Listë vetë-kontrolli52 pyetje
LISTË VERIFIKIMI PËR VERIFIKIMIN E ZBATIMIT TË KRITEREVE LIGJORE MBI NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E ORGANEVE KOLEGJIALE NË SHKOLLË (QEVERIA E NXËNËSVE)
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 52 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A ka ngritur shkolla qeverinë e nxënësve në bazë shkolle?
2. A ka organizuar shkolla zgjedhjet për qeverinë e nxënësve në fillim të çdo viti mësimor?
3. A përfaqësohen në shkollën e arsimit bazë, në qeverinë e nxënësve klasat 6 – 9?
4. A përfaqësohen në shkollat vetëm fillore, në qeverinë e nxënësve klasat 4 – 5?
5. A kanë zgjedhur nxënësit, kur një klasë ka një deri në katër paralele, nën kujdesin e mësuesve kujdestarë përkatës, për çdo klasë paralele nga një anëtar të qeverisë së nxënësve?
6. A ka zgjedhur me shumicë votash tre nxënës, çdo klasë paralele, kur një klasë ka më shumë se katër paralele, nën kujdesin e mësuesit kujdestar përkatës, të cilët formojnë së bashku përfaqësuesit e paraleleve të një klase? A kanë zgjedhur me shumicë të thjeshtë votash të fshehta përfaqësuesit e paraleleve të një klase, nën kujdesin e një mësuesi të caktuar, katër anëtarë të qeverisë së nxënësve?
7. A është zgjedhur në shkollën e arsimit bazë dhe në shkollën fillore (kur është më vete), kryetari i qeverisë së nxënësve, një anëtar i qeverisë, me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të saj, me konkurrimin e më shumë se një kandidati për rolin e kryetarit?
8. A është zgjedhur në arsimin e mesëm të lartë, kryetari i qeverisë së nxënësve një nga anëtarët e qeverisë, me votë të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë të nxënësve të shkollës, me konkurrimin e më shumë se një kandidati për rolin e kryetarit?
9. A është siguruar që kryetari i qeverisë së nxënësve të mos ketë lidhje familjare me drejtorin e shkollës?
10. A është përzgjedhur kryetari i qeverisë së nxënësve, për të fituar të drejtën të kandidojë në zgjedhjet e Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë, nga klasat 4-8 për arsimin bazë dhe klasat 10-11 për arsimin e mesëm të lartë?
11. A ka qeveria e nxënësve kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin e saj, të cilët zgjidhen në mbledhjen e parë të saj?
12. A është e përbërë qeveria e nxënësve nga anëtarët e zgjedhur nga nxënësit në bazë klase apo klasash paralele, sipas procedurave të parashikuara në nënkreun I, të kreut 2, të udhëzimit 22?
13. A ka drejtuar kryetari i qeverisë së nxënësve veprimtarinë e qeverisë së nxënësve?
14. A ka drejtuar kryetari i qeverisë së nxënësve ndarjen e detyrave midis anëtarëve?
15. A ka drejtuar kryetari i qeverisë së nxënësve hartimin dhe zbatimin e planit vjetor të qeverisë së nxënësve?
16. A ka përfaqësuar kryetari i qeverisë së nxënësve nxënësit në bordin e shkollës?
17. A ka përfaqësuar kryetari i qeverisë së nxënësve nxënësit e shkollës në veprimtari të ndryshme brenda e jashtë saj?
18. A ka patur raste të shkarkimit nga detyra të kryetarit të qeverisë së nxënësve, prej drejtorit të shkollës, për shkak të thyerjes së rregullores së brendshme të shkollës dhe legjislacionit në fuqi?
19. A është zgjedhur sekretari i qeverisë së nxënësve me shumicë votash, në mbledhjen e parë të qeverisë së nxënësve?
20. A ka përgatitur sekretari i qeverisë së nxënësve materialet për mbledhjet e qeverisë së nxënësve dhe a janë lajmëruar anëtarët dhe të ftuarit për mbledhjen e qeverisë së nxënësve?
21. A ka mbajtur sekretari i qeverisë së nxënësve shënime në mbledhjet e qeverisë së nxënësve dhe a i ka arkivuar në një mjedis të institucionit?
22. A ka realizuar detyrat anëtari i qeverisë së nxënësve sipas renditjes të pikës 5, nënkreu I/1, Kreu 2 të këtij udhëzimi ?
23. A funksionon qeveria e nxënësve në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregulloren e brendshme të shkollës dhe rregulloren e saj?
24. A është hartuar rregullorja e qeverisë së nxënësve nga grupe pune me nxënës dhe është miratuar nga qeveria e saj, pasi është marrë pëlqimi nga bordi dhe drejtori i shkollës?
25. A ka hartuar dhe ka zbatuar qeveria e nxënësve planin e saj vjetor në bashkëpunim me nxënës të shkollës?
26. A ka përgatitur qeveria e nxënësve raportin vjetor të veprimtarisë së saj, të cilin ia ka dërguar drejtorisë, kryetarit të bordit dhe kryetarit të këshillit të prindërve, si dhe ka mundësuar leximin e këtij raporti nga nxënësit e shkollës?
27. A ka organizuar Qeveria e nxënësve veprimtari, nëpërmjet të cilave u është dhënë mundësia nxënësve të dëgjohen nga drejtuesit dhe mësuesit e shkollës, për idetë në të mirë të tyre dhe të shkollës?
28. A ka organizuar Qeveria e nxënësve veprimtari të nxënësve në dobi të shkollës?
29. A ka organizuar Qeveria e nxënësve veprimtari që ndikojnë në rritjen e pjesëmarrjes së nxënësve në proceset vendimmarrëse?
30. A ka organizuar Qeveria e nxënësve veprimtari që edukojnë vlera dhe qëndrime demokratike?
31. A ka kontribuar Qeveria e nxënësve në krijimin e një klime pozitive në shkollë, veçanërisht në zgjidhjen e konflikteve nxënës-nxënës, nxënës-mësues?
32. A ka kontribuar Qeveria e nxënësve në parandalimin dhe pakësimin e abuzimit të nxënësve me duhanin, alkoolin, drogat, bullizmin, si dhe të braktisjes së shkollës?
33. A ka kontribuar Qeveria e nxënësve në ndërgjegjësimin e nxënësve për problemet sociale brenda dhe jashtë shkollës?
34. A ka aftësuar Qeveria e nxënësve nxënësit në zgjidhjen e problemeve me të cilat ndeshen grupmoshat e tyre?
35. A ka zgjedhur Qeveria e nxënësve një herë në dy vjet, nxënësit e shkollës që do të kandidojnë për Parlamentin e Nxënësve të Shqipërisë, nga kuotat e përcaktuara për kategoritë e veçanta të nxënësve?
36. A ka marrë qeveria e nxënësve nisma për veprimtari jashtëkurrikulare, jopolitike, në bashkëpunim me drejtorin e shkollës?
37. A ka përgatitur dhe ka realizuar qeveria e nxënësve projekte, në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, për plotësimin dhe zhvillimin e interesave të nxënësve?
38. A ka përgatitur dhe ka realizuar qeveria e nxënësve projekte, pas miratimit nga drejtori i shkollës, me organizata jofitimprurëse, të cilat kanë në fokusin e tyre të drejtat fëmijëve, pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në vendimmarrje dhe arsim?
39. A ka zhvilluar qeveria e nxënësve pyetësorë mbi kënaqësitë e nxënësve për shërbimin që shkolla siguron ose për aspekte të veçanta të jetës shkollore të nxënësve?
40. A ka bashkëpunuar qeveria e nxënësve me strukturat homologe të shkollave të tjera, brenda e jashtë vendit, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e projekteve të përbashkëta?
41. A ka komunikuar qeveria e nxënësve vazhdimisht për veprimtarinë e saj me këshillin e prindërve?
42. A ka hartuar qeveria e nxënësve planin vjetor, mbi bazën e përparësive të identifikuara nga të gjitha klasat e shkollës, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre?
43. A ka përzgjedhur Qeveria e nxënësve mësuesin ndihmës/koordinator, i cili ndihmon në hartimin dhe zbatimin e veprimtarive të qeverisë së nxënësve dhe, në veçanti, në hartimin e rregullores së qeverisë së nxënësve?
44. A ka patur raste kur qeveria e nxënësve ka kërkuar zëvendësimin e mësuesit ndihmës/koordinator të saj, kur ai nuk ka kryer detyrat e tij?
45. A ka emëruar drejtori i shkollës mësuesin ndihmës/koordinator?
46. A nuk i është dhënë mësuesit ndihmës/koordinator klasë kujdestari, me përjashtim të rasteve kur në shkollë ekzistojnë klasa pa mësues kujdestarë?
47. A ka vënë drejtori i shkollës në dispozicion të qeverisë së nxënësve dokumentet zyrtare, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e saj dhe të shkollës, si ligji për sistemin arsimor parauniversitar dhe akte të tjera nënligjore?
48. A ka takuar drejtori i shkollës një herë në dy muaj qeverinë e nxënësve për të dëgjuar shqetësimet dhe propozimet e saj?
49. A i ka siguruar drejtori i shkollës qeverisë së nxënësve një mjedis ku të zhvillojë veprimtaritë e saj, të ruajë arkivin e saj, si dhe një vend ku të afishojë lajmërimet?
50. A ka përfshirë drejtori i shkollës përfaqësues të qeverisë së nxënësve në grupet e punës që hartojnë rregulloren e shkollës, planin afatmesëm dhe planin e saj vjetor?
51. A ka ftuar drejtori i shkollës kryetarin e qeverisë së nxënësve në mbledhje të këshillit të mësuesve, kur shqyrtohen çështje që kanë të bëjnë me kontributin e qeverisë së nxënësve?
52. A i ka kërkuar kryetari i qeverisë së nxënësve leje me shkrim drejtorit të shkollës për veprimtari jashtëkurrikulare të qeverisë së nxënësve, të cilat i organizon në mjediset e shkollës ose jashtë saj?
0 / 52 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
