një vend të dukshëm në ambientin e pritjes)

35. A ka afishim të planimetrisë së kampingut, ku reflektohet ndarja e parcelave të kampingut dhe i strukturave të shërbimeve?

36. A janë të afishuara në vendin më të dukshëm, në ambientin e pritjes (recepsion), çmimet e të gjithë shërbimeve dhe të dhënies me qira të pajisjeve?

37. A ka të paktën 2 vende parkimi në afërsi të recepsionit?

38. A është zona për vendosjen e mjeteve të lëvizshme, e ndarë në zonat për tenda dhe zonat për karavan dhe kamper?

39. A është e sistemuar, e pastruar nga bimët, gurët, etj, hapësira për kamping?

40. A i ndan kampingu parcelat sipas përmasave të njesisë së akomodimit duke respektuar jo më pak se 5 metra hapësirë të lirë në të gjitha anët e tendës/ kamperit dhe karavanës?

41. A furnizohet me energji elektrike 80% e parcelave?

42. A janë jo më shumë se 20% e sipërfaqes totale të kampingut akomodimi në shtëpi druri apo struktura të tjera të palëvizshme dhe a i respektojnë kushtet e parashikuara për shtëpite e drurit/vilat në aneksin mbi Resortet?

43. A janë të vendosura nyjet sanitare (wc dhe dushe), në dy hapësira të ndryshme të shpërndara për të mundësuar aksesin e lehtë nga të gjithë pushuesit e kampingut, në kampingjet që kanë mbi 50 njësi?

44. A ka kampingu jo më pak se: 3 WC për burra dhe 3 për gra, 2 dushe për burra dhe 3 për gra dhe 4 lavamane me pasqyrë, për çdo 30 parcela?

45. A ka 1 tualet, dush dhe lavaman shtesë, për çdo 10 parcela shtesë?

46. A kanë ambjentet sanitare një largësi minimale prej 10 m nga parcelat, por gjithsesi në një largësi të përshtatshme dhe lehtësisht të arritshme për të gjithë?

47. A janë dyert jo transparente deri në lartësinë 2 m, të pajisura me sistem për mbylljen e derës?

48. A ka prizë energjie elektrike në afërsi të lavamaneve?

49. A bëhet furnizim me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë?

50. A ka kontenitor mbeturinash?

51. A është hapësira e dushit/ kabina/ pllaka e dushit jo më e vogël se 100 x.160 cm?

52. A ka ambienti i dushit mbajtëse peshqiri?

53. A ka ambienti i dushit mbajtëse rrobash?

54. A janë të pastra dyshemeja, tavanet dhe muri i ambientit të dushit?

55. A janë të shtruara me material jo të rrëshqitshëm dhe izolues nga uji, që pastrohet lehtësisht, dyshemeja dhe muret e nyjeve sanitare?

56. A janë pajisjet sanitare të pastruara dhe të dezinfektuara?

57. A ka instalime funksionale (elektrike, hidraulike, etj)?

58. A kane tualetet ndricim të përshtatshëm?

59. A kanë tualetet ventilim natyral ose mekanik?

60. A kanë tualetet sistem ngrohje, përveç aktiviteteve që operojnë vetem në verë?

61. A sigurohet shërbimi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kabinave (tualeteve) kimike?

62. A është e vendosur në kabinë tabela me emërtimin "kabine kimike" në gjuhën shqipe dhe atë angleze?

63. A ka në tualetet kimike rubineta me ujë të ftohtë me tub fleksibël për pastrim?

64. A ka tualeti kimik lavaman me ujë të rrjedhshëm?

65. A ka ndriçim të përshtatshëm në tualetin kimik?

66. A ka ventilim natvral ose mekanik në tualetin kimik?

67. A ka dy lavapjata inoxi për cdo 50 vende kampimi, në ambientin e larjes së enëve?

68. A ka në ambientin për larjen e enëve tabelë me emërtimin "ambient për larjen e enëve" në gjuhën shqipe dhe angleze?

69. A është e mbuluar zona për larjen e enëve?

70. A zëvëndesohet deri në 50% e lavapjatave me makinë larëse, në raportin 1 makinë larëse zëvendëson 3 lavapjata?

71. A ka dy vaska për larjen e veshjeve ose një vaskë e pajisur me dy rubineta, me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë për 50 parcela?

72. A ka të vendosur në ambientin për larjen e veshjeve, tabelë me emërtimin “Ambient për larjen e veshjeve” në gjuhën shqipe dhe angleze?

73. A është e mbuluar zona për larjen e veshjeve?

74. A bëhet deri në 50% të vaskave të larjes zëvendësimi me makinë larëse, në raportin 1 makinë larëse zëvendëson 3 vaska larëse?

75. A ka mjedise ose struktura për ofrimin e ushqimit dhe pajisjeve bazë të nevojshme për kamping, jo më larg se 1 km nga kampingu, nëse këto nuk mund të blihen në një dyqan/restorant tjetër?

76. -A ofrohet të paktën 1 nga aktivitetet sportive rekreative, në kampingjet, me kapacitet deri në 50 njësi? -A ofrohen të paktën 2 nga aktivitetet sportive rekreative, në kampingjet, me kapacitet mbi 50 deri në 100 njësi? -A ofrohen të paktën 3 nga aktivitetet sportive rekreative, në kampingjet, me kapacitet mbi 100 njësi?

0 / 76 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen