Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli45 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR BAZAT FRIGORIFERIKE NEW (1)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Pyetje të përgjithshme

1. Struktura – A është e përshtatshme: Planimetria, projektimi, ndërtimi, vendndodhja dhe madhësia e stabilimenteve ushqimore për të prodhuar ushqim të sigurtë?

2. Dyshemeja - A është e përshtatshme sipërfaqja, materiali, drenazhimi?

3. A janë të përshtatshme muret- materiali, pa prezencë të papastërtive, myqeve, të papërshkueshëm,që lahen dizinfektohen deri në tavan?

4. Tavanet a zvogëlojnë kondensimin, praninë e myqeve?.

5. Dhomat frigoriferike a janë të përshtatshme për produktet?

6. Dyert a janë lehtësisht të pastrueshme dhe lejojë mbylljen efektive?

7. Dyshemeja a është e papërshkueshme që lahet, dizinfektohet?

8. Ventilimi a është i përshtatshëm për natyrën e aktivitetit?

9. Ndriçimi a është i përshtatshëm për natyrën e aktivitetit?

10. Ruajtja e produkteve ushqimore në temperatura te duhura dhe monitorimi i tyre.

11. Lavamanët a kanë rubineta me ujë të ngrohtë/ftohtë?

12. A ka një ambientet e përshtatshme për Paketim / etiketim

13. A ka gjurmueshmëri të produktit.

14. A kryen procedura bazuar në parimet HACCP?

15. Rreziqet a janë identifikuar?

16. Pikat Kritike të Kontrollit a janë përcaktuar?

17. Procedura e monitorimit në Pikat Kritike të Kontrollit a është dokumentuar?

18. Masat korrigjuese a janë përcaktuar.

19. Procedura e verifikimit a është hartuar?

20. A ka dokumenta dhe të dhëna që tregojnë aplikimin efikas të masave më lart?

21. A është konforme ligjit etiketimi i produktit?

22. A ka regjister për monitorimin e pastrimit të mjeteve të punës?

23. A ka regjistër për monitorimin e menaxhimit i mbetjeve?

24. A ka regjistër për monitorimin e temp të mjeteve të transportit të mishit?

25. A ka regjistër për monitorimin e pastrimit të mjeteve të transportit?

26. Personeli a është i pajisur me libreza shëndetsore?

27. A ka nje plan-monitorimi të dëmtuesve?

28. A është e përshtatshme garderoba për punonjësit

29. A është e përshtatshme uniforma për punonjësit

30. A kryen trajnimet të personelit

31. Fusha II. Ushqimi dhe Shëndeti Kategoria II.1 Prodhimi dhe /ose tregtimi i ushqimeve Kapitulli II. LICENCIMIM I VEPRIMTARIVE TE NENKATEGORISE II.1.A

31. 1. A Prodhon, përpunon e shpërndan me shumicë e ushqimeve për njerëz me kodin II.1.A.1 ?

31. 2. Specialiteti (specifikime të tjera mbi veprimtarinë)

31. 3. A Prodhon, përpunon e shpërndan me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim, me kodin II.1.A.2. ?

31. 4. A ka Specialitet (specifikime të tjera mbi veprimtarinë)?

31. 5. A disponon kriteret e posacme të licencimit, dokumentet provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për nënkategorinë II.1A ?

31. 6. A ka përshtatshmëri të njohurive dhe eksperiencës së drejtuesit teknik (sipas specifikimeve) ?

31. 7. A ka Çertificatë për drejtuesin teknik ?

31. 8. A disponon akte që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës (kontrata e punës) ?

31. 9. A disponon përshtashmëri të pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standartet e shërbimit ?

31. 10. A disponon sipas rastit dokumente pronësie dhe ose përdorusi, si dhe/ose dokumente që pasqyrojnë cilësitë e këtyre faktorëve ?

31. 11. III. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.1.B

31. 12. A kryen Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore për njerëz (II.1B) ?

31. 13. A disponon përshtashmëri të pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standartet e shërbimit?

31. 14. A disponon sipas rastit dokumente pronësie dhe/ose përdorimi, si dhe ose dokumente që pasqyrojnë cilësitë e këtyre faktorëve ?

0 / 45 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen