Listë vetë-kontrolli54 pyetje
Kërkesat për magazina, ambalazhimin dhe etiketimin e PMB-ve
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 54 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. Kriteret e tregtimit për njësitë e tregtimin me shumicë të PMB-ve
2. Aktiviteti i tregtimit me shumicë të PMB-ve me “rrezik” dhe i PMB-ve me “rrezik të lartë” a kryhet nga persona të paisur me licencë?
3. Licenca e tregtimit me shumicë të PMB-ve a vendoset në një vend të dukshëm në njësinë e tregtimit me shumicë.
4. Tregtimi me shumicë i PMB-ve a bëhet nga persona fizik ose persona juridikë, të cilët duhet të punësojnë një ose disa persona, teknikë përgjegjës, të cilët janë diplomuar në këtë fushë/në fushën e agronomisë?
5. Në njësinë e tregtimit me shumicë a tregtohen PMB të regjistruara në Republikën e Shqipërisë ?
6. Në njësinë e tregtimit me shumicë, a kryhet mbajtja dhe tregtimi i PMB-ve me ambalazhe të miratuara ?
7. Në njësinë e tregtimit me shumicë nuk kryhet asgjësimi i ambalazheve dhe i PMB-ve të skaduara apo të dëmtuara?
8. Në njësinë e tregtimit me shumicë të PMB-ve nuk mbahen dhe tregtohen ushqime për njerëz e për kafshë, si dhe i farërave të padezinfektuara, që mund të përdoren si ushqim për njerëz dhe kafshë si: drithëra, bishtajore për kokërr (bizele, bathë, fasule).
9. Në njësinë e tregtimit me shumicë nuk kryhet ri ambalazhimi i PMB-ve?
10. Në njësinë e tregtimit me shumicë nuk kryhet shitja e PMB-ve me pakicë te përdoruesi i fundit?
22. Dokumentacioni që provon përmbushjen e kritereve për subjektet që kërkojnë të licencohen në aktivitetin e ambalazhimit dhe etiketimit të PMB-ve.
23. Subjekti a disponon dokumentin e certifikimit nga një trupë certifikuese, e akredituar në përputhje me standardin SSH ISO/IEC 17065?
24. Diploma e drejtuesit teknik a është në fushën e kimisë ose agronomisë?
25. Subjekti a disponon lejen e mjedisit të tipit A, referuar kërkesave të ligjit nr. 10 448, “Për lejet mjedisore”, i ndryshuar?
26. Subjekti a disponon dokumentin e lëshuar nga inspektorati përgjegjës për shëndetësinë, në zbatim të legjislacionit për shëndetin publik ?
27. Subjekti a disponon dokumentin e lëshuar nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (SHMZSH), në zbatim të ligjit nr. 152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi”?
28. Drejtuesi teknik a ushtron veprimtarinë e tij bazuar në kontratën e punës me kohë të plotë?
40. Kushtet e ruajtjes dhe dokumentacioni që lidhet me identitetin e origjinës dhe cilësisë së PMB-ve
41. Kushtet në magazinat a garantojnë ruajtjen e cilësive fiziko-kimike të PMB-ve, sipas kërkesave të përcaktuara në etiketën e PMB-ve?
42. Në magazinë PMB-të a vendosen në paleta të ndara nga njëra-tjetra, në një largësi jo më të vogël se 0.5 m ?
43. Në magazinë PMB-të e lëngëta, a janë vendosur në lartësi jo më të madhe se 3.5 m ?
44. Në magazinë PMB-të e ngurta, a janë vendosur në lartësi deri 2.5 m?
45. PMB-të në magazinë, a janë të identifikuara nga një çertifikatë origjine dhe cilësie?
46. Në magazinë PMB-të, a janë brenda afateve të skadencës?
47. Hyrja/dalja e PMB-ve nga magazina, a bëhet bëhet me dokumente të rregullta dhe shënimet përkatëse a pasqyrohen në librin e magazinës, sipas shtojcës nr. 1?
48. PMB-të a janë të ambalazhuara në mënyrë të rregullt, në ambalazhe origjinale dhe me etiketat e miratuara, sipas dokumentit të regjistrimit të PMB-së?
49. Etiketa, a përmban tipin e formulimit të PMB-së?
50. Etiketa, a përmban tipin e PMB-së (p.sh., insekticid, herbicid etj.)?
51. Etiketa, a përmban sasinë neto të PMB-së apo lëndës vepruese, që ndodhet në ambalazhin bazë?
52. Etiketa, a përmban datën e skadencës së PMB-së?
53. Etiketa e ambalazhit të PMB-së nuk përmban shënime të tilla si: “jo helmues”, “i padëmshëm” ose shënime të tjera të ngjashme, apo figura të bimëve, pjesëve të bimëve, produkteve bimore, insekteve si dhe objekteve të tjera, të cilat tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe sidomos të fëmijëve?
54. Përmbajtja e etiketës, a është në gjuhën shqipe?
Miratimi për garantimin e funksionimit dhe kushtet e paisjet për magazinën e tregtimit me shumicë të PMB-ve
11. A është dhënë miratimi për garantimin e funksionimit të magazinës të tregtimit me shumicë të PMB-ve nga inspektorati përgjegjës për shëndetësinë, në zbatim të legjislacionit për shëndetin publik?
12. A është dhënë miratimi për garantimin e funksionimit të magazinës të tregtimit me shumicë të PMB-ve nga inspektorati përgjegjës për mjedisin, në zbatim të ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet mjedisore”, të ndryshuar?
13. A është dhënë miratimi për garantimin e funksionimit të magazinës të tregtimit me shumicë të PMB-ve nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), në zbatim të ligjit nr. 152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”?
14. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve a është e pajisur me mjetet e nevojshme për asgjësimin e PMB-ve të rrjedhura?
15. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve a është e pajisur me këndin e ndihmës së shpejtë dhe mjetet mbrojtëse individuale?
16. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve a është e pajisur me pajisjet e mbrojtjes nga zjarri?
17. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve a është e pajisur me mjediset higjieno-shëndetësore me ujë të rrjedhshëm?
18. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve a është e pajisur me sistemet e ajrimit?
19. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve a është e pajisur me aparatet matëse dhe regjistruese të temperaturës?
20. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve a është e pajisur me aparatet matëse dhe regjistruese të lagështirës së ajrit?
21. Magazina e tregtimit me shumicë të PMB-ve a është e pajisur me mjedise të veçanta qëndrimi për punonjësit e tyre?
Detyrimet që ka subjekti që ambalazhon dhe etiketon PMB-të gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij:
29. Aktiviteti i ambalazhimit të PMB-ve a kryhet nga persona fizikë ose juridikë të licencuar në kategorinë II5.A.1?
30. PMB-të që janë ambalazhuar a janë të regjistruara në Republikën e Shqipërisë?
31. Gjatë kontrolleve zyrtare drejtuesi teknik a e vendos në dispozicion të AKU-sё dokumentacionin pasi PMB-ja është ambalazhuar dhe vendosur në treg (për një periudhë 5 vjeçare)?
32. Ambalazhuesi a shënon tek etiketa e PMB-së së ambalazhuar emrin dhe adresën e subjektit që kryen ambalazhimin e PMB-ve?
33. Ambalazhuesi a shënon tek etiketa e PMB-së së ambalazhuar datën e ambalazhimit?
34. Ambalazhuesi a shënon tek etiketa e PMB-së së ambalazhuar datën e prodhimit të PMB-së?
35. Ambalazhuesi a shënon tek etiketa e PMB-së së ambalazhuar datën e skadencës së PMB-së?
36. Ambalazhuesi a vendos tek etiketa e PMB-së së ambalazhuar numrin e serisë të PMB-së të prodhuar?
37. Ambalazhuesi a regjistron në një regjistër të veçantë sasitë e PMB-ve të ambalazhuara sipas serive përkatëse?
38. Ambalazhuesi a ka autorizim (të noterizuar në gjuhën shqipe) nga prodhuesi i PMB-ve, në rastin e ambalazhimit të PMB-ve të importuara nga vetë ambalazhuesi?
39. Ambalazhuesi a ka autorizim nga prodhuesi i PMB-ve dhe aktmarrëveshje me importuesin (të noterizuara në gjuhën shqipe) në rast se ambalazhimi kryhet për të tretë?
0 / 54 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
