Listë vetë-kontrolli61 pyetje
Lista verifikimi - veprimtaria e institucionit arsimor parashkollor privat
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 61 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A është hapur institucioni arsimor parashkollor privat me: - Urdhër Ministri Nr. Dt. - QKL Nr. Dt. - QKB Nr. Dt. - VKM Nr. Dt.
2. A zotëron kopshti privat (edhe me VKM) certifikatën e regjistrimit në organin tatimor, si: - Statut Nr. - Nipt Nr. - Ekstrakt Nr. - V. Gjykate Nr.
3. A e përdor institucioni arsimor parashkollor privat (edhe me VKM) licencën vetëm për subjektin përgjegjës për të cilin i është dhënë fillimisht licenca?
4. A zhvillon kopshti privat (edhe me VKM) veprimtarinë e tij vetëm për atë vendndodhje dhe mjedise, për të cilat është dhënë fillimisht licenca?
5. A disponon kopshti privat (edhe me VKM) miratim nga ministri dhe institucioni përkatës i licencimit për çdo ndryshim të vendndodhjes dhe mjediseve.
6. A ka të miratuar kopshti privat (edhe me VKM) nga institucioni përkatës i licencimit, ndryshimet në vendndodhje dhe në infrastrukturën e godinës 3 muaj para fillimit të vitit shkollor?
7. A disponon kopshti privat (edhe me VKM) certifikatë/vërtetim pronësie për objektin që përdor për shërbimin arsimor?
8. A ka kopshti privat (edhe me VKM) kontratë qeraje për objektin?
9. A përmbush kopshti privat standardet normative për klasat e zakonshme mësimore me sipërfaqe shfrytëzimi prej 1.3-1.6 m2/nxënës?
10. A përmbush kopshti privat me ushqim në zonat urbane (me VKM) standardet normative për sipërfaqen e shfrytëzueshme e të gjithë objektit: - me një grup: 4,35 m2 /fëmijë; - me dy grupe: 3,88 m2 /fëmijë; - me tri grupe: 3,56 m2 /fëmijë; - me gjashtë grupe: 3,53 m2 /fëmijë.
11. A përmbush kopshti privat pa ushqim në zonat urbane (me VKM) standardet normative për sipërfaqen e shfrytëzueshme e të gjithë objektit: - me një grup: 3,96 m2 /fëmijë; - me tri grupe: 3,48 m2 /fëmijë; - me katër grupe: 3,32 m2 /fëmijë.
12. A përmbush kopshti privat me ushqim në zonat rurale (me VKM) standardet normative për sipërfaqen e shfrytëzueshme e të gjithë objektit: - me një grup: 5.4 m2/fëmijë; - me tri grupe: 4.4 m2/fëmijë; - me katër grupe: 4.33 m2/fëmijë; - me gjashtë grupe: 4.17 m2/fëmijë.
13. A përmbush kopshti privat pa ushqim në zonat rurale (me VKM) standardet normative për sipërfaqen e shfrytëzueshme e të gjithë objektit: - me një grup: 4.8 m2 /fëmijë; - me tri grupe: 3.9 m2 /fëmijë; - me katër grupe: 3.9 m2 /fëmijë.
14. A ka kopshti privat 1 boks për administratën?
15. A janë shërbimet higjienike të kopshtit privat të vendosura pranë çdo grupi?
16. A janë vendosur shërbimet higjienike të kopshtit privat me VKM në një ambient të veçantë dhe a kanë ujë të rrjedhshëm?
17. A ka kopshti privat (edhe me VKM) për çdo grup 3 (tri) bokse, të ndara me mure nga njëri-tjetri?
18. A ka kopshti privat (edhe me VKM) për çdo grup katër lavamanë me ujë të rrjedhshëm?
19. A kanë banjot e kopshtit privat (edhe me VKM) porta të hapshme nga jashtë dhe të shkëputura nga dyshemeja?
20. A janë pajisjet e banjave të kopshtit privat (edhe me VKM) të përshtatshme për moshën e fëmijëve?
21. A nuk komunikojnë mjediset e kopshtit privat (edhe me VKM) me mjediset e niveleve të tjera arsimore (shkollë 9-vjeçare dhe shkollë e mesme)?
22. A mbulon sipërfaqja e dritareve minimalisht 15% të sipërfaqes së dyshemesë dhe dritaret nuk janë vendosur në murin ku është dërrasa e zezë ?
23. A është ndriçimi natyral në krahun e majtë të fëmijës dhe mundësisht i orientuar nga juglindja?
24. A ka kopshti privat (edhe me VKM) minimalisht 3 klasa/dhoma mësimore?
25. A ka shkallë emergjence objekti arsimor (mbi 200 fëmijë)?
26. A ka siguruar kopshti privat lehtësira për fëmijët me AK, mundësisht me platforma, pjerrina e të cilave nuk duhet të tejkalojnë 1:12 (5%) me pushimore të rrafshët pas çdo 9 m gjatësi të platformës?
27. A është një nga hyrjet e kopshtit privat me VKM e aksesueshme për fëmijët me AK, sipas përcaktimeve VKM Nr.1503, datë 19.11.2008 “Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara”?
28. A janë parashikuar brenda hapësirës që i përket kopshtit privat me VKM mjediset e jashtme të gjelbëruara dhe këndi i lojrave, me sipërfaqe 0.5 m2 /fëmijë?
29. A ka kopshti privat (edhe me VKM) pikën e ndihmës së shpejtë dhe pajisjet e nevojshme në të?
30. A ka kopshti privat (edhe me VKM) sistem mbrojtje nga zjarri për objektin dhe aktin përkatës?
31. A plotëson kopshti privat (edhe me VKM) kushtet higjieno-sanitare për fëmijët (akti higjieno–sanitar)?
32. A ndodhet objekti i kopshtit privat (edhe me VKM) larg zonave industriale, varrezave apo zonave me ndotje mbi normat e lejuara?
33. A ka kopshti privat (edhe me VKM) sistem ngrohjeje dhe burime alternative për furnizimin me ujë dhe energji elektrike?
34. A ka raportuar kopshti privat (edhe me VKM përkatëse) në NJAV (ZVAP) sipas afateve të përcaktuara prej saj numrin e nxënësve që do të fillojnë dhe mbarojnë vitin shkollor sipas udhëzimeve të MAS dhe statistikave tip të miratuara nga INSTAT-i?
35. A ka raportuar kopshti privat (edhe me VKM përkatëse) në NJAV (ZVAP) sipas afateve të përcaktuara prej saj listën e mësuesve që do të fillojnë dhe mbarojnë vitin shkollor sipas udhëzimeve të MAS dhe statistikave tip të miratuara nga INSTAT-i?
36. A zotërojnë mësuesit për arsimin parashkollor diplomën e ciklit të parë “Bachelor”, që formon mësues të arsimit parashkollor?
37. A janë diplomat e mësuesve që janë shtetas të huaj të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin?
38. A ka raportuar kopshti privat (edhe me VKM përkatëse) në NJAV (ZVAP) sipas afateve të përcaktuara prej saj planin mësimor, programet lëndore dhe strukturën që do të ketë institucioni në fillim të çdo viti shkollor?
39. A ka raportuar kopshti privat (edhe me VKM përkatëse) në NJAV (ZVAP) sipas afateve të përcaktuara prej saj listën e veprimtarive jashtëshkollore që ka parashikuar të zhvillojë gjatë vitit shkollor?
40. A zbaton kopshti privat kurrikulën zyrtare të miratuar nga MAS?
41. A ka miratuar kopshti privat në MAS çdo ndryshim në planin mësimor, programet lëndore apo tekstet që do të përdorë institucioni dhe çdo projekt apo eksperimentim psikopedagogjiko-didaktik që kërkon të kryejë sipas rastit?
42. A ka në ruajtje të përhershme kopshti privat (edhe me VKM përkatëse) statistikat vjetore të numrit të nxënësve dhe të mësuesve?
43. A ka në ruajtje kopshti privat (edhe me VKM përkatëse), regjistra të përkohshëm: regjistra klase, evidencë për lëvizjen e nxënësve (i detyrueshëm për institucionin arsimor privat parauniversitar), planet mësimore dhe programet lëndore të zbatuara çdo vit shkollor?
44. A ka në ruajtje kopshti privat (edhe me VKM përkatëse) rregulloren e brendshme për funksionimin e institucionit?
45. A ka përcaktuar kopshti privat për pranimin e fëmijëve dhe të mësuesve dhe a i ruan ato?
46. A ka hartuar kopshti privat (edhe me VKM) kontrata me prindërit/përfaqësuesit ligjor të fëmijëve për shërbimet arsimore apo shërbime të tjera jashtëshkollore që ofron dhe a i ruan ato?
47. A përmbajnë kontratat me prindërit/përfaqësuesit ligjor të fëmijëve: - Tarifat; - Modalitet përkatëse.
48. A ka hartuar kopshti privat kontratën e punës me drejtuesin didaktik?
49. A ka drejtori i kopshtit privat (edhe me VKM) të paktën, pesë vjet përvojë pune si mësues në arsimin parashkollor, a është trajnuar e pajisur me certifikatën e drejtuesit të institucionit arsimor parauniversitar dhe nuk është pjesë, pas emërimit, në forumet drejtuese të partive politike?
50. A është konfirmuar drejtori i kopshti privat (edhe me VKM) nga institucioni përgjegjës për licencimin?
51. A ka hartuar kopshti privat (edhe me VKM përkatëse) kontratat e punës me mësuesit (për ata me kohë të plotë apo të pjesshme) dhe a i ruan ato?
52. A përmbajnë kontratat me drejtuesin didaktik dhe stafin mësimdhënës: - Pagën; - Modalitet përkatëse.
53. A ka ngritur grupin e punës drejtori i kopshtit privat (edhe me VKM) për hartimin e rregullores së brendshme, me mësues, prindër dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit?
54. A përmban rregullorja e brendshme e kopshtit privat (edhe me VKM) të gjitha rubrikat e parashikuara në udhëzimin zyrtar?
55. A ka informuar drejtori i kopshtit privat (edhe me VKM) familjet dhe palët e interesuara për Rregulloren e brendshme?
56. A përmban rregullorja e brendshme e kopshtit privat (edhe me VKM) mënyrat/rregullat e pritjes dhe përcjelljes së fëmijëve.
57. A ka kryer drejtori i kopshtit privat (edhe me VKM) procedurat zyrtare për miratimin Rregullores së brendshme.
58. A ka ngritur kopshti privat (edhe me VKM) komisionin e shëndetit, mirëmbajtjes dhe mjedisit, dhe a kryen ky komision detyrat e tij sipas “Rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare”?
59. A ka kopshti privat (edhe me VKM) të paktën një mësues, që ka marrë certifikatën e administrimit të ndihmës së parë?
60. A janë afishuar në kopshtin privat (edhe me VKM), në një vend të dukshëm numrat e emergjencës (numrat e policisë, zjarrfikëseve dhe urgjencës) dhe ka afishuar shenjat orientuese dhe zbaton të gjitha udhëzimet në rast rreziku?
61. A jep grupi i inspektimit rekomandimet përkatëse për shkeljet e konstatuara?
0 / 61 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
