Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli96 pyetje

DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR Urdhrin nr. 313 datë 20.10.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit psikosocial në institucionet e arsimit p

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A ka ofruar mbështetje shërbimi psiko-social (ShPS) nëpërmjet psikologëve ose punonjësve socialë për trajtimin e problematikave të rasteve të ndryshme?

2. A ka ofruar mbështetje shërbimi psiko-social (ShPS) nëpërmjet psikologëve ose punonjësve socialë për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta psiko-sociale?

3. A ka ofruar mbështetje shërbimi psiko-social (ShPS) nëpërmjet psikologëve ose punonjësve socialë për hartimin e programeve parandaluese, sipas nevojave të komunitetit shkollor?

4. A ka vlerësuar ShPS-ja gjendjen psiko-sociale të nxënësve me probleme të të nxënit ose të sjelljes?

5. A ka planifikuar dhe a ka realizuar ShPS-ja në bashkëpunim me mësues e drejtues të institucioneve arsimore dhe prindër, shërbime që ndihmojnë në zhvillimin arsimor, social dhe personal të nxënësve?

6. A u ofrohet ShPS-ja nxënësve të institucioneve publike të arsimit parauniversitar?

7. A ofrojnë ShPS-në institucionet arsimore private të arsimit parauniversitar?

8. A ka marrë masat Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar (DRAP) për organizimin dhe për funksionimin e shërbimit psiko-social, në institucionet arsimore parauniversitare publike në juridiksionin e saj?

9. A ka parashikuar Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar (ZVAP) në varësi të numrit të nxënësve, numrin e nevojshëm të psikologëve /punonjësve socialë?

10. A ka përcaktuar Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar (ZVAP), institucionet arsimore për çdo vend të lirë të shpallur, në varësi të numrit të nxënësve?

11. A ka dërguar zyrtarisht Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar (ZVAP) në DRAP, vendet e lira të shpallura në varësi të numrit të nxënësve?

12. A është ngritur dhe a funksionon NjShPS-ja në nivel DRAP-i?

13. A përbëhet NjShPS-ja nga psikologë/punonjës socialë?

14. A përbëhet NjShPS-ja nga drejtuesi i njësisë së shërbimit psiko-social?

15. A përbëhet NjShPS-ja nga supervizori i psikologëve/punonjësve socialë?

16. A është përcaktuar numri i psikologëve/punonjësve socialë, në njësinë e shërbimit psiko-social, një psikolog/punonjës social për 500-700 nxënës?

17. A është përcaktuar numri i psikologëve/punonjësve socialë, në njësinë e shërbimit psiko-social, dy psikologë/punonjës socialë për çdo shkollë me mbi 700 nxënës?

18. A është përcaktuar numri i psikologëve/punonjësve socialë, në njësinë e shërbimit psiko-social, një psikolog/punonjës social për çdo shkollë që ka të paktën 10 nxënës me aftësi të kufizuara, sipas raportit të komisionit mjeko-ligjor?

19. A është përcaktuar numri i psikologëve/punonjësve socialë, në njësinë e shërbimit psiko-social, një psikolog për çdo shkollë të arsimit special?

20. A është përcaktuar numri i psikologëve/punonjësve socialë, në njësinë e shërbimit psiko-social, një psikolog/punonjës social për disa shkolla, në rastet kur ato janë me më pak se 500 nxënës?

21. A përfshihet numri i punonjësve të NjShPS-së brenda numrit të punonjësve buxhetorë të miratuar?

22. A ka të paktën 5 vite punë si psikolog/punonjës social Drejtuesi i NjShPS-së?

23. A është një nga anëtarët e ShPS-së Drejtues i NjShPS-së?

24. A është emëruar drejtues i NjShPS-së nga titullari i DRAP-it, njëri nga 2 kandidaturat e përzgjedhur pas votimit të fshehtë nga NjShPS-ja?

25. A e ka organizuar punën vjetore të njësisë Drejtuesi i NjShPS-së, në bashkëpunim me punonjësit e ShPS-së?

26. A ka përcaktuar DRAP-i në përshkrimin e punës së drejtuesit të NjShPS-së kohën e tij në rolin e drejtuesit të NjShPS-së?

27. A ka përcaktuar DRAP-i në përshkrimin e punës së drejtuesit të NjShPS-së kohën që ai do të punojë si psikolog/punonjës social në institucionet arsimore publike?

28. A është caktuar një supervizor i psikologut për çdo 30 psikologë?

29. A është caktuar një supervizor i punonjësit social për çdo 30 punonjës socialë?

30. A ka të paktën 3 vite punë supervizori i psikologëve/punonjësve socialë si psikolog/punonjës social në institucionet arsimore?

31. A është propozuar nga drejtuesi i NjShPS-së supervizori? A është miratuar nga titullari i DRAP-it supervizori i propozuar nga drejtuesi i NjShPS-së?

32. A është miratuar nga titullari i DRAP-it supervizori i propozuar nga drejtuesi i NjShPS-së?

33. A i ka udhëzuar profesionalisht, supervizori i njësisë, psikologët/punonjësit socialë në kryerjen e detyrave?

34. A i ka supervizuar detyrat e psikologëve/punonjësve socialë supervizori i njësisë?

35. A e ka dokumentuar supervizori i njësisë çdo supervizim të kryer individualisht apo në grup?

36. A ka hartuar raporte Supervizori i njësisë për drejtuesin e NjShPS-së, çdo tre muaj?

37. A ka përcaktuar DRAP-i në përshkrimin e punës së supervizorit kohën e tij në rolin e supervizorit?

38. A ka përcaktuar DRAP-i në përshkrimin e punës së supervizorit, kohën që ai do të punojë si psikolog/punonjës social në institucionet arsimore publike?

39. A i përmbush kriteret e mëposhtme kandidati për t’u punësuar në shërbimin psiko-social?

40. A është kandidati shtetas shqiptar?

41. A ka kandidati zotësi për të vepruar?

42. A është kandidati në kushte shëndetësore që e lejojnë për të kryer detyrën përkatëse?

43. A është kandidati i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale?

44. A ka masë disiplinore në fuqi ndaj kandidatit?

45. A ka kandidati diplomë të ciklit të dytë të studimeve në fushën përkatëse për t’u punësuar në shërbimin psiko-social?

46. A është kandidati i pajisur me licencë të ushtrimit të profesionit për t’u punësuar në shërbimin psiko-social?

47. A është kandidati pjesë e urdhrit përkatës për t’u punësuar në shërbimin psiko-social?

48. A zotëron kandidati njohuri bazë në kompjuter për t’u punësuar në shërbimin psiko-social?

49. A zotëron kandidati gjuhë të huaj dëshmi, (certifikata, përbën avantazh) për t’u punësuar në shërbimin psiko-social?

50. A ka psikologu diplomë të ciklit të parë dhe diplomë të ciklit të dytë ose ekuivalente në fushën e psikologjisë, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 80/2015?

51. A ka punonjësi social diplomë të ciklit të parë dhe diplomë të ciklit të dytë ose ekuivalente në fushën e punës sociale, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 80/2015?

52. A janë realizuar me konkurrim të hapur procedurat e konkurrimit, renditja e kandidatëve për psikologë/punonjës socialë, si dhe pranimi në një vend të lirë pune?

53. A ka shpallur DRAP-i vendet e lira të punës në NjShPS dhe a i ka publikuar ato në faqen zyrtare?

54. A ka shpallur DRAP-i vendet e lira të punës për psikologë/ punonjës socialë që krijohen në institucionet arsimore publike në juridiksionin e tij, bazuar në kërkesën e ZVAP-së?

55. A ka organizuar dhe a ka administruar DRAP-i të gjitha procedurat e konkurrimit për vendet vakante në njësitë e ShPS-së?

56. A kanë dërguar me postë në adresën e DRAP-it dokumentacionin e kërkuar sipas shtojcës 1, kandidatët që kërkojnë të punësohen në shërbimin psiko-social, pas publikimit të vendeve të lira të punës për psikolog/punonjës social?

57. A është realizuar procesi i konkurrimit për psikologë/ punonjës socialë në ShPS-në nëpërmjet vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur në dosje?

58. A është realizuar procesi i konkurrimit për psikologë/ punonjës socialë në ShPS-në nëpërmjet testimit me shkrim për vlerësimin e njohurive të profesionit dhe për njohuritë mbi legjislacionin për ushtrimin e profesionit?

59. A është realizuar procesi i konkurrimit për psikologë/punonjës socialë në ShPS-në nëpërmjet intervistës së strukturuar?

60. A ka krijuar DRAP-i komisionin “Ad-Hoc”, për procedurat e konkurrimit dhe shpalljes së listës së kandidatëve fitues”, të përbërë nga 2 (dy) përfaqësues nga MASR-ja?

61. A ka krijuar DRAP-i komisionin “Ad-Hoc”, për procedurat e konkurrimit dhe shpalljes së listës së kandidatëve fitues”, të përbërë nga 1 (një) përfaqësues nga DPAP-ja?

62. A ka krijuar DRAP-i komisionin “Ad-Hoc”, për procedurat e konkurrimit dhe shpalljes së listës së kandidatëve fitues”, të përbërë 1 (një) përfaqësues nga DRAP-i? A ka krijuar DRAP-i komisionin “Ad-Hoc”, për procedurat e konkurrimit dhe shpalljes së listës së kandidatëve fitues”, të përbërë 1 (një) përfaqësues nga ASCAP-i?

63. A ka vlerësuar dosjet e kandidatëve “Komisioni “Ad-Hoc” sipas shtojcës 2, të këtij urdhri?

64. A ka njoftuar DRAP-i kandidatët për datën, orën, mjedisin ku do të zhvillohet testimi?

65. A ka caktuar DRAP-i administratorët për testimin me shkrim?

66. A ka përcaktuar DRAP-i datën, orën dhe vendin e intervistës së strukturuar?

67. A ka njoftuar DRAP-i kandidatët dhe anëtarët e komisionit “Ad-Hoc” për datën, orën dhe vendin e intervistës së strukturuar?

68. A ka vënë drejtori i DRAP-it në dispozicion të komisionit “Ad-Hoc”, listën e kandidatëve me pikët e vlerësimit të dosjeve, pikët e testimit dhe pikët totale?

69. A janë kualifikuar për në fazën e intervistës së strukturuar kandidatët e vlerësuar me të paktën 50% të pikëve të testit me shkrim?

70. A ka intervistuar Komisioni “Ad-Hoc”, kandidatët që janë kualifikuar nga testi me shkrim?

71. A ka shpallur Komisioni “Ad-Hoc”, pas intervistës, listën e kandidatëve për psikologë dhe listën e kandidatëve për punonjës socialë në nivel DRAP-i, të renditur sipas pikëve gjithsej (pikët e dosjes + pikë e testit + pikët e intervistës)?

72. A ka dorëzuar Komisioni “Ad-Hoc” listën me rezultatet përfundimtare DRAP-it dhe a e është publikuar në faqen zyrtare të komisionit?

73. A kanë plotësuar Anëtarët e komisionit “Ad-Hoc” dhe administratorët e testimit deklaratën e konfliktit të interesit, sipas shtojcës 6?

74. A iu ka ofruar titullari i DRAP-it kandidatëve të përzgjedhin vendet e lira të punës, duke filluar nga kandidati i renditur i pari?

75. A është njoftuar nga DRAP-i kandidati për të përzgjedhur vendin e punës dhe a i është dhënë mundësia të refuzojë jo më shumë se tri vende të lira pune?

76. A ka hartuar DRAP-i dokumentin e përzgjedhjes së vendit të lirë të punës në tri kopje?

77. A i është dërguar një kopje institucionit arsimor publik ku do të punësohet kandidati?

78. A i është dhënë një kopje kandidatit në momentin e përzgjedhjes së vendit të punës? A është ruajtur një kopje në DRAP?

79. A është punësuar kandidati me kontratë individuale, me ose pa afat, sipas kërkesave të vendit të lirë të punës, bazuar në legjislacionin në fuqi?

80. A është nënshkruar kontrata e punës nga psikologu/punonjësi social dhe nga drejtuesi i institucionit arsimor parauniversitar publik?

81. A është nënshkruar, kontrata e punës nga psikologu/punonjësi social, në cilësinë e punëmarrësit, dhe nga drejtuesi i IAP-it publik, me numrin më të madh të nxënësve, në cilësinë e punëdhënësit, në rastet kur vendi i punës është ofruar nga më shumë se një institucion arsimor parauniversitar publik?

82. A është paraqitur kandidati fitues në institucionin arsimor publik për të lidhur kontratën e punës, brenda 3 (tri) ditësh pune nga data e përzgjedhjes së vendit të punës?

83. A e ka njoftuar drejtorin e DRAP-it se nuk ka mundur të paraqitet në institucion, brenda afateve, për të filluar marrëdhëniet e punës për shkaqe dhe arsye të ligjshme?

84. A i ka kërkuar kandidati, drejtorit të DRAP-it, zgjatjen e afateve të paraqitjes në institucion?

85. A u është dhënë kandidatëve e drejta e ankimimit sipas ligjeve në fuqi, për të gjitha procedurat e përcaktuara në këtë urdhër?

86. A ka marrë masën e pezullimit ndaj psikologut/punonjësit social, drejtuesi i IAP-it publik, kur gjykata ka vendosur ndaj tij, masën e sigurimit personal, deri në vendimin e formës së prerë?

87. A ka marrë masën e pezullimit ndaj psikologut/punonjësit social, drejtuesi i IAP-it publik, kur, me nisjen e procedurave disiplinore, ka vlerësuar se qëndrimi i tij në punë përbën rrezik, që të zhdukë, të vështirësojë, të manipulojë ose të bëjë të pamundur marrjen e provave që lidhen me procedurën disiplinore?

88. A i janë ndërprerë marrëdhëniet financiare psikologut/punonjësit social të pezulluar, për kohën që ka zgjatur pezullimi?

89. A e ka larguar drejtori i DRAP-it nga puna psikologun/punonjësin social, sipas legjislacionit në fuqi?

90. A ka filluar procedura e largimit nga puna e psikologut/punonjësit social në bazë të propozimit me shkrim të drejtuesit të IAP-it publik, ku rekomandohet largimi nga detyra i psikologut/punonjësit social?

91. A ka filluar procedura e largimit nga puna e psikologut/punonjësit social në bazë të raportit të inspektimit, ku rekomandohet largimi nga detyra i psikologut/punonjësit social?

92. A e ka ruajtur DRAP-i dokumentacionin për procedurat e ndjekura, dokumentet e administruara dhe vendimet e marra për zbatimin e këtij urdhri, sipas legjislacionit në fuqi?

93. A kanë marrë masa DRAP-et, në bashkëpunim me ZVAP-të, për riorganizimin e SHPS-së, sipas përcaktimeve të këtij urdhri?

94. A janë zbatuar kriteret e veçanta të përcaktuara në shkronjat “b”, dhe “c”, të pikës 2, të kreut III të këtij urdhri, për profesionet e rregulluara, për të cilat janë pajisur me licencën përkatëse kandidatët dhe për profesionin për të cilin është krijuar urdhri përkatës?

95. A ka punësuar DRAP-i, me kontratë me afat, deri në përfundim të vitit shkollor, për vendet e punës që mbeten të paplotësuara, si rrjedhojë e mungesës së kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara ligjore, kandidatët që kanë bërë kërkesë, sipas një thirrjeje të veçantë të DRAP-it?

96. A kanë kryer kandidatët të paktën studime të ciklit të parë të studimeve në fushën e psikologut/punonjësit social, pasi janë vlerësuar dhe renditur dosjet e secilit prej kandidatëve?

0 / 96 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen