Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli41 pyetje

DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR Udhëzimin nr. 17 datë 09.05.2018 “Për procedurat e ndjekjes së arsimit të detyruar nga nxënësit që nuk kanë ndjekur të

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A ka rikthyer shkolla në arsimin bazë me kohë të plotë fëmijën brenda moshës së arsimit të detyruar, që për arsye të ndryshme ka mbushur të paktën moshën tetë vjeç dhe nuk është regjistruar në klasën e parë ose e ka ndërprerë atë?

2. A ka rikthyer shkolla në arsimin bazë me kohë të plotë fëmijën brenda moshës së arsimit të detyruar, që për arsye të ndryshme nuk ka përfunduar një klasë të arsimit bazë dhe nuk është regjistruar në atë klasë në vitin pasues?

3. A ka rikthyer shkolla në arsimin bazë me kohë të plotë fëmijën brenda moshës së arsimit të detyruar, që për arsye të ndryshme ka përfunduar një klasë të arsimit bazë dhe nuk ka frekuentuar në të paktën dy vitet shkollore pasuese?

4. A ka rikthyer shkolla në arsimin bazë me kohë të plotë fëmijën brenda moshës së arsimit të detyruar, që për arsye të ndryshme është mbetës në një klasë dhe nuk e ka përsëritur atë klasë për të paktën dy vite shkollore pasuese?

5. A ka rikthyer shkolla në arsimin bazë me kohë të plotë fëmijën brenda moshës së arsimit të detyruar, që për arsye të ndryshme identifikohet i paregjistruar në shkollë?

6. A ka rikthyer shkolla në arsimin bazë me kohë të plotë fëmijën brenda moshës së arsimit të detyruar, që për arsye të ndryshme është i regjistruar në shkollë, por identifikohet si fëmijë në situatë rruge?

7. A ka rikthyer shkolla në arsimin bazë me kohë të plotë fëmijën, brenda moshës së arsimit të detyruar, që për arsye të ndryshme është i regjistruar në shkollë, por e ka braktisur atë?

8. A ka rikthyer shkolla nxënësin në shkollë në çdo periudhë të vitit shkollor?

9. A ka regjistruar shkolla fëmijën/nxënësin me një kërkesë të prindit që ka fëmijën në një nga rrethanat e parashikuara në pikën 1, të kreut I, drejtuar zyrën vendore arsimore (ZVAP) përkatëse.

10. A ka regjistruar shkolla fëmijën/nxënësin edhe me kërkesë të bërë nga vetë ZVAP-i, nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, nga njësitë për mbrojtjen e fëmijës dhe nga çdo institucion shtetëror apo OJF që e ka identifikuar atë në një nga rrethanat e parashikuara në pikën 1 të kreut 1?

11. A ka caktuar ZVAP-i shkollën e arsimit bazë ku fëmija do të regjistrohet?

12. A është regjistruar fëmija/nxënësi në shkollë sipas procedurave të regjistrimit të zakonshëm, të parashikuara në aktin përkatës të nxjerrë nga ministri përgjegjës për arsimin?

13. A është regjistruar fëmija/nxënësi në klasën me grup-moshë të njëjtë me moshën e tij ose një vit më pak se kjo grup moshë?

14. A ka organizuar drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me mësuesin kujdestar të fëmijës, hartimin nga mësuesit përkatës të programeve mësimore individuale?

15. A ka vendosur në programin mësimor individual, në përgjithësi, mësuesi lëndor nivelin bazë të rezultateve të të nxënit, sipas kompetencave kyçe të programit të shkallës, së cilës i përket klasa që nxënësi nuk e ka ndjekur ose nuk e ka përfunduar?

16. A ka punuar mësuesit në mënyrë të diferencuar me nxënësin brenda dhe jashtë klasës?

17. A i ka siguruar drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me mësuesin kujdestar nxënësit ndihmë plotësuese nëpërmjet “mësuesve vullnetarë”, që janë prindër, mësues pensionistë ose persona të tjerë nga komunitetit?

18. A i ka siguruar drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me mësuesin kujdestar nxënësit ndihmë plotësuese nëpërmjet bashkëpunimit me qeverinë e nxënësve?

19. A i ka siguruar drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me mësuesin kujdestar, nxënësit ndihmë plotësuese nëpërmjet mësuesve ndihmës?

20. A është vlerësuar nxënësi sipas procedurave të vlerësimit të nxënësve të klasës që ndjek?

21. A janë shënuar vlerësimet në regjistrin e klasës përkatëse?

22. Ka kaluar klasën nxënësi, është nënshtruar provimit të sesionit të dytë apo ka përsëritur klasën, sipas rregullave të klasës që ndjek, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore përkatëse?

23. A ka regjistruar shkolla e arsimit bazë me kohë të pjesshme nxënësit që kanë mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç që nuk kanë përfunduar arsimin bazë me kohë të plotë?

24. A i ka caktuar ZVAP-i shkollën/shkollat e arsimit bazë ku do të ofrohet arsimi bazë me kohë të pjesshme?

25. A është kryer regjistrimi në arsimin bazë me kohë të pjesshme me kërkesën për regjistrim të nxënësit, në shkollën ku ofrohet arsimi bazë me kohë të pjesshme?

26. A është kryer regjistrimi në arsimin bazë me kohë të pjesshme me dëftesë ose vërtetim me nota për klasën e fundit të kryer?

27. A ka vendosur komisioni, i përbërë nga mësues të fushave të ndryshme të të nxënit dhe i kryesuar nga drejtori i shkollës se në cilën klasë të shkollës së arsimit bazë me kohë të pjesshme, do të regjistrohet i rrituri që pretendon se ka formimin shkollor për të vijuar arsimin bazë me kohë të pjesshme në një apo dy klasa më të larta se klasa, për të cilën zotëron dokument shkollor?

28. A ka vendosur komisioni, i përbërë nga mësues të fushave të ndryshme të të nxënit dhe i kryesuar nga drejtori i shkollës se në cilën klasë të shkollës së arsimit bazë me kohë të pjesshme, do të regjistrohet i rrituri që nuk zotëron dokument shkollor për klasën e fundit të kryer?

29. A ka ofruar shkolla e arsimit bazë me kohë të pjesshme, arsimin bazë me kohë të pjesshme për nëntë vite shkollore (klasat I-IX)?

30. A funksionon shkolla e arsimit bazë me kohë të pjesshme me tri ditë mësim në javë (me klasa të veçanta ose të bashkuara, kur numri i nxënësve është më i vogël se numri i nxënësve për klasë)?

31. A janë të hartuara plani mësimor dhe programet lëndore të arsimit bazë me kohë të pjesshme nga institucioni përgjegjës për sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar dhe janë miratuar nga ministri?

32. A ka funksionuar shkolla e arsimit bazë me kohë të pjesshme sipas strukturës së vitit shkollor për arsimin bazë me kohë të pjesshme, të përcaktuar në udhëzimin e vitit shkollor?

33. A kanë monitoruar drejtoria e shkollës së arsimit bazë me kohë të pjesshme dhe ZVAP-i, klasat e arsimit bazë me kohë të pjesshme, për të dhënë ndihmesën në përmirësimin e vazhdueshëm të punës në to?

34. A u ka vënë shkolla e arsimit bazë me kohë të pjesshme në dispozicion klasave të arsimit bazë me kohë të pjesshme mjetet mësimore, laboratorët dhe kabinetet e TIK-ut, si dhe a i ka përfshirë nxënësit e këtyre klasave në veprimtari jashtëshkollore?

35. A ka trajtuar ekipi kurrikular i shkollës së arsimit bazë me kohë të pjesshme posaçërisht aspekte të zhvillimit profesional të mësuesve që punojnë me nxënësit e arsimit bazë me kohë të pjesshme?

36. A u ka kërkuar shkolla e arsimit bazë me kohë të pjesshme nxënësve të arsimit bazë me kohë të pjesshme të respektojnë të njëjta të drejta dhe detyra me ato të nxënësit të arsimit bazë me kohë të plotë?

37. A u kanë kushtuar vëmendje të posaçme psikologu dhe punonjësi social në shkollën e arsimit bazë me kohë të pjesshme edhe nxënësve të arsimit bazë me kohë të pjesshme?

38. A janë vlerësuar nxënësit e arsimit bazë me kohë të pjesshme sipas procedurave të vlerësimit të nxënësit në arsimin bazë me kohë të plotë?

39. A është pajisur në përfundim të çdo klase, nxënësi i arsimit bazë me kohë të pjesshme me dëftesë klase?

40. A është pajisur nxënësi kalues i klasës së nëntë me dëftesën e arsimit bazë, pasi ka qenë kalues në provimet kombëtare të arsimit bazë?

41. A kanë bashkëpunuar ZVAP-i dhe shkollat me OJF-të dhe me njësitë e vetëqeverisjes vendore, për t’u siguruar nxënësve të arsimit bazë me kohë të pjesshme lehtësira, për ndjekjen rregullisht të mësimeve?

0 / 41 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen