Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli66 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR VERIFIKIMIN E ZBATIMIT TË KRITEREVE LIGJORE MBI NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E ORGANEVE KOLEGJIALE NË SHKOLLË

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A ka bordi i institucionit arsimor publik dhe privat (në vijim bordi), në përbërje të tij përfaqësues nga nxënësit, prindërit, mësuesit, si dhe përfaqësues të komunitetit, të njësisë arsimore vendore dhe të njësisë së vetëqeverisjes vendore?

2. A ka kontribuar bordi për mbarëvajtjen e IA-së, në përputhje me aktet ligjore në fuqi?

3. A ka bashkëpunuar bordi, për realizimin e misionit të tij, me partnerë brenda dhe jashtë institucionit arsimor, njësinë e vetëqeverisjes vendore dhe me njësinë arsimore vendore?

4. A është ngritur bordi nga përfaqësuesi i njësisë arsimore vendore?

5. A e ka siguruar nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, titullari i njësisë arsimore vendore, listën e përfaqësuesve të tyre në bordet e institucioneve arsimore përkatëse?

6. A i ka drejtuar përfaqësuesi i njësisë arsimore vendore mbledhjet e këshillit të mësuesve për zgjedhjen e mësuesit në bord dhe a ka organizuar përfshirjen në bord të pjesëtarëve të tjerë nga komuniteti?

7. A e ka bordi kryetarin dhe sekretarin e tij?

8. A përbëhet bordi nga: - përfaqësues të prindërve të nxënësve; - përfaqësues të mësuesve; - përfaqësues të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse; - nxënës; - përfaqësues të komunitetit/komuniteteve (me ndikim në jetën komunitare, përfaqësues nga bota e biznesit, përfaqësues të OJF-ve, të interesuar për mbarëvajtjen e institucionit, por që nuk janë prindër)?

9. A është ngritur bordi duke i kushtuar kujdes të veçantë: - përfaqësimit gjinor; - pakicave kombëtare; - grupeve të tjera të veçanta?

10. A është siguruar mospjesmarrja e drejtorit të institucionit arsimor në përbërjen e bordit?

11. A përbëhet bordi nga 7 vetë, përkatësisht: 1 mësues, 2 prindër, 2 nxënës, 1 pjesëtar tjetër i komunitetit dhe 1 përfaqësues i njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse?

12. A përbëhet bordi kur nuk ka nxënës, nga: 1 mësues, 3 prindër, 2 pjesëtarë të tjerë të komunitetit dhe 1 përfaqësues i njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse?

13. A ka bordi si anëtarë: - prindër të zgjedhur me shumicë votash të fshehta nga këshilli i prindërve; - mësues të zgjedhur me shumicë votash të fshehta nga këshilli i mësuesve; - nxënës të zgjedhur me shumicë votash të fshehta nga qeveria e nxënësve; - pjesëtarë të komunitetit të përfshirë në bord me nismën e tyre dhe të përzgjedhur me votim të fshehtë nga anëtarët e tjerë të bordit?

14. A shoqërohet mandati i përfaqësuesve të prindërve, nxënësve dhe mësuesve me kopje të procesverbalit të organit që i ka përzgjedhur?

15. A është caktuar përfaqësuesi në bord i njësisë së vetëqeverisjes vendore, nga këshilli i saj?

16. A ka marrë pjesë përfaqësuesi i ZVAP-it ose i deleguari nga ky institucion, në mbledhjen e konstituimit të bordit, pa të drejtë vote?

17. A është siguruar që kryetari dhe anëtarët e bordit të mos kenë lidhje familjare me drejtorin e IA-së (bashkëshort/bashkëshorte,prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prindër të bashkëshortit/bashkëshortes)?

18. A është siguruar që kryetari dhe anëtarët e bordit të mos kenë precedentë penalë?

19. A i ka kërkuar bordi drejtorit të IA-së t’i raportojë për kushtet e të nxënit, për arritjet e nxënësve dhe për aspekte të zbatimit të legjislacionit në institucion?

20. A i ka ftuar bordi për t’u kërkuar mendim nëndrejtorët, mësuesit, kryetarin e këshillit të prindërve, kryetarin e qeverisë së nxënësve, ekspertë të arsimit dhe përfaqësues të OJF-ve?

21. A u është drejtuar bordi me shkrim ose a ka takuar përfaqësues të njësisë arsimore vendore dhe të njësisë së vetëqeverisjes vendore, për përmirësimin e kushteve të të nxënit në institucion?

22. A ka komunikuar bordi, në raste të veçanta, drejtpërdrejt me organet e njësisë së vetëqeverisjes vendore, në lidhje me aspekte problematike të zhvillimit veprimtarisë së IA-së?

23. A ka ndërtuar dhe a ka forcuar bordi një partneritet veprues “institucion arsimor-prindër-komunitet” për të përmirësuar mjedisin në shkollë?

24. A ka nxitur bordi ofrimin e shërbimeve dhe mbështetje për familjet në nevojë?

25. A ka rritur bordi aftësitë e prindërve dhe rolin ndikues të tyre në edukimin e fëmijëve?

26. A ka miratuar bordi planin afatmesëm dhe vjetor të institucionit?

27. A ka miratuar bordi planin e shpenzimeve të institucionit arsimor për fondet, të cilat sigurohen nga institucioni?

28. A ka miratuar bordi kurrikulën e hartuar nga institucioni arsimor?

29. A ka shqyrtuar bordi rregulloren e brendshme të institucionit?

30. A ka miratuar bordi hapjen dhe mbylljen e shërbimeve të institucionit për të tretët?

31. A ka shqyrtuar bordi raportin vjetor financiar të institucionit?

32. A ka ndjekur bordi përmbushjen e objektivave të planit vjetor të institucionit?

33. A ka përfaqësuar bordi shqetësimet e qytetarëve dhe të prindërve te drejtuesit dhe/ose administratorët e institucioneve arsimore për të përmbushur nevojat e nxënësve/fëmijëve?

34. A ka përfaqësuar bordi shqetësimet e institucionit arsimor të qytetarët, te tatimpaguesit dhe te prindërit në komunitet?

35. A ka nxitur bordi dhe a e ka mbështetur zbatimin e nismave gjithëpërfshirëse në dobi të nxënësve/fëmijëve dhe të komunitetit?

36. A e ka monitoruar dhe vlerësuar bordi institucionin arsimor, në mënyrë që bordi të mund të marrë vendime në vazhdim?

37. A ka propozuar bordi dhe a ka sjellë në vëmendje të drejtorisë së institucionit arsimor, të njësisë arsimore vendore dhe të njësisë së vetëqeverisjes vendore, çështje që kanë të bëjnë me nevoja të identifikuara nga prindër, nxënës, mësues apo aktorë të tjerë të komunitetit?

38. A është përpjekur bordi që të sigurojë kontribute të ligjshme vendase ose të huaja, për mbarëvajtjen e institucionit?

39. A ka realizuar bordi në tetor dhe në mars dy takime të përbashkëta me këshillin e prindërve të institucionit për veprimtarinë e tij?

40. A u ka dërguar bordi raportin e hartuar në fund të vitit shkollor: - këshillit të prindërve; - qeverisë së nxënësve; - njësisë arsimore vendore; - njësisë së vetëqeverisjes vendore?

41. A është zgjedhur bordi një herë në tre vjet dhe përsëritja e mandatit nuk ka qenë e kushtëzuar?

42. A është bërë mandati i përfaqësuesit të njësisë së vetëqeverisjes vendore njëherë në katër vjet me të drejtë rizgjedhjeje?

43. A është mbledhur bordi jo më pak se tri herë në vit dhe a ka zhvilluar bordi mbledhje të tjera me nismën e kryetarit ose të shumicës së thjeshtë të anëtarëve të tij?

44. A është zhvilluar mbledhja e bordit, me përjashtim të mbledhjes së parë të krijimit të tij, e cila kërkon detyrimisht pjesëmarrjen e 3/5 të anëtarëve të tij, kur kanë marrë pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të bordit?

45. A ka marrë bordi vendimet me shumicë të thjeshtë votash, të cilat janë nënshkruar nga kryetari dhe sekretari i tij?

46. A është larguar nga bordi, kryetari ose anëtari i bordit kur gjatë dy viteve të njëpasnjëshme, ka munguar në të paktën gjysmën e mbledhjeve të tij?

47. A ka njoftuar sekretari i bordit me shkrim institucionin/organin përkatës, për largimin e përfaqësuesit të tij nga bordi?

48. A është kryer zëvendësimi i përfaqësuesit nga të njëjtat organe/institucione brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit, sipas procedurave të përshkruara në këtë udhëzim?

49. A drejtohet bordi (si rregull) nga një prind, i cili është kryetari i bordit?

50. A është siguruar që kryetari i bordit të mos jetë mësues?

51. A është zgjedhur kryetari i bordit në mbledhjen e parë të bordit me shumicën e thjeshtë të votave të fshehta?

52. A e ka drejtuar kryetari i bordit veprimtarinë e bordit?

53. A e ka drejtuar kryetari i bordit ndarjen e detyrave ndërmjet anëtarëve të bordit?

54. A e ka drejtuar kryetari i bordit hartimin dhe zbatimin e planit vjetor të bordit?

55. A ka patur raste të shkarkimit të kryetarit të bordit me shumicë të thjeshtë të votave të fshehta të anëtarëve të bordit, për moskryerje të detyrave të tij?

56. A ka bordi si sekretar, mësuesin, anëtar të tij?

57. A ka përgatitur sekretari i bordit materialet që shpërndahen në mbledhjen e bordit?

58. A i ka mbajtur sekretari i bordit shënimet e mbledhjeve të bordit?

59. A i ka lajmëruar sekretari i bordit anëtarët e bordit dhe të ftuarit për mbledhjen e radhës?

60. A e ka mbajtur sekretari i bordit arkivin e bordit në një mjedis të institucionit?

61. A e ka përcjellë sekretari i bordit informacionin te njësia arsimore vendore, për minutat e mbledhjes, jo më vonë se 3 ditë mbas mbledhjes së bordit?

62. A ka promovuar drejtori i institucionit politikat për zhvillimin e standardeve profesionale në aspektet e sigurisë dhe shëndetit, gjatë realizimit të procesit mësimor dhe jashtë tij në veprimtarinë komunitare?

63. A i ka dorëzuar drejtori i institucionit kryetarit të bordit kopje të urdhrave, udhëzimeve dhe rregulloreve të ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe të institucionit arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar, që i përkasin veprimtarisë së institucionit?

64. A i ka raportuar drejtori i institucionit bordit për çështje të mbarëvajtjes së shkollës, për të cilat kryetari i bordit i ka paraqitur kërkesë me shkrim?

65. A i ka dorëzuar drejtori i institucionit kryetarit të bordit një kopje të raportit të inspektimit, rezultatet e nxënësve në provimet kombëtare dhe çdo studim që krahason institucionin me institucionet e tjera arsimore?

66. A i ka siguruar drejtori i institucionit bordit një mjedis për zhvillimin e takimeve dhe për arkivin e tij?

0 / 66 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen