Listë vetë-kontrolli116 pyetje
Lista verifikimi - pjesa 2
Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 116 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A është pajisur subjekti me çertifikatë kategorizimi për ushtrimin e aktivitetit si strukturë akomoduese në kategorinë hotel i shpërndarë?
2. A janë deklaruar pranë Ministrisë Përgjegjëse për Turizmin, të dhënat statistikore nga struktura akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë rezidencën, gjininë dhe moshën?
3. A është zbatuar detyrimi për të raportuar të dhënat statistikore të vërteta dhe të sakta sipas parimeve të statistikave zyrtare?
4. A është i ekspozuar në vend të dukshëm për publikun emri i biznesit, proçedura e ankimit dhe listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofrohet të paktën në gjuhën shqipe dhe angleze?
5. A ka një kontratë të vlefshme sigurimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë aftësinë paguese dhe falimentin?
6. A mbahet pastёrtia dhe higjiena nё tё gjitha mjediset e brendshme dhe të jashtme tё strukturës akomoduese dhe njёsive tё banimit qё janё pjesё e saj, ku tё jenё pa dёmtime, njolla dhe shenja tё tjera?
7. A janë funksionale dhe në gjendje pune të gjithë mekanizmat dhe pajisjet?
8. Përshtypja e përgjithshme a është e mjaftueshme për kërkesa të thjeshta?
9. A është i implementuar dhe funksional sistemi për mbrojtjen nga zjarri, si dhe a është afishiruar në korridore plani i evakuimit dhe udhëzimet në rast zjarri?
10. A ka rregullore të brendshme për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi?
11. A disponohen dokumente të përditësuara të lëshuara nga autoritetet përgjegjëse, që konfirmojnë përmbushjen e të gjitha kushteve dhe rregullave për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi për strukturat akomoduese?
12. A ka hapësirë vizualisht të ndarë/tavolinë të dedikuar për shërbimet e recepsionit?
13. A është recepsioni i hapur hapur nga ora 07:00-23:00?
14. A ka shërbim pritjeje (të recepsionit) dhe person në dispozicion për check-in sipas një marrëveshjeje?
15. A është bërë regjistrimi i klientëve të hotelit të shpërndarë në një regjistër?
16. A janë vendosur numrat e shërbimeve mjekësore dhe urgjencës në recepsion?
17. A ka kuti të ndihmës së shpejtë në recepsion?
18. A ka tualete të përbashkëta në recepsion?
19. A janë publikuar/afishuar lista e çmimeve tavan të dhomave në gjuhën shqipe dhe të paktën në gjuhën angleze, çmimet dhe çdo shërbim që përfshihet, si dhe taksat apo detyrime të tjera, politikat e rezervimit, ndryshimit dhe anulimit?
20. A ka kasafortë qendrore në recepsion/facilitete të ruajtjes së sendeve me vlerë?
21. A ka shërbim të ruajtjes së bagazheve në recepsion?
22. A ka një portier gjatë natës?
23. A ka protokoll të brendshëm të hotelit të shpërndarë lidhur me detyrat e stafit sipas profileve të tyre?
24. A ka materiale informues për rajonin, të vendosura në ambientet e përbashkëta?
25. A ofrohet shërbimi i parkimit ose një garazh i mbikqyrur? (mund të jetë me marrëveshje me një strukturë tjetër)
26. A ndriçohet e gjithë sipërfaqja e parkimit dhe a survejohet me kamera?
27. A ka kanale për kullimin e ujit në zonat e brendshme të parkimit?
28. A ofrohet një shërbim higjenik në një nga hapësirat e përbashkëta ose afër tyre, për personat me aftësi të kufizuar?
29. A ka rampa të posaçme ose zgjidhje të tjera ekuivalente për akses në hapësirat e përbashkëta, për personat me aftësi të kufizuar?
30. A ka një banjë ose një dhomë të pajisur posaçërisht dhe të aksesueshme lehtësisht, për personat me aftësi të kufizuar?
31. A është sipёrfaqja e dhomave teke 8 m²?
32. A është sipёrfaqja e dhomave dopio 14 m²?
33. A është sipёrfaqja e dhomës dyshe me shtesë të një krevati 14 m²?
34. A është 8 m2 sipërfaqja shtesë për çdo person shtesë në apartament?
35. A ka shtesë për dhomë me më shumë krevate, +6m2 për çdo vend shtesë?
36. A ka shtrat me dyshek me teknologji bashkëkohore dhe të mirëmbajtur, me lartësi prej të paktën 13 cm?
37. A janë shtretërit tek me përmasa minimale, dhe gjerësia 1.40m?
38. Setet e çarçafëve a janë 100% pambuk ose një të një cilësie më të lartë?
39. A ka mbulesë/jorgan me vatinë ose pupla?
40. A ka jastëk të modelit bashkëkohor dhe të mirëmbajtur?
41. A ka mundësi për të errësuar dhomën (p.sh. perde) ?
42. A ofrohet shtimi i një shtrati shtesë për fëmijët ose të rinjtë e familjes, për shoqëruesit e personave me aftësi të kufizuar, ose për shoqëruesit që e kërkojnë këtë shërbim?
43. A ka dollap të përshtatshëm ose zgjidhje alternative për varjen rrobave dhe ndarje për rrobat e palosura?
44. A ka një numër të përshtatshëm varëse rrobash?
45. A ka varëse rrobash/portmanto jashtë dollapit?
46. A ka një karrige në dhomë?
47. A ka tavolinë në dhomë?
48. A ka prizë elektrike të aksesueshme në dhomë?
49. A ka ndriçim të përshtatshëm në dhomë me çelës kryesor në hyrje të dhomës?
50. A ka llambë ose abazhur mbi tryezë?
51. A është vendosur plani i evakuimit prapa derës së çdo dhome?
52. A ka në dhomë alarm zjarri/detektor tymi ose pajisje tjetër të ngjashme?
53. A është vendosur në dhomë kosh për mbeturinat?
54. A është e vendosur lidhja e internetit në dhomë?
55. A mundësohet lidhja për TV satelitore ose digjitale?
56. A ka banjo private në çdo dhomë?
57. A ka një poltron për çdo krevat?
58. A është efektiv sistemi i ngrohjes?
59. A është efektiv sistemi i ftohjes?
60. A ka një tavolinë të ulët, arredim shtesë për suitat dhe apartamentet?
61. A ka një mobilie me rafte ose një komodinë, arredim shtesë për suitat dhe apartamentet?
62. A ka një divan, arredim shtesë për suitat dhe apartamentet?
63. A ndodhet në sallën e recepsionit një pajsije tv, për hotelet që nuk kanë tv në çdo dhomë?
64. A ka telefon publik të disponueshëm për klientët?
65. A ofrohet informacioni për hotelin?
66. A kanë 100% e dhomave dush dhe wc, ose vaskë dhe wc?
67. Faqet anësore dhe dyshemeja e dushit ose e vaskës, a janë të veshura me material izolues të papërshkueshëm nga uji?
68. Muri i tualetit a është me material të papërshkueshëm nga uji që pastrohet lehtë (pllaka qeramike, rezinë etj.) dhe jo më pak se lartësia 1,20 m?
69. Dyshemeja a është me material kundër rrëshqitjes dhe të padepërtueshëm nga uji?
70. A ka ajrim natyral ose mekanik (aspirim-ventilim) të tualetit?
71. A ka në tualet mbajtëse letre higjienike dhe letër higjienike rezervë?
72. A ka mbulesë higjienike për ulësen e wc (kapak wc)?
73. A ka dush me perde/kabinë plastike ose xham të temperuar për mosdepërtimin e ujit?
74. A ka në tualet një kosh për mbeturinat?
75. Faqet anësore dhe dyshemeja e vaskës dhe dushit a janë të veshura me materiale izoluese të papërshkueshme nga uji?
76. A ka 1 peshqir të vogël për person?
77. A ka 1 peshqir të madh për person?
78. A ka një gotë për furçat e dhëmbëve?
79. A ka ujë të rrjedhshëm të ngrohtë dhe të ftohtë në lavaman?
80. A ka pasqyrë në tualet?
81. A ka ndriçues pranë pasqyrës?
82. A ka prizë elektrike pranë pasqyrës?
83. A ka aksesorë për mbajtjen e sendeve të tualetit?
84. A ka mbajtëse peshqiri?
85. A ka sapun të paketuar ose sapun të lëngshëm në kontenitorë?
86. A ka shampo dhe balsam për larjen e flokëve dhe shampo për larjen e trupit?
87. A ka shampo? (xhel të përshatshëm për dush)
88. A ka divan ose kolltuk për të pushuar?
89. A bëhet pastrimi i përditshëm i dhomës dhe tualeteve në dhomë ose sipas kërkesës?
90. A bëhet ndërrim i përditshëm i peshqirëve ose me kërkesë?
91. A bëhet ndërrim i çarçafëve minimalisht një herë në javë dhe për çdo klient të ri ose sipas kërkesës?
92. A ofrohet mëngjesi në një dhomë të caktuar brenda strukturës, ose në një bar të afërt me të cilën është bërë një marrëveshje?
93. A është mëngjesi i disponueshëm për 3 orë në ditë, në një dhomë të caktuar për këtë qëllim?
94. A ofrohet ushqimi në hotel?
95. A ka mëngjes bufe ose menu për mëngjesin?
96. A ka një kuzhinë të përshatshme?
97. A ka një bar për ofrimin e ushqimit të shpejtë, në rastin që nuk ka restorant?
98. Ushqimi që shërbehet në hotel a përpunohet, përgatitet dhe trajtohet sipas rregullave për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatoreve nga sëmundjet/dëmtimet si pasojë e konsumimit të produkteve ushqimore me origjinë bimore ose shtazore dhe sipas sistemit HACCP (vërtetuar nga dokumentet e lëshuara nga autoritetet përgjegjëse)?
99. A ofrohen pijet në hotel?
10 0. Në kuzhinën personale të njësive të banimit, a ka frigorifer?
10 1. Në kuzhinën personale të njësive të banimit, a ka lavapjatë?
10 2. Në kuzhinën personale të njësive të banimit, a ka një furrë dhe sobë me dy plitka?
10 3. Në kuzhinën personale të njësive të banimit, a ka një aspirator?
10 4. Në kuzhinën personale të njësive të banimit, a ka servis gatimi dhe ngrënie për të paktën 6 persona?
10 5. Në kuzhinën personale të njësive të banimit, a ka mjete pastrimi për të siguruar higjienën?
10 6. Në kuzhinën personale të njësive të banimit, a ka të paktën dy peshqirë kuzhine?
10 7. Në kuzhinën personale të njësive të banimit, a ka një mbulesë tavoline dhe të paktën 6 peceta?
10 8. A ofrohen të gjitha shërbimet nga personel i kualifikuar dhe i identifikueshëm?
10 9. A ka hoteli të punësuar një personel të mjaftueshëm në numër dhe të trajnuar për të mbajtur standardet e shërbimit të parashikuara në këto kritere?
11 0. A është trajnuar i gjithë stafi me fillimin e punësimit dhe në vazhdim sipas pozicionit?
11 1. A flitet të paktën një gjuhë e huaj saktë nga personeli?
11 2. A është sipas etikës së punës paraqitja, qëndrimi dhe pastërtia e personelit?
11 3. A ka dhomë çlodhje dhe dhomë ngrënie për personelin?
11 4. A ka dushe, tualete dhe lavamanë për personelin?
11 5. A ka dhomë fjetje për personelin?
11 6. A ka dhomë ndërrimi për personelin?
0 / 116 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
