Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli67 pyetje

Lista verifikimi - Institucione arsimore parauniversitare private

Pyetje kontrolli të nxjerra nga tabela e pyetjeve me referenca ligjore

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A është hapur institucioni arsimor parauniversitar privat me: - Urdhër Ministri Nr. Dt. - QKL Nr. Dt. - QKB Nr. Dt. - VKM Nr. Dt.

2. A zotëron institucioni arsimor parauniversitar privat certifikatën e regjistrimit në organin tatimor, si: - Statut Nr. - Nipt Nr. - Ekstrakt Nr. - V. Gjykate Nr.

3. A e përdor institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) licencën vetëm për subjektin përgjegjës për të cilin i është dhënë fillimisht licenca?

4. A zhvillon institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) veprimtarinë e tij vetëm për atë nivel arsimor, vendndodhje dhe mjedise, për të cilat është dhënë fillimisht licenca?

5. A disponon institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) miratim nga ministri dhe institucioni përkatës i licencimit për çdo ndryshim të nivelit arsimor, vendndodhjes dhe mjediseve.

6. A ka të miratuar institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) nga institucioni përkatës i licencimit, ndryshimet në vendndodhje dhe në infrastrukturën e godinës 3 muaj para fillimit të vitit shkollor?

7. A disponon institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) certifikatë/vërtetim pronësie për objektin që përdor për shërbimin arsimor?

8. A ka institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) kontratë qeraje për objektin?

9. A përmbush institucioni arsimor parauniversitar privat standardet normative për klasat e zakonshme mësimore me sipërfaqe shfrytëzimi prej 1.3-1.6 m2/nxënës?

10. A përmbush institucioni arsimor parauniversitar privat (me VKM) standardet normative për klasat mësimore me sipërfaqe shfrytëzimi prej: - minimumi 1.2-1.4 m2/nxënës të grupmoshës nga 6-11 vjeç? - minimumi 1.2-1.4 m2/nxënës të grupmoshës nga 11-15 vjeç? - minimumi 1.4-1.6 m2/nxënës të grupmoshës nga 15-18 vjeç?

11. A ka institucioni arsimor parauniversitar privat 1 boks për administratën?

12. A ka institucioni arsimor parauniversitar privat (me VKM) 1 boks dhe 1 lavaman për administratën?

13. A ka institucioni arsimor parauniversitar privat 1 boks për 40 djem dhe 1 boks për 30 vajza?

14. A ka institucioni arsimor parauniversitar privat (me VKM) 1 boks për 40 djem dhe 2 lavamanë si dhe 1 boks për 30 vajza dhe 2 lavamanë?

15. A ka në dispozicion institucioni arsimor parauniversitar privat për lëndën edukimin fizik një palestër sportive, (për shkollat nën 100 nxënës shfrytëzohet një klasë në katin përdhe me përmasa 60 m2) dhe një kënd sportiv jo më i vogël se 100 m2?

16. A ka në dispozicion institucioni arsimor parauniversitar privat i arsimit fillor (me VKM) për lëndën edukimin fizik salla të veçanta të edukatës fizike me përmasa të fushës 12m x 24m dhe me përmasa totale 15m x 27m dhe lartësi minimale 6m, një sipërfaqe totale prej 405 m2 ?

17. A ka në dispozicion institucioni arsimor parauniversitar privat i arsimit 9-vjeçar (me VKM) për lëndën edukimin fizik një mjedis të veçantë të mbyllur (palestër), si dhe në mjediset në oborrin e jashtëm të saj me përmasa 12m x 24m dhe lartësia minimale 6m?

18. A ka në dispozicion institucioni arsimor parauniversitar privat i arsimit të mesëm (me VKM) për lëndën edukimin fizik një mjedis të veçantë të mbyllur (palestër), si dhe në mjediset në oborrin e jashtëm të saj me përmasa 18m x 26m?

19. A nuk komunikojnë mjediset e institucionit arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) me mjediset e niveleve të tjera arsimore (kopshte, shkollë 9-vjeçare dhe shkollë e mesme)?

20. A mbulon sipërfaqja e dritareve minimalisht 15% të sipërfaqes së dyshemesë dhe dritaret nuk janë vendosur në murin ku është dërrasa e zezë ?

21. A është ndriçimi natyral në krahun e majtë të nxënësit dhe mundësisht i orientuar nga juglindja?

22. A ka institucioni arsimor parauniversitar privat (sistemi 9-vjeçar) minimalisht 9 klasa mësimore dhe dy dhoma mësuesish?

23. A ka institucioni arsimor parauniversitar privat (shkollat e arsimit fillor) minimalisht 5 klasa mësimore dhe një dhomë mësuesish?

24. A ka institucioni arsimor parauniversitar privat (shkollat e arsimit të mesëm të ulët me VKM) minimalisht 4 klasa mësimore dhe 2 mjedise për personelin mësimor?

25. A ka institucioni arsimor parauniversitar privat (shkollat e mesme) minimalisht 5 klasa/dhoma mësimore?

26. A ka institucioni arsimor parauniversitar privat (shkollat e arsimit të mesëm të lartë me VKM) minimalisht 4 klasa mësimore dhe 2 mjedise për personelin mësimor?

27. A ka objekti arsimor (edhe me VKM) dalje dhe shkallë emergjence (mbi 200 nxënës)?

28. A ka siguruar institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) kushte/lehtësira për fëmijët me AK, mundësisht me platforma, pjerrina e të cilave nuk duhet të tejkalojnë 1:12 (5%) me pushimore të rrafshët pas çdo 9 m gjatësi të platformës?

29. A ka institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) pikën e ndihmës së shpejtë dhe pajisjet e nevojshme në të?

30. A ka institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) sistem mbrojtje nga zjarri për objektin dhe aktin përkatës?

31. A plotëson institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) kushtet higjieno-sanitare për nxënësit (akti higjieno –sanitar)?

32. A ndodhet objekti i institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) larg zonave industriale, varrezave apo zonave me ndotje mbi normat e lejuara?

33. A ka institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) sistem ngrohjeje dhe burime alternative për furnizimin me ujë dhe energji elektrike?

34. A ka raportuar institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM përkatëse) në NJAV (ZVAP) sipas afateve të përcaktuara prej saj numrin e nxënësve që do të fillojnë dhe mbarojnë vitin shkollor sipas udhëzimeve të MAS dhe statistikave tip të miratuara nga INSTAT-i?

35. A ka raportuar institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM përkatëse) në NJAV (ZVAP) sipas afateve të përcaktuara prej saj listën e mësuesve që do të fillojnë dhe mbarojnë vitin shkollor sipas udhëzimeve të MAS dhe statistikave tip të miratuara nga INSTAT-i?

36. A zotërojnë mësuesit e arsimit fillor diplomën e ciklit të parë “Bachelor” dhe diplomë të ciklit të dytë “Master Profesional” që formon mësues të arsimit fillor, ose diplomë për arsimin fillor të ish-instituteve të larta pedagogjike?

37. A zotërojnë mësuesit e arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë diplomë të ciklit të parë “Bachelor” në fushën/lëndët e arsimit të mesëm të ulët; të arsimit të mesëm të lartë dhe diplomë të ciklit të dytë “Master” me 120 ECTS në fushën e mësuesisë, që lidhet me programin e studimit të ciklit të parë?

38. A e ushtron profesionin mësuesi i arsimit fillor, i arsimit të mesëm të ulët dhe i arsimit të mesëm të lartë, mësuesi i shkollave të arsimit të orientuar, mësuesi i kulturës së përgjithshme në shkollat profesionale, mësuesi që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara dhe mësuesi me diplomë të ngjashme ose të përafërt me diplomat në fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar, pasi ka kaluar me sukses provimin e shtetit në fushën e formimit të tij, siç parashikohet në ligjin nr. 10 171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij”?

39. A janë diplomat e mësuesve që janë shtetas të huaj të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin?

40. A ka raportuar institucioni arsimor parauniversitar privat në (edhe me VKM përkatëse) NJAV (ZVAP) sipas afateve të përcaktuara prej saj planin mësimor, programet lëndore dhe strukturën që do të ketë institucioni në fillim të çdo viti shkollor?

41. A ka raportuar institucioni arsimor parauniversitar privat institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM përkatëse) në NJAV (ZVAP) sipas afateve të përcaktuara prej saj listën e veprimtarive jashtëshkollore që ka parashikuar të zhvillojë gjatë vitit shkollor?

42. A zbaton institucioni arsimor parauniversitar privat kurrikulën zyrtare të miratuar nga MAS?

43. A ka miratuar institucioni arsimor parauniversitar privat në MAS çdo ndryshim në planin mësimor, programet lëndore apo tekstet që do të përdorë institucioni dhe çdo projekt apo eksperimentim psikopedagogjiko-didaktik që kërkon të kryejë sipas rastit?

44. A ka në ruajtje të përhershme institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM përkatëse) regjistrin e amzës?

45. A ka në ruajtje të përhershme institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM përkatëse) indeksin alfabetik?

46. A ka në ruajtje të përhershme institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM përkatëse) regjistrin e veçantë?

47. A ka në ruajtje të përhershme institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM përkatëse) statistikat vjetore të numrit të nxënësve dhe të mësuesve?

48. A ka në ruajtje institucioni arsimor parauniversitar privat(edhe me VKM përkatëse), regjistra të përkohshëm: regjistra klase, evidencë për lëvizjen e nxënësve (i detyrueshëm për institucionin arsimor privat parauniversitar), planet mësimore dhe programet lëndore të zbatuara çdo vit shkollor?

49. A ka në ruajtje institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM përkatëse) rregulloren e brendshme për funksionimin e institucionit?

50. A ka përcaktuar institucioni arsimor parauniversitar privat kriteret për pranimin e nxënësve dhe të mësuesve si dhe a i ruan ato?

51. A ka hartuar institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM ) kontrata me prindërit/përfaqësuesit ligjor të nxënësve për shërbimet arsimore apo shërbime të tjera jashtëshkollore që ofron dhe a i ruan ato?

52. A përmbajnë kontratat me prindërit/përfaqësuesit ligjor të nxënësve: - Tarifat; - Modalitet përkatëse.

53. A ka hartuar institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) kontratën e punës me drejtuesin didaktik?

54. A është kryer emërimi dhe/ose shkarkimi i drejtorit dhe nëndrejtorit në institucionin arsimor parauniversitar privat sipas procedurave të përcaktuara nga vetë institucioni në rregulloren e tij?

55. A ka të paktën drejtori i institucionit arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM), kategorinë “mësues i kualifikuar”, a është pajisur me certifikatën e drejtuesit të institucionit arsimor parauniversitar dhe nuk është pjesë, pas emërimit, në forumet drejtuese të partive politike?

56. A është drejtori i institucionit arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) anëtar i forumeve drejtuese të partive politike?

57. A ka hartuar institucioni arsimor parauniversitar privat(edhe me VKM përkatëse), kontratat e punës me mësuesit (për ata me kohë të plotë apo të pjesshme) dhe a i ruan ato?

58. A përmbajnë kontratat me drejtuesin didaktik dhe stafin mësimdhënës: - Pagën - Modalitet përkatëse.

59. A ka ngritur grupin e punës drejtori i institucionit arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM), për hartimin e rregullores së brendshme, me mësues, nxënës, prindër dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit?

60. A përmban rregullorja e brendshme të gjitha rubrikat e parashikuara në udhëzimin zyrtar?

61. A ka informuar drejtori i institucionit arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM), familjet dhe palët e interesuara për Rregulloren e brendshme?

62. A përmban rregullorja e brendshme e institucionit arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM), regjistrimin e nxënësve, organizimin e IA, sigurinë dhe mirëmbajtjen në IA, punonjësin arsimor, nxënësin?

63. A ka kryer drejtori i institucionit arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM), procedurat zyrtare për miratimin Rregullores së brendshme.

64. A ka ngritur institucionit arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM), komisionin e shëndetit, mirëmbajtjes dhe mjedisit, dhe a kryen ky komision detyrat e tij sipas “Rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare”?

65. A ka institucionit arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM), të paktën një mësues, që ka marrë certifikatën e administrimit të ndihmës së parë?

66. A janë afishuar në institucionit arsimor parauniversitar privat(edhe me VKM), në një vend të dukshëm numrat e emergjencës (numrat e policisë, zjarrfikëseve dhe urgjencës) dhe ka afishuar shenjat orientuese dhe zbaton të gjitha udhëzimet në rast rreziku?

67. A jep grupi i inspektimit rekomandimet përkatëse për shkeljet e konstatuara?

0 / 67 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen