Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli25 pyetje

LISTË VERIFIKIMI MBI KËRKESAT PËR AMBALAZHIMIN DHE ETIKETIM

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Pyetje të përgjithshme

1. Dokumentacioni që provon përmbushjen e kritereve për subjektet që kërkojnë të licencohen në aktivitetin e ambalazhimit të PMB-ve si dhe pajisjet e magazinës së ruajtjes të PMB-ve të etiketuar dhe të ambalazhuara

2. Subjekti a disponon dokumentin e certifikimit nga një trupë certifikuese, e akredituar në përputhje me standardin SSH ISO/IEC 17065?

3. Diploma e drejtuesit teknik, a është në fushën e kimisë ose agronomisë?

4. Subjekti, a disponon lejen e mjedisit të tipit A, referuar kërkesave të ligjit nr. 10 448/2011 “Për lejet mjedisore”, i ndryshuar?

5. Subjekti, a disponon dokumentin e lëshuar nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (SHMZSH), në zbatim të ligjit nr. 152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi”?

6. Drejtuesi teknik, a ushtron veprimtarinë e tij bazuar në kontratën e punës me kohë të plotë?

7. Magazina e ambalazhuesit të PMB-ve, a është e pajisur me mjetet e nevojshme për asgjësimin e PMB-ve të rrjedhura?

8. Magazina e ambalazhuesit të PMB-ve, a është e pajisur me këndin e ndihmës së shpejtë dhe mjetet mbrojtëse individuale?

9. Magazina e ambalazhuesit të PMB-ve, a është e pajisur me pajisjet e mbrojtjes nga zjarri?

10. Magazina e ambalazhuesit të PMB-ve, a është e pajisur me mjediset higjieno-shëndetësore me ujë të rrjedhshëm?

11. Magazina e ambalazhuesit të PMB-ve, a është e pajisur me sistemet e ajrimit?

12. Magazina e ambalazhuesit të PMB-ve, a është e pajisur me aparatet matëse dhe regjistruese të temperaturës?

13. Magazina e ambalazhuesit të PMB-ve, a është e pajisur me aparatet matëse dhe të lagështirës së ajrit?

14. Magazina e ambalazhuesit të PMB-ve, a është e pajisur me mjedise të veçanta qëndrimi për punonjësit e tyre?

Detyrimet që ka subjekti që ambalazhon PMB-të gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij:

15. Aktiviteti i ambalazhimit të PMB-ve a kryhet nga persona fizikë ose juridikë të licencuar në kategorinë II5.A.1?

16. PMB-të që janë ambalazhuar a janë të regjistruara në Republikën e Shqipërisë?

17. Gjatë kontrolleve zyrtare drejtuesi teknik a e vendos në dispozicion të AKU-sё dokumentacionin pasi PMB-ja është ambalazhuar dhe vendosur në treg (për një periudhë 5 vjeçare)?

18. Ambalazhuesi a shënon tek etiketa e PMB-së së ambalazhuar emrin dhe adresën e subjektit që kryen ambalazhimin e PMB-ve?

19. Ambalazhuesi a shënon tek etiketa e PMB-së së ambalazhuar datën e ambalazhimit?

20. Ambalazhuesi a shënon tek etiketa e PMB-së së ambalazhuar datën e prodhimit të PMB-së?

21. Ambalazhuesi a shënon tek etiketa e PMB-së së ambalazhuar datën e skadencës së PMB-së?

22. Ambalazhuesi a vendos tek etiketa e PMB-së së ambalazhuar numrin e serisë të PMB-së të prodhuar?

23. Ambalazhuesi a regjistron në një regjistër të veçantë sasitë e PMB-ve të ambalazhuara sipas serive përkatëse?

24. Ambalazhuesi a ka autorizim (të noterizuar në gjuhën shqipe) nga prodhuesi i PMB-ve, në rastin e ambalazhimit të PMB-ve të importuara nga vetë ambalazhuesi?

25. Ambalazhuesi a ka autorizim nga prodhuesi i PMB-ve dhe aktmarrëveshje me importuesin (të noterizuara në gjuhën shqipe) në rast se ambalazhimi kryhet për të tretë?

0 / 25 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen