Listë vetë-kontrolli154 pyetje
LISTË VERIFIKIMI HOTELET ME 5 YJE
Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 154 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. Pajisja me certifikatë klasifikimi
2. Ambientet përfshijnë një ose më shumë ndërtesa që ndodhen në të njëjtin shesh/ vend (i cili përmban edhe ndërtesën kryesore të hotelit) dhe qe janë fizikisht të lidhura me shtigje të ndriçuara dhe ndajnë hyrje dhe dalje të përbashkët.
3. Në rastin e hotelit të përbërë nga disa ndërtesa, këto ndërtesa janë lehtësisht të aksesueshme dhe fizikisht të lidhura me ndërtesën kryesore me shtigje të ndriçuara mirë. Këto ndërtesa përfshijnë dhomat e klientëve me tualete private, ambiente magazinimi, shkallë dhe korridore që përmbushin kriteret e parashikuara më poshtë.
4. Hoteli i përbërë nga disa ndërtesa operon nën mbikëqyrjen e rregullt dhe mirëmbajtjen e menaxhimit dhe stafit të ndërtesës kryesore të hotelit.
5. Përmbush kushtet dhe kriteret për pastërtin dhe higjienën.
6. Të gjithë mekanizmat dhe pajisjet janë funksionale dhe në gjendje pune.
7. Përshtypja e përgjithshme është e mjaftueshme për kërkesa shumë të larta.
8. Vend për parkimin e përkohshëm të mjeteve motorrike për zbritjen dhe marrjen e klientëve.
9. Sistem sigurie në hyrje të hotelit (p.sh. kamera)
10. Sistem për mbrojtjen nga zjarri dhe afishim në korridore i planit të evakuimit dhe udhëzimeve në rast zjarri.
11. Rregullore e brendshme për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi
12. Dokumente të përditësuara të lëshuara nga autoritetet përgjegjëse, që konfirmojnë përmbushjen e të gjitha kushteve dhe rregullave për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi për strukturat akomoduese (VKM nr. 699, datë 22.10.2004 “Për miratimin e rregullave teknike për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin në konstruksionet dhe ndërtimet, që shërbejnë për veprimtari akomoduese turistike”).
13. Banak i veçantë për recepsionin
14. Sallë recepsioni me disa kënde pritjeje dhe shërbim pijesh
15. Recepsion i hapur dhe personel 24 orë.
16. Personeli flet më shumë se dy gjuhë përfshirë gjuhën shqipe
17. Ofrimi i shërbimit të parkimit të makinës nga personeli hotelit
18. Concierge (personel i veçantë) që i shërben kërkesave të klientëve për rezervime biletash apo të tjera /marrjen me qira të automjeteve
19. Person që shoqëron klientët në dhomë, i asiston me bagazhet dhe kryen porositë (page boy)(personel i veçantë)
20. Shërbim i transportimit të bagazheve
21. Strukturat akomoduese mbi 3 kate, mbi tokë, ka të paktën një ashensor dhe mbi 4 kate, ka të paktën 2 ashensor.
22. Protokoll i brendshëm i hotelit lidhur me detyrat e stafit sipas profileve të tyre.
23. Regjistrim i klientëve të hotelit - Struktura akomoduese ka një regjistër të veçantë për çdo klient identitetin e tij, nr. e pasaportës/kartës së identitetit, numrin e netqëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën.
24. Vendosja e numrave të shërbimeve mjekësore dhe urgjencës në recepsion
25. Kutia e ndihmës së shpejtë në recepsion
26. Publikimi i listës së çmimeve tavan të dhomave, në gjuhën shqipe dhe të paktën në gjuhën angleze. Afishim i çmimit dhe çdo shërbim që përfshihet, si dhe taksat apo detyrime të tjera, politikat e rezervimit, ndryshimit dhe anulimit dhe çdo informacion shtesë që kërkon klienti para kryerjes së rezervimit, në përputhje me ligjin nr. 9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorit”.
27. Pagesë nëpërmjet kartës bankare (debiti, krediti)
28. Kasafortë qendrore në recepsion/Facilitete të ruajtjes së sendeve me vlerë
29. Vend i veçantë dhe i sigurt për mbajtjen e bagazheve për klientët që vijnë ose largohen nga hoteli
30. Tualetet e përbashkëta në recepsion janë të pajisura me: pasqyrë, lavaman, kosh për mbeturinat, sapun të lëngshëm, letra për duart ose pajisje për tharje të duarve, letër higjienike, varëse për rrobat, mekanizëm për mbylljen e derës, kosh për mbeturinat në kabinën për femrat
31. Shërbimi i hekurosjes (kthimi brenda një ore)
32. Shërbim i larjes dhe hekurosjes (Dorëzimi para orës 9:00, kthimi brenda 9 orësh)
33. Material informues për rajonin, të vendosura në ambientet e përbashkëta
34. Shërbim transferte (Shuttle)
35. Ofrimi i produkteve sanitare (p.sh. pastë dhëmbësh, furçë dhëmbësh, set për rruajtje etj.)
36. Mikpritje e personalizuar për çdo mysafir me lule, çokollatë, fruta ose një dhurate në dhomë
37. Shërbimi i rregullimit të dhomës mbasdite: Ndërrimi i peshqirëve, rregullimi i çarçafëve, largimi i mbeturinave
38. Sipërfaqja e dhomave (duke përfshirë tualetin, pa përfshirë ballkonin/tarracën)≥ 18 m²
39. Ka mimimumi 2 suita - Jo “Suita të vogla”. Çdo suitë ka të paktën 2 dhoma të ndara, prej së cilave njëra është e mobiluar si dhomë gjumi, kurse tjetra si dhomë ndenje. Këto 2 dhoma nuk është e detyrueshme të ndahen nga një derë, mjafton një sipërfaqe e hapur. (një apartament jashtë ndërtesës së hotelit, nuk konsiderohet si suitë)
40. Shtrat me bazë elastike, i kombinuar me dyshek me teknologji bashkëkohore, të mirëmbajtur, me lartësi prej të paktën 18 cm
41. Shtretër tek me përmasa minimale 0.90m x 2.00m dhe shtretër dopio me përmasa minimale 1.80m x 2.00m (nuk lejohen shtretërit e mbivendosur)
42. Seti i çarçafëve 100% pambuk ose një cilësi më të lartë.
43. Mbulesë/jorgan me vatinë ose pupla
44. Mbulesë tjetër alternative me kërkesë
45. Jastëk i modelit bashkëkohor dhe i mirëmbajtur
46. Jastëk shtesë i përdorshëm (jo dekorues) me kërkesë
47. Dy jastëkë të përdorshëm, jo dekorues, për person
48. Mundësi e zgjedhjes së jastëkut
49. Mundësi për të errësuar totalisht dhomën (grila/perde që pengojnë dritën natyrale)
50. Shërbim / pajisje për zgjimin
51. Dollap i përshtatshëm ose zgjidhje alternative për varjen rrobave dhe ndarje për rrobat e palosura
52. Një numër i përshtatshëm varësesh rrobash të tipave të ndryshëm.
53. Varëse rrobash/portmanto jashtë dollapit
54. Të paktën një karrige për person në dhomë
55. Një kënd i rehatshëm (karrige me tapiceri/kolltuk) me tavolinë anësore në dhomë
56. Karrige me tapiceri/divan shtesë, ose një kolltuk dyvendësh në dhoma dopio ose suita
57. Tavolinë me një sipërfaqe pune minimumi 0,5 m² dhe me ndriçim të përshtatshëm në dhomë
58. Komodinë anës shtratit
59. Prizë elektrike e aksesueshme në dhomë
60. Prizë elektrike shtesë e aksesueshme pranë tavolinës në dhomë
61. Prizë elektrike e aksesueshme pranë shtratit
62. Ndriçim i përshtatshëm në dhomë me çelës kryesor në hyrje të dhomës
63. Plani i evakuimit i vendosur prapa derës së çdo dhome.
64. Alarm zjarri (detektor tymi ose pajisje tjetër e ngjashme) në dhomë
65. Ndriçim për lexim pranë shtratit
66. Pasqyrë vertikale për veshje në dhomë
67. Mbajtës i veçantë për vendosjen e valixhes në dhomë
68. Kosh për mbeturinat në dhomë
69. Kasafortë në dhomë
70. Listë e çmimeve të dhomave sipas sezoneve, në gjuhën shqipe dhe të paktën në gjuhën angleze
71. Mure, dritare dhe dyer të izoluara për zhurmat dhe privatësinë në dhomë
72. Sistem ngrohjeje dhe ftohjeje efektiv në dhomë
73. Ajër i kondicionuar në ambientet e përbashkëta (restorant, holli, sallonin e hyrjes, salla e mëngjesit)
74. TV me teknologji bashkëkohore me përmasa të përshtatshme për dhomën, me telekomandë, me listë kanalesh, informacion për programet dhe guidë përdorimi
75. Telefon publik të disponueshëm për klientët
76. Telefon në dhomë së bashku me një manual përdorimi të paktën në dy gjuhë
77. Akses në internet në ambientet e përbashkëta (me fishë oseWiFi ose akses në internet në dhomë)
78. Akses në internet në dhomë (me fishë oseWiFi)
79. Kënd për pajisje elektronike me akses në internet në ambientet e përbashkëta, përfshirë shërbim fotokopje/skanim/printim
80. Manuali i të gjitha shërbimeve të hotelit me çmimet përkatëse në disa gjuhë (bashkëngjitet raportit të vlerësimit)
81. Mjete për të shkruar dhe bllok shënimesh, zarf etj.
82. Qese për rroba të palara
83. Set për qepje në dhomë
84. Lugë këpucësh në dhomë
85. Set për lustrim këpucësh në dhomë (ky kriter konsiderohet i përmbushur nëse shërbimi ofrohet në recepsion nga hoteli)
86. Banjë / hapësirë sanitare ≥ 7,5m²
87. 100% e dhomave me dush dhe WC ose vaskë dhe WC
88. Tualet me mur me material të papërshkueshëm nga uji që pastrohet lehtë (pllaka qeramike, rezinë etj.) jo më pak se lartësia 1,20 m
89. Tualet me dysheme me material kundër rrëshqitjes dhe të padepërtueshëm nga uji (pllaka qeramike, rezinë e të ngjashme)
90. Tualet me ajrim natyral ose mekanik (aspirim-ventilim)
91. Kosh për mbeturinat në tualet
92. Mbajtëse letre higjienike dhe letër higjienike rezervë
93. Mbulesë higjienike për ulësen e WC
94. Xham i temperuar, për të paktën gjysmën e gjatësisë së vaskës dhe për gjithë gjatësinë e zonës së dushit, përveç vaskave në dhomë
95. Faqet anësore dhe dyshemeja e vaskës dhe dushit duhet të jenë të veshura me materiale izoluese të papërshkueshme nga uji.
96. Dush me perde
97. Lavaman me ujë të rrjedhshëm, të ngrohtë dhe të ftohtë
98. Peshqir për këmbët në tualet (për dysheme)
99. Pasqyrë në tualet
10 0. Prizë korenti e aksesueshme pranë pasqyrës së tualetit
10 1. Pasqyrë zmadhuese në tualet
10 2. Mbajtëse peshqiri horizontale ose në formë grepi në tualet
10 3. Ngrohje në tualet, ose mbajtëse peshqiri me ngrohje
10 4. Aksesorë për mbajtjen e sendeve të tualetit
10 5. Raft tualeti
10 6. Sapun i paketuar ose sapun i lëngshëm në kontenitorë.
10 7. Xhel për larjen e trupit në dush në shishe të vogla ose në kontenitorë të fiksuar
10 8. Shampo ose xhel për dush I përshtatshëm edhe si shampo e shënuar mbi etiketën e shishes
10 9. Produkte të kujdesit personal në shishe (deodorant, after shave, brisk rroje etj.)
11 0. Produkte kozmetike shtesë (locion trupi, balsam flokësh, pastrues për veshët, limë për thonjtë, kapuç dushi etj.)
11 1. Letër për fytyrën
11 2. 1 peshqir të vogël për person
11 3. 1 peshqir të madh për person
11 4. Penjuar
11 5. Pantofla njëpërdorimshëm
11 6. Tharëse flokësh
11 7. Stol në tualet sipas kërkesës
11 8. Pastrimi i përditshëm i dhomës dhe tualeteve në dhomë
11 9. Ndërrim i përditshëm i peshqirëve me kërkesë
12 0. Ndërrim i çarçafëve minimalisht dy herë në javë dhe për çdo klient të ri
12 1. Ndërrim i përditshëm i çarçafëve me kërkesë
12 2. Dhomë ngrënie për shërbimin e mëngjesit
12 3. Mëngjes bufe me shërbim në tavolinë ose menu për mëngjesin
12 4. Menu mëngjesi për shërbim në dhomë
12 5. Ofrimi i ushqimit në hotel
12 6. Shërbim i ushqimit në dhomë sipas orareve të paracaktuara dhe deklaruara
12 7. Restoranti i hapur të paktën 7 ditë në javë
12 8. Ushqimi që shërbehet në hotel, përpunohet, përgatitet dhe trajtohet sipas rregullave për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatoreve nga sëmundjet/dëmtimet si pasojë e konsumimit të produkteve ushqimore me origjinë bimore ose shtazore dhe sipas sistemit HACCP. Ligji nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për ushqimin” dhe aktet nënligjore përkatëse (vërtetuar nga dokumentet e lëshuara nga autoritetet përgjegjëse).
12 9. Ofrimi pijeve në hotel
13 0. Ofrimi pijeve në dhomë ose minibar
13 1. Shërbim për ofrimin e pijeve në dhomë 24 orë dhe minibar
13 2. Bari është më i gjerë se thjesht shërbim pijesh dhe i ndarë nga restoranti (hapur minimumi 7 ditë në javë).
13 3. Frigorifer në hotel/apartet
13 4. Lavapjatë në hotel/apartet
13 5. Një furrë dhe sobë me dy plitka në hotel/apartet
13 6. Një aspirator në hotel/apartet
13 7. Servis i gatimit dhe ngrënies ka (tigan,tenxhere,tavë,pjata, servis ngrënie, filxhan,gota etj) për të paktën 6 persona në hotel/apartet
13 8. Mjete pastrimi për të siguruar higjienën në hotel/apartet
13 9. Të paktën dy peshqirë kuzhine në hotel/apartet
14 0. Një mbulesë tavoline dhe të paktën 6 peceta në hotel/apartet
14 1. Ka sistem menaxhimi të ankesave me një format që përmbanë ankesën, vlerësimin dhe përgjigjen
14 2. Analizë sistematike e komenteve nga klientët
14 3. Ka faqe interneti, me informacion të përditësuar dhe foto reale së bashku me vendndodhjen e hotelit, të paktën në dy gjuhë
14 4. Ftesë klientit pas largimit për dhënien e opinionit rreth shërbimeve të përftuara.
14 5. Të gjitha shërbimet ofrohen nga personel i kualifikuar dhe i identifikueshëm me uniformë
14 6. Hoteli është nën mbikëqyrjen e një/ disa personave të trajnuar në menaxhim hoteli ose me eksperiencë në këtë fushë dhe plotësisht të aftë për operimin e hotelit.
14 7. Hoteli ka të punësuar një personel të mjaftueshëm në numër dhe të trajnuar për të mbajtur standardet e shërbimit të parashikuara në këto kritere.
14 8. I gjithë stafi është i trajnuar me fillimin e punësimit dhe në vazhdim sipas pozicionit.
14 9. Stafi është i pajisur me veshje të veçanta sipas detyrave të tyre dhe vendit të punës
15 0. Personeli ka Paraqitje, qëndrim dhe pastërti
15 1. Mjedisi për personelin ka dushe, tualete dhe lavamanë
15 2. Mjedisi për personelin ka dhomë çlodhje dhe dhomë ngrënie
15 3. Mjedisi për personelin ka dhomë fjetje
15 4. Mjedisi për personelin ka dhomë ndërrimi
0 / 154 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
