Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli34 pyetje

Kushtet e përgjithshme për Thertoret

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

I.

1. Ndërtesa, pjesa e jashtme: Vendodhja e stabilimentit në një zonë ku nuk ka risk të dukshëm kontaminimi.

1.1.1. Ambientet rrethuese janë të mirëmbajtura dhe nuk kanë prani: mbeturinash, bimësi të dendur, përmbytje, etj.

2. Stallat pritëse (vatha)

3. Pjesa e brendshme e ndërtesës - Planimetria: Planimetria ndërtimi, dizenjimi, dhe madhësia e thertores.

2

2.1. Stalla pritëse (vatha) të jenë me hapësira të përshtatshme dhe higjenike, që lejojnë qarkullimin e ajrit.

2.1

2.1.1. Vathat të jenë lehtësisht të pastrueshme dhe të dezinfektueshme.

2.1.2

2.1.2. Vathë e përshtatshme konsiderohet: Madhësia e vathës duhet të jetë për: a) gjedh i (zgjidhur) 2.35-2.8m2 b) gjedh i (lidhur) 2.35-3.25m2 c) derra në rritje 0.56m2 d) dhen, derra të rritur, viça 0.75m2 +25% shtesë për korridoret e kalimit.

2.1.3

2.1.3. Pajisjet e vathës dhe vendqendrimit të bagëtive të jenë lehtësisht të pastrueshme dhe të dezinfektueshme.

2.1.3. Kur është pranuar përkohësisht përdorimi i drurit, ai duhet të zëvendësohet gradualisht me materiale të tjera.

2.1.4

2.1.4. Vathat duhet të jenë të përshtatshme për larjen e kafshëve, dhe për ushqimin e tyre nëse është e domosdoshme; të kenë sistem drenazhimi që nuk duhet të rrezikojë sigurinë ushqimore.

2.1.5

2.1.5. Vathat duhet të kenë të paktën: a) hapësirën ndriçuese të përshtatshme; b) vend për pastrimin dhe dezinfektimin e duarve; c) ambiente të posaçme për izolimin e kafshëve të sëmura.

2.1.6

2.1.6. Urat, shkallët e lëvizshme dhe portat të jenë të pajisura me parmakë ose mjete të tjera mbrojtëse për të parandaluar rrezimin e kafshëve.

2.1.7

2.1.7. Korridoret të jenë ndërtuar në mënyrë të tillë që të minimizojnë rrezikun e goditjeve të kafshëve dhe të lejojnë lëvizjen në tufë.

2.1.8

2.1.8. Dyshemetë të mos jenë të rrëshqitshme për të minimizuar rrëzimin e kafshëve.

2.1.9

2.1.9. Lejohen vathat e qendrimit të kafshëve të pa mbuluara vetëm nëse klima është e përshtatshme.

3.1

3.1.1. Planimetria në thertoret duhet të ketë: a) hapësira të mjaftueshme për të kryer punët; b) një ndarje të qartë ndërmjet zonave të pastra dhe atyre të papastra.

3.1 (ndriçim. Ndriçimin e përshtatshëm dhe të mjaftueshëm mekanik ose natyral në të gjitha ambientet e thertores.

3.1.2

3.1.2. Nje thertore me një linjë therje të vazhdueshme duhet të ketë të paktën: ambient therje; dhoma ftohëse (0-7°C); dhomë ngrirëse (p.sh -18°C); dhomë për pastrim stomakesh (3°C); ambient për larjen e kazënëve; ambient për paketimin e përbrendshmeve; ambient frigoriferik për mish të papërshtatshëm.

3.1.3

3.1.3. Të sigurojnë ndarjen në hapësirë ose ne kohë të operacioneve në vijim: trullosjes dhe çgjakesimit; përvelimit, depilimit, kruarjes dhe përcëllimit; zhveshjes së lëkurës dhe heqjes së organeve të brendshme; trajtimit dhe pastrimit të përbrenshmeve; përgatitjes dhe pastrimit të përbrenshmeve të tjera.

3.1.4

3.1.4. Të kenë pajisje të posaçme për varjen dhe vendosjen e mishit, për të parandaluar kontaktin e mishit me dyshemetë, muret dhe orenditë e fiksuara.

3.1.5

3.1.5. Të kenë linja të therjes të ndërtuara për të lejuar vazhdimesinë e procesit të therjes dhe për të shmangur kontaminimin e ndërsjelltë midis pjesëve të ndryshme të linjës.

3.2

3.2.1. Muret kanë sipërfaqe të lëmuar deri në një lartësi të përshtatshme që të pastrohen; mirëmbahen pastër, kanë ngjyrë të çelët dhe janë në gjendje të mirë.

3.3

3.3. Tavanet dhe instalimet e sipërme duhet të kenë sipërfaqe të lëmuar, jo-poroze dhe lehtësisht të pastrueshme.

3.4

3.4. Sipërfaqet e dyshemesë të mirëmbahen në kushte të mira pune, me sipërfaqe të lëmuar, rezistente, të papërshkueshme dhe të dezinfektueshme kur kërkohet.

3.5

3.5. Dritaret të jenë të përshtatshme dhe të lejojnë pastrim efektiv; ato që hapen nga jashtë të kenë rrjetë kundër insekteve të pastrueshme.

3.6

3.6. Dyert të jenë lehtësisht të pastrueshme, të dezinfektueshme dhe të lejojnë mbylljen efektive kundër dëmtuesve.

3.7

3.7. Vendet e instalimeve në mure, tavane, dysheme, dritare janë të mbyllura siç duhet për të parandaluar ndotjet.

3.11

3.11. Ajrosja/ventilimi me mjete natyrale ose artificiale është i përshtatshëm dhe i mjaftueshëm në të gjitha ambientet e thertores.

Pyetje të përgjithshme

4.1. Pajisjet të mbahen në gjendje të mirë pune dhe të lejojnë pastrimin e përshtatshëm.

4.1

4.1.1. Regjistri i kontrollit/mirëmbajtjes i pajisjeve për të treguar kur pajisjet kanë nevojë të zëvendësohen.

4.2

4.2. Materialet në kontakt me mishin minimizojnë rrezikun e kontaminimit dhe lejojnë pastrimin dhe dezinfektimin.

5

5.1. Temperatura në të gjithë mishin të mos jetë më e lartë se 3°C për rropullitë dhe 7°C për mishrat e tjerë.

5.2. Operacionet e ftohjes shoqërohen me ventilim të mjaftueshëm për të parandaluar kondensimin në sipërfaqen e mishit.

5.3. Mishi i parashikuar për ngrirje ngrin pa vonesa të pajustifikueshme, me periudhë maturimi kur është e nevojshme.

0 / 34 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen