Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli114 pyetje

Lista verifikimi - vijim

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A e drejton drejtori veprimtarinë e institucionit arsimor?

2. A e zbaton drejtori i institucionit arsimor, publik ose privat këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij?

3. A e përmirëson drejtori i institucionit arsimor, publik ose privat cilësinë e shërbimit arsimor?

4. A e zbaton dhe zhvillon kurrikulën drejtori i institucionit arsimor, publik ose privat?

5. A e menaxhon personelin drejtori i institucionit arsimor, publik ose privat dhe a krijon kushte për zhvillimin profesional të punonjësve të institucionit?

6. A e menaxhon drejtori i institucionit arsimor publik institucionin, përfshirë edhe menaxhimin financiar?

7. A ka përdorur drejtori i institucionit arsimor publik një fond të veçantë vjetor nga buxheti i njësisë arsimore vendore, për shpërblimin për merita profesionale të mësuesve, në përputhje me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, pas këshillimit me partnerët socialë dhe bordin e institucionit?

8. A ka punësuar drejtori i institucionit arsimor publik mësues me kohë të plotë ose të pjesshme dhe mësues ndihmës, me fonde të siguruara nga institucioni, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit të arsimit dhe ministrit të financave?

9. A është dhënë pagesa sipas masës së përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi?

10. A ka lejuar drejtori i institucionit arsimor të përdoren nga nxënësit vetëm botime ndihmëse dhe materiale të tjera mësimore, të miratuara nga ministri i arsimit, nëpërmjet udhëzimeve të tij?

11. A është emëruar drejtori i institucionit arsimor publik nga titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës, përgjegjës për arsimin parauniversitar, pas propozimit të dy kandidatëve që janë vlerësuar me konkurrim të hapur nga komisioni i vlerësimit?

12. A përbëhet komisioni i vlerësimit nga një përfaqësues i njësisë bazë të vetëqeverisjes vendore, një përfaqësues i institucionit arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar, kryetari i bordit të institucionit, kryetari i këshillit të prindërve të institucionit dhe dy mësues të institucionit arsimor të zgjedhur nga këshilli i mësuesve?

13. A është drejtuar komisioni i vlerësimit nga njëri prej 2 (dy) mësuesve, me përvojën më të gjatë në IPAP përkatës?

14. A është emëruar nëndrejtori i institucionit arsimor publik nga titullari i institucionit publik arsimor parauniveristar (IPAP) përkatës pas propozimit të dy kandidatëve, që janë vlerësuar me konkurrim të hapur nga komisioni i vlerësimit?

15. A përbëhet komisioni nga kryetari i bordit të IPAP-së, kryetari i këshillit të prindërve të IPAP-së, dy mësues të IPAP-së, të zgjedhur nga këshilli i mësuesve, dhe një përfaqësues i ZVAP-së, i caktuar nga drejtori i institucionit vendor përgjegjës për arsimin parauniveritar, pas njoftimit zyrtar të drejtorit të IPAP-së?

16. A është drejtuar komisioni i vlerësimit nga njëri prej 2 (dy) mësuesve, me përvojën më të gjatë në IPAP përkatës?

17. A ka të paktën kandidati për drejtor dhe nëndrejtor i institucionit arsimor, kategorinë “Mësues i kualifikuar” dhe a është i pajisur me certifikatën e drejtuesit të institucionit arsimor parauniversitar? A është kryer certifikimi i kandidatit për drejtor dhe nëndrejtor i institucionit arsimor pas zhvillimit të trajnimit të detyrueshëm përgatitor në Shkollën e Drejtorëve, për drejtimin e institucionit arsimor?

18. A ka propozuar komisioni në rastet kur asnjë nga kandidatët për drejtor ose nëndrejtor nuk është pajisur me certifikatën e drejtuesit të institucionit arsimor parauniversitar dy kandidatë që janë vlerësuar sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni?

19. A ka emëruar titullari i institucionit përkatës një nga kandidatët për një periudhë 1-vjeçare, me kushtin që kandidati është pranuar në shkollën e drejtorëve?

20. A është rishpallur pas përfundimit të kësaj periudhe procedura për përzgjedhjen e drejtuesit të institucionit arsimor sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni?

21. A është drejtori i institucionit arsimor anëtar i forumeve drejtuese të partive politike?

22. A e ka ulur titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës në detyrë drejtorin e IPAP-së në rast se pas vlerësimit vjetor të performancës nga ana e nstitucionit vendor përgjegjës për arsimin parauniveritar, ka rezultuar me performancë jo të kënaqshme?

23. A është marrë ndaj tij në këtë rast masa disiplinore e uljes në detyrë nga titullari i institucionit rajonal përgjegjës për arsimin parauniversitar dhe a ka kaluar në pozicionin e punës si mësues në profilin e tij brenda të njëjtit institucion arsimor ose në institucionin arsimor më të afërt, brenda të njëjtit institucion vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar?

24. A i ka pezulluar titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës marrëdhëniet e punës dhe efektet financiare drejtorit të IPAP-së deri në shpalljen e vendimit të formës së prerë ndaj tij nga gjykata kompetente në rastin kur gjykata ka vendosur masat e sigurimit personal ndaj tij?

25. A ia ka pezulluar titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës marrëdhëniet e punës dhe efektet financiare drejtorit të IPAP-së deri në shpalljen e vendimit të formës së prerë ndaj tij nga gjykata kompetente në rastin kur është në proces hetimi për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 60/1 të këtij ligji?

26. A e ka shkarkuar titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës, drejtorin e IPAP-së në rastin kur ka një vendim të formës së prerë ndaj tij nga gjykata kompetente për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 60/1 të këtij ligji, apo të një vepre penale që dënohet me burgim?

27. A e ka shkarkuar titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës, drejtorin e IPAP-së në rastin kur pas rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për inspektimin, sigurimin e cilësisë, vlerësimin, menaxhimin, ndjekjen dhe kontrollin e institucioneve të arsimit parauniversitar për pajtueshmërinë e veprimtarisë së tyre me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, ka gjetur parregullsi ose dobësi të theksuara në menaxhimin e IPAP-së?

28. A e ka shkarkuar titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës, drejtorin e IPAP-së në rastin kur ka rast të përsëritur të shkeljeve për të cilat është ende në fuqi masa e vendosur nga Komisioni i Disiplinës “Paralajmërim për largim nga puna”?

29. A e ka shkarkuar titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës, drejtorin e IPAP-së në rastin kur ka kryer shkelje të procedurave të zhvillimit të provimeve kombëtare të arsimit bazë dhe/ose të Maturës Shtetërore?

30. A e ka shkarkuar titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës, drejtorin e IPAP-së në rastin kur ka organizuar ose ka lejuar gjatë procesit mësimor pjesëmarrjen e mësuesve apo të nxënësve në veprimtari partiake ose ka marrë pjesë në to?

31. A e ka shkarkuar titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës, drejtorin e IPAP-së në rastin kur konstatohet se pas emërimit, drejtori i IPAP-së bën pjesë në forumet drejtuese të partive politike?

32. A i ka kërkuar drejtori i institucionit vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar, zyrtarisht institucionit rajonal përgjegjës për arsimin parauniversitar, shkarkimin e drejtorit të IPAP-së nga funksioni që kryen në rastin e shkarkimit të drejtorit të IPAP-së për pjesëmarrje në forumet drejtuese të partive politike?

33. A është marrë ky vendim jo më shumë se pesë ditë pas marrjes së kërkesës?

34. A e ka shkarkuar titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës, drejtorin e IPAP-së në rastin kur IPAP-ja që ai drejton ka dy vlerësime të njëpasnjëshme “Dobët” nga institucioni vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar?

35. A e ka shkarkuar titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës drejtorin e IPAP-së në rastin kur ka kryer veprimtari në kundërshtim me aktet nënligjore të nxjerra nga ministri përgjegjës për arsimin parauniversitar?

36. A i ka bërë titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës përfundimin e marrëdhënies së punës drejtorit të IPAP-së në rastin kur ai ka dhënë dorëheqjen?

37. A i ka bërë titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës, përfundimin e marrëdhënies së punës drejtorit të IPAP-së në rastin kur ka mbushur moshën e pensionit?

38. A i ka bërë titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës përfundimin e marrëdhënies së punës drejtorit të IPAP-së, në rastin kur me vendim të komisionit mjekoligjor është provuar paaftësia për kryerjen e detyrave?

