Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli56 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR OPERATORËT E BIZNESIT TË PRERJES DHE PËRPUNIMIT TË MISHIT NEW

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Pyetje të përgjithshme

1. Struktura: A është planimetria, projektimi, ndërtimi, vendndodhja dhe madhësia e stabilimentit ushqimore e përshtatshme për të prodhuar ushqim të sigurt ?.

2. A janë dyshemeja- sipërfaqja, materiali, drenazhimi të përshtatshme ?.

3. A janë muret pa prezencë të papastërtive dhe myqeve?.

4. A janë tavanet me siperfaqe uniforme, pa dëmtime, pa prezencë të myqeve?.

5. A janë dritaret me rrjeta ose të mbyllen hermetikisht dhe të jenë efektive që të parandalojnë futjen e insekteve?.

6. A janë dyert lehtësisht të pastrueshme, të lejojë mbylljen efektive?.

7. A është ventilimi i përshtatshëm për natyrën e aktivitetit?.

8. A është ndriçimi përshtatshëm për natyrën e aktivitetit?.

9. A është i përshtatshëm magazinimi i mishit?.

10. A ka një ambient të përshtatshëm për shkrirjen e mishit para përpunimit?.

11. A ka një ambient për magazinimi e mishit të papërshtatshëm për konsum human?.

12. A ka një dokumentacioni të lëndës së parë për MNM, dhe produktet e mishit?.

13. A ka regjistër për monitorimin e temp gjatë manipulimit?.

14. A ka regjistër për monitorimin e mishit?.

15. A ka Analiza të ujit?.

16. A janë te pershtatshme ambjente për larjen dhe dezinfektimin e mjeteve të punës me ujë të nxehtë?. në një temperaturë jo më të ulët se 82º C ose një sistem alternative me efekt të njëjtë

17. A janë ambientet e përshtatshme për paketim dhe etiketim?.

18. Lavamanët a kanë rubineta me ujë të ngrohtë/ftohtë?.

19. A janë të përshtetshme tualetet dhe nuk kanë dalje të drejtpërdrejtë me ambjentin ku punohet?.

20. Garderoba a është e përshtatshme për punonjësit?.

21. A është uniforma e përshtatshme për punonjësit?.

22. A është i përshtatshëm magazinimi i mjeteve të pastrimit?.

23. A kryhet magazinimi i detergjentëve, dezinfektantëve në ambiente të mbyllura?.

24. A janë të pajisur punonjesit me libreza shëndetsore?.

25. A kanë një plan-monitorimi të dëmtuesve?.

26. A ka një gjurmueshmëri të produktit?.

27. A zbaton procedura bazuar në parimet HACCP?.

28. A ka diagramë / tabelë shpjeguese për çdo produkt / proces?.

29. Rreziqet a janë identifikuar?.

30. Pikat kritike të kontrollit a janë përcaktuar?.

31. Procedura e monitorimit në pikat kritike të kontrollit a është e dokumentuar?

32. Masat korrigjuese a janë përcaktuar?.

33. Procedura e verifikimit a është hartuar?

34. A ka dokumente dhe të dhëna që tregojnë aplikimin efikas të masave më lart?.

35. Etiketimi i produktit a është konforme kerkesave ligjore ?.

36. A ka një regjister për monitorimin e pastrimin e mjeteve të punës?.

37. A ka regjistër për monitorimin dhe menaxhimin e mbetjeve ?.

38. A ka regjistër për monitorimin e temp të mjeteve të transportit të mishit?.

39. A ka një regjistër për monitorimin e pastrimit të mjeteve të transportit?.

40. A ka regjistër për monitorimin e temperaturave të mjeteve të transportit?.

41. A kryhen trajnime për personelin?.

42. Fusha II. Ushqimi dhe Shëndeti Kategoria II.1 Prodhimi dhe /ose tregtimi i ushqimeve Kapitulli II. LICENCIMIM I VEPRIMTARIVE TE NENKATEGORISE II.1.A

42. 1. A Prodhon, përpunon e shpërndan me shumicë e ushqimeve për njerëz me kodin II.1.A.1 ?

42. 2. Specialiteti (specifikime të tjera mbi veprimtarinë)

42. 3. A Prodhon, përpunon e shpërndan me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim, me kodin II.1.A.2. ?

42. 4. A ka Specialitet (specifikime të tjera mbi veprimtarinë)?

42. 5. A disponon kriteret e posacme të licencimit, dokumentet provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për nënkategorinë II.1A ?

42. 6. A ka përshtatshmëri të njohurive dhe eksperiencës së drejtuesit teknik (sipas specifikimeve) ?

42. 7. A ka Çertificatë për drejtuesin teknik ?

42. 8. A disponon akte që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës (kontrata e punës) ?

42. 9. A disponon përshtashmëri të pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standartet e shërbimit ?

42. 10. A disponon sipas rastit dokumente pronësie dhe ose përdorimi, si dhe/ose dokumente që pasqyrojnë cilësitë e këtyre faktorëve ?

42. 11. III. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.1.B

42. 12. A kryen Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore për njerëz (II.1B) ?

42. 13. A disponon përshtashmëri të pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standartet e shërbimit?

42. 14. A disponon sipas rastit dokumente pronësie dhe/ose përdorimi, si dhe ose dokumente që pasqyrojnë cilësitë e këtyre faktorëve ?

0 / 56 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen