Listë vetë-kontrolli40 pyetje
LISTË VERIFIKIMI PËR INSEKTIMIN E ZYRAVE VENDORE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR (ZVAP)
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 40 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A ka ngritur ZVAP-ja Komisionin Multidisiplinar për nxënësit me AK, i përbërë nga 1 mjekë, 1 psikolog, 1 mësues dhe drejtuesi i NjShPS-së?
2. A ka ngritur ZVAP-ja më shumë se një komision, në bazë të numrit të IA-ve që mbulon dhe në bazë të numrit të nxënësve me AK, për mbulimin në kohë të nevojave për vlerësim?
3. A ka vlerësuar Komisioni Multidisiplinar shkallën e vështirësive të çdo nxënësi, mbështetur në dokumentacionin e paraqitur nga prindi/kujdestari ligjor apo nga institucioni arsimor?
4. A ka përcaktuar Komisioni Multidisiplinar : a) nevojat arsimore të nxënësit?
5. A ka përcaktuar Komisioni Multidisiplinar : b) nevojën për mësues ndihmës në klasë?
6. A ka përcaktuar Komisioni Multidisiplinar : c) nevojën për mësues ndihmës në shtëpi?
7. A ka përcaktuar Komisioni Multidisiplinar : ç) numrin e orëve mësimore të nevojshme për çdo nxënës me AK dhe shënuar atë në dosjen e vlerësimit?
8. A ka bërë Komisioni Multidisiplinar : d) rivlerësimin e nevojës së nxënësit për mësues ndihmës, pas çdo vlerësimi (një herë në vit)?
9. A ka njoftuar Komisioni Multidisiplinar personin që ushtron përgjegjësinë prindërore për gjendjen dhe ecurinë e fëmijës?
10. A i ka dhënë me shkrim Komisioni Multidisiplinar personit që ka paraqitur kërkesën, rekomandimin për ndjekjen nga fëmija të shkollës së zakonshme ose të specializuar, ose kalimin nga shkolla e specializuar në shkollën e zakonshm e dhe anasjelltas?
11. A ka rekomanduar Komisioni Multidisiplinar shërbimet shtesë që duhet të marrë fëmija në qendra ditore ose në institucione të tjera të specializuara për shërbimet rehablilituese?
12. A ka rekomanduar Komisioni Multidisiplinar pajisjen e fëmijës me raportin mjeko-ligjor, kur fëmija nuk e ka?
13. A ka ftuar Komisioni Multidisiplinar të paktën njërin prind (ose kur nuk është e mundur një të afërm) gjatë vlerësimit të fëmijës, si dhe kur fëmija është në kopsht/shkollë edhe punonjësin e shërbimit psiko-social të IA-së dhe mësuesin e fëmijës të caktuar nga drejtori i IA-së?
14. A ka rekomanduar Komisioni Multidisiplinar ndjekjen e shkollës së specializuar vetëm kur ka gjykuar se, ndjekja e shkollës së zakonshme nuk do të zhvillonte sa duhet fëmijën me AK?
15. A ka njoftuar me shkrim Komisioni Multidisiplinar drejtorin e institucionit të zakonshëm arsimor, se cilët nga fëmijët me AK do të mësojnë me plan mësimor dhe programet lëndore të zakonshme, të përshtatura ose individuale?
16. A ka njoftuar me shkrim Komisioni Multidisiplinar drejtorin e institucionit të zakonshëm arsimor mjetet ndihmëse që i nevojiten fëmijës për të realizuar procesin mësimor-edukativ?
17. A i ka udhëzuar Komisioni Multidisiplinar komisionet e IA-ve për punën me nxënësit me AK?
18. A disponon Komisioni Multidisiplinar dokumentacionin fillestar të fëmijës me AK, të cilin e përditëson me ecurinë e tij në bashkëpunim me komisionin e IA-së?
19. A ka siguruar ZVAP kushtet e përshtatshme për ushtrimin e punës së Komisionit Multidisiplinar?
20. A i ka vënë ZVAP në dispozicion Komisionit Multidisiplinar dokumentacionin e fëmijëve që do të vlerësojë, të paktën dy javë para vlerësimit?
21. A është njoftuar për një vend të lirë pune, kandidati i profilit arsim special nga KVD e DRAP në varësi të të cilit ZVAP është, përmes postës elektronike, të cilën kandidati e ka deklaruar gjatë aplikimit online?
22. A është paraqitur kandidati në ZVAP-in përkatës në prani të Komisionit Ad-Hoc, sipas njoftimit të KVD-së? A përbëhet komisioni Ad-Hoc nga drejtuesi i ZVAP dhe dy anëtarë?
23. A i është dhënë e drejta e zgjedhjes për vendin e lirë të punës kandidatit të profilit arsim special që në renditjen e përgjithshme ka numrin më të madh të pikëve?
24. A ka mbetur në listën e pritjes me të njëjtat pikë për një periudhë deri në dy vite, kandidati i cili nuk është paraqitur në thirrjen e organizuar dhe njoftuar përmes postës elektronike nga DRAP ose e ka refuzuar vendin e lirë të punës ?
25. A është përzgjedhur kandidati i profilit arsim special i kategorisë së personave me aftësi të kufizuara (AK), kur dy kandidatë rezultojnë me pikë të barabarta dhe në rast se nuk ka patur persona me aftësi të kufizuara, vendi i lirë i punës i është ofruar kandidatit që ka pasur rezultatin më të lartë në testim?
26. A është përzgjedhur me short kandidati i profilit arsim special, midis kandidatëve që rezultojnë me pikë të barabarta ?
27. A është pajisur nga ZVAP-i kandidati me dokumentin vërtetues për pozicionin e pranuar dhe a është paraqitur pranë institucionit arsimor parauniversitar për të lidhur kontratën?
28. A është hequr nga lista e portalit “Mësues për Shqipërinë” kandidati që ka përzgjedhur vendin e punës dhe është punësuar nga institucioni arsimor?
29. A është punësuar kandidati fitues nga drejtori i institucionit arsimor parauniversitar me kontratë pune individuale, me afat të pacaktuar, pas kalimit me sukses të periudhës tremujore të provës dhe të vlerësimit pozitiv nga komisioni për vlerësimin psiko-social të punonjësve arsimorë dhe punonjësve të tjerë në institucionet arsimore parauniversitare?
30. A është dokumentuar nga ZVAP procesi i përzgjedhjes së vendeve të punës për çdo kandidat dhe a është raportuar me postë elektronike dhe me shkresë zyrtare në AKAP dhe MAS emërimi/refuzimi apo moskonfirmimi i kandidatëve ?
31. A ka njoftuar KVD e DRAP-it për punësim kandidatët nga portali “Mësues për Shqipërinë” të të gjitha profileve, të cilët në aplikim kanë zgjedhur edhe opsionin “arsim special” duke respektuar renditjen, në mungesë të kandidatëve të profilit “Arsim special”, për plotësimin e vendeve të lira për mësues ndihmës?
32. A është bërë punësimi i kandidatëve që kanë zgjedhur opsionin “arsim special” me kontratë pune me afat deri në përfundim të vitit shkollor me të drejtë rinovimi të saj deri në emërimin e një kandidati nga portali të profilit “Arsim special”?
33. A ka caktuar ZVAP mësuesin ndihmës për fëmijët me AK, sipas nevojave individuale të tyre, bazuar në rekomandimin e Komisionit Multidisiplinar?
34. A zotërojnë mësuesit ndihmës për nxënësit me AK licencë në profilin “Arsim special”?
35. A zotërojnë mësuesit ndihmës për nxënësit me AK diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit (sipas përcaktimeve të ligjit 69, neni 57, pika 2, 3 dhe 4) si dhe trajnime për arsimimin e nxënësve me aftësi të kufizuara dhe certifikatë/dëshmi/diplomë që vërteton këtë kompetencë profesionale të shtuar?
36. A ka informuar ZVAP IA-të publike për shërbimet rehabilituese që ofrohen nga institucionet shtetërore shëndetësore?
37. A ka pajisur ZVAP me përparësi nxënësit me AK me mjete mësimore dhe pajisje ndihmëse për mbarëvajtjen e procesit mësiomor dhe zhvillimin e tyre personal e ndërpersonal?
38. A ka organizuar ZVAP, nëpërmjet NjShPS, bashkëpunimin e mësuesve të shkollave të specializuara, me mësuesit e shkollave të zakonshme, për hartimin dhe vënien në jetë të planeve edukative (PEI) për nxënësit me AK?
39. A propozon grupi i inspektimit për masë disiplinore ndaj personave përgjegjës në ZVAP për shkeljet e konstatuara?
40. A jep grupi i inspektimit rekomandimet përkatëse për shkeljet e konstatuara?
0 / 40 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
