Listë vetë-kontrolli20 pyetje
Standardet urbane - pyetjet 8-20
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 20 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A ndodhet shkolla mundësisht afër zonave të banimit dhe a është lehtësisht e aksesueshme nga popullata e interesuar për shërbimin?
2. A është koordinuar pozicionimi me struktura të tjera që kanë të bëjnë me shërbimet sociale ose institucionet arsimore parauniversitare?
3. A sigurojnë karakteristikat gjeo-morfologjike të terrenit një përdorim të përshtatshëm dhe të rehatshëm për shkollat në çdo stinë?
4. A janë materialet e përdorura për ndërtimin dhe mobilimin e mjediseve të shkollave të dëmshme për nxënësit (antibakteriale dhe antialergjike)?
5. A aksesohet shkolla të paktën nga një rrugë minimalisht, me dimensione trup rruge 10 metra të ndara si vijon: 1.5 m trotuar, 7m karrexhatë, 1,5m trotuar?
6. A është distanca e ndërtimeve të ndryshme nga kufiri i pronës së shkollës në përputhje me VKM Nr. 408. Dt. 14.05.2015. neni 34. Pika 2,3,4,dhe 5?
7. A është sipërfaqja totale e pronës 0.4 Ha, për ndërtimin e shkollës për arsimin bazë dhe arsim fillor deri në 5 klasa?
8. A është sipërfaqja totale e pronës 0.6-1.2 Ha, për ndërtimin e shkollës për arsimin bazë, nga 6 deri në 24 klasa?
9. A është sipërfaqja totale e pronës 1.0-2 Ha, për ndërtimin e shkollës për arsimin e mesëm të lartë, nga 16 deri në 28 klasa?
10. A është koeficienti i shfrytëzimit jo më shumë se 30%?
11. A është llogaritur për shkollat fillore dhe 9-vjeçare një shkollë për çdo 1000 banorë?
12. A është rrezja e shërbimit të shkollës 9-vjeçare, në vijë ajrore 500-600 metra në zona urbane dhe 1000-1500 metra në zona rurale?
13. A është planifikuar për shkollat fillore dhe 9-vjeçare, një shkollë sipas numrit të nxënësve 5 m2-8 m2/nxënës, në varësi të numrit të klasave, përfshirë edhe sipërfaqen e territorit?
14. A është parcela e shkollës fillore dhe 9-vjeçare 1500 m2-7000 m2, në varësi të numrit të klasave, dhe a përmban të gjitha shërbimet e parashikuara nga ministria përkatëse dhe legjislacioni i posaçëm?
15. A është llogaritur për shkollat e mesme, një shkollë çdo 2000 banorë?
16. A është llogaritur për shkollat e mesme, si rregull bazë 1.5 m2/banor?
17. A është rrezja e shërbimit të shkollës së mesme në vijë ajrore 1000-1500 metra në zona urbane dhe 2000-4500 metra në zona rurale?
18. A është planifikuar për shkollat e mesme, një shkollë sipas numrit të nxënësve 5m2-8m2/nxënësve, në varësi të numrit të klasave të shkollës, përfshirë edhe sipërfaqen e territorit?
19. A është parcela e shkollës së mesme, në varësi të numrit të klasave, është 2000 m2-7000 m2 dhe përmban të gjitha shërbimet e parashikuara nga ministria përkatëse dhe legjislacioni i posaçëm.
20. A është parcela e shkollës së mesme me konvikt (me 100-400 vende)4000 m2-9000 m2 dhe a është planifikuar 8-12 m2/nxënës?
0 / 20 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
