Listë vetë-kontrolli17 pyetje
Kërkesat ligjore - Kushtet e përgjithshme për ambientet e ushqimit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 17 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
I
1. Kushtet e përgjithshme për Thertoret
1.1. Vendndodhja e stabilimentit në një zonë ku nuk ka risk të dukshëm kontaminimi.
1.2. Ambjentet e jashtme mirëmbahen në kushte të mira.
1.3. Ambientet rrethuese janë të mirëmbajtura dhe nuk kane: prani mbeturinash, bimësi të dendur, përmbytje, etj.
1.4. Pjesa e jashtme e ndërtesës mirëmbahet siç duhet.
1.5. Vendndodhja në një vend që nuk shkakton kontaminim dhe larg zonave të banuara.
II
2.1. Ndertimi, dizenjimi, planimetria, dhe madhësia e thertores
2.2. Ambjentet brenda të cilave manipulohet ushqimi , mbahen të pastra dhe mirëmbahen në gjendje pune.
2.3. Ndertimi, dizenjimi, Planimetria, dhe madhësia e thertores: - Lejojnë mirëmbajtjen, pastrimin dhe/ose dezinfektimin e duhur, - shmangin ose minimizojnë kontaminimin nga ajri. - sigurojnë hapësirën e duhur të punës, që lejon kryerjen e të gjitha operacioneve në mënyrë higjienike.
2.4. Ndertimi,Planimetria dhe madhesia e ambjenteve te brendshme te thertores: - Siguron mbrojtjen e duhur ndaj grumbullimit të papastërtive, kontaktit me materiale toksike, ndotjes nga grimca të ngurta në mish dhe formimit të kondensimit apo akumulimeve të padëshiruara të mykut mbi sipërfaqe - Lejon zbatimin e praktikave të mira të higjienës, duke përfshirë mbrojtjen nga kontaminimi dhe kontrollin nga dëmtuesit.
2.5. Vendet e instalimeve në mure, tavane, dysheme, dritare janë të mbyllura siç duhet për të parandaluar ndotjet.
2.6. Ndertimi,Planimetria dhe madhesia e ambjenteve te brendshme te thertores: Të sigurojë, kur është e nevojshme, trajtimin e produkteve ushqimore në temperaturën e kontrolluar, kushtet e mjaftueshme për ruajtjen e tij ne temperaturën e duhur, dhe me kapacitetin e mjaftueshëm në mënyrë të tillë që të mundësojë monitorimin e këtyre temperaturave dhe, kur është e nevojshme, regjistrimin e tyre.
2.7. Sipërfaqet e dyshemesë të mirëmbahen në kushte të mira pune, me siperfaqe te lëmuar dhe rezistente, ndërtuar me material të papërshkueshëm, jopërthithëse, jotoksike, që lahen me lehtësi, dhe kur është e nevojshme, të dezinfektohen. Bashkimet e dyshemeve me muret në cilësinë e duhur, hermetike kundër grumbullimit të ujit, dhe te parandalojnë rritjen e mikrorganizmave biologjikë.
2.8. Sipërfaqet e mureve mirëmbahen në kushte të mira pune, lehtësisht të pastrueshme dhe kur është e nevojshme, dezinfektohen. Muret jane te ndertuara me materialeve të papërshkueshme, jopërthithëse, jotoksike dhe që lahen me lehtësi
2.9. Muret mirembahen në gjendje të pastër.
2.1. Bashkimet e mureve me dyshemene në cilësinë e duhur, hermetike kundër grumbullimit të ujit, dhe te parandalojnë rritjen e mikrorganizmave biologjikë
2.11. Instalimet e shkarkimeve të janë të përshtatshme për të parandaluar riskun e kontaminimit të ambienteve të punës; Ndërtimi I dyshemetë lejojnë kullimin e përshtatshëm nga sipërfaqja , kur nevojitet.
0 / 17 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
