Listë vetë-kontrolli29 pyetje
DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR INSPEKTIMIN E IAP PËR MASAT E MARRA MBI ORGANIZIMIN E PROVIMEVE KOMBËTARE TË MATURËS SHTETËRORE (1)
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 29 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A ka organizuar KMSH-ja ngritjen e KSHMSH-së brenda muajit nëntor?
2. A përbëhet KSHMSH-ja nga 3-5 anëtarë dhe a është kryetar drejtori i shkollës dhe anëtarë një nëndrejtor dhe mësues?
3. A ka publikuar KSHMSH-ja në mjediset e shkollës të gjithë informacionin për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore?
4. A ka ndihmuar dhe sqaruar KSHMSH-ja çdo maturant/kandidat për procedurat e zhvillimit të procesit të Maturës Shtetërore?
5. A ka ndihmuar dhe sqaruar KSHMSH-ja çdo maturant/kandidat, në kuadër të këshillimit të karrierës, për procedurat dhe kriteret e pranimit në IAL?
6. A ka koordinuar dhe mbështetur KSHMSH-ja IAL-të në realizimin e veprimtarive jashtë institucionit arsimor me maturantët, me qëllim njohjen e IAL-ve dhe informimin për programet e studimit të ofruara prej tyre?
7. A ka monitoruar KSHMSH-ja të gjithë procesin e plotësimit të formularëve A1/A1Z, të cilët shkarkohen nga sistemi dhe a janë nënshkruar nga drejtori i shkollës, mbikëqyrësi i formularëve dhe mësuesi kujdestar përkatës?
8. A ka përcjellë KSHMSH-ja zyrtarisht në ZVAP listën e maturantëve që kanë plotësuar formularët A1/A1Z (në dy kopje)?
9. A ka koordinuar KSHMSH-ja me mësuesit kujdestarë plotësimin e tabelave ku janë hedhur emrat e maturantëve/kandidatëve me të dhënat personale dhe lëndën e zgjedhur në formularin A1/A1Z?
10. A ka monitoruar, drejtuar dhe realizuar KSHMSH-ja procesin e regjistrimit në “SMIP” të rezultateve lëndore për të gjitha vitet e shkollimit të arsimit të mesëm të lartë për të gjithë maturantët/kandidatët?
11. A ka gjeneruar KSHMSH-ja certifikatat e Maturës Shtetërore dhe të Maturës Shtetërore Profesionale për maturantët e diplomuar?
12. A ka shpallur KSHMSH-ja listën përfundimtare të maturantëve/kandidatëve që do të vazhdojnë procesin e Maturës Shtetërore?
13. A ka raportuar KSHMSH-ja në KMSH, një ditë pas përfundimit të shkollës, maturantët që nuk mund të vazhdojnë procesin e Maturës si rezultat i mospërfundimit me sukses të vitit të fundit të shkollës së mesme?
14. A ka shpallur KSHMSH-ja listën e mjediseve ku do të zhvillohen provimet dhe informon për këtë çdo maturant/kandidat?
15. A ka përgatitur/kontrolluar KSHMSH-ja mjediset e provimeve 24 orë përpara çdo provimi?
16. A ka plotësuar KSHMSH-ja brenda datës së përcaktuar nga QSHA-ja, bazën e të dhënave për maturantët/kandidatët për të gjitha vitet e shkollës së mesme, me përjashtim të vitit të fundit??
17. A i është dhënë nga KSHMSH-ja secilit maturant/kandidat një kopje e printuar e rezultateve të hedhura, të firmosura nga maturanti/kandidati, të vulosur dhe të firmosur nga drejtori i shkollës dhe a është ruajtur një kopje në arkivin e shkollës?
18. A ka plotësuar KSHMSH-ja në periudhën e përcaktuar nga QSHA-ja bazën e të dhënave për maturantët/kandidatët për vitin e fundit të shkollës së mesme?
19. A ka pajisur KSHMSH-ja çdo maturant/kandidat me një kopje të printuar të rezultateve të hedhura të të gjitha viteve të shkollës së mesme, e vulosur dhe e firmosur nga maturanti/kandidati dhe drejtori i shkollës si dhe a është ruajtur një kopje në arkivin e shkollës?
20. A ka përfunduar KSHMSH-ja procesin e verifikimit dhe konfirmimit të rezultateve në sistem në periudhën e përcaktuar nga QSHA-ja?
21. A ka administruar KSHMSH-ja procedurën për kërkesat për rivlerësim testi të maturantit/kandidatit?
22. A ka plotësuar/firmosur çdo maturant/kandidat formularin A1/A1Z për saktësinë e të dhënave të tij në sistemin “e-Matura” dhe a është ruajtur nga KSHMSH-ja deri në përfundimin e vitit shkollor përkatës?
23. A ka përcaktuar KSHMSH-ja në bashkëpunim me KMSH numrin e nevojshëm të AP-ve, PAP-ve, PK-ve dhe AS-ve për mjediset e çdo provimi?
24. A ka marrë KSHMSH-ja në dorëzim deklaratën me shkrim, nga personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të maturantëve/kandidatëve ku shprehin dakordësinë e tyre për zhvillimin e provimit të maturës me test të zakonshëm apo test të veçantë, sipas përcaktimeve të kësaj rregulloreje?
25. A ka përcjellë KSHMSH-ja, zyrtarisht në ZVAP, së bashku me listën e maturantëve/kandidatëve të shkollës, edhe listën e maturantëve/kandidatëve me AK që do zhvillojnë testin e veçantë, bazuar në plotësimin e formularit A1/ A1Z dhe në deklaratën me shkrim nga personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore?
26. A organizon shkolla konsultime në ndihmë të nxënësve maturantë për provimet e MSH ?
27. A ka miratuar ZVAP kalendarin e konsultimeve në ndihmë të nxënësve për çdo IAP?
28. A ka ngritur shkolla këndin e konsultimeve dhe a paraqitet orari i konsultimeve për secilën lëndë të MSH?
29. A zhvillohen konsultimet deri në përfundim të vitit mësimor dhe gjatë ditëve përpara çdo provimi?
0 / 29 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