39. A i ka bërë titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës përfundimin e marrëdhënies së punës, drejtorit të IPAP-së, në rastin kur është marrë masa disiplinore e largimit nga puna?

40. A ka marrë drejtori i IPAP-së masën e uljes në detyrë të nëndrejtorit të IPAP-së, nëse pas vlerësimit vjetor të performancës nga drejtori i IPAP-së rezulton me performancë jo të kënaqshme?

41. A ka kaluar në këtë rast në pozicionin e punës si mësues në profilin e tij brenda të njëjtit institucion arsimor ose në institucionin arsimor më të afërt brenda të njëjtit institucion vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar?

42. A ka marrë drejtori i IPAP-së masën e pezullimit të marrëdhënieve të punës dhe efekteve financiare ndaj nëndrejtorit të IPAP-së deri në shpalljen e vendimit të formës së prerë ndaj tij nga gjykata kompetente në rastin kur gjykata ka vendosur masat e sigurimit personal ndaj tij?

43. A ka marrë drejtori i IPAP-së masën e pezullimit të marrëdhënieve të punës dhe efekteve financiare ndaj nëndrejtorit të IPAP-së, deri në shpalljen e vendimit të formës së prerë ndaj tij nga gjykata kompetente, në rastin kur është në proces hetimi për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 60/1 të këtij ligji?

44. A e ka shkarkuar drejtori i IPAP-së nëndrejtorin e IPAP-së kur ka një vendim të formës së prerë ndaj tij nga gjykata kompetente për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 60/1 të këtij ligji, apo të një vepre penale që dënohet me burgim?

45. A e ka shkarkuar drejtori i IPAP-së nëndrejtorin e IPAP-së, pas rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për inspektimin, sigurimin e cilësisë, vlerësimin, menaxhimin, ndjekjen dhe kontrollin e institucioneve të arsimit parauniversitar, për pajtueshmërinë e veprimtarisë së tyre me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, për parregullsi ose dobësi të theksuara në realizimin e detyrave të ngarkuara për menaxhimin e IPAP-së?

46. A e ka shkarkuar drejtori i IPAP-së nëndrejtorin e IPAP-së kur ka patur raste të përsëritura të shkeljeve, për të cilat është ende në fuqi masa e vendosur për “paralajmërim për largim nga puna”?

47. A e ka shkarkuar drejtori i IPAP-së nëndrejtorin e IPAP-së, kur ka konstatuar se pas emërimit, nëndrejtori i IPAP-së është pjesë në forumet drejtuese të partive politike?

48. A ka marrë në këtë rast, drejtori i IPAP-së vendimin përfundimtar për shkarkimin e nëndrejtorit të IPAP-së jo më vonë se 5 (pesë) ditë pas konstatimit?

49. A e ka shkarkuar drejtori i IPAP-së nëndrejtorin e IPAP-së, kur ka kryer veprimtari në kundërshtim me aktet nënligjore të nxjerra nga ministri përgjegjës për arsimin?

50. A e ka bërë drejtori i IPAP-së përfundimin e marrëdhënies së punës së nëndrejtorit të IPAP-së, kur ai ka dhënë dorëheqjen?

51. A e ka bërë drejtori i IPAP-së përfundimin e marrëdhënies së punës së nëndrejtorit të IPAP-së, kur ai ka mbushur moshën e pensionit?

52. A e ka bërë drejtori i IPAP-së përfundimin e marrëdhënies së punës së nëndrejtorit të IPAP-së, kur me vendim të komisionit mjekoligjor është provuar paaftësia për kryerjen e detyrave?

53. A e ka bërë drejtori i IPAP-së përfundimin e marrëdhënies së punës së nëndrejtorit të IPAP-së, kur ndaj tij ka marrë masë disiplinore të largimit nga puna?

54. A janë dhënë masat e sipërcituara ndaj drejtorit dhe nëndrejtorit të institucionit arsimor parauniversitar publik në proporcion me shkeljen dhe a janë bazuar në shkallën e pakujdesisë?

55. A janë dhënë masat e sipërcituara ndaj drejtorit dhe nëndrejtorit të institucionit arsimor parauniversitar publik në proporcion me shkeljen dhe a janë bazuar në shpeshtësinë e kryerjes së veprimit ose mosveprimit apo sjelljes?

56. A janë dhënë masat e sipërcituara ndaj drejtorit dhe nëndrejtorit të institucionit arsimor parauniversitar publik në proporcion me përvojën dhe pozicionin në sistemin arsimor?

57. A janë dhënë masat e sipërcituara ndaj drejtorit dhe nëndrejtorit të institucionit arsimor parauniversitar publik në proporcion me shkeljen dhe a janë bazuar në dëmtimin, mundësinë e shkaktimit të dëmtimit ose shkallën e pasojave që kanë ardhur ose mund të vijnë nga veprimi apo mosveprimi?

58. A u është dhënë e drejta drejtorit dhe nëndrejtorit, të dëgjohen nga titullari i institucionit përkatës para marrjes së njërës prej masave të sipërcituara?

59. A është dokumentuar seanca dëgjimore me procesverbal?

60. A është kryer emërimi dhe/ose shkarkimi i drejtorit dhe nëndrejtorit në institucionin arsimor privat sipas procedurave të përcaktuara nga vetë institucioni në rregulloren e tij?

61. A janë kriteret e kualifikimit, të përcaktuara për drejtorin dhe nëndrejtorin e institucionit arsimor publik, të njëjta edhe për drejtorin dhe nëndrejtorin e institucionit arsimor privat?

62. A është kryer emërimi, ulja në detyrë, pezullimi dhe shkarkimi i drejtorit dhe nëndrejtorit të institucionit bazuar në rregullat dhe procedurat e kryera me udhëzim të ministrit?

63. A është emëruar drejtori i institucionit arsimor parashkollor nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse, pas propozimit të dy kandidatëve që janë vlerësuar me konkurrim të hapur nga komisioni i vlerësimit?

64. A përbëhet komisioni i vlerësimit nga një përfaqësues i njësisë së vetëqeverisjes vendore, kryetari i bordit të institucionit, kryetari i këshillit të prindërve të institucionit, një përfaqësues nga njësia arsimore vendore dhe një mësues i zgjedhur nga këshilli i mësuesve?

65. A ka kandidati për drejtor i institucionit arsimor parashkollor të paktën, pesë vjet përvojë pune si mësues në arsimin parashkollor, a është trajnuar e pajisur me certifikatën e drejtuesit të institucionit arsimor parauniversitar dhe nuk është pjesë, pas emërimit, në forumet drejtuese të partive politike?

66. A ka propozuar në rastet kur asnjë nga kandidatët për drejtor nuk është i pajisur me certifikatën e drejtuesit të institucionit arsimor parauniversitar, komisioni dy kandidatë që janë vlerësuar sipas pikës 1 të këtij neni?

67. A ka emëruar kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse një nga kandidatët për një periudhë 1-vjeçare, me kushtin që kandidati të jetë pranuar në Shkollën e Drejtorëve?

68. A është rishpallur pas përfundimit të kësaj periudhe, procedura për përzgjedhjen e drejtuesit të institucionit arsimor sipas pikës 1 të këtij neni?

69. A është shkarkuar drejtori i institucionit arsimor parashkollor publik nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore për shkelje të dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të tij, si dhe për shkelje të etikës e të sjelljes në institucion?

70. A është kryer emërimi dhe/ose shkarkimi i drejtorit të institucionit arsimor parashkollor, privat sipas procedurave të përcaktuara nga vetë institucioni në rregulloren e tij, i cili është konfirmuar nga institucioni përgjegjës për licencimin?

71. A janë kriteret e kualifikimit, të përcaktuara për drejtorin e institucionit arsimor parashkollor, publik, të njëjta edhe për drejtorin e institucionit arsimor parashkollor, privat?

72. A zhvillon mësuesi mësimdhënien me synim zotërimin e kompetencave themelore, në bazë të standardeve të të nxënit dhe duke përzgjedhur ndërmjet metodave dhe praktikave bashkëkohore më të mira, vendase e të huaja?

73. A i ka dhënë institucioni arsimor mësuesit liri profesionale në zbatimin dhe zhvillimin e kurrikulës, në përputhje me këtë ligj?

74. A i ka siguruar institucioni arsimor mësuesit kushtet e mjaftueshme për mësimdhënie efektive?

75. A i ka siguruar institucioni arsimor mësuesit mundësi për zhvillim profesional?

76. A i ka mundësuar institucioni arsimor mësuesit të zgjidhet dhe të zgjedhë anëtarë në bordin e institucionit dhe në komisionin e etikës dhe sjelljes?

77. A i zbaton mësuesi këtë ligj dhe aktet nënligjore, në zbatim të tij?

78. A përkujdeset mësuesi për mbarëvajtjen e çdo nxënësi të tij?

79. A e zbaton dhe zhvillon mësuesi kurrikulën?

80. A i përditëson mësuesi kompetencat profesionale?

81. A e zbaton mësuesi rregulloren e institucionit?

82. A e jep mësuesi ndihmesën e tij për mbarëvajtjen e institucionit ku punon?

83. A e ka fituar mësuesi për arsimin parashkollor diplomën e ciklit të parë “Bachelor”, që formon mësues të arsimit parashkollor?

84. A e ka fituar mësuesi arsimit fillor diplomën e ciklit të parë “Bachelor” dhe diplomë të ciklit të dytë “Master Profesional” që formon mësues të arsimit fillor, ose diplomë për arsimin fillor të ish-instituteve të larta pedagogjike?

85. A ka fituar mësuesi i arsimit të mesëm të ulët dhe i arsimit të mesëm të lartë diplomë të ciklit të parë “Bachelor” në fushën/lëndët e arsimit të mesëm të ulët; të arsimit të mesëm të lartë dhe diplomë të ciklit të dytë “Master” me 120 ECTS në fushën e mësuesisë, që lidhet me programin e studimit të ciklit të parë?

86. A e ushtrojnë profesionin e mësuesit edhe individë që zotërojnë diplomë universitare të ciklit të parë dhe të dytë ose diplomë universitare të integruar, të ngjashme ose të përafërt me fushën/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar, dhe njohuri të certifikuara në formimin psikopedagogjik nga institucione të arsimit të lartë, që ofrojnë programe të studimeve të formimit të vazhduar?

87. A janë përcaktuar me udhëzim të ministrit diplomat e njëvlershme, diplomat e ngjashme ose të përafërta me diplomat e sipërpërmendura të këtij neni në fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar dhe kriteret për hapjen e programeve të studimeve të formimit të vazhduar në fushën psikopedagogjike?

88. A e ushtron mësuesi i arsimit fillor, i arsimit të mesëm të ulët dhe i arsimit të mesëm të lartë, mësuesi i shkollave të arsimit të orientuar, mësuesi i kulturës së përgjithshme në shkollat profesionale, mësuesi që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara dhe mësuesi me diplomë të ngjashme ose të përafërt me diplomat në fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar, profesionin, pasi ka kryer me sukses praktikën profesionale?

89. A e ushtron profesionin mësuesi i arsimit fillor, i arsimit të mesëm të ulët dhe i arsimit të mesëm të lartë, mësuesi i shkollave të arsimit të orientuar, mësuesi i kulturës së përgjithshme në shkollat profesionale, mësuesi që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara dhe mësuesi me diplomë të ngjashme ose të përafërt me diplomat në fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar, pasi ka kaluar me sukses provimin e shtetit në fushën e formimit të tij, siç parashikohet në ligjin nr. 10 171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij”?

90. A ka emëruar për nevoja të procesit mësimor, institucioni vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar mësues në dispozicion, të cilët plotësojnë kriteret e këtij neni?

91. A e ka planifikuar institucioni arsimor zhvillimin profesional të mësuesve, sipas nevojave të tyre dhe në përputhje me politikat arsimore qendrore, dhe vendore të institucionit?

92. A e ka kryer mësuesi zhvillimin profesional në forma të tilla si: zhvillimi i brendshëm profesional, trajnimet, rrjetet profesionale, këshillimet, kurset afatshkurtra dhe ato afatgjata?

93. A janë trajnuar mësuesit dhe drejtori të paktën 3 ditë në vit?

94. A janë zhvilluar trajnimet sipas sistemit “kërkesë - ofertë”, në bazë të kërkesave nga institucionet arsimore dhe të ofertave nga agjenci trajnuese që mund të jenë publike ose private?

95. A janë programet trajnuese të akredituara nga ministria?

96. A ka organizuar njësia arsimore vendore zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve, në bashkëpunim me agjenci trajnuese, me programe trajnimi të akredituara, të përzgjedhura me konkurrim të hapur, sipas procedurave të parashikuara në udhëzimin e ministrit?

97. A i kryejnë punonjësit arsimorë trajnimet me burimet financiare nga kontributi vetjak, Buxheti i Shtetit, projekte të organizatave jofitimprurëse, të fondacioneve, të institucioneve, vendase ose të huaja dhe burime të tjera të ligjshme?

98. A janë kualifikuar mësuesit në kategorinë "Mësues i kualifikuar"?

99. A janë kualifikuar mësuesit në kategorinë "Mësues specialist"?

10 0. A janë kualifikuar mësuesit në kategorinë "Mësues mjeshtër"?

10 1. A është bërë rritja në kategori e mësuesit nëpërmjet përvojës, trajnimit dhe pasi ka dhënë me sukses provimin përfundimtar të kategorisë përkatëse të kualifikimit, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit?

10 2. A ka përfituar mësuesi që ka fituar kategorinë e kualifikimit, një shtesë në pagë, në masën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave?

10 3. A e ka pranuar dhe emëruar mësuesin në një vend të lirë pune institucioni arsimor publik, përfshirë dhe atë parashkollor, mbështetur në parimin e meritës dhe të drejtën për zgjedhjen e institucionit arsimor?

10 4. A është bërë emërimi i mësuesit nga drejtori i institucionit arsimor, sipas renditjes në portalin “Mësues për Shqipërinë”. përveç mësuesit në dispozicion, i cili është emëruar nga titullari i institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, sipas renditjes në portal?

10 5. A e ka larguar drejtori i institucionit publik mësuesin nga institucioni për:shkelje të dispozitave të Kodit të Punës, të këtij ligji e të akteve të tjera nënligjore?

10 6. A e ka larguar drejtori i institucionit publik mësuesin nga institucioni për shkelje të etikës e të sjelljes në institucion;

10 7. Drejtori i institucionit publik e ka larguar mësuesin nga institucioni për:mosarritje të nxënësve, të përcaktuara në mënyrë objektive, si testimet e drejtorisë së institucionit ose të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, rezultatet në provimet kombëtare dhe vlerësimi i institucionit përgjegjës për sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar.

10 8. A e ka marrë drejtori i IAP-së masën e pezullimit ndaj mësuesit në rastet kur gjykata ka vendosur masat e sigurimit personal?

10 9. A ka marrë drejtori i IAP-së masë pezullimi ndaj mësuesit në rastet kur mësuesi është në proces hetimi për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 60/1 të këtij ligji?

11 0. A e ka filluar drejtori i institucionit arsimor publik procedurën e largimit të mësuesit edhe me kërkesë të prindërve dhe a e ka vendosur largimin pasi është konsultuar me përfaqësues të prindërve të institucionit arsimor, sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit?

11 1. A janë kryer procedurat e pranimit, pezullimit dhe të largimit të mësuesit dhe mësuesit në dispozicion nga një vend pune, në përputhje me udhëzimin të ministrit? A është administruar portali “Mësues për Shqipërinë” në përputhje me udhëzimin të ministrit?

11 2. A nuk është punësuar dhe kur ka qenë i punësuar, përfundon marrëdhënien e punës në rast punonjësi arsimor, si dhe çdo punonjës tjetër i sistemit arsimor është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale?

11 3. A nuk është punësuar dhe kur ka qenë i punësuar, përfundon marrëdhënien e punës në rast se punonjësi arsimor, si dhe çdo punonjës tjetër i sistemit arsimor është dënuar me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, që, për shkak të natyrës së veprës së kryer, diskrediton pozitën dhe figurën e punonjësit arsimor ose dëmton rëndë besimin e publikut në sistemin arsimor, pavarësisht nëse është rehabilituar sipas parashikimeve të Kodit Penal?

11 4. A nuk është punësuar dhe kur ka qenë i punësuar, ka përfunduar marrëdhënien e punës në rast se punonjësi arsimor, si dhe çdo punonjës tjetër i sistemit arsimor në rast se ka kryer vepra penale në kuptim të shkronjës “b” të këtij neni të përcaktuara me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin?

0 / 114 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen