Listë vetë-kontrolli181 pyetje
Kontroll i detajeve të qendrës kurative dhe strukturës akomoduese
Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 181 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A është pajisur subjekti me çertifikatë kategorizimi për ushtrimin e aktivitetit si strukturë akomoduese në kategorinë qendër kurative?
2. A janë deklaruar pranë Ministrisë përgjegjëse për turizmin, të dhënat statistikore nga struktura akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën?
3. A është zbatuar detyrimi për të raportuar të dhënat statistikore të vërteta dhe të sakta sipas parimeve të statistikave zyrtare?
4. A është i ekspozuar në vend të dukshëm për publikun emri i biznesit, procedura e ankimit dhe listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofrohet të paktën në gjuhën shqipe dhe angleze?
5. A ka një kontratë të vlefshme sigurimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë aftësinë paguese dhe falimentin?
6. A është sipërfaqja e qendrës kurative të paktën 3 m2/person, sipas kapacitetit të strukturës akomoduese, duke përfshirë sipërfaqet e jashtme dhe të brendshme?
7. A ka sistem alarmi dhe lidhje të recepsionit të qendrës kurative me recepsionin kryesor?
8. A ofrohen programe për trajtim shëndetësor, kura?
9. A bëhen kontrolle të vazhdueshme të ujit, higjenës, kujdesit shëndetësor etj?
10. A janë të pastra dhe të mirëmbajtura ambjentet?
11. A është stafi miqësor?
12. A është e pastër dhe e rehatshme zona e pritjes në recepsion?
13. A plotësohet një formular përshtypjesh nga klienti përpara largimit nga qendra kurative?
14. A është minimumi 25 m2 dhoma e recepsionit në qendrën kurative?
15. A sigurohet një lidhje/kalim midis qendrës kurative dhe hotelit, i cili ka një temperaturë të përshtatshme?
16. A është i pajisur me informacione dhe listën e çmimeve recepsioni i qendrës kurative?
17. A është minimumi 10 m2 hapësira për stafin profesional të qendrës kurative?
18. A ka gardërobë për femrat me çelës, hapësirë për t'u ndërruar dhe dush, në raport me kapacitetin e qendrës kurative, një tharëse flokësh me pasqyrë, stol, karrige, peshqirë për duart dhe fytyrën, mbajtëse rrobash/peshqiri në formë, sapun i lëngshëm?
19. A ka gardërobë për meshkuj me çelës, hapësirë për t'u ndërruar dhe dush, në raport me kapacitetin e qendrës kurative, një tharëse flokësh me pasqyrë, stolë, karrige, peshqir për duart dhe fytyrën, mbajtëse rrobash/peshqiri në formë, sapun i lëngshëm?
20. A është tualeti për femra në bazë të dispozitave të përgjithshme që duhen respektuar dhe në raport me kapacitetin e qendrës kurative?
21. A është tualeti për meshkuj në bazë të dispozitave të përgjithshme që duhen respektuar dhe në raport me kapacitetin e qendrës kurative?
22. A ka një kosh për vendosjen e peshqirave/rrobdishanit të përdorur?
23. A ka dhomë ndërrimi, dush dhe tualet për stafin e qendrës kurative?
24. A ka sistem alarmi në të gjitha ambientet e qendrës kurative (dush, hidromasazh, pishinë etj) të lidhura me recepsionin e qendrës kurative?
25. A është hapësira e qëndrimit e shoqëruar me muzikë të lehtë relaksi?
26. A ofrohet shërbimi i pritjes të paktën 14 orë?
27. A ofrohet shërbimi i telefonit për thirrje të brendshme ose të jashtme?
28. A është i kualifikuar personeli në recepsion?
29. 1. A ofrohen shërbimet nga një staf i kualifikuar (si në fizioterapi, masazhe të ndryshme ose trajtime të tjera të ngjashme)?
29. 2. A ofrohen pije të ndryshme për klientët, me vetshërbim?
30. A kryhet monitorimi dhe kontrolli i teknologjisë së qendrës kurative, kujdesi për shërbimet e nevojshme, mirëmbajtja e qendrës kurative nga një person përgjegjës të përcaktuar?
31. A ka një person përgjegjës/drejtues?
32. A ka të paktën 1 masazhier?
33. A ka të paktën 3 dhoma për disa trajtime individuale, në hapësirën e qendrës kurative deri në 700 m2?
34. A ka të paktën 5 dhoma për disa trajtime individuale, në hapësirën e qendrës kurative nga 700-1500 m2?
35. A ka të paktën 10 dhoma për disa trajtime individuale, në hapësirën e qendrës kurative mbi 1500 m2?
36. A ofrohen të paktën: 1 masazh, 3 trajtime mjekësore, 1 masazh ujor?
37. A është minimalisht 9 m2 hapësira e dhomës së trajtimit individual?
38. A është lartësia të paktën 240 cm?
39. A disponon tavolinë me një lavaman, (ujë të ngrohtë dhe të ftohtë), për terapistët, hapësirë për magazinimin e produkteve psh. dizinfektimit, marrja e pëlhurave, bombël kundër zjarrit, kosh me kapak?
40. A ka krevat për terapinë?
41. A ka pajisje profesionale teknologjike për shërbimet që ofrohen (pishinë e vogël dhe e madhe, therapeutic bath, bed wrap, scrub table, vischy shower, Rasul bath etj)?
42. A disponohet dush me hapësirë për t'u ndërruar dhe vendosur rrobat përpara ose pas përfundimit të trajtimit me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë; shampo, likuid ose sapun?
43. A disponohet një hapësirë relaksi në pjesën e qendrës kurative?
44. A ka set çarçafësh dhe peshir për çdo trajtim?
45. A ka ajër të kondicionuar, ventilim dhe hapësirë e ngrohtë?
46. A mundësohet errësimi i dhomës nga drita natyrale (perde, etj)?
47. A ofrohen të paktën: 1 trajtim të kujdesit të fytyrës-1 trajtim të kujdesit të trupit-1 trajtim të kujdesit të duarëve-1 trajtim të kujdesit të këmbëve?
48. A është temperatura e ujit 25-32 gradë c?
49. A është të paktën 25 m2 sipërfaqja e pishinës së brendshme , për një sipërfaqe të qendrës kurative deri në 700 m2?
49. 1. a. A ka të paktën një korsi për not të lirë?
50. A është të paktën 70m2 sipërfaqja e pishinës së brendshme, për një sipërfaqe të qendrës kurative mbi 700m2?
50. 1. a. A ka të paktën dy korsi për notë të lirë?
51. A ofrohet në hapësirën e pishinës dush, me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë? (për sipërfaqe të pishinave mbi 100 m2, të paktën 2 dushe dhe 2 vende për të vendosur peshqir/penjuar së bashku me likuid/sapun)
52. A ka një person përgjegjës për monitorimin e zonës së pishinës së brendshme?
53. A ka në ambientet e qendrës kurative edhe një pishinë për fëmijë me lodra të ndryshme, si rrëshqitëse uji, etj? Nëse në pishinë nuk ka pjesë për fëmijë, a është e ndarë fizikisht dhe vizualisht?
54. A është lartësia, të paktën 280 cm?
55. A janë të vendosura në mure tabelat e rrezikut; a është të paktën në 2 gjuhë rregullorja për përdorimin e ambienteve/pajisjeve?
56. A është të paktën 50m2 sipërfaqja e pishinës, për një sipërfaqe të qendrës kurative deri në 700 m2?
56. 1. a. A ka të paktën 2 ndënjëse për pjesën e hidromasazhit?
56. 2. b. A ka të paktën 1 efekt për masazhin ujor?
57. A është të paktën 100m2 sipërfaqja e pishinës, për një sipërfaqe të qendrës kurative mbi 700 m2?
57. 1. a. A ka të paktën 4 ndënjëse për pjesën e hidromasazhit?
57. 2. b. A ka të paktën 2 efekte për masazhin ujor?
58. A ndriçohet natën pishina e jashtme?
59. A ka stola/karrige/shezlone/ndenjëse lëkundëse (hamaca) etj, për t'u ulur, në hapësirën e pishinës së jashtme?
60. A ofrohet dush me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë në hapësirën e pishinës së jashtme? (Për sipërfaqe të pishinave mbi 100m2 janë të paktën 2 dushe dhe 2 vende për të vendosur peshqir/penjuar së bashku me likuid/sapun)
61. A disponon kabinë/dhomë ndërrimi në pishinën e jashtme?
62. A bëhet supervizim i pishinës së jashtme gjatë orarit të punës?
63. A ka të paktën 5 pajisje individuale në palestër?
64. A kanë të paktën 10 pajisje individuale në qendrat kurative me sipërfaqe mbi 1000 m2?
65. A është të paktën 280 cm lartësia e palestrës?
66. A ndodhet një dhomë/sallë e vogël për aktivitete/ushtrime të ndryshme, me kapacitet për 12 persona, për hapësira mbi 1000 m2? (psh. ushtrime tradicionale, aerobi, joga, tai chi, reiki, meditim, terapi me muzikë)
67. A ka supervizor në palestër, kur ofrohen të paktën 10 pajisje individuale?
68. A kryhen ushtrime gjimnastikore, aerobi, kërcim sportiv, etj?
69. A ka udhëzime për shërbimet e ofruara në zonën e qendrës kurative dhe përdorim të pajisjeve të paktën në 1 gjuhë të huaj?
70. A janë të afishuara lista e shërbimeve dhe tarifat përkatëse?
71. A ka të paktën 2 programe të qendrës kurative të ofruara nga hoteli?
72. A ofrohen shampo për dush, likuid për duart, sapunë aromatik etj, në banjo ose në dhomën përkatëse të ofruar nga hoteli?
73. A është e afishuar plamimetria e godinës me daljen e emergjencës?
74. A janë ndërtesat të shkëputura nga njëra tjetra?
75. A është vendndodhja e resortit në një mjedis të qetë, të shkëputur nga qyteti?
76. A ka hartë orientuese të resortit në hyrje të tij?
77. A është sinjalistika orientuese e detajuar dhe e mirëmbajtur për secilën nga godinat e resortit të pajisura me emër ose numër të veçantë?
78. A ka hapësira të mëdha të hapura me gjelbërim?
79. A ofrohen jo më pak se 2 vakte në ambientet e restorantit?
80. A ka kënd informacioni për veprimtaritë argëtuese të organizuara nga resorti (p.sh. eskursione etj)?
81. A është lehtësisht e përshkueshme dhe në gjendje të mirë infrastruktura e lëvizjes (rrugët/rrugicat) në resort?
82. A është e qëndrueshme, e sigurtë dhe e mirëmbajtur gjendja e ndërtesave? (të gjitha mekanizmat dhe pajisjet që ofrohen janë funksionale dhe të padëmtuara)
83. A është në gjendje pune dhe në kushte të mira ndriçimi i ambientit të jashtëm?
84. A kryhet pastrim i rregullt dhe mjedisi a është i mirëmbajtur: pa mbeturina, gjethe etj?
85. A sigurohet shërbimi i mbikqyrjes së vazhdueshme të resortit turistik në tërësi?
86. A disponon facilitete të ndihmës së parë? (i nevojshëm stafi i trajnuar)
87. A ka pishinë të hapur, pishinë për fëmijë?
88. A ka shezlone në zonën e pishinës?
89. A ka tualet dhe dush në zonën e pishinës?
90. A ofrohet shërbim i barit në zonën e pishinës?
91. A ofrohen 4 programe të ndryshme argëtimi/animacion/sportive/mjedisore (aktivitete tenisi, basketbolli, volejbolli, ping-pongu, ski, kanoe, barbeque, koncerte, karaoke, diskotekë, bibliotekë, kënd lojrash për fëmijë, lojra për familjen dhe fëmijët, si puzzle, tavëll, domino, etj., aktivitete në pishinë, ofrim i pajisjeve sportive si biçikletë etj)
92. A përfshijnë ambientet e hotelit një ose më shumë ndërtesa që ndodhen në të njëjtin shesh/ vend (i cilipërmban edhe ndërtesën kryesore të hotelit) dhe që janë fizikisht të lidhura me shtigje të ndriçuara dhe ndajnë hyrje dhe dalje të përbashkët?
93. Në rastin e hotelit të përbërë nga disa ndërtesa, këto ndërtesa a janë lehtësisht të aksesueshme dhe fizikisht të lidhura me ndërtesën kryesore me shtigje të ndriçuara mirë?
94. Hoteli i përbërë nga disa ndërtesa a operon nën mbikëqyrjen e rregullt dhe mirëmbajtjen e menaxhimit dhe stafit të ndërtesës kryesore të hotelit?
95. A mbahet pastёrtia dhe higjiena nё tё gjitha mjediset e brendshme dhe të jashtme tё strukturës akomoduese?
96. A janë funksionale dhe në gjendje pune të gjithë mekanizmat dhe pajisjet?
97. Përshtypja e përgjithshme a është e mjaftueshme për kërkesa të thjeshta, veçanërisht mobilimi dhe pajisje a janë të përshtatshme dhe të mirëmbajtura?
98. A është i implementuar dhe funksional sistemi për mbrojtjen nga zjarri, si dhe afishimi në korridore i planit të evakuimit dhe udhëzimeve në rast zjarri?
99. A ka rregullore të brendshme për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi?
10 0. A disponohen dokumente të përditësuara të lëshuara nga autoritetet përgjegjëse, që konfirmojnë përmbushjen e të gjitha kushteve dhe rregullave për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi për strukturat akomoduese?
10 1. A ka hapësirë vizualisht të ndarë/ tavolinë të dedikuar për shërbimet e recepsionit?
10 2. A ka shërbim pritjeje (të recepsionit) dhe person në dispozicion për check-in sipas një marrëveshjeje?
10 3. A ka protokoll të brendshëm të hotelit lidhur me detyrat e stafit sipas profileve të tyre?
10 4. A është bërë regjistrimi i klientëve të hotelit në një regjistër të veçantë me të dhënat identitetin, nr. e pasaportës/kartës së identitetit, numrin e netqëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën?
10 5. A janë vendosur numrat e shërbimeve mjekësore dhe urgjencës në recepsion?
10 6. A ka kuti të ndihmës së shpejtë në recepsion?
10 7. A janë publikuar/afishuar lista e çmimeve tavan të dhomave në gjuhën shqipe dhe të paktën në gjuhën angleze, çmimet dhe çdo shërbim që përfshihet, si dhe taksat apo detyrime të tjera, politikat e rezervimit, ndryshimit dhe anulimit?
10 8. A ka kasafortë qendrore në recepsion/facilitete të ruajtjes së sendeve me vlerë?
10 9. A ka shërbim të ruajtjes së bagazheve në recepsion?
11 0. A ka tualete të përbashkëta në recepsion?
11 1. A ka materiale informues për rajonin, të vendosura në ambientet e përbashkëta?
11 2. A është sipёrfaqja e dhomave dopio (duke pёrfshirё tualetin, pa përfshirë ballkonin/tarracën) ≥ 14 m²?
11 3. A ka shtrat me dyshek me teknologji bashkëkohore dhe të mirëmbajtur, me lartësi prej të paktën 13 cm?
11 4. Shtretërit a janë sipas standardit: a) Shtretër tek me përmasa minimale 0.80m x 1.90m b) shtretër dopio me përmasa minimale 1.60m x 1.90 m c) shtretërit jo te mbivendosur?
11 5. Seti i çarçafëve a jane 100% pambuk ose një cilësi më të lartë?
11 6. A ka mbulesë/jorgan me vatinë ose pupla?
11 7. A ka jastëk të modelit bashkëkohor dhe i mirëmbajtur?
11 8. A ka mundësi për të errësuar dhomën (p.sh. perde)?
11 9. A ka dollap të përshtatshëm ose zgjidhje alternative për varjen rrobave dhe ndarje për rrobat e palosura?
12 0. A ka një numër të përshtatshëm varëse rrobash?
12 1. A ka varëse rrobash/portmanto jashtë dollapit?
12 2. A ka një karrige në dhomë?
12 3. A ka tavolinë në dhomë?
12 4. A ka prizë elektrike të aksesueshme në dhomë?
12 5. A ka ndriçim të përshtatshëm në dhomë me çelës kryesor në hyrje të dhomës?
12 6. A është vendosur plani i evakuimit prapa derës së çdo dhome?
12 7. A ka në dhomë alarm zjarri/detektor tymi ose pajisje tjetër e ngjashme?
12 8. A është vendosur në dhomë kosh për mbeturinat?
12 9. A ka sistem ngrohjeje dhe ftohjeje efektiv në dhomë?
13 0. A ka pajisje TV në sallën e recepsionit, për hotelet, të cilat nuk kanë TV në çdo dhomë?
13 1. A ka telefon publik të disponueshëm për klientët?
13 2. A ka në dhomë në mënyrë të afishuar informacion për hotelin, i cili përfshin të paktën orarin e mëngjesit, check out, dhe orarin e hapjes së shërbimeve të hotelit?
13 3. A janë të gjitha dhomat të pajisura me dush dhe wc ose vaskë dhe wc?
13 4. Muri i tualetit a është me material të papërshkueshëm nga uji që pastrohet lehtë (pllaka qeramike, rezinë etj.) jo më pak se lartësia 1,20 m?
13 5. Dyshemeja a është me material kundër rrëshqitjes dhe të padepërtueshëm nga uji, pllaka qeramike, rezinë e të ngjashme?
13 6. A ka ajrim natyral ose mekanik (aspirim-ventilim) të tualetit?
13 7. A ka kosh për mbeturinat në tualet?
13 8. A ka në tualet mbajtëse letre higjienike dhe letër higjienike rezervë?
13 9. A ka mbulesë higjienike për ulësen e wc?
14 0. Faqet anësore dhe dyshemeja e vaskës dhe dushit a janë të veshura me materiale izoluese të papërshkueshme nga uji?
14 1. A ka dush me perde/kabine?
14 2. A ka lavaman me ujë të rrjedhshëm, të ngrohtë dhe të ftohtë?
14 3. A ka pasqyrë ne tualet?
14 4. A ka në tualet mbajtëse peshqiri horizontale ose në formë grepi?
14 5. A ka aksesorë për mbajtjen e sendeve të tualetit?
14 6. A ka sapun të paketuar ose sapun të lëngshëm në kontenitorë?
14 7. A ka xhel për larjen e trupit në dush në shishe të vogla ose në kontenitorë të fiksuar?
14 8. A ka shampo/ ose xhel për dush të përshtatshëm edhe si shampo të shënuar mbi etiketën e shishes?
14 9. A ka 1 peshqir të vogël për person?
15 0. A ka 1 peshqir të madh për person?
15 1. A bëhet pastrimi i përditshëm i dhomës dhe tualeteve në dhomë?
15 2. A bëhet ndërrim i përditshëm i peshqirëve me kërkesë?
15 3. A bëhet ndërrim i çarçafëve minimalisht një herë në javë dhe për çdo klient të ri?
15 4. A ka dhomë ngrënie për shërbimin e mëngjesit?
15 5. A ofrohet mëngjes bufe ose menu për mëngjesin?
15 6. A ofrohet ushqimi në hotel?
15 7. Ushqimi që shërbehet në hotel a përpunohet, përgatitet dhe trajtohet sipas rregullave për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatoreve nga sëmundjet/dëmtimet si pasojë e konsumimit të produkteve ushqimore me origjinë bimore ose shtazore dhe sipas sistemit HACCP (vërtetuar nga dokumentet e lëshuara nga autoritetet përgjegjëse)?
15 8. A ofrohen pijet në hotel?
15 9. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka frigorifer?
16 0. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka lavapjate ?
16 1. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka një furrë dhe sobë me dy plitka?
16 2. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka nje aspirator ?
16 3. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka servis gatimi dhe ngrënie për të paktën 6 persona?
16 4. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka mjete pastrimi për të siguruar higjienën?
16 5. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka të paktën dy peshqirë kuzhine?
16 6. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka një mbulesë tavoline dhe të paktën 6 peceta?
16 7. A ofrohen të gjitha shërbimet nga personel i kualifikuar dhe i identifikueshëm, dhe për strukturat akomoduese të cilat kanë më shumë se 25 dhoma, personeli a është i veshur me uniformë?
16 8. A ka hoteli të punësuar një personel të mjaftueshëm në numër dhe të trajnuar për të mbajtur standardet e shërbimit të parashikuara në këto kritere?
16 9. A është trajnuar i gjithë stafi me fillimin e punësimit dhe në vazhdim sipas pozicionit?
17 0. A është sipas etikës së punës paraqitja, qëndrimi dhe pastërtia e personelit?
17 1. A ka dushe, tualete dhe lavamanë për personelin?
17 2. A ka dhomë çlodhje dhe dhomë ngrënie per personelin?
17 3. A ka dhomë fjetje për personelin?
17 4. A ka dhomë ndërrimi për personelin?
0 / 181 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
