Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli42 pyetje

Strukturë akomoduese - pyetjet 7-42

Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Pyetje të përgjithshme

1. A është pajisur subjekti me çertifikatë kategorizimi për ushtrimin e aktivitetit si strukturë akomoduese në kategorinë dhomë?

2. A janë deklaruar pranë Ministrisë Përgjegjëse për Turizmin, të dhënat statistikore nga struktura akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën?

3. A është zbatuar detyrimi për të raportuar të dhënat statistikore të vërteta dhe të sakta sipas parimeve të statistikave zyrtare?

4. A është i ekspozuar në vend të dukshëm për publikun emri i biznesit, procedura e ankimit dhe listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofrohet të paktën në gjuhën shqipe dhe angleze?

5. A janë dyshemetë, muret, tavanet, mobiljet, dyert, dritaret dhe çdo pajisje tjetër janë pa dëmtime, njolla dhe shenja të tjera?

6. A janë të gjithë mekanizmat dhe pajisjet funksionale dhe në gjendje pune?

7. A është shërbimi i pritjes i aksesueshëm gjatë regjistrimit dhe largimit të klientëve? (fizikisht ose me mjete elektronike si email, tel, faqe web, etj)

8. A ka një person të aksesueshëm gjatë 24 orëve?

9. A ofrohen shërbimet nga person i identifikueshëm?

10. A kryhet regjistrim i klientëve në një regjistër të veçantë, për identitetin, nr. e pasaportës/id, nr. e netëqëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën?

11. A ofrohet informacion për dhomën?

12. A bëhet pastrimi i dhomës sipas kërkesës?

13. A ndërrohen peshqirët sipas kërkesës?

14. A ndërrohen çarçafët minimalisht një herë në javë dhe për çdo klient të ri?

15. A është shtrati me dyshek me teknologji bashkëkohore dhe të mirëmbajtur, me lartësi prej të paktën 13 cm?

16. A janë shtretërit tek me përmasa minimale 0.80 m x 1.90 m dhe shtretërit dopio me përmasa minimale 1.60 m x 1.90 m?

17. A është seti i çarçafëve 100% pambuk ose një cilësi më të lartë, me ngjyrë të bardhë?

18. A ka mbulesë/jorgan me vatinë ose pupla?

19. A ka jastëk të modelit bashkëkohor dhe të mirëmbajtur?

20. A ka 1 peshqir të vogël për person?

21. A ka 1 peshqir të madh për person?

22. A ka mundësi për të errësuar dhomën? (p.sh. Perde, grila)

23. A është dollapi i përshtatshëm ose ka zgjidhje alternative për varjen e rrobave dhe ndarje për rrobat e palosura?

24. A ndodhet një numër i përshtatshëm varësesh rrobash?

25. A disponon 1 karrige për çdo person që akomodohet?

26. A ka tavolinë?

27. A ka komodinë anës krevatit?

28. A janë prizat elektrike të aksesueshme në dhomë?

29. A është ndriçimi i përshtatshëm në dhomë me çelës kryesor në hyrje të dhomës?

30. A ka një kosh për mbeturinat?

31. A është efektiv sistemi i ngrohjes dhe ftohjes?

32. A ka dush dhe wc ose vaskë dhe wc?

33. A ka kosh për mbeturinat në tualet?

34. A ka gotë për furçat e dhëmbëve?

35. A ka mbajtëse letre higjienike dhe letër higjienike rezervë?

36. A është dushi me perde, kabinë ose xham të temperuar?

37. A ka në lavaman ujë të rrjedhshëm, të ngrohtë dhe të ftohtë?

38. A ka pasqyrë në tualet?

39. A ka ndriçues pranë pasqyrës?

40. A ka prizë elektrike pranë pasqyrës?

41. A ka mbajtëse peshqiri?

42. A ndodhet në kontenitorë sapun i paketuar ose sapun i lëngshëm?

0 / 42 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen