Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli34 pyetje

LISTË VERIFIKIMI MBI KËRKESAT PËR TREGTIMIN ME SHUMICË TË PMBVE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Pyetje të përgjithshme

2. Aktiviteti i tregtimit me shumicë të PMB-ve me “rrezik” dhe i PMB-ve me “rrezik të lartë” a kryhet nga persona të paisur me licencë?

3. Licenca e tregtimit me shumicë të PMB-ve a vendoset në një vend të dukshëm në njësinë e tregtimit me shumicë ?

4. Tregtimi me shumicë i PMB-ve a bëhet nga persona fizik të diplomuar në fushën e agronomisë ose persona juridikë, të cilët duhet të punësojnë një ose disa persona, teknikë përgjegjës, të cilët janë diplomuar në fushën e agronomisë?

5. Në njësinë e tregtimit me shumicë, a tregtohen PMB të regjistruara në Republikën e Shqipërisë?

6. Në njësinë e tregtimit me shumicë, a kryhet mbajtja dhe tregtimi i PMB-ve me ambalazhe të miratuara?

7. Në njësinë e tregtimit me shumicë nuk kryhet asgjësimi i ambalazheve dhe i PMB-ve të skaduara apo të dëmtuara?

8. Në njësinë e tregtimit me shumicë të PMB-ve nuk mbahen dhe tregtohen ushqime për njerëz e për kafshë, si dhe i farërave të padezinfektuara, që mund të përdoren si ushqim për njerëz dhe kafshë si: drithëra, bishtajore për kokërr (bizele, bathë, fasule).

9. Në njësinë e tregtimit me shumicë nuk kryhet ri ambalazhimi i PMB-ve?

10. Në njësinë e tregtimit me shumicë nuk kryhet shitja e PMB-ve me pakicë te përdoruesi i fundit?

11. A është dhënë miratimi për garantimin e funksionimit të magazinës të tregtimit me shumicë të PMB-ve nga inspektorati përgjegjës për shëndetësinë, në zbatim të legjislacionit për shëndetin publik?

12. A është dhënë miratimi për garantimin e funksionimit të magazinës të tregtimit me shumicë të PMB-ve nga inspektorati përgjegjës për mjedisin, në zbatim të ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet mjedisore”, të ndryshuar?

13. A është dhënë miratimi për garantimin e funksionimit të magazinës të tregtimit me shumicë të PMB-ve nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), në zbatim të ligjit nr. 152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”?

14. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve, a është e pajisur me mjetet e nevojshme për asgjësimin e PMB-ve të rrjedhura?

15. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve, a është e pajisur me këndin e ndihmës së shpejtë dhe mjetet mbrojtëse individuale?

16. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve, a është e pajisur me pajisjet e mbrojtjes nga zjarri?

17. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve, a është e pajisur me mjediset higjieno-shëndetësore me ujë të rrjedhshëm?

18. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve, a është e pajisur me sistemet e ajrimit?

19. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve, a është e pajisur me aparatet matëse dhe regjistruese të temperaturës?

20. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve, a është e pajisur me aparatet matëse dhe regjistruese të lagështirës së ajrit?

21. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve a është e pajisur me mjedise të veçanta qëndrimi për punonjësit e tyre?

30. Etiketa, a përmban tipin e formulimit të PMB-së?

31. Etiketa, a përmban tipin e PMB-së (p.sh., insekticid, herbicid etj.)?

32. Etiketa, a përmban sasinë neto të PMB-së apo lëndës vepruese, që ndodhet në ambalazhin bazë?

33. Etiketa, a përmban datën e skadencës së PMB-së?

34. Etiketa, e ambalazhit të PMB-së nuk përmban shënime të tilla si: “jo helmues”, “i padëmshëm” ose shënime të tjera të ngjashme, apo figura të bimëve, pjesëve të bimëve, produkteve bimore, insekteve, si dhe objekteve të tjera, të cilat tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe, sidomos, të fëmijëve?

35. Përmbajtja e etiketës, a është në gjuhën shqipe?

Kushtet e ruajtjes dhe dokumentacioni që lidhet me identitetin e origjinës dhe cilësisë së PMB-ve

22. Kushtet në magazinat, a garantojnë ruajtjen e cilësive fiziko-kimike të PMB-ve, sipas kërkesave të përcaktuara në etiketën e PMB-ve?

23. Në magazinë PMB-të, a vendosen në paleta të ndara nga njëra-tjetra, në një largësi jo më të vogël se 0.5 m ?

24. Në magazinë PMB-të e lëngëta, a janë vendosur në lartësi jo më të madhe se 3.5 m ?

25. Në magazinë PMB-të e ngurta, a janë vendosur në lartësi deri 2.5 m?

26. Në magazinë PMB-të, a janë të identifikuara nga një çertifikatë origjine dhe cilësie?

27. Në magazinë PMB-të, a janë brenda afateve të skadencës?

28. Hyrja/dalja e PMB-ve nga magazina, a bëhet me dokumente të rregullta dhe shënimet përkatëse dhe, a pasqyrohen në librin e magazinës, sipas shtojcës nr. 1?

29. PMB-të, a janë të ambalazhuara në mënyrë të rregullt, në ambalazhe origjinale dhe me etiketat e miratuara, sipas dokumentit të regjistrimit të PMB-së?

0 / 34 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen