Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli18 pyetje

KUSHTET E PËRGJITHSHME (Stabiliment, Baxho dhe) - detaje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

KËRKESAT E PËRGJITHSHME (Stabiliment, Baxho dhe)

1. Ndërtesa, pjesa e jashtme: a)Stabilimenti ndodhet në një zonë ku nuk ka rrezik të dukshëm kontaminimi. b) Pjesa e jashtme mirëmbahet në gjendje të mirë. c) Ambientet rrethuese janë të mirëmbajtura dhe pa mbeturina, bimësi të dendur, përmbytje, etj. ç) pjesa e jashtme e ndërtesës mirëmbahet siç duhet.

1.1. a)Stabilimenti ndodhet në një zonë ku nuk ka rrezik të dukshëm kontaminimi. b) Pjesa e jashtme mirëmbahet në gjendje të mirë. c) Ambientet rrethuese janë të mirëmbajtura dhe pa mbeturina, bimësi të dendur, përmbytje, etj. ç) pjesa e jashtme e ndërtesës mirëmbahet siç duhet.

1.2. Regjistrimi dhe miratimi (Nipt dhe LN )

2. Planimetria, dizenjoja, ndërtimi, vendndodhja dhe përmasat e ambienteve ushqimore

2.1. Dhomat e ushqimeve mbahen pastër dhe në gjendje të mirë fizike dhe pune. Planimetria e fabrikës pamundësi kalimi që mund të shkaktojë kros kontaminim.

Pyetje të përgjithshme

1. Nr.

2.2. Dizenjimi, planimetria dhe përmasat e ambienteve ushqimore janë të ndërtuara siç duhet. -lejojnë mirëmbajtje të përshtatshme, pastrim dhe/ose dezinfektim. -shmangin ose minimizojnë kontaminimin nëpërmjet ajrit. -hapësirë pune të përshtatshme që lejon kryerjen e të gjitha operacioneve në mënyrë higjienike

2.3. Dizenjimi, planimetria dhe përmasat e dhomave të ushqimeve: -Janë të përshtatshme për mbrojtjen ndaj akumulimit të papastërtive kontaktit me materialet toksike, formimin e kondensimit apo akumulimeve të padëshiruara të mykut mbi sipërfaqe. --Lejojnë praktika higjienike të mira, përfshirë mbrojtjen ndaj kontaminimit dhe kontrollin ndaj insekteve/kafshëve të dëmshme.

2.4. Dizenjimi, planimetria dhe përmasat e ambienteve ushqimore të, kur është e nevojshme, ofrojnë kontroll temperature të përshtatshme të kushteve të ruajtjes për produktet ushqimore,me kapacitet të mjaftueshëm, si edhe të projektuara për të mundësuar monitorimin e këtyre temperaturave dhe, kur është e nevojshme, regjistrimin e tyre.

2.5. Ambientet për ruajtjen e qumështit dhe kulloshtrës duhet të jenë të mbrojtura ndaj parazitëve, të kenë ndarje të mjaftueshme nga mjediset e strehimit të kafshëve dhe, kur është e nevojshme, të plotësojnë kërkesat e Pjesës B, të kenë pajisje ftohëse të përshtatshme.

3. Kërkesat për muret, tavanet, dyshemetë dhe Dritaret. janë hermetike për të parandaluar kontaminimet.

16. Kriteret për qumështin e papërpunuar dhe kulloshtrën

16.1. Qumështi i papërpunuar dhe kulloshtra janë në përputhje me kërkesat ligjore kombëtare për kulloshtrën, për sa i përket NPM, numrit të qelizave somatike apo mbetjeve antibiotike,

16.3. Pasi pranohet në stabilimentin e përpunimit, qumështi menjëherë ftohet deri në jo më shumë se 6°C; kulloshtra ftohet shpejt në jo më shumë se 6°C, ose mbahet e ngrirë dhe ruhet në atë temperaturë deri sa përpunohet.

19.1. Kur qumeshti dhe kulloshtra perdoren per prodhimin e produkteve me baze qumeshti/ Kulloshtre duhet ti nenshtrohen trajtimit me nxehtesi dhe operatori i biznesit duhet te garantoj temperaturen e pasterizimit. Pasterizimi arrihet me ane te trajtimit qe perfshin: (i) temperaturë të lartë për kohë të shkurtër (të paktën 72°C për 15 sekonda); (ii) temperaturë të ulët për kohë të gjatë (të paktën 63°C për 30 minuta); ose (iii) çdo kombinim tjetër kohe/temperaturë për të përftuar efekt ekuivalent, që produktet të tregojnë, sipas rastit, reaksion negativ ndaj testit të fosfatazës alkanike menjëherë pas trajtimit të tillë.

20.1. Në rastin e qumështit të papërpunuar direkt për konsum njerëzor, etiketa tregon qartë fjalët “qumësht i papërpunuar”. Në rastin e produkteve të prodhuara nga qumështi i papërpunuar, procesi i fabrikimit që nuk përfshin trajtim me nxehtësi apo trajtim fizik ose kimik, etiketa tregon qartë fjalët “prodhuar me qumësht të papërpunuar”. Në rastin e kulloshtrës, etiketa tregon qartë fjalën “kulloshtër”. Në rastin e produkteve të prodhuara nga kulloshtra, etiketa tregon qartë fjalët “prodhuar me kulloshtër”.

Kërkesat specifike

14. Regjistrimi dhe miratimi i stabilimenteve

14.2. Kërkesa shëndetësore për qumështin e papërpunuar dhe prodhimin e kulloshtrës: Qumështi i papërpunuar dhe kulloshtra duhet të vijnë nga kafshë në gjendje shëndetësore të mirë, të mos shfaqin shenja sëmundjeje që mund të rezultojnë në kontaminimin e qumështit dhe kulloshtrës. (Kontrolli i dokumentacionit shoqerues te produktit (protokoll kontrollet e mbajtutra nga veterineret e DRB))

0 / 18 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen