Listë vetë-kontrolli141 pyetje
Standarde – pyetje (nr 7-24)
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 141 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A nxit shkolla veprimin dhe pjesëmarrjen e nxënësve për çështje që lidhen me suksesin e tyre në shkolle dhe jashtë saj?
2. A marrin pjesë nxënësit dhe prindërit në procesin e planifikimit dhe zhvillimit të kurrikulës në shkollë?
3. A bashkëpunojnë prindërit me stafin e shkollës për të njohur stilet e të nxënit të nxënësve?
4. A identifikon shkolla, në bashkëpunim me prindërit treguesit kryesore që masin progresin e nxënësve?
5. A angazhon shkolla mësues, prindër dhe partnere të komunitetit për zhvillimin e programeve, që mbështesin dhe pasurojnë zhvillimin akademik dhe jo akademik të nxënësve?
6. A siguron shkolla zhvillimin e rrugëve të komunikimit prindër-mësues për plotësimin e nevojave akademike dhe individuale të nxënësve?
7. A bashkëpunon shkolla me prindërit për të siguruar që të gjithë nxënësit të kenë akses të barabartë ndaj programeve të përforcimit, të këshillimit, dhe llojeve të tjera të mbështetjes që përmirësojnë të nxënit e tyre?
8. A zhvillon shkolla veprimtari me nxënësit, prindërit dhe partnerë të komunitetit për çështje të tilla, si kurrikula e individualizuar, kurrikula me bazë shkolle, planifikimi i karrierës, etj.?
9. A zhvillon shkolla programe të veçanta për nxënësit e talentuar dhe nxënësit me vështirësi në të nxënë?
10. A zhvillon shkolla klasa pas mësimit bazuar në nevojat e nxënësve, të ndërthurura me prirjet dhe talentin e tyre?
11. A e siguron shkolla dokumentimin dhe raportimin e veprimtarive, proceseve dhe rezultateve të arritjeve të nxënësve dhe shkollës në përgjithësi përmes kartës së performancës së shkollës?
12. A i analizon të dhënat komuniteti i shkollës dhe a i rishikon rezultatet për zhvillimin e strategjive që ndikojnë në përmirësimin e tyre?
13. A informohen prindërit nga shkolla në mënyrë të vazhdueshme rreth arritjeve të nxënësve?
14. A përdorin mësuesit strategji të ndryshme të mësimdhënies që nxisin suksesin e nxënësve?
15. A bashkëpunojnë mësuesit me drejtuesit, prindërit, dhe anëtarë të tjerë të komunitetit për të krijuar një mjedis të hapur mësimdhënie?
16. A i përdorin mësuesit metodologjitë ndërvepruese me nxënësit në qendër, për nxitjen e kuriozitetit dhe interesave të nxënësve?
17. A i ndihmojnë mësuesit, në bashkëpunim me prindërit nxënësit, të ndjekin stile të ndryshme të të nxënit për të pasur sukses?
18. A e nxisin mësuesit motivimin e brendshëm të nxënësit, që ai të marrë përgjegjësi për të nxënit e tij?
19. A i angazhojnë drejtuesit e shkollave prindërit dhe partnerët nga komuniteti për planifikimin e veprimtarive që përmbushin nevojat dhe interesat e nxënësve?
20. A ndjek stafi i shkollës trajnime dhe programe që mundësojnë zhvillimin e tyre profesional, me synim përmirësimin e arritjeve të nxënësve?
21. A bashkëpunojnë të gjithë partnerët në shkollë për zhvillimin e përvojave që ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë në zhvillimin e konceptit për veten, në ndërtimin e marrëdhënieve personale dhe ndërpersonale?
22. A bashkëpunojnë të gjithë partnerët në shkollë për zhvillimin e përvojave që ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë në zhvillimin e stileve të jetës së shëndetshme?
23. A siguron shkolla në bashkëpunim me nxënësit, prindërit dhe anëtarët e tjerë të komunitetit, zhvillimin e veprimtarive artistike, kulturore dhe sportive që përmbushin nevojat dhe interesat e nxënësve brenda dhe jashtë procesit mësimor?
24. A planifikon shkolla një sërë shërbimesh që i adresohen parandalimit, ndërhyrjeve dhe trajtimit të nevojave, të bazuara në fokus grupe ?
25. A ofron njësia e shërbimit psiko-social aktivitete për përmirësimin e mirëqenies psiko-sociale të nxënësve si: këshillim individual, në grup, vlerësim psikologjik, referim pranë shërbimeve, aktivitete psiko-sociale me nxënësit, etj?
26. A i zhvillojnë dhe a i rishikojnë rregullisht psikologët planet e ndërhyrjeve për nxënësit?
27. A i vlerëson psikologu i shkollës treguesit e shëndetit mendor dhe fizik për të përcaktuar programet e shëndetit mendor dhe fizik të cilat duhet të jenë në fokus?
28. A i vlerëson psikologu i shkollës burimet e vlefshme në komunitet, që lidhen me shëndetin dhe a përcakton rrugët për përdorimin e tyre për përmbushjen e nevojave të nxënësve?
29. A bashkëpunon shkolla me shërbimet shëndetësore për të organizuar kontrolle të rregullta nga punonjës shëndetësore për kujdesin oral, shëndetin e përgjithshëm etj.?
30. A angazhon shkolla mësues, prindër dhe partnerë të komunitetit për takime, konsultime dhe diskutime në lidhje me çështjet e shëndetit?
31. A zhvillon shkolla në bashkëpunim me organizmat e saj (qeveria e nxënësve, këshilli i prindërve, bordi i shkollës), programe për informimin e prindërve, anëtarëve të tjerë të komunitetit, për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe respektimin e këtyre të drejtave?
32. A i sensibilizojnë të gjithë partnerët në shkollë fëmijët dhe të rinjtë për respektimin e të drejtave të tyre dhe adresimin e rasteve të shkeljes apo dhunimit të tyre?
33. A bashkëpunon shkolla me prindërit dhe partnerët e tjerë për hartimin dhe zbatimin e politikave që mbështesin disiplinën pozitive në shkollë?
34. A ka një politikë shkolla për mbrojtjen e fëmijëve, e cila është e afishuar ne ambientet e shkollës?
35. A zhvillon shkolla trajnime me grupe të ndryshme të interesit (mësues prindër, nxënës, etj.) për strategji dhe ndërhyrje për të parandaluar dhe trajtuar raste të dhunës, të konflikteve, të ngacmimeve dhe abuzimeve?
36. A zhvillon shkolla mekanizma për raportimin e incidenteve të ndryshme?
37. A bashkëpunon shkolla me Njësitë e Mbrojtjes se Fëmijëve dhe organizata që punojnë në këtë drejtim, për adresimin dhe trajtimin e rasteve të ndryshme?
38. A siguron shkolla mbikëqyrje nga të rriturit gjatë periudhave të pushimit, apo gjatë zhvillimit të veprimtarive brenda dhe pas orarit shkollor?
39. A ofron këshillim psikologu i shkollës për fëmijët, prindërit dhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit për raste shqetësuese dhe problematika të ndryshme të jetës në shkollë e jashtë saj?
40. A harton psikologu i shkollës, në bashkëpunim me mësuesit dhe prindërit, programe që adresojnë nevoja të veçanta të nxënësve?
41. A ofron shkolla mjedise të sigurta të nxëni, të cilat garantojnë mirëqenien fizike, emocionale dhe sociale të nxënësve?
42. A siguron shkolla me ndihmën e prindërve dhe kontributorëve të tjerë të komunitetit, mjedise të shëndetshme me kushte higjieno-sanitare si dhe kuti të ndihmës së shpejtë?
43. A u shërbejnë hapësirat fizike në shkollë grupmoshave te ndryshme dhe nxënësve me nevoja të veçanta?
44. A ofron shkolla hapësira, të cilat mundësojnë zhvillimin e veprimtarive sportive, kulturore dhe artistike?
45. A bashkëpunon shkolla me komunitetin për të ofruar një mjedis të gjelbër në shkollë dhe përreth saj?
46. A janë prindërit pjesë e zhvillimit të jetës së nxënësve në shkollë?
47. A marrin iniciativa prindërit për zhvillimin e veprimtarive të lira mësimore?
48. A jep ide komuniteti për planet që ndikojnë në rritjen e performancës së nxënësve?
49. A marrin pjesë prindërit nëpërmjet punëve vullnetare në shkollë, ose në raste të veçanta a mundësojnë fonde për zhvillimin e shkollës?
50. A u është dhënë mundësia prindërve të mblidhen në shkollë nëse kanë nevojë për të diskutuar, për të përmirësuar kushtet e shkollës, apo për të përmirësuar marrëdhëniet mësues- nxënës-prindër?
51. A ofrojnë shërbime prindërit në fushat që ata njohin ose punojnë: mjekësi, sport, arte etj.?
52. A janë të gatshëm prindërit të ndihmojnë në raste të problemeve dhe vështirësive të veçanta të çdo nxënësi?
53. A bashkëpunojnë prindërit me shkollën për të hartuar një program formal për vullnetarizmin?
54. A ofron shkolla kurse që e ndihmojnë komunitetin të zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme?
55. A ofron shkolla shërbime psikologjike, sociale, ligjore në rast nevoje të komunitetit?
56. A e përgatit shkolla komunitetin për strategjitë e ndërhyrjeve në rastin e emergjencave natyrore?
57. A e ndërgjegjëson shkolla komunitetin për rëndësinë e respektimit të diversitetit?
58. A organizon shkolla aktivitete që kanë si qëllim forcimin e marrëdhënieve komunitet-nxënës-mësues?
59. A i vendos shkolla pajisjet e TIK-ut në shërbim të komunitetit?
60. A mundëson shkolla siguri të lartë të ambientit shkollor?
61. A ofron shkolla në bashkëpunim edhe me sektorët e shëndetit publik, kurse për këshillim familjar?
62. A bashkëpunon shkolla me organizatat jo fitimprurëse për të ofruar kurse që i vijnë në ndihmë zhvillimit të kompetencave kyçe të komunitetit? ( kurse leximi dhe shkrimi, kurse profesionale, etj.)
63. A ka shkolla një program ku secili prind mund të ofroj diçka në mënyrë vullnetare për realizimin e aktiviteteve?
64. A merr masa shkolla për ndarjen e detyrave për menaxhimin e aktiviteteve që ndodhin në shkollën si qendër komunitare?
65. A merr shkolla masa për vlerësimin dhe monitorimin në mënyrë të vazhdueshme të situatës, për të parë funksionimin, rezultatet dhe impaktin e aktiviteteve?
66. A hartohen aktivitete duke u bazuar në objektiva të matshëm dhe të realizueshëm nga ekipi i shkollës dhe komuniteti?
67. A ofron shkolla zhvillim të vazhdueshëm profesional për personelin e saj?
68. A ofron shkolla një numër të caktuar aktivitetesh që i përgjigjen nevojave me të përgjithshme të nxënësve dhe komunitetit?
69. A është e hapur biblioteka e shkollës ndaj komunitetit, dhe a ofron literature në shërbim të tij?
70. A ndihmojnë shoqatat dhe organizatat jo fitimprurëse në krijimin e kushteve të përshtatshme për kthimin e shkollës si qendër komunitare?
80. A ndihen prindërit dhe komuniteti të mirëseardhur dhe të respektuar në shkollë?
81. A janë të formuluara qartë dhe a u janë komunikuar prindërve pritshmëritë për pjesëmarrjen e tyre në aktivitete?
82. A i angazhon shkolla prindërit dhe komunitetin në hartimin e planit strategjik afatmesëm dhe planin vjetor të institucionit?
83. A është përcaktuar vizioni i shkollës bashkë me komunitetin e shkollës? A përmbledh vizioni aspiratën dhe besimin e anëtarëve të komunitetit?
84. A marrin parasysh vizioni dhe qëllimet e vëna në planin afatmesëm dhe atë vjetor nevojat e gjithë komunitetit?
85. A vlerësohet planifikimi strategjik vazhdimisht nga institucioni në bashkëpunim me komunitetin?
86. A bëhen planet e shkollës publik në çdo kohë për të gjithë përfaqësuesit e komunitetit që janë të interesuar?
87. A i inkurajojnë dhe a i mbështesin drejtuesit e shkollës pjesëmarrësit e komunitetit në përfshirjen në vendimmarrje dhe veprimtari të shkollës?
88. A kanë drejtuesit një plan të përfshirjes së prindërve dhe komunitetit në veprimtarinë e shkollës?
89. A kanë drejtuesit evidencë të nismave të reja dhe inovative të dala nga nxënësit dhe komuniteti?
90. A kujdesen drejtuesit që angazhimi i komunitetit të përmbush standardet e vëna?
91. A e dokumentojnë drejtuesit angazhimin e prindërve dhe komunitetit në vendimmarrje?
92. A aplikojnë drejtuesit procedura të qarta për të mundësuar përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje?
93. A aplikojnë drejtuesit procedura për të zbuluar mundësitë e komunitetit për të ofruar ndihmë për shkollën?
94. A e organizojnë drejtuesit shpërndarjen e informacionit në dispozicion të anëtarëve të komunitetit, me të dhëna të mjaftueshme për cilësinë e shërbimit të institucionit arsimor?
95. A e ka krijuar shkolla mundësinë që në bordin e institucionit, këshillin e prindërve dhe organizma të tjerë, ku ka përfaqësues të komunitetit, të zgjidhen përfaqësues nga nivele të ndryshme social-ekonomike të komunitetit?
96. A e ka organizuar shkolla diskutimin e planeve strategjike me këshillin e mësuesve, këshillin e prindërve, me bordin e institucionit, me qeverinë e nxënësve dhe me përfaqësues të tjerë të komunitetit të shkollës?
97. A e ka miratuar Bordi i institucionit planin afatmesëm dhe planin vjetor të institucionit?
98. A e ka miratuar Bordi i institucionit planin e shpenzimeve të institucionit arsimor për fondet të cilat sigurohen nga institucioni?
99. A janë angazhuar Bordi i institucionit dhe këshilli i prindërve të institucionit në hartimin dhe shqyrtimin e raportit vjetor të institucionit arsimor?
10 0. A bashkëpunojnë a dhe a i bashkërendojnë Bordi i institucionit, këshilli i prindërve dhe qeveria e nxënësve, veprimtaritë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të institucionit arsimor?
10 1. A angazhohen Bordi i institucionit, këshilli i prindërve dhe përfaqësues të njësisë bazë të qeverisjes vendore, në procesin e përzgjedhjes së drejtorit të institucionit dhe mësuesve?
10 2. A informohen dhe a trajnohen Bordi i institucionit, këshilli i prindërve dhe përfaqësues të njësisë bazë të qeverisjes vendore, për përfshirjen efektive në procesin e përzgjedhjes së drejtorit të institucionit dhe mësuesve?
10 3. A i zbaton shkolla politikat e vendosura për të siguruar që gjithë prindërit dhe familjarët të kenë një zë të barabartë me vendimmarrjet kryesore që ndikojnë tek nxënësit?
10 4. A siguron shkolla dialog me familjet dhe komunitetin për të mbledhur idetë dhe sugjerimet e tyre?
10 5. A i ka informuar shkolla familjet dhe komunitetin për çështjet që duhen ndryshuar dhe a u ka dhënë mundësi të reagojnë?
10 6. A janë trajnuar prindërit dhe komuniteti për të zotëruar aftësi të menaxhimit dhe diskutimit të ideve për përmirësimin e cilësisë së shkollës?
10 7. A i ndihmon shkolla prindërit dhe komunitetin të njohin politikën e menaxhimit të institucionit që ndikon në zhvillimin dhe arritjet e nxënësve?
10 8. A kanë iniciuar dhe organizuar prindërit dhe komuniteti, fushata sensibilizuese në dobi të veprimtarive që ndërmerr shkolla?
10 9. A kanë advokuar prindërit dhe familjet për të mobilizuar të gjithë aktorët për të mbështetur veprimtaritë që ndikojnë në zhvillimin dhe arritjet e nxënësve?
11 0. A kanë organizuar prindërit dhe drejtuesit e shkollës takime me aktorët lokalë për të diskutuar ide dhe probleme të shkollës dhe komunitetit?
11 1. A i informon shkolla familjet dhe komunitetin për çështjet që duhen ndryshuar dhe a i jep mundësi të reagojnë?
11 2. A ka shkolla materiale informuese për të drejtat e fëmijëve?
11 3. A mësohen të drejtat e fëmijëve në çdo nivel shkollimi?
11 4. A ka ngritur shkolla klube shkollore me aktivitete jashtëshkollore ku kanë mundësinë të përfshihen të gjithë fëmijët?
11 5. A dëgjohen dhe a merren parasysh mendimet e fëmijëve?
11 6. A krijon shkolla një klimë pozitive për zgjidhjen e konflikteve?
11 7. A krijon shkolla dhe a i përmirëson mekanizmat që sigurojnë se të gjithë fëmijët trajtohen në mënyrë të drejtë, të barabartë, me dinjitet dhe respekt?
11 8. A ka shkolla rregulla të sjelljes në shkollë, të cilat nuk diskriminojnë fëmijët dhe nuk lejojnë diskriminimin e tyre?
11 9. A janë trajnuar personeli arsimor në shkollë (drejtuesi, mësuesi, psikologu, sociologu) të respektojnë dallimet e cilësdo natyrë dhe të reagojnë ndaj çfarëdo diskriminimi të nxënësve dhe personelit të shkollës, dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në krijimin e perceptimeve të drejta te nxënësit?
12 0. A bashkëpunon shkolla me zyrën e regjistrimit civil dhe qendrën shëndetësore dhe a merr prej tyre listën e të gjithë fëmijëve të moshës shkollore të zonës (sipas udhëzimeve/DN-ve në fuqi e marrëveshjes 4-ministrore)?
12 1. A ka formuar shkolla komisionin në nivel shkolle për vlerësim dhe regjistrim të fëmijëve? A ka siguruar shkolla formularët për vlerësim dhe regjistrim të fëmijëve në shkollë dhe a u përmbahet atyre?
12 2. A e ka përgatitur shkolla bazën e të dhënave me evidenca të nxënësve të regjistruar dhe të dhëna të tjera për nxënësit dhe shkollën?
12 3. A e ka ngritur shkolla ekipin funksional për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes dhe mos regjistrimit?
12 4. A ka shkolla marrëveshje të bashkëpunimit dhe a bashkëpunon me organizata dhe institucione që ndihmojnë sigurimin e gjithëpërfshirjes në shkollë?
12 5. A merr shkolla masa për trajnimin e stafit për problemet e gjithëpërfshirjes dhe respektimit të diversitetit?
12 6. A ka procedura shkolla për identifikimin dhe analizën e shkaqeve për përsëritjen e vitit shkollor dhe a ndërmerr masa me kohë për zvogëlimin e numrit të nxënësve që përsërisin klasën?
12 7. A identifikojnë mësuesit dhe nxënësit, nxënësit e rrezikuar për largim nga mësimi dhe shkolla për shkak të ndikimit të faktorëve të ndryshëm?
12 8. A i informon shkolla nxënësit për mundësitë e shkollimit të mëtejshëm, edukimin në karrierë, etj?
12 9. A ka përgatitur shkolla bazën e të dhënave me evidenca të nxënësve të regjistruar dhe të dhëna të tjera për nxënësit dhe shkollën?
13 0. A u shërben mjedisi i shkollës dhe hapësirat fizike fëmijëve të grupmoshave të ndryshme?
13 1. A organizohen veprimtaritë në mënyrë që t’i përshtaten fazave të zhvillimit të fëmijëve?
13 2. A siguron shkolla që mjetet mësimore të jenë të arritshme dhe të përdorshme nga të gjithë, pavarësisht moshës, gjinisë dhe nevojave të veçanta?
13 3. A nxit mjedisi integrimin e të gjithë nxënësve pavarësisht nga grupi të cilit i përkasin (gjinia, aftësi e kufizuar, etnia, feja etj.) në të njëjtin mjedis të nxëni dhe mësimdhënieje?
13 4. A janë bërë përshtatje të veçanta në mjedis për nxënësit me nevoja të veçanta, gjatë planifikimit të mjedisit të shkollës?
13 5. A kanë mundësi të gjithë nxënësit, stafi dhe vizitorët të përdorin mjetet sanitare?
13 6. A kanë të gjitha rrugët e kalimit dhe dyert një minimum prej 90 cm. gjerësi që të mundësojnë kalimin e një karroce të personit me aftësi të kufizuar fizike?
13 7. A janë sipërfaqet e dyshemesë të forta, të qëndrueshme, të rezistueshme ndaj rrëshqitjes dhe të sheshta?
13 8. A ka rampa në shkollë për personat me aftësi të kufizuara?
13 9. A zotëron shkolla të paktën një karrige për person me aftësi të kufizuar?
14 0. A ka shkolla tualete të përdorshme për personat me aftësi të kufizuara? A kanë mundësi përdoruesit e karrigeve me rrota të afrohen, të hyjnë, të lëvizin dhe të përdorin mjetet sanitare brenda ambienteve të shkollës?
14 1. A kanë klasat hapësirë të mjaftueshme për të lejuar lëvizjen e nxënësve me aftësi të kufizuar?
14 2. A ka në shkollë tualete të veçanta për vajzat dhe për djemtë?
14 3. A krijon sheshi i lojërave mundësi që si djemtë ashtu edhe vajzat të mund të marrin pjesë lirisht në sporte dhe lojëra?
14 4. A paraqet programi shkollor strategji për të mundësuar pjesëmarrjen si të djemve ashtu edhe të vajzave në Qeverinë e Nxënësve, gjithashtu dhe të burrave dhe të grave në Bordet e shkollave?
14 5. A siguron programi shkollor strategji për të mundësuar pjesëmarrjen e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe te pakicave etnike në Qeverinë e Nxënësve?
14 6. A përdoren gjatë zbatimit të programit shkollor praktika, modele, veprimtari që sigurojnë përzierjen e grupeve pa dallim të origjinës, identitetit kulturor, gjuhës, aftësive, apo rrethanave ekonomike?
14 7. A përmban programi shkollor njohuri dhe aftësi për të identifikuar dhe eliminuar paragjykimet në shkollë?
14 8. A mundëson programi shkollor që nxënësit të shprehin pikëpamjet e tyre mbi politikat e shkollës për gjithëpërfshirjen dhe respektimin e diversitetit?
14 9. A ofron kurrikula përmbajtje dhe modele të respektimit të kulturave, traditave, besimeve, gjuhëve të ndryshme etj.?
15 0. A u ofrojnë mësuesit nxënësve, materiale didaktike që pasqyrojnë në mënyrë të drejtë diversitetet kulturore dhe rëndësinë e diversiteteve në shoqëri.
0 / 141 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
