Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli17 pyetje

LISTË VERIFIKIMI - PLAZHI PUBLIK

Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Pyetje të përgjithshme

1. A garantohet shërbimi me vrojtues plazhi dhe me pika vrojtimi, përgjatë gjithë kohës që subjekti ushtron aktivitetin e tij, për çdo 80 (tetëdhjetë) m vijë lineare bregdetare? (edhe subjektet nën 80 m vijë lineare kanë detyrimin për të pasur vrojtues plazhi)

2. A është bërë në stacionin e plazhit sinjalizimi dhe kufizimi me bova, 200 m nga bregu i detit?

3. A është bërë në stacionin e plazhit sinjalizimi i zonave të përdorimit të mjeteve lundruese për argëtim? (Shënim: zonat për përdorimin dhe ankorimin e mjeteve lundruese me ose pa motor, jashtë zonave të përcaktuara për not sipas shkronjës “a” më sipër, duhet të jenë të kufizuara, duke ofruar vende për ankorim (kalata), vendparkim në tokë dhe bova për përcaktimin e korridoreve për afrimin dhe parkimin në tokë të mjeteve ujore me ose pa motor. Në zonat e përdorimit dhe ankorimit të mjeteve lundruese për argëtim, aktivitetet e notimit janë të ndaluara. Sigurohet sinjalizimi me tabela informuese në shqip dhe në anglisht, në vend të dukshëm pranë bregut të detit “Zonë e ndaluar për notim” dhe “No swimming area”)

4. A zbatohet sinjalizimi me flamur, i shoqëruar ky me tabela në shqip dhe anglisht për sinjalistikën, çdo ditë gjatë sezonit të verës, në përputhje me kushtet e motit dhe të detit?

5. Plazhi publik a është i pajisur me pikë vrojtimi sipas parametrave të përcaktuar në rregulloren e plazhit, dhe pajisjet sipas shtojcës 2 dhe a respektohen distancat për pajisjen me pikavrojtimi në këto plazhe, për aq sa është e mundur, sa distancat e parashikuara për pikat e vrojtimit në stacionet e plazhit, me lartësi 3 m dhe fushë pamjeje e veprimi të lirë? Pika e vrojtimit: i) është e vendosur në pozicion qëndror referuar strukturës së stacionit të plazhit ose vijës bregdetare në përdorim; ii) është e avancuar në krahasim me vijën e parë të cadrave? iii) ka një fushë pamjeje dhe veprimi të lirë; iv) mbulesa e çadrës ose tendës së pikës së vrojtimit është me pëlhurë të kuqe, lehtësisht e identifikueshme, ku shkruhet qartë “vrojtues plazhi”/ “lifeguard”

6. A garantohet shërbimi me vrojtues plazhi i cili punësohet nga subjekti publik që ka në administrim hapësirën e plazhit dhe garantohet përgjatë gjithë periudhës së ushtrimit të veprimtarisë së plazhit?

7. A janë afishuar në stacionin e plazhit dhe pikën e vrojtimit kanalet për komunikim emergjence, si: a)shërbimi i urgjencës mjekësore; b)Policia e Shtetit dhe Policia Kufitare; c)zjarrfikëset; ç) Kapitaneria Detare; dh) Qëndra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD)?

8. A janë afishuar në stacionin e plazhit dhe pikën e vrojtimit kanalet për komunikim emergjence, si: a)shërbimi i urgjencës mjekësore; b)Policia e Shtetit dhe Policia Kufitare; c)zjarrfikëset; ç) Kapitaneria Detare; dh) Qëndra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD)?

9. A janë afishuar në çdo stacion plazhi dhe kullë vrojtimi në mënyrë të dukshme, këshillat drejtuar pushuesve, në gjuhën shqipe dhe angleze?

10. A bëhet lëvizja e mjeteve lundruese, për pedalonet dhe mjetet e tjera ujore jomotorike, për argëtim jashtë zonës së notimit?

11. A bëhet lëvizja e motorëve të ujit apo varkave motorike, nga vendqendrimet dhe korridoret hyrese/dalëse, të mirartuara nga NJVV-ja përkatëse?

12. A ka vrojtuesi i plazhit njohuri për kuadrin ligjor të funksionimit të stacionit të plazhit, teknikat e shpëtimit dhe dyluftimit në ujë, dhënien e ndihmës së parë mjekësore, për hidrometereologjinë, karakteristikat e brigjeve shqiptare dhe rrymat ujore në to, si dhe për sigurinë e mjedisit ujor?

13. Vrojtuesi i plazhit a është i angazhuar ekskluzivisht në shërbim të vrojtim-shpëtimit dhe a është i pranishëm përgjatë gjithë kohës pranë pikës së vrojtimit (përjashtuar rastet emergjente)?

14. Vrojtuesi i plazhit a e ka të veshur gjatë shërbimit uniformën e vrojtuesit me ngjyrë të kuqe dhe të dhënat përkatëse?

15. A e kryen vrojtuesi i plazhit, sinjalizimin pranë organeve kompetente, në rastet kur verifikohen kundërvajtje në territorin e stacionit të plazhit dhe hapësirën ujore përballë tij?

16. Vrojtuesi i plazhit a kujdeset periodikisht për sinjalistikën ujore dhe territoriale të stacionit të plazhit, zëvendësimin e materialeve të konsumuara në kutinë e ndihmës së shpejtë mjekësore, si dhe mbajtjen në efiçencë të mjeteve të shpëtimit ?

17. Vrojtuesi i plazhit a e ka çertifikatën dhe kartën ekuivalente brenda afatit të vlefshmërisë, lëshuar nga qëndra e formimit profesional përkatës ?

0 / 17 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen