Listë vetë-kontrolli70 pyetje
DPAP LISTË VERIFIKIMI Për zbatimin e ligjshmërisë në procedurat e ndjekura nga IAP për masat e marra për organizimin e praktikës profesionale Co
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 70 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A e ka përgatitur IAPP-ja listën e mentorëve dhe a e ka dorëzuar në ZVAP, së bashku me jetëshkrimin dhe portofolet e tyre?
2. A i ka vlerësuar IAPP-ja praktikantët dhe pajisur ata me raportin e vlerësimit për kryerjen e praktikës profesionale, dhe a është nënshkruar nga mentori dhe drejtori i IAPP-së?
3. A ka krijuar IAPP-ja mundësi që praktikanti dhe mentori të kryejnë vizita sistematike të ndërsjella në orët mësimore të njëri-tjetrit, brenda normave të përcaktuara?
4. A ka mentori kategorinë më të lartë të kualifikimit në lëndën përkatëse në atë IAPP dhe a është vlerësuar me të paktën “C” (mirë)?
5. A ka mentori rezultate të larta e të qëndrueshme të nxënësve të tij, në provimet e Maturës Shtetërore ose provimet kombëtare të arsimit bazë, nëse lënda e tij përfshihet në provim?
6. A është mentori pjesëmarrës i rregullt në programe dhe module të zhvillimit profesional?
7. A njeh mentori legjislacionin që ka të bëjë drejtpërdrejt me veprimtarinë e mësuesit?
8. A e ka ndihmuar mentori praktikantin të kryejë me sukses praktikën profesionale nëpërmjet zhvillimit të aftësive dhe të shprehive të praktikantit përmes vëzhgimeve, këshillimeve, rekomandimeve, komenteve dhe veprimtarive të ndryshme?
9. A e ka ndihmuar mentori praktikantin të kryejë me sukses praktikën profesionale nëpërmjet krijimit të mundësive për praktikantin, në zbatimin e metodave bashkëkohore dhe interaktive në mësimdhënie?
10. A e ka ndihmuar mentori praktikantin të kryejë me sukses praktikën profesionale nëpërmjet përdorimit të mjeteve të ndryshme zhvillimore për praktikantin, si: detyra, pjesëmarrje në grupe pune, trajnime afatshkurtra, këshillime karriere personale etj?
11. A e ka ndihmuar mentori praktikantin të kryejë me sukses praktikën profesionale nëpërmjet mbikëqyrjes së vazhdueshme të performancës së praktikantit, sipas instrumenteve të përcaktuara në këtë Rregullore?
12. A e ka ndihmuar mentori praktikantin të kryejë me sukses praktikën profesionale nëpërmjet sigurimit për praktikantin të informacionit të nevojshëm për sistemin arsimor shqiptar, duke i rekomanduar atij literaturë bashkëkohore?
13. A e ka ndihmuar mentori praktikantin të kryejë me sukses praktikën profesionale nëpërmjet motivimit të tij për të synuar nivele të larta të performancës?
14. A është mentori për klasat 1–5 mësuesi i klasës? A e ka vëzhguar mentori i klasave 6–13 praktikantin gjatë procesit të mësimdhënies, i cili planifikohet në klasa të ndryshme?
15. A e ka siguruar mentori ecurinë e praktikës profesionale të praktikantit dhe a e ka kryer vlerësimin e tij në përfundim të saj?
16. A e ka njohur mentori praktikantin me Rregulloren dhe me formatin e vlerësimit të praktikantit nga mentori?
17. A e ka hartuar mentori në bashkëpunim me praktikantin planin mujor të orëve të vëzhgimit nga praktikanti dhe orët e planifikuara si mësues ndihmës (klasat dhe datat)?
18. A ka zhvilluar mentori seanca bashkëbisedimi dhe këshillimi me praktikantin?
19. A e ka hartuar mentori planin ditor ku përshkruan veprimtarinë e tij si mentor në orët e vëzhgimit dhe ka shënuar konstatime dhe këshillat kryesore për seancat këshilluese me praktikantin?
20. A ka plotësuar mentori vlerësimin e praktikantit për çdo orë vëzhgimi të planifikuar (sipas shtojcës nr. 2, “Formati i vëzhgimit”, bashkëlidhur kësaj Rregulloreje)?
21. A e ka ndihmuar mentori praktikantin për përgatitjen e portofolit që duhet të dorëzojë në përfundim të praktikës?
22. A e ka përgatitur raportin e vlerësimit, në përfundim të veprimtarisë së praktikantit (sipas shtojcës nr. 3, “Vlerësimi i praktikantit”, bashkëlidhur kësaj Rregulloreje).
23. A është ulur me 2 orë mësimi norma javore e mentorit për një praktikant? A është sa 1/4 e normës javore të mentorit norma për mentorimin dhe a është ndarë ajo në 2/3 për orët e vëzhgimit dhe 1/3 për orët këshilluese?
24. A mentoron mentori 1 ose 2 praktikantë?
25. A është zgjedhur mentori që i përket një IAPP-je publike ose private nga një komision i ngritur në IAPP- në përkatëse?
26. A kryesohet komisioni nga drejtori i institucionit arsimor dhe a ka në përbërje të tij nëndrejtorë ose kryetarë të ekipeve lëndore?
27. A ka hartuar komisioni listën e kandidatëve për mentorë, pasi ka marrë mendimin e mësuesve të përzgjedhur për mentorë?
28. A i ka dërguar drejtori i IAPP-së, ZVAP përkatëse listën e kandidatëve për mentorë, të shoqëruar me jetëshkrimin dhe portofolat e tyre? A është shoqëruar lista me numrin e praktikantëve për secilin kandidat për mentor, sipas shtojcës nr. 4, “Lista e mentorëve”?
29. A e ka kryer praktikanti praktikën profesionale për një periudhë mësimore?
30. A e ka praktikanti normën e praktikës profesionale sa norma e mësuesit të profilit përkatës?
31. A ka dhënë praktikanti mësim 1/4 e normës javore të mësuesit përkatës? A është ndarë pjesa tjetër e normës në: 1/2 e orëve si mësues ndihmës dhe 1/2 e orëve për vëzhgime të procesit mësimdhënës?
32. A ka demonstruar praktikanti detyrime profesionale të njëjta me ato të mësuesve të institucionit arsimor, përfshirë pjesëmarrjen në mbledhjet e ekipit lëndor e të këshillit të mësuesve, si dhe detyrën e mësuesit kujdestar?
33. A është zhvilluar praktika profesionale sipas një programi që është hartuar nga ASCAP-i, në bashkëpunim me institucionet përkatëse të arsimit të lartë?
34. A ka programi i praktikës profesionale në përmbajtjen e tij kompetenca që duhet të jetë në gjendje të zotërojë praktikanti në përfundim të praktikës profesionale, sipas shtojcës 3, “Vlerësimi i praktikantit”?
35. A përmban programi i praktikës profesionale rezultatet e të nxënit që duhet të përmbushë praktikanti, për legjislacionin që ka të bëjë drejtpërdrejt me veprimtarinë e mësuesit?
36. A përmban programi i praktikës profesionale rezultatet e të nxënit që duhet të përmbushë praktikanti, për dokumentacionin kurrikular për profilin përkatës të mësuesit?
37. A përmban programi i praktikës profesionale rezultatet e të nxënit që duhet të përmbushë praktikanti, për praktikat bashkëkohore të suksesshme të mësimdhënies, të nxënët dhe të vlerësimit të nxënësve?
38. A përmban programi i praktikës profesionale rezultatet e të nxënit që duhet të përmbushë praktikanti, për plotësimin e dokumentacionit të mësuesit (planifikimi lëndor, regjistri, plani ditor, dëftesat etj.)?
39. A përmban programi i praktikës profesionale rezultatet e të nxënit që duhet të përmbushë praktikanti, për zhvillimin moshor dhe marrëdhëniet me nxënësit?
40. A përmban programi i praktikës profesionale rezultatet e të nxënit që duhet të përmbushë praktikanti, për kompetencat kyç të të nxënit gjatë gjithë jetës, si: komunikimin me kolegët, prindërit, nxënësit dhe bashkëpunimin në grup; përdorimin e TIK-ut në procesin e mësimdhënies-nxënies; përdorimin e gjuhës standarde; gjithëpërfshirjen e nxënësve, përfshirë nxënësit me aftësi të kufizuara; përdorimin e aftësive të mendimit kritik dhe të sipërmarrjes?
41. A ka plotësuar praktikanti portofolin e tij me përvojat më të mira gjatë zhvillimit të praktikës profesionale? A përmban portofoli planin lëndor vjetor?
42. A përmban portofoli planin e periudhave për lëndën përkatëse?
43. A përmban portofoli plane ditore të orëve mësimore (2–3 modele)?
44. A përmban portofoli teste të kapitujve ose të periudhave (2–3 modele).
45. A përmban portoli projektin kurrikuar të nxënësit (1–2 modele).
46. A përmban portofoli 2–3 shembuj të përdorimit nga praktikanti të burimeve të mësimdhënies, përveç tekstit të nxënësit, veçanërisht të përdorimit të TIK-ut në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit?
47. A përmban portofoli 3–4 shembuj të metodave që ka përdorur praktikanti, për të formuar te nxënësit aftësitë e komunikimit me gojë dhe me shkrim?
48. A përmban portofoli 3–4 shembuj të metodave që ka përdorur praktikanti, për të formuar te nxënësit aftësitë e të menduarit kritik?
49. A përmban portofoli 3–4 shembuj të metodave që ka përdorur praktikanti, për të formuar te nxënësit aftësitë e të menduarit krijues?
50. A përmban portofoli 3–4 shembuj të metodave që ka përdorur praktikanti, për të formuar te nxënësit aftësitë e të punuarit në grup?
51. A përmban portofoli 3–4 shembuj të metodave që ka përdorur praktikanti, për të formuar te nxënësit aftësitë e gjithëpërfshirjes?
52. A përmban portofoli 3–4 shembuj të metodave që ka përdorur praktikanti, për të formuar te nxënësit aftësitë e menaxhimit nga nxënësit të informacionit mësimor nga burime të ndryshme?
53. A përmban portofoli 3–4 shembuj të metodave që ka përdorur praktikanti për të formuar te nxënësit aftësitë e përdorimit të TIK-ut në mësimdhënie?
54. A përmban portofoli 3–4 shembuj të metodave që ka përdorur praktikanti, për të formuar te nxënësit aftësitë e punës me nxënësit me vështirësi në të nxënë?
55. A përmban portofoli 3–4 shembuj të metodave që ka përdorur praktikanti, për të formuar te nxënësit aftësitë e punës me nxënësit me prirje të veçanta?
56. A përmban portofoli raportin e praktikantit me reflektime mbi përvojat e tij gjatë praktikës profesionale, me sukseset më të spikatura dhe vështirësitë kryesore, sipas shtojcës nr. 6, “Raporti i praktikantit”?
57. A e ka përsëritur të plotë praktikën profesionale praktikanti që ka munguar me shumë se 30% të orëve mësimore të kohës së përcaktuar për realizimin e praktikës?
58. A i është shtyrë praktika 1 muaj, praktikantit që ka munguar 20–30% të orëve mësimore të kohës së përcaktuar për realizimin e praktikës?
59. A i është nënshtruar vlerësimit, praktikanti që ka munguar më pak se 20% të orëve mësimore të kohës së përcaktuar për realizimin e praktikës?
60. A e ka vlerësuar mentori praktikantin në mbarim të praktikës, duke u mbështetur te vëzhgimet e tij, në intervistat që ka realizuar me praktikantin dhe në portofolin e praktikantit?
61. A ka vlerësuar mentori praktikantin për secilën kompetencë, të përshkruar në një format standard, sipas shtojcës 3, “Vlerësimi i praktikantit”?
62. A është bërë vlerësimi për secilën kompetencë në katër nivele?
63. A është bërë vlerësimi në nivelin “Shumë mirë”, kur praktikanti ka një nivel shumë të mirë në realizimin e kompetencës?
64. A është bërë vlerësimi në nivelin “Mirë”, kur praktikanti ka një nivel të mirë në realizimin e kompetencës?
65. A është bërë vlerësimi në nivelin “Mjaftueshëm”, kur praktikanti ka vështirësi në realizimin e kompetencës?
66. A është bërë vlerësimi në nivelin “Dobët”, kur praktikanti nuk e zotëron kompetencën?
67. A është nënshkruar dokumenti i vlerësimit të praktikantit nga mentori dhe nga drejtori i IAPP-së?
68. A i është dhënë e drejta praktikantit të ankohet te drejtori i IAPP-së për cilësinë e ndihmës që jep mentori dhe, nëse nuk ka konstatuar përmirësime, a i është dhënë e drejta të ankohet te drejtuesi i ZVAP-së përkatëse?
69. A jep grupi i inspektimit rekomandimet përkatëse për shkeljet e konstatuara?
70. A propozon grupi i inspektimit për masë disiplinore ndaj drejtuesit të IAP-së për shkeljet e konstatuara?
0 / 70 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
