Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli27 pyetje

Në bazë të Ligjit Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” ...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Ndërtesa, pjesa e jashtme

1. Ndërtesa, pjesa e jashtme

1.1. A është vendndodhja e stabilimentit në një zonë ku nuk ka risk të dukshëm kontaminimi?

1.2. A janë ambjentet e jashtme të mirëmbajtura dhe në kushte të mira?

1.3. A janë ambientet rrethuese të mirëmbajtura dhe nuk kanë: prani mbeturinash, bimësi të dendur, përmbytje, etj ?

1.4. Pjesa e jashtme e ndërtesës a mirëmbahet siç duhet?

1.5. Vendndodhja a është në një vend që nuk shkakton kontaminim dhe larg zonave të banuara?

1.6. A kanë një dhomë ose hapësirë të mbuluar për pritjen e kafshëve dhe për inspektimin e tyre para therjes?

Pjesa e brendshme e ndërtesës - Planimetria

2. Pjesa e brendshme e ndërtesës - Planimetria

2.1. A është ndërtimi, dizenjimi, planimetria, dhe madhësia e thertores e pershtatshme?

2.2. Ambjentet brenda të cilave manipulohet ushqimi, a mbahen të pastra dhe mirëmbahen në gjendje pune

2.3. Ndërtimi, dizenjimi, Planimetria, dhe madhësia e thertores:

2.3a. -A lejojnë mirëmbajtjen, pastrimin dhe/ose dezinfektimin e duhur?

2.3b. - A shmangin ose minimizojnë kontaminimin nga ajri?

2.3c. -A sigurojnë hapësirën e duhur të punës, dhe lejon kryerjen e të gjitha operacioneve në mënyrë higjienike?

2.4. Ndërtimi, Planimetria dhe madhësia e ambjenteve të brendshme të thertores:

2.4a. -A sigurohet mbrojtja e duhur ndaj grumbullimit të papastërtive,kontaktit me materiale toksike, ndotjes nga grimca të ngurta në mish dhe formimit të kondensimit apo akumulimeve të padëshiruara të mykut mbi sipërfaqe ?

2.4b. -A lejon zbatimin e praktikave të mira të higjienës, duke përfshirë mbrojtjen nga kontaminimi dhe kontrollin nga dëmtuesit ?

2.5. Vendet e instalimeve në mure, tavane, dysheme, dritare a janë të mbyllura siç duhet për të parandaluar ndotjet ?

2.6. A është ndërtimi, planimetria dhe madhësia e ambjenteve të brendshme të thertores në menyre të tillë që të sigurojë... monitorimin e këtyre temperaturave dhe, kur është e nevojshme, regjistrimin e tyre ?

2.7. Sipërfaqet e dyshemesë a mirëmbahen në kushte të mira pune? A jane sipërfaqe të lëmuar dhe rezistente, të dërtuar me material të papërshkueshëm, jopërthithëse, jotoksike, që lahen me lehtësi, dhe kur është e nevojshme, të dezinfektohen? Bashkimet e dyshemeve me muret a janë në cilësinë e duhur, hermetike kundër grumbullimit të ujit, dhe te parandalojnë rritjen e mikrorganizmave biologjikë ?

2.8. Sipërfaqet e mureve a mirëmbahen në kushte të mira pune ? A janë lehtësisht të pastrueshme dhe kur është e nevojshme, dezinfektohen? Muret a janë të ndërtuara me materialeve të papërshkueshme, jopërthithëse, jotoksike dhe a lahen me lehtësi ?

2.9. Muret a mirëmbahen në gjendje të pastër?

2.10. A janë bashkimet e mureve me dyshemene në cilësinë e duhur, hermetike kundër grumbullimit të ujit, dhe te parandalojnë rritjen e mikrorganizmave biologjikë ?

2.11. A janë instalimet e shkarkimeve të përshtatshme për të parandaluar riskun e kontaminimit të ambienteve të punës ? Ndërtimi i dyshemetë a lejojnë kullimin e përshtatshëm nga sipërfaqja, kur nevojitet?

2.12. A janë kanalet e shkarkimit të hapura, të projektuara në mënyrë të tillë që parandalon rrjedhën e ndotur në zona të pastra ?

2.13. A eshte çdo kanal ose paisje në dyshemenë e lidhur me sistemin e kullimi? A janë të paisura me një kurth të efektshëm? A janë daljet e jashtme të mbuluar për të minimizuar hyrjen e brejtësve ose dëmtuesve të tjerë?

Ndërtimi Muret (ambjentet ku produktet ushqimore përgatiten, trajtohen ose përpunohen)

3. Ndërtimi Muret (ambjentet ku produktet ushqimore përgatiten, trajtohen ose përpunohen)

0 / 27 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen