Listë vetë-kontrolli101 pyetje
LISTË VERIFIKIMI KRITERET MINIMALE BUJTIN
Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 101 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. Pajisja me certifikatë kategorizimi.
2. Bujtina është një godinë që ka kryesisht stil tradicional rajonal, të integruara në mjedisin rrethues - përputhen me traditën dhe arkitekturën lokale të vendit.
3. Dekori është sipas stilit lokal. Kur dekorimet janë funksionale, ato nuk paraqesin rrezik për shëndetin dhe sigurinë.
4. Sendet personale të pronarëve të shtëpisë pritëse janë në ambiente që nuk shfrytëzohen nga klientët.
5. Gjendja e ndërtesës është e qëndrueshme, e sigurt dhe e mirëmbajtur. Të gjitha mekanizmat dhe pajisjet që ofrohen janë funksionale dhe të padëmtuara.
6. Dhomat, ambientet e përbashkëta, korridoret dhe vendet ku kalohet, mbahen pastër në çdo kohë.
7. Të gjithë tualetet dhe dhomat e dusheve pastrohen çdo ditë kontrollohen për të siguruar standardet e përshtatshme të pastërtisë.
8. Gjendje e mirë dhe ndriçim i përshtatshëm i fasadave dhe ambienteve të mbikqyrura prej bujtinës.
9. Shërbimi i mirëmbajtjes ofrohet jo më pak se 12 orë në ditë.
10. Të gjitha pajisjet elektrike ose të gazit mirëmbahen, janë në vend të sigurtë dhe në gjendje të mirë pune.
11. Disponon një zonë mirëseardhjeje.
12. Pritësi në zonën e mirëseardhjes është i aftë për të komunikuar në anglisht.
13. Bujtina ofron shërbim check-in nga ora 07.00-19.00.
14. Person përgjegjës i arritshëm në telefon në intervalin kohor 19.00-07.00 (në rastet kur pronari nuk jeton në të njëjtën bujtinë).
15. Afishim i çmimit dhe çdo shërbim që përfshihet, si dhe taksat apo detyrime të tjera, politikat e rezervimit, ndryshimit dhe anullimit dhe çdo informacion shtesë që kërkon klienti.
16. Informacion për zonën, aktivitetet që kryhen, kulturen, traditat, ose atraksione të tjera objekte për të vizituar.
17. Klientët informohen saktë në formë elektronike ose me materiale të printuara për shërbimet që ofrohen.
18. Regjistrimi i klientëve të bujtinës në një regjistër të veçantë, përfshirë identitetin e tij, nr. e pasaportës/kartës së identitetit, nr. e netqëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën.
19. Pronari ose personeli janë në krye të detyrës gjatë mbërritjes dhe nisjes së klientëve si dhe gjatë kohës së vaktit.
20. Klienti njoftohet në kohë për çdo situatë që mund të ndikojë negativisht në qëndrimin e tij në bujtinë.
21. Aksesi në dhomë sigurohet gjatë gjithë qëndrimit të klientit në bujtinë.
22. Shërbim për mbajtjen/ruajtjen e bagazheve
23. Një tharëse flokësh në dispozicion të klientëve.
24. Kuti e ndihmës së shpejtë e pajisur siç duhet.
25. Sistem për thirrjen e urgjencës mjekësore.
26. Shenjat treguese janë të vendosura qartë për daljet e emergjencës, dhomat, ashensorët (nëse ka), recepsionin dhe ambiente të tjera.
27. Sistemi efektiv i ventilimit është natyral ose mekanik.
28. Ka një dhomë ndenjeje dhe zonë ngrënjeje.
29. Në rastin kur në dhomat e gjumit nuk ka televizorë, ka një të tillë në një dhomë/sallë ndenjeje që ka mobilje të rehatshme.
30. Korridoret dhe shkallët janë të lira nga çdo pengesë.
31. Niveli i ndriçimit në të gjitha hapësirat publike është i përshtatshëm për siguri dhe rehati. Shkallët dhe shesh-pushimet kanë dritë të mjaftueshme gjatë natës.
32. Secila dhomë ka hyrje të veçantë dhe të pavarur dhe tregohet me numra ose shenja të tjera.
33. Shtretërit janë jo të mbivendosur (tip marinari) dhe jo portativë.
34. Numri maksimal i shtretërve shtesë është 2; Numri maksimal personave në dhomë është 4.
35. Sipërfaqja minimale e dhomës akomoduese për një person, duke përjashtuar banjon (nëse kjo e fundit ofrohet në dhomë) është 9 m2 dhe ka hapësirë për të siguruar lëvizjen e lehtë nëpër dhomë.
36. Sipërfaqja minimale e zonës së kuzhinës për dhomat për një person, duke përjashtuar banjon (nëse kjo e fundit ofrohet në dhomë) kur kemi akomodim me vetshërbim është 8 m2.
37. Sipërfaqja minimale e dhomës akomoduese për dy persona, duke përjashtuar banjon (nëse kjo e fundit ofrohet në dhomë) është 13 m2.
38. Sipërfaqja minimale e zonës së kuzhinës për dhomat për dy persona, duke përjashtuar banjon (nëse kjo e fundit ofrohet në dhomë) kur kemi akomodim me vetshërbim është 12 m2.
39. Sipërfaqe dhome shtesë prej 3 m2 për çdo person tjetër të shtuar.
40. Përmasa minimale e shtratit tek është 80 cm x 190 cm; Përmasa minimale e shtratit dopio është 140 cm x 190 cm.
41. Shtrojet janë: 2 çarçafë, këllëf jastëku, batanije dhe mbulesë.
42. Jastëk shtesë për çdo person sipas kërkesës.
43. Batanije shtesë për çdo person sipas kërkesës.
44. Shtrojet ndërrohen të paktën njëherë në javë ose sipas kërkesës së klientit dhe për çdo klientë të ri.
45. Të gjithë dyshekët janë të rehatshëm, të pastër, pa njolla apo erë, në gjendje të mirë.
46. Të gjithë shtretërit rregullohen çdo ditë.
47. Ka dritare/ballkon që lejon hyrjen e dritës natyrale dhe ajrosjen në dhomë.
48. Perde e errët (ose e ngjashme) që bllokon dritën natyrale/dritat e jashtme.
49. Një karrige ose kolltuk.
50. Së paku një komodinë për çdo dy persona ose dy komodina për çdo 3 persona.
51. Një kosh mbeturinash në dhomë.
52. Një pasqyrë vertikale për veshje.
53. Dollap rrobash me 5 varëse rrobash për person.
54. Sistem ngrohjeje dhe ftohjeje efektiv.
55. Dritë leximi individuale.
56. Të paktën një dritë të kontrolluar që nga nga dera.
57. Priza elektrike është në dispozicion për përdorim të sigurt të të gjitha pajisjeve elektrike individuale dhe atyre që ofrohen nga bujtina.
58. Sigurohen minimalisht thirrjet telefonike brenda vendit.
59. Sigurohen shërbimet e mirëmbajtjes.
60. Disponohet një udhëzues për ndihmën në raste të emergjencës.
61. Plani i evakuimit është i vendosur prapa derës së çdo dhome.
62. Një gotë uji për çdo person.
63. Udhëzime të shkruara se si të kontaktohet pronari/personeli në rast emergjence gjatë 24-orëve.
64. Një tualet në kat dhe së paku një për çdo 6 persona.
65. Ujë të rrjedhshëm të ngrohtë dhe të ftohtë.
66. Letër higjenike.
67. Lavaman.
68. Sapun të paketuar ose sapun të lëngshëm.
69. Kosh për mbetjet higjenike.
70. Dera e tualetit është me mbyllje nga brenda.
71. Të gjithë tualetet janë të ndriçuar mirë dhe temperatura e ambientit është e përshtatshme.
72. Faqet anësore dhe dyshemeja e dushit/vaskës janë të veshura me material izolues (të papërshkueshëm nga uji).
73. Muri është me material të papërshkueshëm nga uji që pastrohet lehtë (pllaka qeramike etj.) deri në lartësinë 1,20 m.
74. Dy peshqirë për person (fytyre dhe trupi) dhe varëset përkatëse.
75. Janë marrë masa kundër rrëshqitjes në ambientet sanitare.
76. Aksesorë për mbajtjen e sendeve të tualetit me pasqyrë.
77. Çdo zonë sanitare ka një sistem të efektshëm të ventilimit natyral ose mekanik.
78. Një varëse rrobash për dushet e përbashkëta.
79. Priza elektrike për përdorim të sigurt të të gjitha pajisjeve elektrike.
80. Aksesorë për mbajtjen e sendeve të tualetit me pasqyrë.
81. Një mbajtëse peshqiri.
82. Një peshqir duarsh ose pajisje për tharjen e duarve.
83. Sapun të paketuar ose sapun të lëngshëm në dhomë.
84. Dhomë/mjedis për ngrënien e mëngjesit me kushte të përshtatshme për akomodimin e një kapaciteti maksimal klientësh.
85. Ofron mëngjes të mjaftueshëm dhe shërbehet sipas standardeve.
86. Aksesorët për ngrënie janë të përshtatshëm dhe të mjaftueshëm për t’i shërbyer një kapaciteti maksimal klientësh, të ulur në dhomën/mjedisin e ngrënies së mëngjesit.
87. Aksesorët për ngrënie janë të padëmtuar dhe i përmbahen kushteve optimale higjienike.
88. Ka një kuzhinë ose ambient, për përgatitjen e ushqimit të mëngjesit.
89. Hapesira/mjedisi në zonën e ngrënies është i pastër, i rregullt dhe i përshtatshëm për magazinim.
90. Ushqimi që shërbehet përpunohet, përgatitet dhe trajtohet sipas rregullave për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve nga sëmundjet/ dëmtimet si pasojë e konsumimit të produkteve ushqimore me origjinë bimore e shtazore
91. Ofrohet ushqim vegjetarian sipas kërkesës.
92. Ka frigorifer - Pajisjet e kuzhinës, në rastet e akomodimit me vetëshërbim.
93. Ka lavapjatё me ujë të rrjedhshëm të ngrohtë dhe të ftohtë- Pajisjet e kuzhinës, në rastet e akomodimit me vetëshërbim.
94. Ka njё furrё dhe sobё me tё paktёn 2 plitka-Pajisjet e kuzhinës, në rastet e akomodimit me vetëshërbim.
95. Ka një aspirator- Pajisjet e kuzhinës, në rastet e akomodimit me vetëshërbim..
96. Ka servis gatimi dhe ngrënie për të paktën 6 persona- Pajisjet e kuzhinës, në rastet e akomodimit me vetëshërbim.
97. Ka mjete për të siguruar higjienën- Pajisjet e kuzhinës, në rastet e akomodimit me vetëshërbim.
98. Ka të paktën dy peshqira kuzhine - në rastet e akomodimit me vetëshërbim.
99. Ka një mbulesë tavoline dhe të paktën 6 peceta - në rastet e akomodimit me vetëshërbim.
10 0. Bujtina është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të një personi, të aftë për ta drejtuar atë sipas standardeve të vendosura në këtë rregullore.
10 1. Stafi i veshur në mënyrën e duhur, pastër dhe i kujdesshëm në çdo kohë.
0 / 101 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
