Listë vetë-kontrolli24 pyetje
Kërkesat për etiketim, ruajtje dhe pajisje (Tabela 3)
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 24 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
2. Aktiviteti i tregtimit me pakicë të PMB-ve me “rrezik” dhe i PMB-ve me “rrezik të lartë” a kryhet nga persona të paisur me licencë?
3. Licenca e tregtimit me pakicë të PMB-ve a vendoset në një vend të dukshëm në njësinë e tregtimit me pakicë?
4. Tregtimi me pakicë i PMB-ve a bëhet nga persona fizik të diplomuar në fushën e agronomisë ose persona juridikë, të cilët duhet të punësojnë një ose disa persona, teknikë përgjegjës, të cilët janë diplomuar në fushën e agronomisë?
5. Në njësinë e tregtimit me pakicë a tregtohen PMB të regjistruara në Republikën e Shqipërisë?
6. Në njësinë e tregtimit me pakicë, PMB e klasifikuara “helmuese” a u shiten vetëm personave të pajisur me dëshmi aftësie?
7. Në njësinë e tregtimit me pakicë, PMB e klasifikuara “shumë helmuese” a u shiten vetëm personave të pajisur me dëshmi afësie të veçantë (përdorues profesionist)?
8. Në njësinë e tregtimit me pakicë a kryhet shitja e PMB-ve “helmuese” dhe “shumë helmuese” me recetë ?
9. Në njësinë e tregtimit me pakicë a kryhet mbajtja dhe tregtimi i PMB-ve me ambalazhe të miratuara?
10. Në njësinë e tregtimit me pakicë nuk kryhet azgjësimi i ambalazheve dhe i PMB-ve të skaduara apo të dëmtuara”?
11. Në njësinë e tregtimit me pakicë të PMB-ve nuk mbahen dhe tregtohen ushqime për njerëz dhe për kafshë si dhe i farërave të padezinfektuara, që mund të përdoren si ushqim për njerëz dhe kafshë, si: drithëra, bishtajore për kokër (bizele, bathë, fasule)?
12. Në njësinë e tregtimit me pakicë nuk kryhet riambalazhimi i PMB-ve?
13. Në njësinë e tregtimit me pakicë të dhënat për PMB-të e klasifikuara “PMB të rrezikshme” ose “PMB me rrezik të lartë”, a mbahen, sipas shtojcës nr. 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi?
14. PMB-të a janë të ambalazhuara në mënyrë të rregullt, në ambalazhe origjinale dhe me etiketat e miratuara, sipas dokumentit të regjistrimit të PMB-së?
15. Etiketa a përmban tipin e formulimit të PMB-së?
16. Etiketa a përmban tipin e PMB-së (p.sh., insekticid, herbicid etj.)?
17. Etiketa a përmban sasinë neto të PMB-së apo lëndës vepruese, që ndodhet në ambalazhin bazë?
18. Etiketa a përmban datën e skadencës së PMB-së?
19. Etiketa e ambalazhit të PMB-së nuk përmban shënime të tilla si: “jo helmues”, “i padëmshëm” ose shënime të tjera të ngjashme, apo figura të bimëve, pjesëve të bimëve, produkteve bimore, insekteve, si dhe objekteve të tjera, të cilat tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe, sidomos, të fëmijëve?
20. Përmbajtja e etiketës a është në gjuhën shqipe?
Kushtet e ruajtjes, paisjet dhe mjetet e nevojshme në njësinë e tregtimit me pakicë të PMB-ve
21. Kushtet në njësinë e tregtimit me pakicë a garantojnë ruajtjen e cilësive fiziko-kimike të PMB-ve, sipas kërkesave të përcaktuara në etiketën e PMB-ve?
22. Njësia e tregtimit me pakicë të PMB-ve a është e pajisur me mjetet e nevojshme për asgjësimin e PMB-ve të rrjedhura?
23. Njësia e tregtimit me pakicë të PMB-ve a është e pajisur me këndin e ndihmës së shpejtë dhe mjetet mbrojtëse individuale?
24. Njësia e tregtimit me pakicë të PMB-ve a është e pajisur me pajisjet e mbrojtjes nga zjarri?
25. Njësia e tregtimit me pakicë të PMB-ve a është e pajisur me mjediset higjieno-shëndetësore me ujë të rrjedhshëm?
0 / 24 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
