Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli88 pyetje

LISTË VERIFIKIMI STRUKTURË AKOMODUESE HOTEL

Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Pyetje të përgjithshme

1. A është pajisur subjekti me çertifikatë kategorizimi për ushtrimin e aktivitetit si strukturë akomoduese në kategorinë hotel?

2. A janë deklaruar pranë Ministrisë Përgjegjëse për Turizmin, të dhënat statistikore nga struktura akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë rezidencën, gjininë dhe moshën?

3. A është zbatuar detyrimi për të raportuar të dhënat statistikore të vërteta dhe të sakta sipas parimeve të statistikave zyrtare?

4. A është i ekspozuar në vend të dukshëm për publikun emri i biznesit, proçedura e ankimit dhe listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofrohet të paktën në gjuhën shqipe dhe angleze?

5. A ka një kontratë të vlefshme sigurimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë aftësinë paguese dhe falimentin?

6. A përfshijnë ambientet e hotelit një ose më shumë ndërtesa, që ndodhen në të njëjtin shesh/ vend (i cili përmban edhe ndërtesën kryesore të hotelit) dhe që janë fizikisht të lidhura me shtigje të ndriçuara dhe ndajnë hyrje dhe dalje të përbashkët?

7. Në rastin e hotelit të përbërë nga disa ndërtesa, këto ndërtesa a janë lehtësisht të aksesueshme dhe fizikisht të lidhura me ndërtesën kryesore me shtigje të ndriçuara mirë?

8. Hoteli i përbërë nga disa ndërtesa, a operon nën mbikëqyrjen e rregullt dhe mirëmbajtjen e menaxhimit dhe stafit të ndërtesës kryesore të hotelit?

9. A mbahet pastёrtia dhe higjiena nё tё gjitha mjediset e brendshme dhe të jashtme të strukturës akomoduese?

10. A janë funksionale dhe në gjëndje pune të gjithë mekanizmat dhe pajisjet?

11. Përshtypja e përgjithshme a është e mjaftueshme për kërkesa të thjeshta, veçanërisht mobilimi dhe pajisjet a janë të përshtatshme dhe të mirëmbajtura?

12. A është i implementuar dhe funksional sistemi për mbrojtjen nga zjarri, si dhe afishimi në korridore i planit të evakuimit dhe udhëzimeve në rast zjarri?

13. A ka rregullore të brendshme për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi?

14. A disponohen dokumente të përditësuara të lëshuara nga autoritetet përgjegjëse, që konfirmojnë përmbushjen e të gjitha kushteve dhe rregullave për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi për strukturat akomoduese?

15. A ka hapësirë vizualisht të ndarë/ tavolinë të dedikuar për shërbimet e recepsionit?

16. A ka shërbimi pritjeje (të recepsionit) dhe person në dispozicion për check-in sipas një marrëveshjeje?

17. A ka protokoll të brendshëm të hotelit lidhur me detyrat e stafit sipas profileve të tyre?

18. A është bërë regjistrimi i klientëve të hotelit në një regjistër të veçantë me të dhënat për identitetin, nr. e pasaportës/kartës së identitetit, numrin e netqëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën?

19. A janë vendosur numrat e shërbimeve mjekësore dhe urgjencës në recepsion?

20. A ka kuti të ndihmës së shpejtë në recepsion?

21. A janë publikuar/afishuar lista e çmimeve tavan të dhomave në gjuhën shqipe dhe të paktën në gjuhën angleze, çmimet dhe çdo shërbim që përfshihet, si dhe taksat apo detyrime të tjera, politikat e rezervimit, ndryshimit dhe anulimit?

22. A ka kasafortë qendrore në recepsion/facilitete të ruajtjes së sendeve me vlerë?

23. A ka shërbim të ruajtjes së bagazheve në recepsion?

24. A ka tualete të përbashkëta në recepsion?

25. A ka materiale informues për rajonin, të vendosura në ambientet e përbashkëta?

26. A është sipёrfaqja e dhomave dopio (duke pёrfshirё tualetin, pa përfshirë ballkonin/tarracën) ≥ 14 m²?

27. A ka shtrat me dyshek me teknologji bashkëkohore dhe të mirëmbajtur, me lartësi prej të paktën 13 cm?

28. Shtretërit a janë sipas standardit: a) Shtretër tek me përmasa minimale 0.80m x 1.90m b) shtretër dopio me përmasa minimale 1.60m x 1.90 m c) shtretërit jo të mbivendosur?

29. Setet e çarçafëve a janë 100% pambuk ose të një cilësi më të lartë?

30. A ka mbulesë/jorgan me vatinë ose pupla?

31. A ka jastëk të modelit bashkëkohor dhe të mirëmbajtur?

32. A ka mundësi për të errësuar dhomën (p.sh. perde)?

33. A ka dollap të përshtatshëm ose zgjidhje alternative për varjen rrobave dhe ndarje për rrobat e palosura?

34. A ka një numër të përshtatshëm varëse rrobash?

35. A ka varëse rrobash/portmanto jashtë dollapit?

36. A ka një karrige në dhomë?

37. A ka tavolinë në dhomë?

38. A ka prizë elektrike të aksesueshme në dhomë?

39. A ka ndriçim të përshtatshëm në dhomë me çelës kryesor në hyrje të dhomës?

40. A është vendosur plani i evakuimit prapa derës së çdo dhome?

41. A ka në dhomë alarm zjarri/detektor tymi ose pajisje tjetër të ngjashme?

42. A është vendosur në dhomë një kosh për mbeturinat?

43. A ka sistem ngrohjeje dhe ftohjeje efektiv në dhomë?

44. A ka pajisje TV në sallën e recepsionit, për hotelet, të cilat nuk kanë TV në çdo dhomë?

45. A ka telefon publik të disponueshëm për klientët?

46. A ka në dhomë në mënyrë të afishuar informacion për hotelin i cili përfshin të paktën orarin e mëngjesit, check out, dhe orarin e hapjes së shërbimeve të hotelit?

47. A janë të gjitha dhomat të pajisura me dush dhe wc ose vaskë dhe wc?

48. Muri i tualetit a eshte me material të papërshkueshëm nga uji që pastrohet lehtë (pllaka qeramike, rezinë etj) jo më pak se lartësia 1,20 m ?

49. Dyshemeja a është me material kundër rrëshqitjes dhe të padepërtueshëm nga uji, pllaka qeramike, rezinë e të ngjashme?

50. A ka ajrim natyral ose mekanik (aspirim-ventilim) të tualetit?

51. A ka kosh për mbeturinat në tualet?

52. A ka në tualet mbajtëse letre higjienike dhe letër higjienike rezervë?

53. A ka mbulesë higjienike për ulësen e wc?

54. Faqet anësore dhe dyshemeja e vaskës dhe dushit a janë të veshura me materiale izoluese të papërshkueshme nga uji?

55. A ka dush me perde?

56. A ka lavaman me ujë të rrjedhshëm, të ngrohtë dhe të ftohtë?

57. A ka pasqyrë në tualet?

58. A ka në tualet mbajtëse peshqiri horizontale ose në formë grepi?

59. A ka aksesorë për mbajtjen e sendeve të tualetit?

60. A ka sapun të paketuar ose sapun të lëngshëm në kontenitorë?

61. A ka xhel për larjen e trupit në dush në shishe të vogla ose në kontenitorë të fiksuar?

62. A ka shampo/ ose xhel për dush të përshtatshëm edhe si shampo të shënuar mbi etiketën e shishes?

63. A ka 1 peshqir të vogël për person?

64. A ka 1 peshqir të madh për person?

65. A bëhet pastrimi i përditshëm i dhomës dhe tualeteve në dhomë?

66. A bëhet ndërrim i përditshëm i peshqirëve me kërkesë?

67. A bëhet ndërrim i çarçafëve minimalisht një herë në javë dhe për çdo klient të ri?

68. A ka dhomë ngrënie për shërbimin e mëngjesit?

69. A ofrohet mëngjes bufe ose menu për mëngjesin?

70. A ofrohet ushqimi në hotel?

71. Ushqimi që shërbehet në hotel a përpunohet, përgatitet dhe trajtohet sipas rregullave për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatoreve nga sëmundjet/dëmtimet si pasojë e konsumimit të produkteve ushqimore me origjinë bimore ose shtazore dhe sipas sistemit HACCP (vërtetuar nga dokumentet e lëshuara nga autoritetet përgjegjëse)?

72. A ofrohen pijet në hotel?

73. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka frigorifer?

74. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi a ka lavapjatë?

75. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka një furrë dhe sobë me dy plitka?

76. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka një aspirator?

77. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka servis gatimi dhe ngrënie për të paktën 6 persona?

78. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka mjete pastrimi për të siguruar higjienën?

79. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka të paktën dy peshqirë kuzhine?

80. Në rastet e Hotel Apart kur hoteli ofron dhoma që përfshijnë një ambjent gatimi, a ka një mbulesë tavoline dhe të paktën 6 peceta?

81. A ofrohen të gjitha shërbimet nga personel i kualifikuar dhe i identifikueshëm? Për strukturat akomoduese të cilat kanë më shumë se 25 dhoma, personeli a është i veshur me uniformë?

82. A ka hoteli të punësuar një personel të mjaftueshëm në numër dhe të trajnuar për të mbajtur standardet e shërbimit të parashikuara në këto kritere?

83. A është trajnuar i gjithë stafi me fillimin e punësimit dhe në vazhdim sipas pozicionit?

84. A është sipas etikës së punës paraqitja, qëndrimi dhe pastërtia e personelit?

85. A ka dushe, tualete dhe lavamanë për personelin?

86. A ka dhomë çlodhje dhe dhomë ngrënie për personelin?

87. A ka dhomë fjetje për personelin?

88. A ka dhomë ndërrimi për personelin?

0 / 88 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen