Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli112 pyetje

DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR Inspektim i institucioneve arsimore publike parauniversitare IAP për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesën mësimor

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

12. A ka mësuesi i arsimit parashkollor ngarkesë mësimore 30 orë në javë?

13. A ka drejtori i kopshtit ngarkesë 6 orë në javë për procesin e vlerësimit?

14. A janë formuar në arsimin bazë, klasat e veçanta në zonat me jo më pak se 15 nxënës dhe në zonat rurale me jo më pak se 10 nxënës?

15. A janë formuar në arsimin bazë dy klasa paralele, për 30-59 nxënës?

16. A janë formuar në arsimin bazë, tri klasa paralele, për 60-99 nxënës?

17. A janë formuar në arsimin bazë, katër klasa paralele, për 100-133 nxënës?

18. A janë formuar në arsimin bazë, pesë klasa paralele, për 134-167 nxënës?

19. A është bërë në arsimin bazë, ndarja e nxënësve në më shumë se pesë klasa paralele për çdo rritje të numrit me 33 nxënës?

20. A është llogaritur në arsimin bazë, numri i punonjësve mësimorë në arsimin fillor një mësues për çdo klasë?

21. A zhvillohen lëndët TIK, Gjuhë e huaj dhe Edukimi fizik, sporti dhe shëndeti (1 orë) nga punonjësit mësimorë të arsimit të mesëm të ulët, sipas profilit përkatës?

22. A është formuar në arsimin fillor, një klasë e bashkuar, kur numri i nxënësve në klasat I-V është deri në 10?

23. A janë formuar në arsimin fillor, dy klasa të bashkuara, kur numri i nxënësve është 11–20?

24. A janë formuar në arsimin fillor, tri klasa të bashkuara, kur numri i nxënësve është 21–50?

25. A janë formuar në arsimin fillor, klasa të veçanta, kur numri i nxënësve i të gjitha klasave I–V është mbi 50, pavarësisht nga numri i nxënësve për klasë?

26. A është formuar në arsimin e mesëm të ulët një klasë e bashkuar, kur numri i nxënësve në klasat VI-IX është deri në 10?

27. A janë formuar në arsimin e mesëm të ulët dy klasa të bashkuara, kur numri i nxënësve është 11-20?

28. A janë formuar në arsimin e mesëm të ulët tri klasa të bashkuara, kur numri i nxënësve është 21-40?

29. A janë formuar në arsimin e mesëm të ulët klasa të veçanta, kur numri i nxënësve i të gjitha klasave VI-IX është mbi 40, pavarësisht nga numri i nxënësve për klasë?

30. A zhvillohet mësimi në klasat bashkuara, kur ka më shumë se 10 nxënës, i ndarë vetëm për lëndët Gjuhë shqipe, Gjuhë e huaj dhe Matematikë?

31. A zhvillohet mësimi në klasat I-IX të pakicave kombëtare në klasa të veçanta, pavarësisht numrit të nxënësve për klasë?

32. A është emëruar një drejtor shkolle në arsimin bazë, kur numri i nxënësve është më shumë se 80?

33. A është emëruar një nëndrejtor shkolle në arsimin bazë, kur numri i nxënësve është 200-480?

34. A janë emëruar dy nëndrejtorë shkolle në arsimin bazë, kur numri i nxënësve është 481–800?

35. A janë emëruar tre nëndrejtorë shkolle në arsimin bazë, kur numri i nxënësve është mbi 800?

36. A është emëruar një nëndrejtor në arsimin bazë, kur numri i nxënësve është mbi 150 dhe drejtoria ka në vartësi 4 shkolla?

37. A është caktuar një kryemësues kur numri i nxënësve të një shkolle vartëse është më pak se 80 dhe aty punojnë të paktën 4 mësues?

38. A është llogaritur numri i nxënësve të kopshteve që zhvillojnë veprimtarinë e tyre pranë shkollave dhe nuk administrohen nga drejtues kopshti, në numrin e përgjithshëm të nxënësve të shkollës?

39. A e kanë mësuesi/kryemësuesi në arsimin fillor normën javore aq orë mësimore sa janë në planin mësimor të klasës ku jep mësim?

40. A ka mësuesi i gjuhës shqipe, i gjuhës së huaj, i matematikës, i fizikës, i biologjisë, i kimisë, i informatikës, i historisë, i gjeografisë, i teknologjisë, i shkencave shoqërore, mësuesi ndihmës, mësuesi në shkollat e arsimit special, normë mësimore 20 orë në javë?

41. A ka mësuesi i lëndëve të tjera në arsimin bazë normë mësimore 22 orë në javë?

42. A ka kryemësuesi në arsimin e mesëm të ulët normë mësimore 20 orë në javë (përgjigjet për disiplinën dhe inventarin e shkollës)?

43. A e ka drejtori i shkollës në arsimin bazë me 81–300 nxënës normën mësimore 6 orë në javë?

44. A e ka drejtori i shkollës në arsimin bazë me 301–600 nxënës normën mësimore 4 orë në javë?

45. A e ka drejtori i shkollës në arsimin bazë me 601–800 nxënës normën mësimore 2 orë në javë?

46. A e ka drejtori i shkollës në arsimin bazë mbi 800 nxënës normën mësimore 0–2 orë në javë?

47. A e ka nëndrejtori i shkollës në arsimin bazë normën mësimore 6 orë në javë?

48. A e plotësojnë drejtori dhe nëndrejtorët e shkollës në arsimin bazë normën mësimore javore vetëm me orë të profilit të diplomës që zotërojnë?

49. A janë ngarkuar nëndrejtori/nëndrejtorët për amzën, inventarin e shkollës dhe Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar në shkollë?

50. A e ka drejtori i shkollës në arsimin bazë me 81–800 nxënës normën e vlerësimit të arritjeve 4 orë në javë (3 orë për vlerësim të cilësisë së procesit mësimor dhe 1 orë për dokumentacionin shkollor)?

51. A e ka drejtori i shkollës në arsimin bazë me mbi 800 nxënës normën e vlerësimit të arritjeve 3 orë në javë (2 orë për vlerësim të cilësisë së procesit mësimor dhe 1 orë për dokumentacionin shkollor)?

52. A e ka nëndrejtori i shkollës në arsimin bazë normën e vlerësimit të arritjeve 4 orë në javë (3 orë për vlerësim të cilësisë së procesit mësimor dhe 1 orë për dokumentacionin shkollor)?

53. A janë formuar në AML, klasat në zonat urbane me jo më pak se 15 nxënës dhe në zonat rurale me jo më pak se 10 nxënës?

54. A janë formuar në AML, dy klasa paralele, kur numri i nxënësve është 30-59 nxënës?

55. A janë formuar në AML, tri klasa paralele, kur numri i nxënësve është 60-99 nxënës?

56. A janë formuar në AML, katër klasa paralele, kur numri i nxënësve është 100-133 nxënës?

57. A janë formuar në AML, pesë klasa paralele, kur numri i nxënësve është 134-167 nxënës?

58. A është bërë ndarja e nxënësve në më shumë se pesë klasa paralele për çdo rritje të numrit me 33 nxënës?

59. A është emëruar në AML, me mbi 80 nxënës, një drejtor shkolle?

60. A është emëruar në AML, me 200-480 nxënës, një nëndrejtor shkolle?

61. A janë emëruar në AML, me 481-800 nxënës, dy nëndrejtorë shkolle?

62. A janë emëruar në AML, me mbi 800 nxënës, tre nëndrejtorë shkolle?

63. A është në AML, norma mësimore javore e mësuesit të gjuhës shqipe dhe i letërsisë 18 orë në javë?

64. A është në AML, norma mësimore javore e mësuesit të gjuhës së huaj, matematikës, fizikës, biologjisë, kimisë, informatikës, historisë, gjeografisë, teknologjisë, shkencave shoqërore (filozofi, psikologji, qytetari, sociologji), ekonomisë, mësuesit ndihmës, mësuesit në shkollat e arsimit special 20 orë në javë?

65. A është në AML, norma mësimore javore e mësuesit të lëndëve të tjera 22 orë në javë?

66. A është në AML, norma mësimore javore e drejtorit të shkollës me 81–300 nxënës 6 orë në javë?

67. A është në AML, norma mësimore javore e drejtorit të shkollës me 301-600 nxënës 4 orë në javë?

68. A është në AML, norma mësimore javore e drejtorit të shkollës me 601-800 nxënës 2 orë në javë?

69. A është në AML, norma mësimore javore e drejtorit të shkollës mbi 800 nxënës 0-2 orë në javë?

70. A është në AML, norma mësimore javore e nëndrejtorit të shkollës 6 orë në javë?

71. A e plotësojnë drejtori dhe nëndrejtorët e shkollës normën e tyre mësimore javore vetëm me orë të profilit të diplomës që zotërojnë?

72. A janë ngarkuar nëndrejtori/nëndrejtorët për amzën, inventarin e shkollës dhe Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar në shkollë, kur shkolla nuk ka sekretar?

73. A është në AML, norma e vlerësimit të arritjeve të drejtorit të shkollës me 81-800 nxënës 4 orë në javë (3 orë për vlerësim të cilësisë së procesit mësimor dhe 1 orë për dokumentacionin shkollor)?

74. A është në AML, norma e vlerësimit të arritjeve të drejtorit të shkollës me mbi 800 nxënës 3 orë në javë (2 orë për vlerësim të cilësisë së procesit mësimor dhe 1 orë për dokumentacionin shkollor)?

75. A është në AML, norma e vlerësimit të arritjeve të nëndrejtorit të shkollës 4 orë në javë (3 orë për vlerësim të cilësisë së procesit mësimor dhe 1 orë për dokumentacionin shkollor)?

76. A përfshin ngarkesa mësimore javore orët e mësimit të çdo lënde që përmban plani mësimor dhe çdo orë të përcaktuar në këtë udhëzim?

77. A e ka fituar mësuesi për arsimin parashkollor diplomën e ciklit të parë “Bachelor”, që formon mësues të arsimit parashkollor?

78. A e ka fituar mësuesi arsimit fillor diplomën e ciklit të parë “Bachelor” dhe diplomë të ciklit të dytë “Master Profesional” që formon mësues të arsimit fillor, ose diplomë për arsimin fillor të ish-instituteve të larta pedagogjike?

79. A ka fituar mësuesi i arsimit të mesëm të ulët dhe i arsimit të mesëm të lartë diplomë të ciklit të parë “Bachelor” në fushën/lëndët e arsimit të mesëm të ulët; të arsimit të mesëm të lartë dhe diplomë të ciklit të dytë “Master” me 120 ECTS në fushën e mësuesisë, që lidhet me programin e studimit të ciklit të parë?

80. A e ushtrojnë profesionin e mësuesit edhe individë që zotërojnë diplomë universitare të ciklit të parë dhe të dytë ose diplomë universitare të integruar, të ngjashme ose të përafërt me fushën/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar, dhe njohuri të certifikuara në formimin psikopedagogjik nga institucione të arsimit të lartë, që ofrojnë programe të studimeve të formimit të vazhduar?

81. A e ushtron mësuesi i arsimit fillor, i arsimit të mesëm të ulët dhe i arsimit të mesëm të lartë, mësuesi i shkollave të arsimit të orientuar, mësuesi i kulturës së përgjithshme në shkollat profesionale, mësuesi që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara dhe mësuesi me diplomë të ngjashme ose të përafërt me diplomat në fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar, profesionin, pasi ka kryer me sukses praktikën profesionale?

82. A e ushtron profesionin mësuesi i arsimit fillor, i arsimit të mesëm të ulët dhe i arsimit të mesëm të lartë, mësuesi i shkollave të arsimit të orientuar, mësuesi i kulturës së përgjithshme në shkollat profesionale, mësuesi që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara dhe mësuesi me diplomë të ngjashme ose të përafërt me diplomat në fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar, pasi ka kaluar me sukses provimin e shtetit në fushën e formimit të tij, siç parashikohet në ligjin nr. 10 171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij”?

83. A e plotëson mësuesi i arsimit parauniversitar normën mësimore javore me lëndë të profilit të tij? (Kur nuk ka orë të mjaftueshme në profilin e tij, mësuesi është ngarkuar me orë mësimore të profileve të përafërta, sipas shtojcës 1 bashkëlidhur dhe pjesë e këtij udhëzimi.)

84. A ka caktuar drejtori IA-së, pas këshillimit me këshillin e mësuesve, ngarkesën mësimore të mësuesve dhe a ka marrë miratimin e ZVA-së për këtë ndarje?

85. A ka shpërndarë ngarkesën mësimore sipas profileve dhe a ka përcaktuar mësuesit që mbeten pa ngarkesë mësimore drejtoria e shkollës në AML, duke plotësuar së pari me orë mësimore mësuesit që janë diplomuar në lëndën/profilin që është shkruar i pari në kolonën e profileve të kërkuara, në shtojcën 1, të këtij udhëzimi?

86. A është bërë në shkollat e arsimit bazë, shpërndarja dhe planifikimi i ngarkesës mësimore për të gjitha profilet në mënyrë të njëjtë, pa marrë në konsideratë radhën në të cilën ato janë shkruar në kolonën e profileve të kërkuara në shtojcën 1?

87. A i janë llogaritur mësuesit që mentoron praktikën profesionale të kandidatëve për mësues, dy orë mësimore në javë si orë mbi normë/ngarkesë për periudhën e mentorimit?

88. A i janë llogaritur mësuesit që përgatit nxënës për fazën e dytë dhe të tretë të olimpiadave, ose për pjesëmarrje në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, dy orë mësimore në javë si orë mbi normë/ngarkesë për periudhën e angazhimit?

89. A janë vlerësuar të gjitha normat e veçanta, të përcaktuara në këtë kre për efekte financiare në vlerën e orës mësimore?

90. A është barasvlerësuar puna e mësuesit kujdestar (mësuesit të klasës) me 2 orë mësimore në javë?

91. A bëhet masa e pagesës për orën mësimore mbi ngarkesën mësimore javore sipas tarifave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave?

92. A paguhet çdo orë mësimore e realizuar nga mësuesi mbi ngarkesën mësimore javore si orë mbi normë, në fund të çdo muaji?

93. A përgjigjet kryemësuesi në një shkollë vartëse të arsimit bazë me të paktën 4 mësues, për disiplinën dhe inventarin e shkollës?

94. A i llogariten dhe a i paguhen mësuesit/kryemësuesit në arsimin fillor, kur klasa e bashkuar ka mbi 10 nxënës, 5 orë mbi normë/ngarkesë për çdo javë mësimi të zhvilluar?

95. A ka mësuesi në arsimin e mesëm të ulët dhe në arsimin e mesëm të lartë, orë mbi normë/ngarkesë jo më shumë se 30% të ngarkesës mësimore javore?

96. A i llogariten mësuesit që drejton bibliotekën e shkollës 2 orë në javë, kur shkolla ka bibliotekë dhe ka deri në 300 nxënës?

97. A i llogariten mësuesit, që drejton bibliotekën e shkollës, 3 orë në javë, kur shkolla ka bibliotekë dhe ka mbi 301–600 nxënës?

98. A i llogariten mësuesit, që drejton bibliotekën e shkollës, 4 orë në javë, kur shkolla ka bibliotekë dhe ka mbi 600 nxënës?

99. A janë llogaritur për zhvillimin e veprimtarive konkrete të programuara në kuadër të shkollës si qendër komunitare 10 orë në javë, të ndara me jo më shumë se 2 orë për mësues?

10 0. A i janë llogaritur mësuesit që drejton rrjetin profesional (në arsimin parashkollor, arsimin bazë dhe arsimin e mesëm të lartë), 2 orë mësimore në javë?

10 1. A i janë llogaritur mësuesit që merret me veprimtaritë artistike dhe mësuesit që kryen detyrën e koordinatorit të qeverisë së nxënësve për shkollat nën 700 nxënës secilit 2 orë në javë dhe për shkollat mbi 700 nxënës i janë llogaritur secilit 4 orë në javë?

10 2. A është barasvlerësuar për zhvillimin e veprimtarive të miratuara në kuadër të nismës “Bëjmë detyrat e shtëpisë” (BDSH), ora e studimit me orën mësimore?

10 3. A realizohen në çdo institucion arsimor të përfshirë në këtë nismë jo më shumë se 3 orë studimi në ditë për çdo klasë të krijuar?

10 4. A e plotëson një mësues ngarkesën mësimore javore me jo më shumë se 3 orë studimi BDSH?

10 5. A i është ulur ngarkesa mësimore javore mësuesit, në shkollat me më shumë se 700 nxënës që kanë palestër, kur krijojnë dhe stërvitin ekipe sportive, jo më shumë se në dy lloje sporti për femra dhe meshkuj, me 3 orë në javë?

10 6. A i janë llogaritur si ngarkesë mësimore mësuesit të specialitetit në shkollat sportive, kur stërvit grupet/ekipet sportive të shkollës për pjesëmarrje në takimet sportive (kampionate rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare), sipas kalendarëve sportivë të federatave shqiptare përkatëse, në përmbushje të veprimtarive sportive të parashikuara në kurrikulën sportive, 3 orë në javë?

10 7. A zhvillohet mësimi në lëndën e edukimit fizik i ndarë sipas gjinisë dhe, kur është e mundur, mësuesi a është i së njëjtës gjini me nxënësit?

10 8. A bëhet mësimi i edukimit fizik në arsimin e mesëm të ulët dhe atë të mesëm të lartë, kur numri i nxënësve për çdo gjini është jo më pak se 10 nxënës, i ndarë në gjini?

10 9. A bëhet mësimi i edukimit fizik në arsimin e mesëm të ulët dhe atë të mesëm të lartë që kanë klasa paralele, kur numri i nxënësve për çdo gjini në të paktën një paralel, është më i vogël se 10 nxënës, i ndarë në gjini, por duke bashkuar dy paralele?

11 0. A bëhet mësimi i edukimit fizik në arsimin e mesëm të ulët dhe atë të mesëm të lartë që nuk kanë klasa paralele, kur numri i nxënësve për çdo gjini është më i vogël se 10, pa u ndarë në gjini?

11 1. A u llogaritet mësuesve që vlerësojnë testet e provimeve kombëtare të arsimit bazë, për efekt pagese 1 orë mësimore për 3 teste të vlerësuara?

11 2. A u llogaritet mësuesve që vlerësojnë fazën II të olimpiadave kombëtare të organizuara nga ministria përgjegjëse për arsimin, për efekt pagese 1 orë mësimore për 3 teste të vlerësuara?

11 3. A i është ulur norma nëndrejtorit të ngarkuar për plotësimin e amzës së shkollës, ose si administrator për Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar në shkollë, me 2 orë mësimore në javë?

11 4. A është ngarkuar një mësues në shkollat që nuk kanë as nëndrejtor, as sekretar, për plotësimin e amzës së shkollës, si dhe një mësues për Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar në shkollë, të cilëve u është ulur ngarkesa me 2 orë mësimore në javë?

11 5. A zhvillohen në klasën e dymbëdhjetë të gjimnazit, lëndët me zgjedhje në bazë të kërkesave të nxënësve për një lëndë të caktuar?

11 6. A janë ngarkuar si rregull, mësuesit të cilëve u është ulur ngarkesa për kryerjen e veprimtarive të ndryshme të përcaktuara në këtë udhëzim, me orë shtesë të pagueshme, përveç rasteve kur shkolla në bashkëpunim me institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, nuk mund t’i mbulojë ato orë me mësues të tjerë?

11 7. A i është ulur norma mësuesit mbikëqyrës të procesit të Maturës Shtetërore me 2 orë mësimore në javë?

11 8. A paguhet mësuesi që në kuadër të Maturës Shtetërore, në gjimnazin e caktuar nga institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, ngarkohet për hedhjen e notave të të gjitha viteve të kandidatëve me diplomë të shkollës së mesme të fituar jashtë shtetit dhe të njësuar në Shqipëri, jo më shumë se 30 orë mbi normë/ngarkesë në vit?

11 9. A propozon grupi i inspektimit për masë disiplinore ndaj drejtuesit të IAP-së për shkeljet e konstatuara?

12 0. A konsiderohet kundërvajtje administrative e drejtorit të institucionit arsimor publik shkelja e kërkesave ligjore për veprimtarinë e institucioneve arsimore publike, që konstatohet dhe dënohet nga inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor, sipas legjislacionit për inspektimin me dënimin administrative kryesor “paralajmërim”?

12 1. A konsiderohet kundërvajtje administrative e drejtorit të institucionit arsimor publik shkelja e kërkesave ligjore për veprimtarinë e institucioneve arsimore publike, që konstatohet dhe dënohet nga inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor, sipas legjislacionit për inspektimin me dënimin administrativ kryesor “gjobë, në vlerën e gjysmës së pagës mujore”?

12 2. A vendos inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor në arsimin parauniversitar që dënimi administrativ kryesor, sipas pikës 1, të këtij neni, të shoqërohet me urdhërimin e subjektit të inspektimit për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe eliminuar pasojat e tyre, duke përcaktuar edhe një afat të arsyeshëm për këtë qëllim?

12 3. A jep grupi i inspektimit rekomandimet përkatëse për shkeljet e konstatuara?

0 / 112 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen