Listë vetë-kontrolli46 pyetje
LISTË VERIFIKIMI MBI KËRKESAT PËR PRODHIMIN DHE TREGTIMIN E MMSHBVE DHE BIMËVE ZBUKURUESE
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 46 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. Veprimtaritë për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, a kryhen nga një person që është i regjistruar në regjistrin tregtar ?
2. MMSHB-ja i një specie të përcaktuar, a tregtohet nëse varieteti është i regjistruar në Katalogun Kombëtar ?
3. MMSHB-ja i një specie të përcaktuar, a është i pajisur me certifikatë zyrtare të lëshuar nga ESHFF-ve (Vetëm për prodhimin e MMSHB-ve në vend)?
4. MMSHB-ja që tregtohet, a plotëson kërkesat për cilësitë e kategorive të përcaktuara të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor ?
5. MMSHB-ja që tregtohet, a plotëson kërkesat për cilësitë e kategorive të pa përcaktuara të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor ?
6. Për një specie të caktuar të MMSHB-së a janë verifikuar treguesit cilësore specifik, në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore të tij? ( te përcaktuara në pikën 1 të nenit 3 të këtij ligji)
7. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i një specieje të përcaktuar gjatë tregtimit, a i është vërtetuar gjendja shëndetësore me Certifikatë Fitosanitare?
8. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i përcaktuar për tregtim, sipas këtij ligji, mund t’u shpërndahet furnizuesve të tjerë si “i certifikuar jo përfundimisht” dhe të tregtohet si i tillë me kusht që: Të jetë i prodhuar nën mbikëqyrjen e ESHFF-së?
9. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i përcaktuar për tregtim, sipas këtij ligji, mund t’u shpërndahet furnizuesve të tjerë si “i certifikuar jo përfundimisht” dhe të tregtohet si i tillë me kusht që: të plotësoj kërkesat e përcaktuara për identitetin, pastërtinë varietore dhe gjendjen shëndetësore?
10. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i përcaktuar për tregtim, sipas këtij ligji, mund t’u shpërndahet furnizuesve të tjerë si “i certifikuar jo përfundimisht” dhe të tregtohet si i tillë me kusht që: të jetë i etiketuar në mënyrën e përcaktuar?
11. MMSHB që tregtohet, a është në proces pranimi për regjistrim në Katalog Kombëtar nga ESHFF?
12. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i importuar, a plotëson kërkesat e përcaktuara në Ligjin Nr. 10 416 dt.7.04.2011 “Për Materialin Mbjellës dhe Shumëzues Bimor” i ndryshuar?
13. Krahas etiketave shoqëruese në ambalazh në gjuhë të huaj, para nxjerrjes në treg të MMSHB të importuar, a është vendosur etiketa shtesë në gjuhën shqipe?
14. Furnizuesi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të një varieteti të paregjistruar në Katalog Kombëtar, për riprodhim për qëllime eksporti, a ka paraqitur tek ESHFF-ja kontratën, si provë të eksportit ?
15. Farat e drithërave, farat e foragjereve, farat e perimeve dhe MMSHB të perimeve përveç farës, a janë të paketuara dhe të etiketuara sipas kërkesave të VKM-ve respektive ?
16. Farat foragjere të përziera, a kanë në përbërjen e tyre jo më pak se dy specie ose varietete të ndryshme, sipas kërkesës së furnizuesit dhe qëllimit të prodhimit?
17. Farat foragjere të përziera, a përmbajnë si përbërës të përzierjeve të tyre vetëm fara nga bimët foragjere të listuara në shtojcën VII të këtij vendimi?
18. Farat e perimeve, a plotësojnë kushtet e magazinimit, ruajtjes dhe transportit sipas kërkesave të VKM-së?
19. MMSHB i perimeve përveç farës, a ka të përcaktuar identitetin dhe cilësinë e tij, sipas kërkesave të VKM-së?
20. Materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë, a janë paketuar dhe etiketuar në përputhje me kërkesat e përcaktuara në anekset 3 dhe 4 të këtij vendimi?
21. Materialet e shumëzimit dhe fidanët e bimëve zbukuruese, a janë paketuar dhe etiketuar në përputhje me kërkesat e përcaktuara në aneksin 3, bashkëngjitur këtij vendimi?
22. A siguron furnizuesi që lotët ose porcionet e veçanta të materialeve të shumëzimit dhe/ose të fidanëve të bimëve zbukuruese gjatë magazinimit dhe tregtimit të jenë të ndara?
23. Furnizuesit, veprimtaria e të cilëve përqendrohet vetëm në tregtimin e materialeve të shumëzimit dhe të fidanëve të bimëve zbukuruese në blerjen me shumicë, brenda dhe jashtë vendit, si dhe shitjen me shumicë e pakicë, a i mbajnë të regjistruara, për të paktën 12 muaj, shënimet përkatëse për datën dhe sasinë e blerjeve, shitjeve, shpërndarjeve të tyre sipas specieve, varieteteve e numrit të referencës për lotin ose porcionin?
Kërkesat për furnizuesit në cilësinë e prodhuesit të MMSHB
24. Veprimtaritë për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, a kryhen nga një person që është i regjistruar në regjistrin tregtar?
25. Furnizuesi, në cilësinë e prodhuesit, a kryen veprimtarinë e prodhimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji?
26. Furnizuesi (në cilësinë e prodhuesit), a ka hartuar planin dhe teknologjinë e prodhimit për çdo specie dhe varietet ?
27. Furnizuesi (në cilësinë e prodhuesit), a ka njoftuar menjëherë strukturën që kryen inspektimin, pranë AKU-së, për çdo dukuri të shfaqur apo dukuri të dyshimtë, për organizmat e dëmshëm karantinorë në parcelat e prodhimit, të cilët duhet të raportohen sipas ligjislacionit në fuqi për mbrojtjen e bimëve;
28. Furnizuesi, a garanton që çdo lot i MMSHB-së të jetë i kontrollueshëm i disponueshëm dhe i identifikueshëm në të gjitha fazat e përgatitjes për treg, të ruajtjes dhe shitjes?
29. Furnizuesi a mban të dhëna dhe ruan evidencat për mirëmbajtjen e një varieteti ose blerjen e MMSHB-ve, të përdorur për shumim ose riprodhim ?
30. Furnizuesi, a mban të dhënat dhe ruan evidencat e prodhimit, furnizimit ose importit për përgatitjen për treg, stoqet dhe shitjen e MMSHB-ve ?
31. Furnizuesi, a lejon verifikimin zyrtar dhe marrjen e mostrave ?
32. Furnizuesi, a zbaton masat e përcaktuara dhe të lëna nga verifikimet zyrtare ose mbikëqyrëse?
33. Furnizuesi, a përmbush detyrimet e tjera të përcaktuara në këtë ligj dhe në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e bimëve?
34. Furnizuesi, a mban të gjitha evidencat dhe të dhënat, për të paktën 3 vjet, ndërsa për MMSHB-të pemëve frutore, pyjore, dekorative dhe kacavjerrëse për të paktën 5 vjet ?
35. Furnizuesi, a mban një listë të varieteteve të drurëve frutorë ose të bimëve dekorative, sipas një forme të përcaktuar, kur ato nuk janë të regjistruara në Katalog Kombëtar, por është depozituar kërkesa për pranimin e tyre në Katalog Kombëtar, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e varieteteve të bimëve?
36. Furnizuesi i prodhimit të kategorive të larta të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor a bëhet nga furnizues publikë të autorizuar nga ministri ose privatë, që kanë të regjistruar në regjistrin tregtar, si objekt veprimtarie, prodhimin e kategorive të larta të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor?
37. Furnizuesi mund të prodhojë, por nuk tregton, material mbjellës dhe shumëzues bimor të një varieteti, i cili nuk është regjistruar në Katalog Kombëtar, në qoftë se kërkesa për regjistrim është depozituar dhe regjistrimi është në proces ?
38. Furnizuesi, a prodhon material mbjellës dhe shumëzues bimor të paregjistruar në Katalog Kombëtar nëse destinacioni i tyre është përdorimi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të ndaluar në këtë ligj?
39. Furnizuesi, që prodhon material mbjellës dhe shumëzues bimor, a ka njoftuar, me shkrim, çdo vit ESHFF-në për prodhimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor?
40. Furnizuesi, a ka kryer njoftimin për deklarimin e prodhimit për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, që do të nxjerrë në treg, a ka përgatit etiketën e furnizuesit dhe a ka dorëzuar deklaratën e konformitetit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor me kërkesat për tregtim ose përjashtimet, sipas këtij ligji ?
41. Gjatë inspektimit furnizuesi, a i ka plotësuar detyrimet e lëna nga inspektori brenda një afati kohor, prej 15 ditësh ?
42. Furnizuesit, a ka nxjerr në treg MMSHB, kur nga inspektimi i kryer ose nga analizat e mostrave të marra rezulton se MMSHB-ja plotëson kërkesat e përcaktuara në këtë ligj?
43. Farat e drithërave dhe foragjereve, a mbahen në mjedise të përshtatshme, të cilët gjatë përpunimit, paketimit, ruajtjes dhe tregtimit të tyre sigurojnë temperaturën dhe lagështinë optimale për ruajtjen e treguesve cilësorë, sipas parametrave teknik për farat e drithërave ?
44. Mjediset e përpunimit, a janë të pajisura me impiante e pajisje për pastrimin, homogjenizimin, kalibrimin, dezinfektimin, peletimin dhe paketimin e farave të drithërave?
45. Furnizuesit a mbajnë të dhëna për përbërjen e ngarkesave me materiale shumëzimi dhe/ose fidanëve të bimëve zbukuruese që shesin ose shpërndajnë, për datën e shitjes e të shpërndarjes, si dhe numrin referues të lotit ose porcionit, sipas specieve dhe varieteteve?
46. Materialet e shumëzimit dhe fidanët e bimëve zbukuruese, a janë paketuar dhe etiketuar në përputhje me kërkesat e përcaktuara në aneksin 3, bashkëngjitur këtij vendimi?
0 / 46 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
